Drejt Perëndimit apo drejt perëndimit të demokracisë?

15 Qershor 2013, 12:13Politika TEMA

Nga Xhogu Ç.

 

Alternativa para votuesve më 23 qershor është: ose shkatërrimi përfundimtar i institucioneve demokratike dhe konsolidim i shtetit njëpartiak, ose shpëtimi i demokracisë! Paçka se nuk ka nevojë për shumë koment, le të japim disa fakte nga realiteti aktual i “demokracisë” së sotme në Shqipëri:

Një nga elementët bazë të një demokracie është pavarësia e tre pushteteve. Çdo shqiptar, pavarësisht përkatësisë partiake e nivelit intelektual, po t’i ketë sytë të hapur, sheh që pushteti juridik, pushteti legjislativ e ai ekzekutiv janë absolutisht të varura nga partia në pushtet. Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe Kryeministër, ka pushtet absolut mbi gjyqësorin, mbi parlamentin dhe mbi Presidentin.

Kuvendi Popullor i diktaturës komuniste pothuajse nuk ka asnjë ndryshim me legjislatorët e sotëm “demokratë.” Këta luajnë po të njëjtën rol që luanin kolegët e tyre komunistë: duartrokasin dhe aprovojnë 100% çdo ligj, qoftë edhe antikushtetues, siç janë shumë vendime të tyre. Sa për ilustrimin po përmendim vetëm vendimin e fundit antikushtetues mbi KQZ-në, “këtë grusht shteti administrativ”, siç e cilësoi edhe një ambasador amerikan.

Pozita e Presidentit të Republikës është shndërruar në një aneks të Ekzekutivit dhe detyra e vetme e tij është që firmosja e vulosja e çdo propozimi e vendimi që i vjen nga “lart” pa analizuar nëse është kushtetues apo jo.

Sistemi juridik gjatë këtyre tetë viteve të fundit është shkatërruar deri në atë shkallë sa ngjason plotësisht me gjyqet komuniste ku gjyqtarët para se të merrnin vendime, paraqiteshin në Komitet të Partisë ku u thuhej se ç’vendim duhet të merrni. Tani këtë punë e bëjnë në zyrat e Partisë Demokratike. Mund të vrasësh në mes të ditës 4 demonstrues dhe askush nuk dënohet. Në Gërdec vriten afro 30 veta e shkatërrohet jeta e dhjetëra njerëzve të tjerë dhe askush nuk dënohet. Një i varfër gjendet në autobus pa biletë dhe dënohet 6 muaj burg!(!!??) Ja ku është katandisur sistemi ynë “i pavarur gjyqësor!!!”

Në një demokraci të vërtetë, shtypi është i lirë. Në Shqipërinë e sotme shtypi është po kaq i lirë sa ishte gjatë periudhës së socializmit, d.m.th-në “i pranguar.” Ato gazeta e stacione televizive që gjallojnë, vegjetojnë e “lulëzojnë” janë puthadorët e pushtetit: që nga TV shtetëror e deri tek gazetat e Bahri Fallive e kompani! Ashtu si në regjimin e Hoxhës, shtypi aktual është pjesë e propagandës së partisë në pushtet. Demokraci pa shtyp të lirë është një oksimoron.

Edhe shoqëritë civile janë kthyer në “leva të partisë” për të “edukuar” popullin!

Kriteri i meritokracisë në emërime është zëvendësuar me “besimin politik” njësoj si në komunizëm. Pavarësisht se bëhet fjalë për roje shkolle a kryetar i Akademisë së Shkencave, zgjidhet më i devotshmi i partisë në pushtet.

Gjatë 40 vjetëve të diktaturës komuniste askush nuk paguante asgjë për të zënë një vend pune, ndërsa gjatë këtyre 8 viteve të kësaj demokracie të cunguar një universitar duhet të paguajë 3000 euro që të zërë një vend pune si mësues. Nëse në kohën e Enverit në çdo shkollë kishte një sekretar partie, atë punë sot edhe më zellshëm se atëherë e bëjnë drejtorët bolshevikë të partisë në pushtet.

Dhe kështu mund të vazhdonim të jepnim fakte pa fund.

Por le të ndalemi në dy-tre përqasime ndërmjet reagimeve të ndryshme që mbajnë ndaj padrejtësive popujt në demokracitë të vërteta nga populli shqiptar, që jeton në një demokraci “të cunguar”:

-SHBA, 3 mars 1991: policët pas një ndjekjeje të gjatë, arritën ta kapin qytetarit Rodney King, që po ngiste makinën mbi shpejtësinë e lejuar në rrugët e Los Angeles. Ngaqë ishte i pirë, ai nuk po u bindej policëve, të cilët filluan ta qëllojnë me shkopinj. Ky moment, përdorimi i një force të tepruar nga policia, u kap në video nga një qytetar i thjeshtë. Kjo video bëri që të katër policët të arrestohen, por fill pas një viti në burg, gjykata i nxori të pafajshëm në prill të vitit 1992. PIKËRISHT ky vendim i gjykatës nxiti revoltën e popullit. Los Angeles, për një javë u përfshi në një nga rebelimet më të mëdha në historinë e Amerikës. Si rezultat 55 veta u vranë, 2325 veta u plagosën, 1573 ndërtesa u dëmtuan apo u shkatërruan plotësisht. Vlera e përgjithshme e këtyre shkatërrimeve nga revoltat popullore arriti shumën 1.5 miliard dollarë. Kapja në video e ngjarjes ishte prova konkrete në duart e viktimës.

-Shqipëri, Gërdec 15 mars 2008: vriten afro 30 veta, spitalet mbushen me të gjymtuar të djegur. Reagimi i popullit si në kohën e Enverit. Heshtje!

-Angli 10 gusht 2011: vrasja e një riu nga policia u bë shkëndijë e një përplasje të jashtëzakonshme të popullit me policinë dhe si rezultat një shkatërrim i pabesueshëm.

-Shqipëri, 21 janar 2011: vriten në mes të ditës 4 demonstrues të pafajshëm e vrasësit shndërrohen në akuzues. Populli hesht përsëri! Edhe vendimi i Gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të tre të akuzuarve, nuk arriti të nxitë revoltën popullore. Në shoqëri demokratike do të reagonte populli kështu?!

-Turqi qershor 2013: protesta kundër projektit të qeverisë për të prerë pemët që t’i hapej rruga një qendre tregtare në sheshin Taksim çoi në një përleshje të ashpër disaditore të popullit me policinë.

-Shqipëri: kryeqytet Luli, mbasi vrau 4 të pafajshëm, u akuzua për vjedhje të fondeve për rrugën, së fundi pret pemë, edhe pemë me vlera historike, majtas e djathtas… dhe populli hesht! Hesht! Hesht!

Por deri kur?!

Tani ka ardhur koha që ky popull të zgjohet. Dhe atë revoltën e tij ta tregojë me votën. Votimet e tanishme janë po aq të rëndësishme sa votimet që përmbysën diktaturën e vjetër. Gazetari i shquar i CNN-it, Fareed Zakaria, duke folur në programin e tij GPS para 3-4 ditëve tha që “udhëheqësit e lëvizjeve demokratike nëse rrinë 7-8 vjet në pushtet bëhen arrogantë dhe nuk duan të largohen nga pushteti”. Prandaj votuesit e 23 qershorit kanë në dorë që me votën e tyre të krijojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe fëmijët e tyre. Dhe nëse mbas katër vitesh ndodh që pushtetarët e rinj s’i mbajnë premtimet, me vote të largohen menjëherë. Por edhe sikur mrekullira të bëjnë, mbas dy legjislaturave, të dalin në pension siç dalin liderit në vendet e vërteta demokratike.

49 komente në “Drejt Perëndimit apo drejt perëndimit të demokracisë?”

  1. turi says:

    drejt perendimit te demokracise shkohet me sali berishen!!!!

    1. 2D says:

      Shqiperia e mbi 800.000 te papuneve.
      Shqiperia e analfabetizmit 57 perqind.
      Shqiperia e mbi 12 komisarve te vrare e te tradhetuar nga kupola mafioze e shtetit.
      Shqiperia e varferise ekstreme.
      Shqiperia e pasurimit te cmendur te qeveritareve.
      Shqiperia e diplomave te blera me leke.
      Shqiperia e padrejtesive te drejtesise.
      Kjo nukmund te jete Shqiperia ime, kjo eshte Shqiperia e duam te kemi njevend me te mire ku secili nga ne mos te zgjohet ne mengjes dhe te flej gjume ne darke duke menduar vetem si e si te kaloj muajin.

      KEMI TE DREJTEN TONE TE KERKOJME NJE VEND ME TE MIRE PER FAMILJET TONA.
      ZGJOHUNI SHQIPTARE DHE HAPNI SYTE!!!

      1. dorjeta says:

        Padyshim qe nese larg qofte do te vazhdonte te ishte ne qeveri saliu do te ishim drejt perendimit te demokracise, ne fakt ne kemi 8 vite qe e jemi ne kete rruge qe per kete qeveri s’ka me kthim.
        Kemi 8 vite qe 3 pushtetet jane ne doren e nje individi te vetem qe eshte veteshpallur sulltan I madherishem, por me 23 qershor eshte moment qe ne t’I japim goditjen qe meriton.

        1. gonia says:

          Po saliu per kete po lufton te shkaterroje sa te mund demokracine ne shqiperi, ka 8 vjet qe po lufton duke shkaterruar policine drejtesine duke arrestuar prokuroret e duke akuzuar presidentat qe i dalin kundra metodat e saliut per ta kthyer shqiperine ne komunizem.

          1. lenci says:

            Po policine e ka bere si kto te tatimoreve, le te keshe drog ti me vete vec po pagujte naj lek vazhdo se ska pik problemi, po vrave njeri presin te dorzohesh vet e kaq, ne spitale ska as ilace e as pajisje mjeksore se i kane marre e i shesin ne farmaci se normal nuk ka kush ti kontrolloj, kjo pra eshte shqiperia e saliut, imagjino si do te jete po te hecim akoma “perpara” .

          2. pleshti says:

            O popull cohuni o popull se saliu eshte per tu cu per taleban anej ta lejn nja 2 muj ne qeveri e po se shkaterroi vendin komplet pa luft pa bomba pa kshu, eshte mjeshter i shkaterrimit prandaj cohuni te gjithe te votoni, me 23 duhet te votojm masivisht qe hajduti mos te ket cfare te beje.

        2. holta says:

          Ka vetem nje rrugezgjidhje per te shpetuar nga perendimi i demokracise tone, ta ndeshkojme kete qeveri me vote masive me 23 qershor qe te clirojme 3 pushtetet e kapura nga ai. E ka shnderruar Shqiperine ne monarki a thua se ia kane lene trashegim te paret, prandaj ne duhet ta ndalojme saliun qe te na rrenoje ne pafundesi.

        3. Ky kryeminister qe kemi bashk me grupin e tij inegzistent qe thjesht i binden saliut siku te jene lodra po e cojn shqiperine drejt humneres, dhe nuk kane ne mend te ndalen, pa na shty e pa na shkelur dhe njehere nuk e lejne keto prandaj hajde te cohemi te gjithe dhe me 23 qershor ti perzeme pa qene shume vone per ne.

      2. ika says:

        Nuk ka pune shkelzen berisha te merret me tregti armesh serisht apo kontrabdande droge femrash e cte mundet se ai eshte fajtor per vrasjet masive si edhe gerdecin ku vdiqen 26 njerez punetore te mire.s

      3. herta says:

        Po si do ta thuash mir eshte se populli do drejt perendimit per saliun nuk ka rendsi se nga shkon perendim lendje per te njelloj jane, shteti eshte nje vend ku vidhet vritet e pasurohesh keshtu e sheh saliu, sali basir al hasad berisha duhet te largohet se sben nga “froni” i tij, nje dit me shume per te 1 dit me shume rrenimi per shqiperine.

    2. timi says:

      Nese te gjithe duam te shpetojme nje here e mire nga ky rregjimi saliut duhet te jemi te gjithe te bashkuar me 23 Qershor dhe te sigurt se alternativa e vetme eshte nje dhe vetem nje Rilindja

    3. ermal says:

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

      DUHET TE FITOJ DEMOKRACIA E VERTETE DUHET TE FITOJE PARTIA SOCIALISTE 29

    4. ymer says:

      Shqiptaret jane varferuar ne maximum jane per te ardhur keq me kete zullum mortjemadh qe eshte serb qe na qeveris turp i madh duhet te ndryshojme urgjentisht fatmiresisht per 8 dite vijne zgjedhjet fitore rilindje

    5. dudu says:

      po si mund te vazhdojme te pranojme te drejtohemi nga nje personazh kaq negative sa Berisha njepersonazh qe mendon vetemsi e si te vjedhe e te shkaterroje vendin dhe popullin e tij. Na duhet nje alternative me e mire dhe tashme e kemi gjetur eshte Edi Rama dheprogrami i tij i shkelqyer “Per Nje Rilindje Shqiptare”

    6. dani says:

      Kush e beson me nje diktatore si saliu te gjithe jane te sigurt dhe te vendosur per rrugen qe do tju duhet te marrin me 23 qershor dhe aq me teper per rrugen qe do te duhet te ndjeke Shqiperia mbas 23 qershorit me PS qe e drejtone dhe ajo eshte rruga drejt perendimit dhe demokracise per qytetaret dhe jo asaj te pushtetareve

    7. arber says:

      Shqiptaret nuk besojne ne sistemin e drejtesise ne vendin tone dhe kjo ndodhe jo sepse ne nuk kemi ligje..kemi mjaftueshem sa per te vene rregull ne nje shtet,dhe jane ligje mjaft te mira..por ktu nuk i zbaton njeri duke filluar qe nga kryeministri dhe partia e tij per te cilet te vetme ligje qe ekzistojne jane ligjet qe u mundesojne rritje ekonomike personale!

    8. nora says:

      Jo vetem ne sistemin e drejtesise po Berisha ka futur duart e tij “te pastra” ne cdo institucion shqiptar ku nese nuk behet ashtu sic thote doktorri humb vendin e punes pavarsisht eksperiences!

    9. sonila says:

      Ne nje shtet demokrati rrespektohen te gjitha lirite dhe te drejtat e shtetasve qe nga i pari tek i fundit si te gjithe te barabrte para ligjit..
      Ku eshte sbatuar ndonjehere ne Shqiperi ky parim?!

    10. doni says:

      Berisha ne cdo dalje publike thote: ” ne ngritem bazat e demokracise ne Shqiperi”

      Vetem nje person i paafte menderisht mund te besoje fjalet e tij..
      C’lidhje ka Shqiperia me demokracine ku nje here doli populli ne proteste dhe u vrane 4 veta,dikush ngre zerin per te verteten ne Shqiperi dhe burgoset apo ka pasoja te tjera…
      Vetem Demokraci qe nuk jemi!

    11. altin says:

      Me Berishen ne krye Shqipera shkon thjesh me tej drejt rruges se territ te komuniznit,drejt rruges se skamjes dhe varferise,drejt rruges se shkeljes se cdo parimi te demokracise!

    12. maksi says:

      Drejt rernimit te demokracise po na con saliu mesa kam pare !! drejte perendimit te demokracise nuk hecet me saliun sepse ai ngeli duke i zbrazur buxhetin e shtetit thjeshte per te bo qef ne fushatat e tij te cuditshme qe sipas saliut jan pa lek( dhurat nga nje mik qe ta do te miren )

  2. arber says:

    Demokracia ne Shqiperi eshte nje ”must” i cili heret ose vone do te realizohet sepse perkon me vullnetin e popullit shqiptar te majt apo te djathte qofshin. Dhe ne kete pikerveshtrim nje ure drejt demokracise eshte programi i Rilindjes.

    1. www says:

      Nese e keni deshiren e mire per te jetuar si qytetare te rendesishem me vlere sic na ka hije duhet te votojme progresin dhe jo regresin duhet te votojme per nej rilindje duhet te votojme edi rama.

    2. unik says:

      Parimet e demokracise tregojen qe shteti apo qeverisja e momenttit nuk duhet te vrase protestuesit se ata jane simbol i lirise dhe fjales se lire eshte e pafalshme ajo qe ndoshi ne shqiperi me 21 janar.

  3. rudina says:

    Po votuam berishen do te shkatarrohemi perfundimisht.Mos beni gabime kete 23 qershor.Duhet te votojme te gjithe sepse nje te mos votoje veten e merr berisha sepse ai ate do mundohet te bej te vjedhi lart e poshte.Zgjidhni me te miren per ju e ja ku po jua them berisha eshte alternativa me e keqe e mundeshme kshuqe mendohuni mire e beni kujdes kur te votoni.Mos i hani presionet e berishes se nuk fare ctju bej.mos kini me frike nga ky njeri diktator qe na ndrydhi te gjitheve.

  4. Flogerti says:

    EPO KJO QE PO JETOJME NE VETEM DEMOKRACI QE SESHTE. kJO ESHTE NJE PALACOLLEK QE SE KA SHOKUN. VRASJE, VJEDHJE E GJITHCKA NDODH TE NE E SHTETI HESH. ESHTE BERE PALE ME KRIMIN. MEDIA NGA ANA TJETER ESHTE BERE TAMA PUTHADORA E PUSHTETIT TE KAMUR NE PARA. KJO DUHET TE PERENDOJE NJE HERE E MIRE SEPSE KESHTU SESHTE MIRE PER ASKEND. KETE E VENDOS VOTA JUAJ, NDAJ UNE INSISTOJ QE TE MARRIM PJESE MASIVISHT NE VOTIME

  5. Donaldi says:

    demokracia ka marre fund qysh kur saliu ka vene kembe ne politike e pushtet
    MOS E GENJE ME POPULLIN O SALI!
    DUAM RILINDJE JO RRENIM!

  6. edrin says:

    Ne Shqiperi Demokracia nuk eshte drejt perendimit sepse realisht nuk ka lindur akoma. Nqs PD fiton nje mandat te trete nuk do ndodhe gje tjeter vecse do shtyhet edhe per kater vite procesi i demokratizimit.

  7. D12 says:

    Drejt nje Rilindje Shqiptare me PS dhe Edi Ramen, per te shpetuar nje here e mire nga sali Berisha dhe rruga e tij e shkaterrimit qe po ndjek dhe qe po e con Vendin tone drejt rikthimit ne vetizolim dhe nje demokracie gjysem komunite.

  8. Marilini says:

    votat pro berishes do ti thone ciao ciao demokracise.gjithe keto vite per 8 vjet me rradhe jetuam ne kominizem dhe kete e dime te gjithe.nuk eshte kjo demokracia qe ne donim.berisha nuk beri asgje per ne dhe nuk do bej me asgje fshiheni nga mendja e keni te kote nqs shpresoni me tek ky njeri i deshtuar.

  9. gochi says:

    saliu jo vetem ka perenduar demokracine por po perendon shqiperine duke e futur ne krize
    TE RILINDIM KOMBIN SE BASHKU ME 23 QESHOR
    VOTO PS DHE NR29!!

  10. dudu says:

    Demokracia ne Shqiperi ka kohe qe ka filluar ta humbe kuptimin dhe nukpokuptohet me nga askush por vetem po keqkuptohet, prandaj nese kerkojme nje vend me te mire per femijet tane duhet te marrim nje vendim shume te rendesishem ne keto zgjedhje, te shkepitemi nje here e mire nga praktika autokratike e Berishes dhe te perqafojme te gjithe frymen demokratike te Edi Rames dhe Rilindjes

  11. donika says:

    berisha na ka cuar drejt rrenimit,berisha na ka kalbur,ky vend nuk shihet me me sy,berisha eshte tmerri i shqiperise,berisha duhet te qerrohet,nr 44 duhet te zhduket,plehra e dreqit qe vetem halle na solli.eshte turp per ne qe e kemi kete nejri ne krye te qeverise.sdo gjejme rehat derisa ta heqim qafe kete njeri bastard.

  12. Tina says:

    Ketu gjithcka ehte nje lesh i vertete.jemi aq larg atyre parimeve qe aspirojme sa vetem nje ndryshim i madh na ben pune. Boll me 22 vjet me saliun e sorollope te tille. Boll me. Behemi dhe ne nje here njerez e dalim masivisht votojme shembjen e komunizmit te ngritur nga saliu qe ne fakt eshte nje shtet-klient-vjedhje- varferi popullit

  13. lini says:

    Me saliun e ke te sigurt se vetem drejt perendimit nuk jemi.
    Sic perjashtoi FMN sic po acaron te gjithe nderkombetaret me sjelljet e tij prej adoleshenti nuk ka se si te jemi drejt perendimit.
    Saliu ka trasheguar aq shume nga paraardhesit e tij komunist sa nuk mund te ndryshoje dot me.

    1. qaniu says:

      Drejt Perëndimit apo drejt perëndimit të demokracisë? sigurisht drejt perendimit me liderin rama ate njeri qe ndryshoi fytyren e gjithe kesaj fushate me nje program te shkelqyer qe vlen per tu admiruar. Voto 29

  14. arber says:

    Nuk ka dyshim qe do shkojme drejt perendimit me 23 qershor. Nuk ka me kohe per te humbur. 20 vite jane te mjaftueshme per te qendruar ne purgator. Me programin e Rilindjes si e vetmja alternative.

  15. fjorela says:

    berisha e ka lene me halle,jetojne me frike,i theu njerezve ndjenjat e zemrat.pjeses me te madhe te popullit e ke lene pa buke pa uje pa drita.cfare te duam me ata nga ty ? ti e ke bere vete veten qe mos te te votojne kete 23 qershor sado qe çirresh ashtu si i marre e kerkon votat e popullit.njerezit nuk i ke me mbas vetes sepse nuk kane me asgje as ti nuk i ke dhene me asgje.duam me te miren per vete e ajo qe na ofon ti nuk eshte me e mira per ne.Nuk te duam ore me kaq.ska asgje te veshtire per ta kuptuar.ti je e keqja jone,llumi jone,droga jone, ti je ai qe do te te denohesh nje dite per gjithcka qe i bere popullit.

  16. naçi says:

    nqs duam demokraci te vertete duhet te votojme ramen.nqs duam te ecim perpara ne jete duhet te votojme ramen,nqs duam ta shohim europen me sy duhet te votojme ramen,nqs duam te jetojme si njerez duhet te votojme ramen,nqs duam integritet e prosperitet duhet te votojme ramen,nqs duam qe shqiperia te ndryshoje me te vertete dhe te kete te gjitha ato qe i kane munguar deri me sot duhet te votojme RAMEN !

  17. adi says:

    Vota e 23 Qershorit do e permbyse diktaturen qe ka instaluar Sali berisha!

  18. kevi says:

    Berisha ka vite qe i mohon demokracine shqiptareve sepse ai eshte nje komunist i cili nuk ka asnje lidhje me sistemet demokratike, ai nuk i njeh konceptet e demokracise, ndaj duhet pushuar nga puna me 23 Qershor per te ndertuar ne shqiperi demokracine e vertet pas nje pluralizmi te cale.

  19. Drini says:

    Shqipetaret jane mesuar t’i shajne ata,siç thoshte Noli,qe ua donin driten por edhe ata qe,ua larguan balten nga pragu i deres,erresiren,pengimin e lirise se levizjes brendaperbrenda shtetit dhe jashte,te drejten e kufizuar per te pasur veç,motoçiklete,pa prone private, te viles,hotelit,shtepise shumekateshme etj.etj.Tani,disa shqiptare po kerkojne qe te fitoje PS-LSI,per te kthyer bustin e Enverit,qeverine e premtimeve te parealizuara,ata qe bllokuan rrugen e kombit,rrugen Tirane-Elbasan,hyrjen ne NATO,BE,ata qe ishin kunder rritjes se pagave dhe ne fund qe,nuk eshte ky fundi i te keqijave,ta bejne kryeminister Ramen i cili per 11 vjet si i pare i Tiranes,arriti ta rregulloje mjedisin e Tiranes,per ta lene ne balt periferine qe me shume perngjante ne nje kasaba fushore se ne nje kryeqytet.Pra,shqiptare,vendosni vete,e doni driten a erresisres,ju qofte me fat!

  20. arsi says:

    Me Berishen kemi vetem nje rruge per te shkuar, rrugen drejt deshtimit dhe rrenimit, rrugen drejt bllokimit te Demokracise, rrugen drejt komunizmit dhe shteti diktatorial,…ne kete rruge na therret Berisha, pr askush nuk shkon me pas tij.

  21. AMBRA says:

    Me 23 Qershore me voten e tyre masive per skuadren e Rilindjes siguisht qe shqiptaret do te shkojne drejt Perendimit te enderruar nga cdo i ri dhe qytetare i ketij vendi….Me 23 Qerhsore voto numrin 29 hapi rruge integrimit europian te shqiperis.

  22. beso says:

    ka 23 vjet qe termi”do shkojme ne Perendim”ka qene argument politike nga mengjesi ne mbremje.Askush nuk tha,ore po ndaluni pak,shplodhuni,se me gjithe ate vrull qe keni marre,do lebetitet Perendimi

  23. albatros says:

    Per cfare perendim demokratik e ka fjalen ky? PER FRANCE QE KUR DEL NE PROTESTA KUNDER QEVERISE APO DHE MARTESAVE TE HOMOSEKSUALEVE DENOHESH DHE BURGOSESH? PER GJERMANINE QE KUR U BENE PROTESTA NE FRANKFUTKUNDER GRUPIT BILDERBERG U MASAKRUAN PROTESTUESIT? PER NE AMERIKE QE CDO GJ PERGJOHET ME KEQ SE GESTAPOJA NAZISTE APO ARRESTOHESH DHE BURGOSESH PA GJYQ? PER CFARE DEMOKRACIE QE QEVERIA NE EVROPE U MERR LEKET TAKSAT PAGUESVKIM FASHIT EVROPIANO AMERIKAN DHE DHE JA U JEP BANKAVE SI NDIHME FALAS QE MOS FALIMENTOJNE? PER CFARE EVROPE LESHI FLET KY? PER EVROPEN QE GRABITI LEKET E NJEREZVE NGA DEPOZITAT E TYRE BANKARE NE QIPRO QE TE NDIHMONTE BANKAT? SE KUPTO PER KE PERENDIM PO FLET KY? BOLL NA NGOPET ME GENJESHTRA, DEMOKRACIA KA LIND NE GREQINE E LASHTE ASHTI SI VETE FJALA DEMOS QE THOTE POPULL DHE KRATUS QE THOTE LIGJ

  24. Niko says:

    Patjeter drejt perendimit por sic duket fusha magnetike eshte aq e forte sa lexohet perendim dhe krahu eshte drejt lindjes.Shqipetaret e duan patjeter perendimin dhe kete e kane treguar me ‘vepra’.Dy heret e fundit ja kane dhene “Voten”perendimit por vota ju ka perenduar.Jane perpjekur te”gjoret”te gjejne perendimin por ju eshte thene se jane ne perendim dhe kane heshtur.Ekstremi I majte premton se perendimi I do shqiptaret por edhe keta nje origjine kane.Shqiptareve per mendimin tim ju duhet te perendojne politikanet sharlatane dhe te gjejne apo lindin politikane perendimore nese duan te fitojne kohe perpara se ti perendojne te ashtuquajturit perendimore.Shkrimi eshte nje deklarate e bukur e realitetit dhe askush nuk ka te drejte te sulmoje autorin,por te beje thirrje per te sulmuar diktatorin.Shansi po vjen per te rilindur 23 qershori nuk eshte larg,ngrini zerin dhe te gjithe te fitojme mbi diktatorin se perendimi dhe perendimoret nuk e c’mojne kurre terrorin.

  25. Niko says:

    Patjeter drejt perendimit perfundimisht definacioni I Shqiperise.Shqiptaret kane patur shume here shanset qe me voten e tyre te shkonin drejt perendinmit por vota ju ka perenduar nga te perenduarit.Me kot jane perpjekur te gjejne voten por u kane thene se jeni ne perendim dhe kane heshtur.Ju kane thene se perendimi I do shqiptaret por fjalet kane perenduar.Te perenduarit pretendinin se deshin perendimin por kane perfunduar se bashku me endrat.Te therrasesh o zot meshiro dhe falju se s’dine se c’bejne por te perenduarit nuk kane perendi.Ti o popull qe gjithmone ke besuar mos beso me te perenduarit sepse perendimi I vertete nuk beson kurre kete tirani.23 Qershori nje perendim I Ri voto dhe shkul nga rrenjet kete qeveri qe s’punoi kurre per Ty por vetem per nje njeri me emrin Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje