Lufta e klaneve brenda PD, në media pasqyrohet vetëm fushata e Bashës, jo ajo e Topallit dhe Bodes

15 Qershor 2013, 12:07Politika TEMA

Çfarë po ndodh në PD? Në ç’stad ndodhet lufta e klaneve në selinë blu? Këtyre pyetjeve u përgjigjet Herion Mesi në gazetën Shqip, ku flitet për spastrimet dhe “eklipsimet” e figurave qendrore në PD, nga ana e Kryetarit Berisha.

“Një muaj pasi zyrtarizoi çeljen e fushatës elektorale, të larguarit dhe të përjashtuarit nga listat e kandidatëve për deputetë, parlamentarët demokratë, që për një javë do jenë ish-deputetë, vijojnë heshtjen e tyre. Dhe kjo në respekt ndaj elektoratit të djathtë, jo për respekt të krerëve të Partisë Demokratike, apo më keq akoma ndaj kryetarit të tyre Sali Berisha. Ndërkaq, kjo kohë e fushatës ka riaktivizuar një skemë ndryshe të marrëdhënieve brenda lidershipit demokrat, duke ushqyer xhelozi të reja apo dhe probleme të rëndësishme komunikimi”, shkruan ai.

Ndër të tjera thekson se: “Rruga e spastrimeve dhe “eklipsimeve” të figurave të rëndësishme dhe historike të Partisë Demokratike, që është ndjekur nga kreu i selisë blu, është bërë nën etiketimin si klan i njërës palë në PD, apo i palës tjetër. Burime pranë selisë blu theksojnë se Berisha ka bërë këtë spastrim me qëllim që të eliminojë zërat kundër tij dhe të përfolurit si pasardhës të tij, Lulzim Bashës. Edhe pse zyrtarisht kryebashkiaku i Tiranës është caktuar si shefi i fushatës së PD-së në kryeqytet, mesa duket përkrahja ndaj e tij në PD është më e fortë se kaq. Kjo për shkak se pavarësisht takimeve që po zhvillojnë nëpër zonat e tyre elektorale si për shembull numri 2 i PD-së Jozefina Topalli në Shkodër, apo Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, në Korçë, aktiviteti politik i Lulzim Bashës në Tiranë është ai që po trumbetohet më shumë se fushatat e të tjerëve. Nga ana tjetër, Basha ka eklipsuar dhe figura të tjera të rëndësishme në PD në këtë fushatë elektorale që PD-ja po zhvillon në Tiranë, atë të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu”.

*respublica.al

22 komente në “Lufta e klaneve brenda PD, në media pasqyrohet vetëm fushata e Bashës, jo ajo e Topallit dhe Bodes”

  1. Besnik says:

    Saliu e ka zgjedhur pasardhesin e tij dhe prandaj po e ben nje gje te tille. Saliu e mbrojti Bashen kur u akuzua per korrupsion kur ishte minister transporti per vjedhje ne rrugen durres kukes. Saliu e kishte ne krah me 21 janar kur vrane 4 njerez.

    1. Alban says:

      Basha eshte fotokopja e Berishes dhe ai normale qe do te lere nje njeri si vetja ne krye te partise. Luli eshte meshirimi me i mire i ligesise dhe vrasesit si BERISHA. Ata te dy vrane me 21 janar.

      1. Socialist says:

        Ketu duhet ta bashkosh edhe Ilir Meten qe ishte shkaku kryesor per 21 janar. Dhe sot Edi Rama beri koalicion me Ilir Meten dhe neve socialisteve na detyron te votojme per Meten.
        Deri ketu ka ardhur turpi dhe se derisa ta kemi Edi Ramen kryetar, do te behet edhe me keq.
        Edi Rama po na e shkaterron partine.

  2. fjordi says:

    normal qe pasqyrohet vetem basha sepse ai ka shtruar ca rruge dhe kerkon vemendje.. po ikni se si basha si saliu si jozi genjeshtare jane kemi vite te tera qe i njohim!

    1. @fjordi says:

      po Rama si eshte meqe qenke njeohes i mire i politikaneve? apo eshte me i mire eshte numri nje per ndershemerine dhe virtyte te tjera, keshtu eshte fjordi?

  3. raqi says:

    ahhahaha po si te kandindoj me nard ndoken ne shkoder ca ti nxjerrin..nardi e akuzoi per vrasjen e aleks kekes zhozin, tani bejne fushate bashke..turp turp

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    LULZIM BASHA ,ka te gjithe treguesit qe mund te kete nje vrases gjakftohte ,pavaresisht se ne plan te pare duket si SANDER MAFISHJA .
    E ka zgjedhur DAJ SAMI si pas ardhesin e SALIUT .
    U.S.A. neper bote kur vendos qeveri kukulla ne vendet e botes se trete dhe te katert ,me se shumti kujdeset per pasardhesin se sa per ate qe eshte ne pushtet ,por dhe me shume akoma kujdeset qe te PERZGJEDH sipas metodave te saj dhe SHEFIN e OPOZITES qe te tre keta kurre te mos dalin nga rreshti dhe po qe te tre t’a kene NGRENE CORBEN e PRISHUR.

  5. GR says:

    Nje pyetje shume e sinqerte , me ligj i takon kryetarit te Bashkise te merret me fushate ???????? Po me hallet e bashkise kush po merret ???

  6. lymi says:

    Per Topallin(mqs don qe te duket, si thekra pa kokra)mundet, por Bode ngjan me Bole.Bolja eshte gjithnje e rendesishme,por jo ne kete rast,me kete njeri.

  7. Tironci says:

    Hengershin kokat me njeri-tjetrin

  8. Malo says:

    Edhe Sulltan Sulejmani madherishem kur e pa qe kunati tij (Ibrahimi) u fry shume, e hoqi shpejt qafesh. Me njeri tjetrin kane ngrene kokat historikisht mbreter e perandore, monark e diktatore. Keshtu edhe sot kokat e njeri tjetrit do hane.
    Populli aty eshte dhe ben sehir kur pasurohen, por ben sehir e ferkon duart edhe kur hane kokat e njeri tjetrin.

    1. arsen says:

      rrofsh o Malo!! Thote ajo kenga…
      Ore zoteri! Ata pasurohen duke te te rrjepur ty!
      Ore zoteri! Ata hane kokat e njeri-tjetrit, kur skane se cfare te te marrin ty! Athere fillojne dhe meren me njer-tjetrin!
      Voto Rilindjen!
      Voto 29 dhe KERKO QE TE NGRIHET SHTETI I YT DHE JO I PARTISE!

  9. Egzoni says:

    shume e qarte te gjithe Tv e opozites te gjithe gazetat e opozites shkruajn dite per dite qe PD po percahet dhe kjo vjen sepse kan aq shume zili PD sa ska ku te shkoj te gjith mendojn se PD perjashton ato qe meritoj dhe mer ato qe nuk meritojn eshte shume e gabuar PD eshte shsume mire poi shihni veten dhe shkruani pastaj prap nep[er gazeta tuaja.

  10. asgje says:

    Asgje e vertet nga keto qe shkruhen.

  11. Petriti says:

    Nuk ekziston kjo gje ne PD te gjith kane vendin e tyre dhe as me pak e as me shume nese TV duan qe te nxjerin me shume bashen sesa keta te tjeret pun e tyre dhe jo e kandidateve.

  12. Ermali says:

    TE GJITHE NE PD JANE BASHKE PER TE FITUAR ZGJEDHJET ME 23 DHE PER TE MOS ARDHUR NE PYSHTET NHE DEFICENT QE KA MAR PENG NJE PARTI QE DO RILINDI ME IKJEN E RAMES

  13. Lo says:

    Do RILINDI Shqiperia me ikjen e Sali HALESE.

  14. DU ME U BA DOKTOR... says:

    aaaaaaa, lulushken mos ma ngacmoni se kur me “kontrollon” ai per jelek antiplumb mishi kokerr me behet …

    me keq se sa kur me ferkojne ata gangot e 2xl.

    te fala gjyshi LOLO, ME JELEK ANTIPLUMB DHE HOMO.

  15. kostandini says:

    Ja dhe per pak dite dhe pastaj do te shohim cirkun me kllounat e PD.Kjo eshte edhe nje arsye me shume qe Tirana te behet promotor per RILINDJEN duke e dermuar kete soj me nje vote plebishitare

  16. deni says:

    Lulzim Basha eshte nje politikam ndryshe, me nje fryme te re

    Eshte i edukuar, i sjellshem, absolutisht asnjeher agresiv

    Nje politikan qe kurre nuk i ka bere fushatat me sharje e shpifje po vetem me qytetari

    Normale qe do promovoheet nje fushate e tille, eshte me perendimore, me e qyteteruar

    Te gjithe politikanet duhet te marrin shembull nga drejtimi i Bashes

  17. SOCIALISTI says:

    Ore Socialist!po te vemi ashtu sic thua ti,i bie qe te leme perseri Saliun ne pushtet,nuk e ve ne dyshim mendimin tend per Meten,por ve ne dyshim personin tend qe sje Socialist por nje koqe GOMARI PDist.Sigurisht NQs je Socialist mos voto per LSI por e ke shume te lehte eshte nr29 e ske pse te merakosesh per Meten po ke kontribuar per RILINDJEN,prandaj shiko perpara,ne do te shikosh mbrapa shiko me pasqyra sic sheh kur je ne makine.E mos u merakos shume ti per Partine.

  18. Te bashkuar says:

    Enveri Ramizi Saliu Nano Basha/Hoxha. Largoni komunistat dhe orientin nga Iliria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje