Në intervistë me DW, Frank Hantke, drejtor i Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë, thotë se rotacioni është pozitiv për të mos lejuar ngurtësimin e sistemit të klientelizmit. Klasa politike duhet të dialogojë për objektivat madhorë të vendit.
Intervistoi: Eliana Xhani, DW
Si e vlerësoni këtë fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare duke patur parasysh standardet demokratike dhe evropiane që klasa politike në Shqipëri është zotuar të respektojë?
Fushata elektorale është mjaft zhgënjyese, sa i takon pjekurisë demokratike. Kemi thuajse 70 parti që kandidojnë, dhe 62 prej tyre janë të lidhura me një nga dy blloqet, kështu që kemi një fushatë elektorale dy partish, ose blloqesh, mes të cilave ndryshimet nuk janë edhe aq ideologjike, se sa në luftën për pushtetin dhe privilegjet e lidhura me të. Nga ajo që kemi vëzhguar deri tani, mund të themi që fushata nuk është përqendruar edhe aq në temat elektorale se sa tek fajësimet reciproke, si akuzat për korrupsion, nga të cilat thuajse çdo ditë dëgjojmë të reja. Shumë prej tyre mund të jenë të ekzagjeruara, por një pjesë janë të mbështetura nga prova, qofshin këto akuza për sulme ndaj zyrave, apo ndaj kandidatëve. Kemi prova që nëpunësit e administratës shtetërore detyrohen me mjete shumë të padenja të pozicionohen në anën e partisë qeverisëse. Drejtorë shkollash detyrohen të dërgojnë mësuesit në mitingje të partisë qeverisëse, etj. Pra trysnia e partive në qeveri ndaj të punësuarve në sektorin publik është shumë e madhe.
Ku duhet kërkuar shkaku për këtë? Tek partitë apo edhe tek zgjedhësit, të cilët kanë prirje të përkrahin partitë që përdorin një “gjuhë të fortë”?
Kjo ka të bëjë edhe me historinë e demokracisë shqiptare, e cila është shumë e re dhe e papjekur. Kjo nuk është akuzë, por konstatim. Ne e dimë nga përvoja e vendeve të tjera se sa shumë kohë duhet që gjërat të ndryshojnë edhe në mendjen e njerëzve. Nga ana tjetër me ndryshimin e sistemeve në Shqipëri nuk ka pasur ndryshim të vërtetë të elitave politike. Shumë nga politikanët e elitës së vjetër i rigjejmë sot në parti të ndryshme. Nuk mund të thuash se gjithë ish-komunistët janë grumbulluar në një parti të vetme. Përkundrazi kemi një shpërndarje të elitës së vjetër në thuajse të gjitha partitë. Sigurisht Shqipëria nuk është ndryshe nga vende të tjera në tranzicion, por këtu kjo është shumë e dukshme.
Kemi edhe një tjetër aspekt: vendet në administratën publike, rreth 70 ose 80 mijë vende pune, shpërndahen sipas përkatësisë partiake. Kështu ka qenë në qeverinë socialiste dhe kështu ishte edhe administratën Berisha. Për pasojë ndodh shpesh që njerëz, të cilët kanë fituar kompetencë profesionale, të zëvendësohen nga të tjerë të paaftë, që janë thjesht përkrahës të një partie. Kjo bëhet pengesë që vendi në përgjithësi të bëhet më kompetent në administratën publike.
A mendoni se kjo do të ndryshojë pas miratimit të ligjit për administratën publike nga Parlamenti i Shqipërisë?
Nëse duam të jemi të ndershëm duhet të pranojnë se shumë nga ligjet që ekzistojnë në letër, janë konform kërkesave të BE-së. Por ligjet nuk zbatohen. Ky është një sekret i ditur nga të gjithë, pra që mes letrës dhe realitetit ekziston një hendek i madh. Pra, krijohet përshtypja e afrimit në përgjithësi të legjislacionit me kërkesat e BE-së, por kur sheh realitetin politik këtu, konstaton se zbatimi i ligjeve dhe kontrolli i respektimit të ligjeve nuk funksionon aspak. Të gjitha organet e kontrollit janë në duar të qeverisë përkatëse, dhe kështu nuk mund të kryejnë më rol kontrollues pasi nuk janë më të pavarur. Lidhur me miratimin e ligjit për administratën publike ekziston shpresa që me ndryshimin e qeverisë pas zgjedhjeve të bëhet diçka. Nëse shohim zbatimin e ligjeve gjatë tetë viteve të administratës Berisha, duhet thënë se për fat të keq ka shumë pak shpresa që diçka thelbësore të ndryshonte gjatë një mandatit të tretë të tij. Se si do të jetë kjo në rast fitoreje të opozitës, mbetet të shihet, por ka një farë shprese, e cila natyrisht është e shoqëruar me dyshime. Dyshime, pasi edhe në kohën e qeverisjes nga socialistët, ka pasur tendencë të akumulimit të pushtetit nga qeveria.
Sipas jush një rotacion do të ishte atëherë në dobi të shqiptarëve?
Mendoj se pjesa më e madhe e shqiptarëve janë për një rotacion, ndryshim pushteti. Pasi ky sistem, sipas të cilit fituesi merr gjithçka, po ngurtësohet gjithnjë e më shumë, po depërton thellë e më thellë, deri në fshatin më të vogël.
Partitë/koalicionet në garë kanë bërë premtime bujare për hapjen e qindra mijëra vendeve të reja të punës, pa sqaruar megjithatë në mënyrë të plotë se si do të financohen këto masa punësimi. Kemi të bëjmë këtu thjesht me premtime elektorale, të cilat nuk ka gjasa të zbatohen pasi janë larg realitetit ekonomik të Shqipërisë?
Kur politikanët japin shifra konkrete për vende të reja pune, unë jam gjithnjë skeptik. Vendet e punës krijohen në radhë të parë nga ekonomia, me përjashtim të atyre në sektorin publik. Këto të fundit po shpërndahen fare qartë nga partitë, si p.sh. në rastin e LSI-së, e cila premton 20 përqind të vendeve të administratës për përkrahësit e saj. Ndryshe më duhet të them se premtimet për vende pune me shifra konkrete janë shumë të dyshimta, jo vetëm në Shqipëri. Në të vërtetë kemi të bëjmë me një garë se kush premton më shumë vende pune për katër vitet e ardhshme, dhe nuk shpjegohet qartë se çfarë mjetesh do të përdoren, ku dhe në çfarë afatesh kohore, për krijimin e vendeve të reja të punës. Ka sigurisht përfytyrime se ku mund të krijoheshin vende të reja pune, por për të përmendur shifra konkrete, siç bëhet nga partitë në garë, e madje me shifra kaq të larta, nevojitet një sistem kualifikimi i i njerëzve që do të punësohen në sektorët e përmendur, investime si ato në infrastrukturë etj. Të gjitha këto, edhe kur ekzistojnë në programet e partive, janë të shpjeguara në mënyrë shumë të mjegullt. Për këtë arsye këto premtime nuk janë realiste.
Në këto kushte, kur premtimet e partive tingëllojnë jorealiste, shqiptarët ka më shumë mundësi të votojnë për programet apo për partitë?
Në thelb shqiptarët nuk kanë një alternativë të vërtetë. Ata kanë dy blloqet që kandidojnë dhe që janë të armiqësuar deri në dhëmbë. Nuk ka parti të tjera, të cilat të ofrojnë alternativë thelbësore apo serioze. Kjo është njëra ana. Nga ana tjetër, fola dhe më parë për trysninë shumë të madhe që prej javësh, muajsh ushtrohet ndaj njerëzve. Nga njëra anë në sektorin publik, por edhe në sektorin privat, ku punëdhënësit kërkojnë nga të punësuarit e tyre të votojnë për një parti të caktuar. Në sektorin publik kjo vlen për partitë në qeveri, në radhë të parë për Partinë Demokratike. Kjo trysni i kufizon njerëzit në lirinë e tyre për dhënien e votës, pasi vendi i punës është i varur nga kjo votë. Kjo vlen natyrisht edhe për opozitën, pasi vetëm ata që hapur angazhohen dhe e mbështesin atë, mund të shpresojnë për një vend pune në rast ndryshimi qeverie. Në një anketim të kohëve të fundit të fondacionit tonë rezultoi se shqiptarët kanë shumë pak besim tek klasa politike në vend.
A do të ndikojë kjo negativisht në pjesëmarrjen në zgjedhje?
Unë personalisht jam kundër bojkotimit të zgjedhjeve. Fondacioni Friedrich Ebert përpiqet ndër të tjera edhe që në periudhë afatmesme dhe afatgjatë të ketë ndryshime në qëndrimin e njerëzve. Ndryshimi duhet të ndodhë në bazë, njerëzit duhet të thonë: këtë gjendje nuk e pranojmë më. Në sfondin e asaj që thashë më lart, për këtë duhet në shumë raste kurajo e madhe civile. Kjo do t’i detyronte partitë ekzistuese të ndryshonin ose do të sillte lindjen e grupimeve të reja politike, që mund të jenë alternativa për shqiptarët. Për këtë arsye unë mendoj se nuk sjell asgjë të bojkotosh zgjedhjet. Objektivi kryesor mendoj unë, dhe besoj se është kështu edhe për pjesën më të madhe të shqiptarëve, është që të realizohet rotacioni.
Nëse KQZ nuk plotësohet me anëtarët që mungojnë, a do të ketë kjo ndikimin në legjitimimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe pranimin e tij nga shqiptarët?
Ky është një problem shumë serioz. KQZ duhet të marrë shumë vendime me shumicë të kualifikuar, gjë që me përbërjen aktuale nuk e bën dot. Nuk duket se ka gjasa që deri në zgjedhje të ndryshojë diçka në këtë përbërje. Të dy palët këmbëngulin në pozicionet e tyre, të paafta për kompromis. Kështu është e qartë se të dyja palët kanë në duar një instrument për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve pas 23 qershorit. Ky është njëri aspekt. Aspekti i dytë ka të bëjë me disa detyra të KQZ-së, të cilat nuk po kryhen. Për shembull verifikimi i burimeve të financimit të fushatës elektorale. Nëse krahasojmë se sa fonde shtetërore janë në dispozicion për fushatën dhe sa po shpenzohen në të vërtetë, dallimi është i stërmadh. Pra fondet që të dyja partitë po përdorin për fushatë vijnë nga burime krejt të tjera, dhe jo p.sh. nga kuotat e anëtarëve, të cilat në shumë raste nuk ekzistojnë aspak. Të gjitha këto mbeten në errësirë sepse KQZ nuk po bën detyrat e veta. Pra mosplotësimi i KQZ-së është një mangësi e madhe, që u lë derën hapur gjithë zhvillimeve të mundshme pas zgjedhjeve.
Cila do të ishte këshilla juaj për partitë dhe zgjedhësit në ditët e fundit deri në zgjedhje?
Në kaq pak ditë që kanë mbetur nuk mund të ndryshojë ndonjë gjë e madhe dhe çdo këshillë do të ishte më kot. Por besoj se është shumë e rëndësishme që palët të kuptojnë se asnjë ndryshim në vend nuk mund të ndodhë me vetëm 51 përqind, kundër 49 përqind. Përkundrazi, dialogu politik është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Të dyja palët duhet të pranojnë të mbështesin objektivat madhorë për të mirën e vendit, si p.sh. zhvillimi i ekonomisë, zhvillimi i sistemit arsimor etj. Pra duhet të ketë dialog. Nga përvoja ime personale mund të them se kam vendosur të jap leksione në universitete dhe shkolla për konceptin dialog, pasi ai as që njihet. Flas për konceptin e dialogut si e kuptojmë dhe e praktikojmë ne në Evropë, dhe që është guri i themelit për Bashkimin Evropian në përgjithësi.
te gjithe jemi per rotacion, shqiptaret jane te lodhr nga kjo qeverisje…ka nevoje per ndryshim, nese vazhdohet per shume kohe me sali berishen kthehet ne diktator por mos thene qe tani ka tiparet e nje diktatori!
Me padurim po e pret 23 qershorin i gjithe populli Shqiptar dhe te largojme kete qeveri sepse nuk mund te vazhdohet me tej me keete keqqeverisje!
PO DUHET RROTACION SE NUK KA RRUGE TJETER, ME 23 QERSHOR DUHET LARGUAR KJO QEVERI SE NUK MUND TE VAZHDOJME ME TEJ ME KETE QEVERI SE PO SHKON VENDI DREJT HUMNERES!
Te gjithe nderkombetaret qe nuk hane qofte dhe qe i kane dy pare mend ne koke e kane kuptuar se koha e Berishes ka mbaruar qe ne vitin 2009. Tani Shqiperise i duhet nje alternative e re, nje Rilindje per ta thene me fjalet e Rames. Duhet ta marrim fatin ne duart tona dhe te votojme 29
Ka ardhur koha qe shqiptaret ta lene pas te gjithe kapitullin e turpshem te Sali Berishes. Sot me shume se kurre ne te gjithe kemi nevoje per nje qeveri te pergjegjshme si ajo qe mund te ndertoje vetem Edi Rama. Ne 23 qershor do ta degjojme kete keshille te vyer e do votojme Rilindjen!
Po e meriton shqiperia rotacionin se te vazhdosh keshtu nen rregjimin e saliut nuk eshte se do nxjerresh ndonje gje ne drite, thjesht do varferohemi e do shkojm drejt falimentimit si shtet ndaj te gjithe jane pro rotacionit.
s’ka Shqipetar te drejte e te llogjikshem qe mos ta kuptoj rendesine ka rotacioni politik ne kete moment. Jo vetem sepse eshte gjithmone mire kur kemi nje tjeter qeveri, sidomos kur ajo deshton por sepse nje individ si Berisha, eshte pranuar dhe boterisht, qe nuk e ka vendin ne krye te nje sistemi te drejte demokratik.
Hapi i pare dhe krysore: Ikja e Berishe
Hapi i dyte: Rotacioni politik, nje qeveri e majte me nje plan te qarte sulmi qe do te rimekembe ekonomin.
Provat e nje politike te majt u dhane edhe ne SHBA, kur pas krizes ekonomike Obama mori nje tjeter mandat dhe i aplikoi keto politika, qofte taksen progresive qofte sistemin shendetesor falas, ndaj kam besimin se e njejta gje mund te ndodh dhe me vendin tone.
E po te vij ai 23 e tshkoj tja plas nje “x” te madh asaj 29 se me zorr po pres, sikur te ishte ajo fleta votimit dhe me ndonje opinion po po e shihte sa;liu se sa do te vuante nga njerezit.
te gjithe shqiptaret ekane kuptuar se vetem rrotacioni i shpeton nga plaku matrapaz dhe hajdut, dhe per kete te gjithe do te jene shume te vendosurper te dale per te votuar e per te nxjerre te gjithe ata qe nuk kanevotuar ndonjeherete votojne edhe ata per nje te ardhme me te mire dhe kjo do te sjelle edhe largimin e gjtyshit me antiplumb
Asnje njeri nuk duhet te rrije ne shtepi diten e zgjedhjeve por duhet te dale dhe te votoje. Qeveria Berisha nuk ka lene gje pa i bere ketij populli:
E ka lene ne varferi per tu pasuruar vete dhe familja e vet.
E vrau sepse populli tentoi ti thoshte jo.
Ka vjedhur pasurite minerale dhe publike duke i privatizuar per tua dhene ato klienteve te vet.
Eshte shansi yne i fundit per te thene jo kesaj qeverie.
Me 23 qershor duhet te bej zgjedhjen e duhur, duhet te votoje numrin 29 per te dale nga kjo gjendje e mjeruar e kesaj qeverie qe po shkaterron vendin!
askush nuk po e duron dot me saliun qe ngeli vetem duke rrenuar e duke neperkembur qytetaret vetem e vetem se kerkon te perfitoje same shume perpara se te lere pushtetin sepse edhe ai vete e ka kuptuar qe per keto zgjedhje skaasnjeshanc fitoreje
Po ca ka ndodhur me shqiperine, pas 500 vjetesh pushtimi nga perandoria osmane, vjen per 50 vjet rregjimi komunist dhe sollen mjaft pasoja per kete vend, pas rrezimit te komunizmit, sali berisha i voli te gjitha leket e shqipetareve me ato pirmaidat, e ne 2005 erdhi perseri ne pushtet, dhe ky ishte pushtimi me i keq, me i keq se ato 500 vite nen perandorin osmane e 50 vitet e komunizmit, dhe me 23 qershor te gjithe shqipetaret do cohen, do lene cdo pune e do nisem per te te votuar ty.
Turq+Enver+Ramiz+Sali–> TERS
tashme edhe te huajt e kane kuptuar qe me kete qeveri shqiperia po kthehet ne kohen e diktatures dhe jo drejt perendimit dhe per kete jane duke bere te gjithe kete fushate per ti kerkuar shqiptareve qe te mos rrineindiferent por te dalin e te votojne masivisht ne 23qershor
Une e dua rotacionin sepse kjo qeveri ka deshtuar ne shumicen e premtimeve te saj dhe prandaj une dua nje qeveri qe te jete me e pergjegjshme ne ato qe thote.
Kam 8 vjet qe me eshte pretmuar legalizimi i shtepise por nuk ma kane dhene kurre ate tapi. Po ta kisha marre ate tapi do kisha marre kredi dhe do kisha hap naj biznes sepse e kisha dicka ne mendje.
Prandaj une e dua rotacionin.
nuk po thote asgjete re ky po thote vetem ate qe shqiptaret e dine prej kohesh qe rrotacioni eshte e vetmja menyre qe shqiperia te eci drejt rruges se integrimit me europen e jo drejt veteizolimit komunist ku po kerkon ta coje saliu
Kjo eshte e vetmja parti qe nuk e ka ne thelb ceshtjen kombetare por ka ne thelb ceshtjen e pushtetit sepse ne 8 vite pushtet nuk kane bere asgje per kete ceshtje por vetem kane ruajtur mundesine per te qene ne pushtet sepse Saliu nuk ka plotesuar asnje nga objektivat e kesaj partie.
Jo shumica por i tere populli Shqiptar eshte per rotacion.Askush nuk e qas me kete regjim mbytes te SALIUT,vendi ndodhet me te vertete ne nje gjendje kritike.Nga dita ne dite shenjojme regres,duhet me patjeter rotacion qe te progresojme.
nese saliu merr me dhun keto zgjedhje ateher si ngelet gje se cdo gje tashme ka ne dor vetem te veteshpallet mbret dhe lum ne per demokracin qe kemi!
Edhe nje tjeter nderkombetar qe na thote se Saliu eshte gabimi me i madh qe mund te bejme per vendin dhe per veten ne 23 qershor. Duhet degjuar, dhe mos mendoni se e ka nga frika se mos kapim Gjermanine (meqe jemi te dytet pas tyre) por e ben sepse e di qe Berisha eshte gjeja me e keqe qe i ka ndodhur ketij vendi qe nga Enveri!
KTO NDERKOMBETARET NA KAN INAT DHE THON SE KEMI VJEDHUR BOLL, PO NE DUEHT ME MARRE ME SHUME AKOMA, SE JEMI TE BINDUR QE NUK ARRIJME ME TE SHIKOJME ME SY PUSHTET PAS KESAJ. NDAJ PAVARESISHT HUMBJES DO PERPIQQEMI TE MBIJETOJME ME MASHTRIME. A NUK NA DONI TAMAM KESHTU O SHQIPTARE? HAJDUTE QE TALLEMI NE KURRIZIN TUAJ?
Po tani, a mund te injorohen te gjithe bashke. Nga ambasadori amerikan e deri tek danezi, e ky gjermani, per te mos permendur shume te tjere, duket qarte se ky vend ka nevoje per ndryshim! Duhet votuar masivisht Rilindja dhe Edi Rama!!!
problmei esht qe saliu po e le ket vend dhe kur te iki ne nje humner te vertet
10 dit para zgjedhjeve po rrit pagat
lek marraemendes per mitngjet town hollet e tij
ka hargjuar 90 % te buxhetit qe kishte per 2013
cfar duhet te thuash me ket berish
atij nuk intereson populli por karrigia
e vetmja shpres esht rilindja po sfitovi ateher un besoj qe do ket luft sepse populli nuk e duron me berishen !! ka arritur piku
Eshte mese i nevojshme nje rrotacion politik aq me teper sot qe ndodheni ne kete faze kaq delikate per ekonomine dhe per arsimin qe eshte lene totalsiht jahste vemendjes.
kur thojn dhe nderkombetaret qe saliu duhet te iki imagjino shqiptaret cfar duhet te thojn qe i ka shkuar shpirti ne maj te hundes!
Rotacionin tashme eshte kthyer ne nje nevoje te menjhereshme. Te gjithe duhet ta japin voten e tyre per ndryshimin sepse kjo eshte mundesia e veteme qe shetin tone te mos e marre lumi fare dhe te zyrtarizohet diktatura.
Po saliu ka punuar aq fort per kete dit po aq fort sa do jet nje zhgenjim i madhe po te mos fitoj opozita, ka 8 vjet qe mundohet vetem per ti dhene vota opozites, 8 vjet qe prish gjithcka ne menyre qe te fitoj opozita me 23 qershor.
Rotacioni politik eshte mese i nevojshme ne kete kohe te veshtire qe po jeton shqiperia sepse kemi arritur ne nje kohe shume te veshtire nete cilen qeveria e tanishme me shume po na con mbrapa se sa perpara.
qe duhet rotacion kjo eshte lehtesisht e kuptueshme mjafton te dalesh rrugve te shofesh varferine qe mbizoteron kudo dhe e kupton se eshte shume e domosdoshmete besojme ne rotacion.
Po natyrshem shumica e shqipetareve eshte per rotacion, historikisht po te shohim kemi me shume vota te majta ne shqiperi, por kemi nje parti te djatht qe ka shtene shtetin ne dor e manipulon ne ca do lloj menyre dhe perfiton dhe nga individ te semur qe kalojn ne markaton e mandateve.
Eshte e pamundur qe Shqipetaret te mos votojne Rilindjen si nje program i shkelqyer per vendin. Une mendoj qe dhe njerezit me pak te perfshire ne politike apo indiferen ndaj saj kete here do te votjne per programine Rilindjes si e vetmja menyre per te jetuar ne nje vend normal.
Nuk duhet ta humbim kete mundesi te arte qe ka shqiperia per te kthyer pllaken dhe per te marre vete timonin e zhvillimit sepse deri me tani e ka Berisha dhe gjithe familja e tyre.
Saliu ka arritur deri aty saqe per te mbrojtur pushtetin e tij vrau 4 njerez ne mes te bulevardit ne 21 janar.
Rotacion per te fituar dinjitetin e votes tone.
qe te shpetojmete gjithengamjerimi kuna ka zhytyr saliu duhet me doemos te behemi te gjithesebashku dhe te votojme Rilindjen sep[se eshte e vetmja menyre qe te cojme aty ku duhet vendin dhe PS eshte e vetmja forceqe e ofron kete siguri
Te gjithe e duan rotacionin sepse eshte ligji numer nje i pashkruar per Demokracine e nje vendi, nje demokraci qe nga Sali Berisha eshte perdhosur pafund… duam rilindje mbas 23 qershorit, duam rrotacion politik sepse ne keto 8 vite kemi pare vetem GRI!
normal qe jemi per rotacion politik,
diktatori sali smer vesh se cfare ben
Populli po pret me padurim zgjedhjet e 23 qershorit me qellim qe te flake tej kete qeveri e cila e ka katandisur vendin simos me keq.Te gjithe jemi per rotacion te majte e te djathte.
Rotacioni ne Shqiperi eshte me se i domosdoshem, pasi nuk behet fjale thjesht per tu larguar nje kryeminister, por behet fjale per rrezuar nje sistem te kalbur diktatorial dhe per te rivendosur demokracine e munguar ne te vetmin vend ne Europe.
a e shikoni o njerez, dhe mbi te gjitha keta demokratet e mbingrefur qe shqiptaret duan rrrotacion, duan ne krye nje qeveri te re, DUAN RILINDJE!
Shumica derrmuese e shqipetareve jane per rotacionin politik, me keto qe ka bere saliu nuk ka se si te jene ndryshe.
Eshte shume e vertete qe tani me shume se kurre ketij vendi i duhet nje rrotacion sepse te gjithe duhet te bejn zgjedhjen e duhur tani jemi para nje zgjedhje te rendesishme nese ne do te vendos per rrenim apo per Rilindje te vendit.
Ndryshimi I qeverise eshte me se I nevojshem. Ka humbur komplet konceptin e demokracise, ku duhet te sundoje populli, ketu sundon vetem saliu dhe familja e tij. Cdo gje rrotullohet rreth interesave te kesaj familje, cdokush qe I del kundra asgjesohet. Prandaj eshte me se e nevojshme qe ta largojme kete qeveri dhe t’I themi ndal rrenimit te metejshem te demokracise, duam me 23 qershor te rivendosim demokracine.
Eshte nje situate delikate ku njera force kerkon zgjedhje te ndershme dhe me atndarte dhe nga ana tjeter kemi saliun qe nga hera na tregon qe e votojm por ai numeron dhe kjo kerkon nje zgjidhje nga te gjithe ne.
Situata politike ne te cilen ndodhemi eshte e ngarkuar dhe te gjithe ne duhet ti japim udhe ketyre zgjedhjeve qe jan kaq te rendesishme per vendin me pjesmrje te gjere ne votime.
Te gjithe po e presin me padurim rrotacionin sepse populli shqiptar nuk mund te duroje me me kete qeveri qe po rrenon vendin!
Normale qe duam rrotacion pushteti sepse e kane patur per 8 vjet dhe nuk kane bere asgje per popullin Shqiptar! Prandaj duam rrotacion, per rilindjen dhe frymemarrjen e Shqiperise mbas 23 qershorit! duam rilindje dhe prandaj votojme numrin 29.
vetem familja sali -lul -argita – shkerdhen – berisha nuk e duan mafia
Hahahaha po te mjer qenkeni,rrotacion me ps-n e ramen,si Rama si Saliu nuk i leshojn rrugen thiut.
Jo me kot SHBA dhe EU e kane lene PD ne krye pas shembjes se komunizmit. Keta djemte , nipcet e bllokut dhe te ish komunistave, sekretareve te partise,oficerave e sigurimsave le te presin se mos rilind koha e Enverit prape.
Uau cfare lajmi
Sikur nuk e dinim qe ky fondacion eshte teresisht pro Rames
Ky eshte fondacioni qe financon gjithe trajmet e organizuara nga ps, financon akademine politike
Nje nga kandidatet per fressh Erlis Hoxha punon ketu
Normale qe do beje keto deklarata