PS dorëzon në prokurori kallëzimin penal ndaj Gaz Dibrës për blerje votash

14 Qershor 2013, 19:51Politika TEMA

Partia Socialiste ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal ndaj Drejtorit të Burgjeve, Gazmend Dibra, që kandidon në Tiranë për Partinë Demokratike.

Dibra akuzohet për blerje votash.

Padia është depozituar nga Sajmir Tahiri, kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.

Dibra akuzohet se ka shkelur nenin 328 të Kodit Penal.

“Referuar filmimeve të bëra nga gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare”, shfaqur për publikun në datë 11.06.2013, rezulton se nga ana e shtetasit Gazmend Dibra, por edhe personave të tjerë të paidentifikuar nga ana jonë në këtë moment, janë kryer veprime, të cilat parashikohen nga ana e Kodit Penal dhe konkretisht nga neni 328 i tij si vepër penale.

Konkretisht nëpërmjet këtyre filmimeve (bashkëlidhur këtij kallëzimi penal) vihet re në mënyrë të qartë fakti se në një njësi tregtare në rrugën “Myslym Shyri”, shpërndaheshin pako me ushqime për qytetarë/votues në Tiranë, duke ju kërkuar në këmbim të marrjes së pakove edhe votimin për subjektin zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”. Shpërndarja e këtyre pakove bëhej në njësi tregtare, që nuk ka asnjë lloj lidhje me tregtimin e produkteve ushqimore, por që kishte si objekt të veprimtarisë së saj shitjen e bojërave. Fakti që, nga ana e kësaj njësie tregtare kryhej veprimtari e paligjshme e karakterit penal, provohet në mënyrë të paekuivok nga deklarimi që bëjnë dy shtetas në këtë emision, duke zbërthyer gjithë skemën që përdoret për të blerë votën e këtyre dy qytetarëve, por edhe të tjerëve që ishin përfitues të pakove ushqimore.

Përfshirja e drejtpërdrejtë e kandidatit të kallëzuar, provohet fare mirë nga filmimet e bëra nga ana e operatorëve të emisionit “Fiks Fare” nëpërmjet prezencës së tij në këtë njësi tregtare dhe komunikimit me organizatoret (në fakt krijohet dyshimi i arsyeshëm që organizimi mund të jetë bërë edhe nga i kallëzuari) e kësaj veprimtarie të paligjshme,” thuhet në kallëzimin e PS./ep

19 komente në “PS dorëzon në prokurori kallëzimin penal ndaj Gaz Dibrës për blerje votash”

  1. raqi says:

    te gjithe keta duhet te futen ne burg me akuzem per TENTATIVE PER VRASJEN E DEMOKRACISE!

    1. frenki says:

      Kallzime pafund ne prokurori, por thuaj kush I shqyrton!
      Si perfundojne keto hetime!
      Te gjithe e dime se per sa kohe saliu eshte ne pushtet dhe eshte ai qe ka kontrollon cdo institucion s’mund te vendoset asnjehere drejtesi.
      Pas 23 qershorit do te vendoset drejtesi per maskaraden qe po bejneketa pushta mbi Shqiperine dhe shqiptaret.

      1. Bisera says:

        Gaz Dibra pas 23 qershorit do perfundoje aty ku tashme po drejton! Ai dhe bashke me sherbetoret e tjere te pushtetit qe po perpiqen te blejne vota e te mashtrojne elektoratin, te blejne vota e te bejne pazare me te ardhmen e shqiptareve.

    2. arber says:

      Mendoj se ky kallzim penal duhet te behet per gjithe fushaten e partise demokratike e cila po degjeneron gjithnje e me shum me cfaredolloj rryshfetesh dhe dallaveresh per te blere votat.

    3. sara says:

      po pse mor nuk e paditi ai saimirin hahahhah, ai do te kalbet ne burg cdo gje do te marre fund shume shpejt , 2 vjete e paarshikon ligji per te 4 do te rri se do humbin dhe zgjedhjet

    4. era says:

      merrni masa urgjentisht per kete qe po ndodh , ai duhet te denihet ka bere pazare votesh nuk meriton ashe vecse burgut, palo burre del e thote dhe jo kur e kemi me fakte

    5. sara says:

      vihet re në mënyrë të qartë fakti se në një njësi tregtare në rrugën “Myslym Shyri”, shpërndaheshin pako me ushqime për qytetarë/votues në Tiranë, duke ju kërkuar në këmbim të marrjes së pakove edhe votimin për subjektin zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”. denojeni ku eshte drejtesia?

    6. redi says:

      Përfshirja e drejtpërdrejtë e kandidatit të kallëzuar, provohet fare mirë nga filmimet e bëra nga ana e operatorëve të emisionit “Fiks Fare” nëpërmjet prezencës së tij në këtë njësi tregtare dhe komunikimit me organizatoret (në fakt krijohet dyshimi i arsyeshëm që organizimi mund të jetë bërë edhe nga i kallëzuari) e kësaj veprimtarie të paligjshme, fakte ka drejtesia te marre vendimin

    7. Shpresa says:

      Te gjithe personat qe tallen me varferine e shqiptareve do pergjigjen para ligjit!
      Kta nuk kane turp qe bejne veprime kaq te ulta kundrejt votes se shenjte te shqiptareve!
      Ky sistem duhet rrezuar nje here e mire!

    8. rido says:

      sa turp per te o zot, si mund ti ulesh poshte njerzit kaq shpejy eshte e pamundur dhe turp per kedo qe ben nje akt te tille ne nuk vlejme kaq pak , duhet et denohet dhe sa me shpejt

    9. toni says:

      keto jane menyrat qe perdor saliu per vota se 8 vite ska bere asgje , dhe u jep pula e ushqime njerzve nje i paftyre komplet te shporret dhe ky gaz dibra te denohet si vjen turp dava plere

    10. joni says:

      Deri me 23 qershor keto kallezime jane thjesht letra me shume per prokurorine por pas dates 23 qershor,pasi te behet nje riformatim te shtetit te se drejtes dhe sistemit te drejtesise ne Shqiperi te gjithe do te marrin denimin qe meritojne per shkeljen e kryer.

  2. dorjeta says:

    drejtesi pas 23 qershorit kur te largohet saliu.

  3. arbenita says:

    Ky palaco qe ofenon shqiptaret e varfer duke i ofruar nje traste ushqime ne kembim te votes duhet te vihet menjehere perpara pergjegjesis…..Pas 23 Qerhsoreit do te veproi e tere forca e ligjti mbi te gjithe ata qe shkelin ligjin.

  4. kevi says:

    Ky palaco meiton te denohet ashper per kete felliqesir qe ka bere kundrejt popullit, Kjo qeveri e korruptuar t cilen ai perfaqeson, pasi e beri fukara popullit tani edhe tallet me te, duke i ofruar ushqime ne kembim te votes.

  5. DANJA says:

    Per keta hajabake te ndyre ne pushtet vota e shqiptareve te ndershem kushton:
    2 kg sheqere
    3 kg mjell
    2 shishe vaj
    2 kg oriz..

    Turp te te vije, more palaco

  6. James Bond says:

    Ikni mer zgjebsa dhe mbylleni gojen. Do t’ju lejme ne opozite edhe 4 vjet, po kesaj rradhe do t’ju vejme kryetar Ilir Meten, se ai gomari I gjati e kreu funksionin qe I kishim caktu. Ha Ha Ha.

    1. enea says:

      Gjej vend e futu pas 23 qershorit.

  7. fieraku4u says:

    HEJJJJJ, KAM NJE PYETJE PER GAZ DIBREN. PO TURSHI EDHE SPECA ME GJIZE KA NE ATO USHQIME QE SHPERNDAN…?? SE DO BESHE NAMIN ME VOTA PO PATI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje