Topi: Bujqësia është në një stad gjysëmfeudal

14 Qershor 2013, 20:04Politika TEMA

Në vazhdim të fushatës zgjedhore të 23 qershorit, kryetari i FRD zhvilloi takim me një grup fermerësh në Bërxull të Tiranës.

Ai vlerësoi pozicionin gjeografik të Bërxullit duke e quajtur mesin e artë midis Tiranës dhe Durrësit dhe për faktin që i ka shpëtuar urbanizimit duke ruajtur sektorin bujqësor.

“Sot bujqësia ka shumë probleme, por thelbi i tyre është çështja  me pronën bujqësore, e cila është ende e pazgjidhur. Pa zgjidhur çështjen e pronës bujqësore, nuk ka ekonomi tregu,” tha Topi.

Kryetari i FRD tha se bujqësia në Shqipëri është në një stad gjysëmfeudal.

Topi akuzoi qeverinë aktuale për mungesë të vëmendjes ndaj fermerëve dhe çmimin e lartë të karburantit duke nënvizuar se  çmimi i karburantit është i njëjtë si për makinat luksoze në Tiranë, ashtu edhe për makineritë bujqësore.

Në fund kryetari Topi ftoi bashkëbiseduesit të mbështesin me votë FRD në 23 qershor, si alternativë, e cila ka në vëmendje  mbështetjen e sektorit bujqësor./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje