Elbasani “feston” Tunelin ne shesh me opoziten

16 Qershor 2013, 23:03Politika TEMA

Rama: Rrugët bëhen me paratë e popullit, ndërsa varfëria luftohet me politika

 

Dhjetra mijëra qyetarë mbushën sheshin qendror në Elbasan në mitingun e sotëm të opozitës. Duke ju drejtuar qyterarëve Edi Rama tha se “kjo që duket nga këtu është një pamje e jashtëzakonshme, është një pamje e jashtëzakonshme dhe unë shpresoj jashtëzakonisht shumë që ne që jemi këtu lart në këtë tribunë të jemi në lartësinë e kësaj mbështetjeje të jashtëzakonshme, e kësaj mbështetjeje të paparë, e kësaj mbështetjeje që unë jam i bindur është mbështetja juaj për ëndrrën e Rilindjes që po vjen.

Sot Saliu, paradite u shfaq në një tunel, u shfaq në një tunel me shpresën e dëshpëruar se do ta tërheqi të gjithë popullin me vete brenda në atë tunel. Mirëpo, e vërteta e thjeshtë është se rrugët bëhen me paratë e popullit, ndërsa varfëria luftohet me politika. Rrugët bëhen me paratë e popullit ndërsa papunësia luftohet me politika, rrugët bëhen me paratë e popullit ndërsa arsimi dhe shëndetësia ndërtohen me politika. E pra nuk ka rrugë dhe nuk ka tunel që të mund ta fshehë varfërinë, papunësinë, braktisjen sociale dhe rrënimin e arsimit e shëndetësisë në këtë vend.

Saliu ka shpenzuar aq shumë para për të shtruar këto rrugë që kanë mbetur rrugëve dhe për të hapur këtë tunel, sa siç thotë Sami Frashëri, do të kishin mjaftuar për të shtruar të gjitha rrugët e Shqipërisë me flori. Dhe arsyeja pse shqiptarët do ta ndëshkojnë Saliun në 23 Qershor është pikërisht sepse paratë e tyre i humbi rrugëve ndërkohë që shqiptarët sot kanë më pak para për të blerë ushqimin e tyre, kanë më pak para për të arsimuar fëmijët e tyre, kanë më pak para për të prodhuar në fushë, kanë më pak para për të marrë shërbimet e duhura. Shqiptarët, sot janë plotësisht të vetëdijshëm dhe unë jam i bindur që edhe kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme është përgjigja më e vetëdijshme që Elbasani i jep sot katragjyshit për shfaqjen e shëmtuar të tunelit në mes të fushatës.

Sali Berisha nuk mund t’i thotë Elbasanit, shikoni sa i bukur është tuneli që u ndërtua me paratë e popullit! Sali Berisha duhet të përgjigjet përpara Elbasanit për tunelit më të gjatë të papunësisë që ka hapur për gjithë këtë qark; Saliu duhet të përgjigjet përpara Elbasanit për tunelin më të errët të ndotjes që ka hapur këtu në këtë qark; Saliu duhet të përgjigjet përpara Elbasanit për tunelin e gjatë të varfërisë që ka hapur këtu në këtë qark. Në fund të fundit Saliu duhet të japë llogari jo vetëm përpara Elbasanit, por përpara gjithë Shqipërisë për tunelin e stërgjatë të etjes, të mungesës së ujit të pijshëm, të mungesës së ujit në parcelë, të përmbytjes sa herë bie shi, të pamundësisë për të nxjerrë prodhimin në treg dhe të pamundësisë për të jetuar duke ngrënë ushqim normalisht.

Saliu duhet të përgjigjet përpara Elbasanit dhe përpara gjithë shqiptarëve për tunelin e pafund të borxheve në listat e ushqimoreve. Ne jemi të bindur se Saliu nuk do të përgjigjet por pikërisht pse nuk do të përgjigjet ai dhe partia e tij e katandisur në partinë e një familjeje do të ndëshkohen në 23 Qershor, ditën kur me numrin 29-të shqiptarët do të çlirojnë një energji të jashtëzakonshme për Rilindjen.

Ndërkohë që ju të gjithë, Shqipëria mbarë, në 23 Qershor do të vendosi të dalë nga tuneli i këtyre tetë viteve. Vajza dhe djem të këtij vendi do të vendosin në 23 Qershor të dalin nga tuneli i këtyre tetë viteve ku 15 vjeçarët e këtij vendi u katandisën në 57% analfabetë funksionalë, fermerët e këtij vendi do të vendosin në 23 Qershor të dalin nga tuneli i këtyre tetë viteve ku nafta hipi në stratosferë, ku kostot e prodhimit u bënë të papërballueshme, ku thatësira u bë sundimtarja e fatit të tyre dhe ku përmbytjet i sulmuan po aq herë sa ra shi mbi këtë tokë.

Një milion të papunë do të vendosin në 23 Qershor të dalin nga tuneli i stërgjatë i papunësisë për t’i dhënë vetes mundësi që të bëhen pjesë e rrugës sonë të përbashkët ku ne do të krijojmë kushtet për 300 mijë vende të reja pune. Më 23 Qershor, të gjithë ata që kanë një dyqan, do të vendosin t’i ikin tunelit të falimentimeve dhe të borxheve të papërballueshme dhe do të bashkohen me Partinë Socialiste për të hequr taksën e biznesit të vogël dhe për të përgjysmuar tatimin e fitimit.

Në 23 Qershor, ky qark jam mëse i bindur, më shumë i bindur se kurrë sot, që do të kapë numrin 29-të për të dalë nga tuneli i ndotjes dhe për t’i hapur rrugë më në fund përpunimit të gjithë plehrave dhe mbeturinave dhe pastrimit të ajrit për të gjithë qarkun.

Sigurisht që në 23 Qershor, edhe ata që për 20 vjet Saliu i mbajti peng në tunelin e premtimit për legalizime do ta braktisin tunelin e Saliut dhe do bashkohen me Partinë Socialiste për të bërë të mundur që në katër vitet e ardhshme legalizimi i shtëpive në zonat informale të mbarojë dhe të kryhet falas. Shpenzimet të gjitha do të përballohen nga qeveria e Rilindjes.

E pra, a e kuptoni tani se pse Saliu u nxitua ta inaugurojë tunelin?! E kuptoni tani se çfarë ishin gjithë ato tam – tame për tunelin? Sepse Saliu kujton se duke hapur tunelin, të gjithë shqiptarët do hutoheshin e do harronin gjithë këto tunele tjera ku Saliu i mban peng.

Sigurisht që edhe rrugën që lidh Elbasanin me Tiranën nëpërmjet tunelit do ta përfundojmë ne ashtu sikundër do të ndërtojmë në Shqipëri më në fund pas gjithë këtyre viteve shpërdorime skandaloze të parave të popullit, rrugë të standardeve europiane dhe jo rrugë elektorale për të tërhequr popullin për hunde.

Dua të ju bëj një pyetje që e bëj në çdo shesh dhe kam dëshirë që të shikoj a arrin zëri deri në fund fare. Pyetja ime është kush është i papunë në këtë shesh? E pra, janë këto duar, janë këto duar, janë dy milion duar të një milion njerëzve të papunë që do ta nxjerrin Shqipërinë me votën për Partinë Socialiste nga tuneli i stërgjatë kilometrik i papunësisë së Saliut.

Prandaj miqtë e mi, me mirënjohjen më të madhe për praninë tuaj sot këtu; me mirënjohjen më të madhe për këtë pamje që është e paharrueshme; me mirënjohjen më të madhe për këtë energji të jashtëzakonshme pozitive që na jepni neve që jemi këtu; unë ju zotohem se ne nuk do ta harrojmë këtë mbështetje dhe ne do të ju mbështesim me të gjitha forcat.

Ne do t’ju mbështesim në luftën tuaj për të zgjidhur halle dhe probleme që padrejtësisht vazhdoni t’i keni dhe padrejtësisht jua kanë bërë të pazgjidhshme. Edhe një sforco të fundit, edhe vetëm 7 ditë, edhe vetëm një javë, bëni çmos për të shkuar në kutinë e votimit bashkë me një tjetër, me një tjetër që nuk ka votuar herën e shkuar, me një tjetër që vazhdon të jetë i lëkundur, me një tjetër që ju do ta bindni për ta bërë votën tuaj dyfish.

 

98 komente në “Elbasani “feston” Tunelin ne shesh me opoziten”

  1. Besnik says:

    Ata e dine shume mire qe ndryshimin nuk do jua sjelle ai tunel por rrotacioni dhe largimi i Berishes nga qeveria. Kjo po qe eshte nje feste dhe nuk ka te krahasuar me mitingun qe beri berisha per hapojen e tunelit.

    1. turi says:

      ky miting ishte pergjigja me e denje qe mund ti jepej sali berishes!!! fitore e padiskutueshme e pret te majten ne 23 qershor! nuk vazhdohet perpara me saliun! populli do RILINDJE!

      1. Angelo says:

        ja cfare duan njerzit, nje politik te paster jo rruge e tunele qe nuk te cojne gjekundi.nuk ndalet uragani i fitores ne asnje qytet. 29 do jete numeri i fatit per te ardhmen e nje Shqiperie, qe pervec rrugeve di te nderoj nje politik te paster e ne funksion te njerezve.

        1. Gerti says:

          Vazhdon Berisha me zakoni e rrugeve, kujton se duke na treguar rruge, do te na largoj vemendjen nga ekonomia e renduar dhe politika e tij autoritare me te cilen ka vrare shtetin e ligjshem dhe te lire.

          Berisha mendon se jemi nje popull i urte e i duruar. E sollem perseri ne pushtet edhe pas 97′. Por ne nuk harrojme aq me teper nuk i falim Berishes gabimet e perseritura, nuk i falim Gerdecin, nuk i falim 21 Janarin dhe nuk do te mund kurre ti ligjeronim nje mandat te dyte.

          1. raimondi says:

            Nejse njehere , por Tyneli qenka shume i bukur, biles me i bukru s eketa ketu ne USA

            Por bravo Edi se kishte shume njerez ne Elbasan ,

            1. Iliri says:

              Perse me ke duhet te festohet??? Me saliun duhet te festohet???

              Saliu vodhi sa vodhi leke, e pasta medoi per te bere nje tunel ne Elbasan, si ka mundesi qe nuk e bere me perpara, unaza e madhe ka kohe qe eshte nisur si projekt, por mbeti projekt se duhet rruga te TEG-u, qe te blenin shqiptaret te dyqanet e qeveritareve, te gjitha investimet e sales jane me qellim propagande dhe jane sa per fushaten elektorale.

            2. Oli says:

              Elbasani nuk banohet nga injorante, ata e dine se saliu i ben vetem per vete ato tunele, por Edi nuk eshte keshtu, Edi e ka treguar se vetem duke punuar me popullin ka arritur nje mbeshtetje madheshtore, nderkohe qe saliu mendon se populli eshte thjesht nje cope leter qe ai e blen me leke.

          2. vinjola says:

            e gjithe shqiperia do te iluminohet nga ty o zoti rama.e gjithe shqiperia do te jete me ty ne 23 qershor sepse po punon po mendon per ne ke nje program qe do te ndryshoj jetet e tona e po ben nje fushate persembari.Rama hajde sa me shpejt sepse berisha nuk durohet dot me.

        2. Eduard says:

          Berisha le ti mbaje me shendet rruget me te cilat mendon se do te genjej Shqipetaret drejt nje mandati te tret. Le ti gezoj vete ne delir km e asfaltit, qe nuk jane as aq te gjate sa thote ai.

          Nderkohe, populli do te festoj per nje Rilindje te politikes, do te mbeshtes nje lider te mire fillt, dhe do te votoj 29 qe neser te kemi nje qeveri qe eshte ne funksion te qytetarit.

          1. berti says:

            C’do njeri kerkon te beje nje ndryshim ne jete dhe kerkon dicka te re. C’do gje ka kohen e vet dhe koha e Sali Berishes eshte drejt fundit. Dhe per ato qe ka bere e ka bere me shum per veten se sa per popullin. ka ber rrug po na mbyti me borgje ka ber tunel po na mbyti nga krimi ka ber ka be ber po shum pak ka ber!! se sot ligjin se drejton ligji por saliu!!

            cdo njeri me 23 qershor vetem nr 29 do votoj perjashta lepirsit e saliut te gjith 29 do votojn

        3. Andrea says:

          Elbasani i dha pergjigjen e duhur sot sali berishes

          Ai tunel duhet te ishte bere me kohe,dhe populli nuk ka cfare te festoje se me lejet e taksave te tyre jane bere punimet.per te mos permendur tenderat qe fshihen pas fasades jashtme nga ku saliu perfiton me shume se firma qe ka kryer punimet

          Elbasanllinjte sot jane te papune,nuk kane buke te hane,spitalet jane ne gjendje te mjerueshme dhe arsimi po ashtu.Prandaj ata jane kaq entuziaste perkrah liderit te opozites,sepse ata japin kontributin e tyre per rilindje

          1. papi says:

            te pakten ky e beri more te pa llogjike edhe socialistet e kishin ne dore pushtetin pse nuk e ben .prap e kishte fajin saliu qe per popullin o te nderuar komentues tifoza te ps nuk investoi asnje kacidhe freskojeni kujtesen se nuk luhet futboll me jeten e njerezve

            1. akademiku says:

              o papi, papiculo!

              Edi Rama nuk ka qene kurre kryeminister!
              Kryeminister i PS ka qene Nano dhe ai sado keq te kete punuar, nuk ja la Shqiperine Berishes ne kete gjendje qe po e le ai!!

        4. rilindje says:

          edi rama esht e vetmja shpres qe i ka ngel shqiptarve !! 23 vjet ooo sa kan duru keto shqiptar !!

          23 qershor me fundin e berishes shqiperia do rilind!!

          1. papi says:

            atehere populli shqiptar do shfaroset

        5. teuta says:

          Festoni te keqen festoni se e meritoni te gjithe fitoren dhe e meritoni pa prisni kete fitore me me valle e me kenge.Rilindja do te na nxjeri ne drite e do te jemi me mire se kurdo here tjeter.

        6. blerina says:

          do festojme te gjitheee sepse do te rilindim te gjithe me ne fund.berisha nuk do te na beje me te vuajme e do te jemi me mire se kurre me ty.

      2. nita says:

        po si mos te festoj elbasani !! 8 vjet te njejta permtime 8 vjet te njejta mashtrime 8 vjet skandale dhe jo shtet 8 vjet shiko berishe dhe femit e tij dhe oborrtaret e tij qe marrin miliona si mos te gezoj per nje tunel

        qe esht qesharak se dhe un po te isha po te me kisin dhen lek ku qerku do i beja tunel dhe tre qereku korrupsion ehuuu do kisha ca gjitha malet e shqiperis deri tani

        shqiptaret kudo i mungon shteti!! saliu tallet

        e vetmja force qe i dhuron me ne fund shtet shqiptarve esht ps

        dhe per ket do i japin voten sepse i ofrn rilindje nje rilindje qe kan vite qe shqiptaret presin!

      3. sasha says:

        saliut i ka ardh fundi pavarsisht se nuk e pranon,

        23 qeshori do jete dita e rotacionit dhe ndryshimit

        forca RILINDJE, dhe 6 dite

      4. migena says:

        fitorja po vjen era rilindja po vjen ne te gjithe do te behemi europe kur te na vish ne pushtet o i bekuari Edi rama.ke gjithe popullin pas vetes.je thjesht i papare.

    2. Alban says:

      Elbasani e shikoni zgjidhjen e problemeve tek Rilindja prandaj ata ishin mbledhur te gjithe per ti dhene mbeshteje asaj sepse ajo eshte shpresa e vetme per nje shqiperi te ndryshe. Vota e elbsanit eshte per 29.s

    3. raqi says:

      POPULLI ME NE FUND E KUPTOI QE SMUND TE VOTOHET PER ASFALTIN ELEKTORAL TE SALIUT. ISHTE NJE MBREMJE MADHESHTORE NE ELBASAN, POPULLI ISHTE ME I ETUR SE KURRE ME PARE PER RILINDJE! ISHTE E QARTE!!!!

      1. www says:

        Shqiperia eshte gati per te lene nje here mire pas modelin e qelbur te Sali Berishes. Ndaj projekteve te tij qe hane njerez u ka ardhur fundi. ne 23 qershor fillon koha e Rilindjes dhe e Edi Rames!

        1. Dori says:

          I gjithe elbasani sot ishte ne mbeshtetje te EDI RAMES. Ata shikojne tek ai nje lider qe do te punoje per ta cdo dite dhe jo te kujtohet vetem kur ka zgjedhje. Ky tunel nuk zgjedh problemet me papunesine dhe me rritjen e cmimeve.

        2. dada says:

          hajde elbasani hajde! cojeni per skrap gjyshin me antiplumb dhe gjeneralin e nendeteses 105! nuk ka me kohe per rrenim…duhet vetem..e dini ju.. R I L I N D J E!

        3. DONI says:

          PO CTE FESTOJNE PER TUNELIN? NUK UA PRISH PUNEN TUNELI…POR PUNA QE NUK KANE.
          BORXHET QE NUK I SHLYEJNE DOT.
          KARBURANTI QE NUK BLEJNE DOT.
          SHKOLLIMI QE NUK E NDJEKIN DOT.

          SHQIPTARET KANE NEVOJ PER NJE RILINDJE!!!!!!

          ELBASANI DO TE VOTOJ NR.29 PARTIA SOCIALISTE

          1. paolo says:

            Tuneli i Berishes qe i plagosi kater qe pas nje ore????????
            Shikoni mire dhe do kuptoni se sot nuk festohet nje tunel ne 8 vjet, po nje program i pregatitur mire qe do ta nxjerre nje here e mire nga terri Berishian Elbasanin si qark. ne 23 do festoje e gjithe Shqiperia per largimin e Berishes!

            1. Soni says:

              Cfare beri Berisha per keta njerez per 8 vjet. I la qe te perballen te vetem me papunesine dhe me rritjen e cmimeve. Saliu eshte modeli i harreses ndersa Rama eshte modeli i zhvillimit te pergjthshem.

            2. cari says:

              E PAME TE GJITHE QE RRUGA U HAP VETEM E VETEM PER VOTA, ESHTE JASHTE CDO KUSHTI TEKNIK! SHQIPTARET DO E NDESHKOJNE ME VOTE PLEBISHITARE SALIUN DHE GJITHE MAKINERINE E TIJ TE HAJDUTERISE!

              1. kolonjari says:

                CARI I RUSISE ne memorien shqiptare eshte vdekie e shqipetareve .Pseudonimi me i goditur per te treguar boten tende te brendeshme si dhe shtreses shoqerore fetare pro ruse e anti shqipetare te perfaqesuar me se miri nga papandreu i vogel edi rama Zhvillimi i nje kombi jane ruget.Zhvillimi i shqiperis godet interesat serbo-greko-sllavo-ortodokse.Ortodokset patriot shqipetare si gjithe shqipetaret jane 100% pro europiane pro amerikane grekeo-serbet jane 100%pro rus Ne qofte se ndertimi i rugeve shqipetare ju vret syte ju, dhuleve, janollatove e kompani ilacin me te mire kini te ikni nga shqiperia se edhe toka shqiptare ndjen dhimbie kur ecni ne te

            3. cimi says:

              elbasani nuk do rruge , Elbasani do punesim, do nje plan te qarte dhe nje ide te kuptueshme se si do te arrihet kjo gje.

              Te donte rruge Elbasani, festonte me Berishen e nuk shkonte ne mitingjet e opozites per te treguar qarte se ky qytet eshte larg pames, e kerkon nje qeveri e cila premton krijimin e kushteve me te mira, jo vetem asfalt te shtruar

          2. Xhulio says:

            SHQIPTARET SOT PO VUAJNE PER BUKEN E GOJES KY LEGENI BEN KASTILE SHPENZIME TE JASHTEKONSHME NE MENYRE QE TE VJEDHI SA ME SHUME! KRIMINEL I PAFYTYRE JE SALI BERISHA, DO TA MARRESH PERGJIGJEN ME VOTE NE 23 QERSHOR!

          3. elina says:

            Elbsanani me flake se kurre. Te gjithe per te mbeshtetur Rilindjen sepse ajo eshte shpresa e veteme e te gjitheve aty. Me Saliun nuk moren asgje me shume pervec harreses, prandaj ne duhet qe te gjithe te marrin ne dore frenat e te arshmes tone. Elbasani mesaduket e beri nje gje te tille. Kete duhet te bejme te gjithe neper shqiperi.

          4. Saliu IKUUUU says:

            Ne elbasan ka per per te filluar Rilindja sepse elbasani do te bej cudine me te madhe nga ku do te dalin 2-3 deputet me shume per PS dhe per skuadren e Rilindjen. prandaj nuk diskutohet me zhdukja e saliut nga skena politike dhe ringjitja e shqiperise ne nivelin qe te gjithe duam

          5. Gleni says:

            Saliu e beri kete tunel me parate tona, nderkohe kur i beri inagurimin ishte vetem ai. Pra ai nuk e njeh fare populli dhe se ai e ka mbajtur ne kembe. Por kete here indinjata e populli kunder qeverise u duke ne kete miting super gjigant. Mendoj se kjo duhet te ishte bere qe ne 2009 do te kishim kursyer 4 vjet harres dhe renim.

            1. papi says:

              po edi rama me parat e kujt do ti beje more .me te tijat pse beheni peshq more

          6. Muca says:

            Nje fitore plebishitare do korre PS kete here.

            Ska me asnje shans sali gjyshi te beje dengla,. Ai po e sheh qe populli eshte bere njesh me PS dhe Edi Ramen e fundi i tij eshte i afert.

            Kjo sdo mend qe per te eshte dhimbja me e madhe qe ka perjetuar ai plak, por eshte fundi qe meriton ama

          7. Fabio says:

            Elbasani sot ishte ne nje feste shume te madhe sepse te gjithe ishin me mendjen tek rilindja dhe tek 23 qershori. Kryefjale e kesaj dite do te mbetet mitingu i Rames.

        4. e/ says:

          Rama tregoi dhe nje here pse eshte duke mbledhur te gjithe shqiptaret bashke per te njejten kauze. Programi, fryma dhe vete lideri jane duke i frymezuar Shqiptaret qe ti bashkohen kauzes se tij. Mendoj se kjo eshte vertet ajo qe duhet te kishim bere te gjithe qe ne qe ne 2009. Mendoni sa shume do i kishim kursyer ketij vendi po ta kishim Rilindur qe atehere!?

          1. polici says:

            Berisha vjen e iken si nje qyqar i paftuar qe nuk e do me askush. Nuk mund te mendoje ende se e duan. Detyron ca punonjes te shtetit te jene aty e ta duartrokasin me zor, po nuk mund te flitet per feste. Pavaresisht nga sa paguan kete here e shikon edhe ai dhe te tijte se i ka ardhur fundi. Ne menyre te pakthyeshme!!!

        5. Tonini says:

          Ky po qe eshte nje miting qe i ka hije nje force fituese dhe qe ka nje program qe sjell ndryshimin per gjithe popullin. Bashkimi populli nen udheheqjen e Rilindjes po behet cdo dite e me e forte. Bravo Rames.

          1. denisi TR says:

            Elbasani e tregoi veten dhe aspiraten etij per nje qeverisje normale dhe socialiste. Nuk mjafton tyneli per harresen e kaq e kaq viteve. Berisha nuk genjen dot me asfalt qytetin me te varfer ne Shqiperi. Ndaj ne 23 qershor edhe Elbasani, si gjith qytetet e tjera ka per tia treguar vendin Saliut duke votuar per Rilindjen! EDI RAMA!!!

        6. zubizarreta says:

          Shqiptaret nuk kane nevoje per nje cope asfalt. Qeveria dhe Sala duan tu kthejne mendjen duke ju hedhur asfalt syve. Po elbasanllinjte e dine se duhet shume me teper per te fituar zemrat e votat e tyre. Prandaj u derdhen ne shesh pikerisht sot, ndersa tuneli ishte i hapur, u derdhen per RIlindjen dhe per Edi Ramen. Dhe po keshtu do i derdhin votat kunder hajdutit Birish

        7. tiku says:

          Edhe? Per tynele jemi keq? Eshte nje domosdoshmeri qe edhe mos e duash to ta besh. Eshte po aq ekstreme si te thuash kemi llamba elektrike ne 2013. Keshtu edhe ne, kemi nje tynel qe vendet e tjera e kane patur qe ne kohen e patates. Kjo nuk tregon qe kemi nje shtet te vertete.

        8. linda says:

          Berisha thjesht mblodhi miljarda lek qe i kane paguar shqiptaret, i a udha nje firme te huaj dhe ajo krijoj tunelin. As Berisha vete nuk e germovi me lopate po edhe as dha lek nga xhepi.Ne te kunderten popoulli nuk ka buk, nuk ka mjeksi, nuk ka drejtesi, nuk ka uje ne shtepi, nuk ka buqesi nuk ka siguri dhe as makina per te kaluar ne ajo rruge.

        9. D.D. says:

          Atehere me qe rruga eshte baza e nje shteti, kush nuk ka buk le te kafshoje nje cope asfalt, kush do mjeksi le te mare nje cope asfalt, kush do uje le te pihe nje cope asfalt, kush do drejtesi le te mare 5 metro rruge, kush do dituri le te mare nje cope rruge dhe ne vent qe ti leme brezeve qe vine nje te ardhme me njerzore dhe me solidaritet, tju leme asfalt.

        10. papi says:

          po do ta marrin arkivoli qe ecen

      2. D12 says:

        festa me e madhe do te jete me 24 qershore kur te gjithe te clirohemi nga ky shtet barbare qe na ka futur te gjitheve ne nje kurth nga ku do ta kemi shume te veshtire te dalim, por shpresa nuk vdes kurre dhe per kete kemi vetem nje shanc te ngelur ate te 23 qershorit dhe te gjithe e dime qe vetempo te dalim e te votojme masivisht per PS do te shpetojme

      3. Flogerti says:

        Feste e madhe kudo kudo. Vote popullore per PS. te gjithe jane bere nje per te votuar Rilindjen e vendit. Nej program e nje skuader e arrire qe do na coje ne nje te neserme premtuese. Kjo te motivon te votosh dhe ti si gjithe populli, sepse sovrani popull nuk gabon, ai Voton #29

    4. XANI says:

      NJE RRUGE NUK RREGULLON ARSIMIN SHENDETESIN, RENDI E SIGURINE, NUK I RREGULLON PENSIONET QE SALIU RRENOI PER 8 VITE! KJO RRUGE NUK JUSTIFIKON ABUZIMIN ME NAFTEN, DETIN, TOKAT E PRONAT E SHQIPTAREVE! KJO RRUGE NUK JUSTIFIKON FAKTIN QE SOT VDIQ NJE BURRE NE MINIERAT E LASHTA TE KOHES SE ENVERIT KU NUK ESHTE HEDHUR NJE EURO POR JANE PERVETESUAR TE GJITHA NGA BANDAT E SALIUT!

      1. halimi says:

        Bravo Elbasanit per pritjen qe i beri Rilindjes. E cuditshme po po ta krahasoje kete miting me pritjen pa zemer e me urrejtje gati qe i beri Vlora Doktorit, pavaresisht administrates publike ne shesh, del fare qarte se keto zgjedhje jane te humbura per Doktorin pa filluar mire akoma. Shqiptaret ja kane varur Doktorit dhe tani po mblidhen te gjithe rreth Rames!!!

        1. Vesa says:

          Shqiptaret perpara se te votojne duhet te mendojne mire per cfare u ka ndodhur 8 vite rrjesht. perpara zhvillimit ekonomik, arsimor, shendetesor etj qe ka munguar keto 8 vite. duhet te mendojne mire PER DEMOKRACINE QE PO E VRET SALIU CDO DITE NE VEND, NJEREZIT KANE FRIKE TE THONE ME KE JANE, KANE FRIK TE MARRIN PJESE NE OPOZITE, KANE FRIKE TE REFUZOJNE SHKUARJEN MITINGJET E PD-S

      2. Ilir says:

        Per keta njerez nuk eshte problem nese vijne per 1 ore ne Tirane apo vijne per 30 min. problemi i tyre eshte se me cfare do te vijne ne Tirane. Problemi i tyre eshte gjendje e tyre e rrenuar qe nuk kane mundesi per te paguar bileten per te ardhur ne Tirane. Prandaj ishin mbledhur te gjithe ne ate shesh sot sepse kerkojne nje zgjedhje per hallet dhe probelemet e perditeshme.

      3. TITI says:

        SALI PERGJIGJU PAK SA LEK VODHE NE KETE RRUGE? SA LEK VODHE TE RRUGA E KOMBIT? PSE NUK E BERE RRUGEN E ARBRIT? PSE NUK U DENUA ASKUSH PER GERDECIN? PSE NUK U DENUA ASKUSH PER 21 JANAR? KUSH E VRAU KOSTA TREBICKEN? KUSH E VRAU ALEKS KEKEN? KUSH E VRAU FATMIR XHINDIN? KUSH I KA BERE GJITHE KETO KRIME!

      4. dani says:

        po eshte mese normale qe te festojne te gjithe me PS dhe me Edi Ramen sepse te gjithe jane ne mbeshtetje te Rilindjes dhe te shpreses se shqiperia mund te behet me e mire me nje drejtim ndryshe nga ai i moderit berishjan qe nuk ka sjelle gje tjeter pervecse rrenimit

    5. redion says:

      po mire mo rruge do haj ky popull? si sndihmove te ndertohet nje fabrik, nje ferme e re? si sndihmove nje SPITAL TE SHPETOJNE JETE NJEREZISH? PSE DO VETEM GJERA QE TE SJELLIN VOTA? E MORE PERGJIGJEN NE ELBASAN!

      1. qamili says:

        Elbasani sot ka festuar ne nje menyre mbreselenese ne mitingun e Rames. Kisha kohe qe nuk i shikoja kaq te gezuar bashkeqytetaret e mi. Duket se Rilindja ishte ajo qe prisnim te gjithe. #29

    6. arber says:

      Me shum sesa festimin e ndertimit te tunelit ky qytet feston me ne fund fundit e erret te tunelit berishian. Dhe pak dite na ndajne nga festa e madhe. Rilindje

    7. dudu says:

      elbasani ashtu si e gjitheshqiperia pokerkon me ngulm largimin e ketij palo pryeministri qe di vetem te prese shirita dhe nuk eshte i afte te gjeje rrugen e daljes nga mjerimi te popullit per me teper i vjedh dhe nuk i le te ngrene koke

    8. Korab Muja KU-UK (kuksion Unajtid Kingdom) says:

      Po e ke lan gjith veriun pa buk mor maskara. Me nji thes miell don me ne rrejt> PTHUUU
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html

    9. Ne Evrope Ne Do Te Vemi ______Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

      Berisha tunelin nuk e beri vetem per “demokratet “,por per te gjithe demokrate e socialiste .As Kryetari i Bashkise nuk mori pjese ne inaugurim.Kjo j’u duket gje e mire?

      1. sif says:

        Si te vinte K. Bashkise kur inaugurimi nuk ishte qeveritar por partiak. Ne podium nuk ishte stema e qeverise, por e PD.

    10. valeria says:

      Elbasani do te ndryshoje vetem me Ramen, elbasani do te triumfoje vetem me skuadren e rilindjes.te gjithe do jemi se bashku e rilindja do te perhapet gjithandej e do te sjelli demokracine qe ne kerkojme.

    11. manila says:

      Rilndja eshte e ardhmja jone,rilindja eshte ajo qe do te na motivoje per te ecur perpara sot e kurdo.me rilindja ka shume per te na treguar rreth demokracise qe nuk na erdhi kurre.Kesaj here me te do te jemi te sigurte.

    12. oli says:

      Atmosfera e fitores se skuadres se rilindjes po ndjehet kudo.kudo ka njerez qe brohorasin per ta. Nga data 23 qershor na ndajne vetem shume pak dite ku numri 29 do te shpallet triumfues e do ti fitoje keto zgjedhje nga jugu ne veri e do te jemi te gjithe me mire mbas ketij 23 qershori.

    13. gesti says:

      Dhjetra mijëra qyetarë mbushën sheshin qendror në Elbasan në mitingun e djeshem të opozitës, është një pamje e jashtëzakonshme dhe unë shpresoj jashtëzakonisht shumë që ne që jemi këtu lart në këtë tribunë të jemi në lartësinë e kësaj mbështetjeje të jashtëzakonshme per fitoren elbasanit dhe ps

    14. flori says:

      elbasani vendos bashke me Shqipëria mbarë, në 23 Qershor do të vendosi të dalë nga tuneli i këtyre tetë viteve. Vajza dhe djem të këtij vendi do të vendosin në 23 Qershor të dalin nga tuneli i këtyre tetë viteve ku 15 vjeçarët e këtij vendi u katandisën në 57% analfabetë funksionalë, fermerët e këtij vendi do të vendosin në 23 Qershor të dalin nga tuneli i këtyre tetë viteve ku nafta hipi në stratosferë, saliu duhte te ik

    15. stela says:

      populli do RILINDJE.po duket qarte anembane ne cdo kend te shqiperise. nuk i falim Berishes gabimet e perseritura vit pas viti. populli do te festoj per nje Rilindje te politikes me ne krye vetem nje lider te vertete dhe ai lider eshte vetem Edi Rama.

    16. WENDI says:

      ps dhe edi rama do ta mbështes elbasanin në luftën tuaj për të zgjidhur halle dhe probleme që padrejtësisht vazhdoni t’i keni dhe padrejtësisht jua kanë bërë të pazgjidhshme. Edhe një sforco të fundit, edhe vetëm 7 ditë, edhe vetëm një javë, bëni çmos për të shkuar në kutinë e votimit bashkë me një tjetër

    17. mireli says:

      Shqiperiaaa do RILINDI shqiperia do te behet Rilidje ne 23 qershor.Te gjithe ne do te jemi me mire e do te ecim drejt evropes duke u bere shembull per qeverite e ardhshme.me se fundi do te jetojme ne demokraci e ne liri.cdo vend ku Rama shkel e lulezon ate kshuqe do te te votojme te gjithe nga i pari tek i fundit o RAma djali.

    18. Berti says:

      Një milion të papunë do të vendosin në 23 Qershor të dalin nga tuneli i stërgjatë i papunësisë për t’i dhënë vetes mundësi që të bëhen pjesë e rrugës sonë të përbashkët ku ne do të krijojmë kushtet për 300 mijë vende të reja pune, me ben blushin, dhe skuadren e rilindjes

    19. rolandi says:

      FITORJA E RILINDJES ESHTE E GARANTUAR.PLAKU MATUF E KRIMINEL DO TE QERROHET NGA PUSHTETI.TE GJITHE DO TE JEMI ME MIRE PA KETE NJERI QE I SOLLI POPULLIT VETEM VUAJTJE E MBAN EMRIN SALI BERISHA.RILINDJA DO SJELLI NDRYSHIMIN E VERTETE RILINDJA DO TE NA RILINDI TE GJITHEVE.

    20. nelson says:

      elbasani nuk donte tja dinte fare sesi e perurua tuneli i rrenimit ,por me nje entuziasem priti partine socialiste si kurre me pare , dhe me 23 qershor do te shkojme te votojme masivisht per te mbeshtetut te vetmin program qe do te na bej te jetojme e te marrim fryme lirisht

    21. bashkimi says:

      Sali Berisha nuk mund t’i thotë Elbasanit, shikoni sa i bukur është tuneli që u ndërtua me paratë e popullit. se ai e kishte mbushur ate me slogane te pd, ai eshte bere me leket dhe te njerzve te tjere qe nuk i perkasin pd por jane te te gjithe popullit, nje kryeminister nuk e bene kete

    22. loli says:

      elbasani ka nevoje per përpunimin e të gjithë plehrave dhe mbeturinave dhe pastrimit të ajrit për të gjithë qarkun pasi aty njerzit po semuren dita dites nga mbeturinat qe saliu ja la dhurat nga votat qe mori

    23. Kosta says:

      Saliu u nxitua ta inaugurojë tunelin, ne pamundesi per ti thene rrena del e bene inagurime pa kriter dhe pas nje ore ato marrin jete njerzish, ai tunel ska perfunduar pse duhej te inagurohej? pallavrat e saliut vazhdojne na ndajen pak dite nga fitorja e madhe

    24. redi says:

      Saliu kujton se duke hapur tunelin, të gjithë shqiptarët do hutoheshin dhe do te marrte ca vota , po nuk e ha populli sapunin per djathe sali joo, nuk jane budallenj njerzit , ti kane mesuar taktikat

    25. gerti says:

      i gjithe e lbasani e pa skandalin e tunelit nje ore mbrapa dhe me te bindur se kurre se vota duhet te shkoj per partine socialiste , skuadren e rilindjes dhe edi ramen, kjo diktatur duhet te marre fund tanime

    26. sasha says:

      populli do nje kryeminister qe ti udheheq me dinjitet dhe pergjegjesi,
      Saliu e ka shnnderuar vendin nje nje :” shesh betejash””
      ku krimet, varferia, inflacioni, borxhi publik, ndertimi i rrugve qe shemben brenda dites dhe rrezikohet jeta e gjithe shtetasve,kjo eshte politika e salut. Te privatizoj gjithecka dhe te vjedh cdo lek te shqipetarve nga firmat fantazme dhe korruptive…
      nje vend nuk mund te zhvillohet me nje kryeminister te tille

  2. Dori says:

    Miting i thoni ketij me 100 veta ju???hahhahhahah na e mbushet mendjen!Elbasanllinjte e dine mira se nga tuneli do perfitojne shume,,,ne se jane budallenj le ti besojne ketij sharlatanit lart.

  3. Malo says:

    Akoma derdellisni ju o qyqare. Jua ka verbuar syte urrejtja. Nuk doni te dini per asgje te mire dhe te dobishme qe behet per kete vend. Per ju te jete ne pushtet ai gjatoshi dhe ska rendesi asgje tjeter, qofte sikur te hani dhe bar se keshtu ju ka mesuar partia nene. Po ne fund ai gjatoshi do ju japi ate te gjatin sic jua dha per 11 vjet rrjesht ne Tirane. Sa shpejt harruat qe deri para dy vjetesh Tirana ishte kthyer ne sketerre. Te merrte frika te dilje me makine se doje 2 ore te dilje ose te hyje ne Tirane. Dhe kjo ne saje te politikave fitimprurese qe perdorte gjatoshi per vete dhe klanin e tij me shokun Koco ne krye.
    Vazhdoni grini se ne fund ate te gjatin do merrni.

  4. sherifi says:

    “Bravo Saliu,vertete e shterngoi pak rripin,kurseu nga shpenzimet e tij biles dhe femijeve u’a dha me racion ushqimin sa te ndertonte kte rruge”.
    Dikur nje fshatare qe rriste gjela deti per tregeti,ne kohen qe ofronte viti i ri,qytetin e kishte larg,duhej qe te nisej qysh te shtunen qe te gdhihej per pazar diten e diel ne mengjes,mirepo ky kishte shume gjela dhe i duhej te rrinte 3-4 dite ne qytet,dhe shkon dhe rri te nje fshatar i tij,diten e fundit i zoti i shtepise ther nje gjel nga te mikut dhe ja shtroin per darke,ne mengjes kur u cuan,miku mer gjelat dhe del per pazar,por nje ishte mangut dhe puet po nje ku eshte? i zoti i shtepise i pergjigjet;”po mbreme ne harke cfar hengre zotrote,se 3 dite te mbajta une”.

  5. tea says:

    I papare Elbasani sheshi i mbushur si kurre ndonjehere…Entuziazem i jashtezakonshem…Me 23 qQerhsore nje fitore histrike na pret ne Elbasan, do ta mari se zben mandatin e 8 ..Rilindje

  6. kevi says:

    DORI nuk ishe ne shesh ti dhe ta shikoje se sa shuuuuuuuum ishin aty,me siguri ti nuk jeton ne Elbasan, se po te jetoje ketu do ta dije mire qe Elbasanllit votojne masivisht te majten…Nuk mud te mbeshtesin kurrsesi qeverin qe i varferoi ne kulm, qe i la elbasanllijt pa pune dhe pa te ardhme.

  7. klara says:

    Bravoooo Elbasani nje dete njerezish ne shesh per te mbshtetur Skuadren e Rilindjes per Elbasanin…Jam krenare per bashkqeaytetaret e mi qe peqafojne masivisht idete perparimtare dhe idealet e PS…Rilindje per Elbasanin.

  8. brukli says:

    Eshte mese i natyrshem ky miting kaq madheshtore ne Elbasan sepse nuk kishte si te ndodhte ndryshe kur kemi perpaballe nje qeveri te deshtuar qe e varferoi Elbasanin me shume se c’ishte. Nuk mund te votoje Elbasani pushtetin ne ikje qe nuk beri asgje per punesimin e te rinjeve te Elbasanit, e sot ky qytet renditet si me i varferi ne shqiper dhe me papunesin me te madhe.

  9. arsi says:

    Elbasani sonte i gjtihi ne shesh duke festuar tunelin e Saliut me Edi Ramen dhe Skuadrene Rilindjes, nje super pritje,nje super atmosfere…Bravooooo Rlbasani.

    1. papi says:

      atehere do te thote se komandon edi rama e jo saliu .bini vet brenda o te mjere

  10. timi says:

    E shikoni elbasani ime ka qene dhe do jete gjithmone rilindje sepse nga ky qytet I lashte dhe mireprites ka nxjerrur bije dhe bija intelektuale te mencur dhe shume te ardhuruar mbase kombit te tyre keshtu qe elbasani done nje rilindje per te gjithe shqiperine dhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jane rrofte shqiperia rrofte elbasani rrofte rilindja dhe poshte serbit sali berisha qe se shpejti do te japi llogari para popullit dhe ai meriton te pushjatohet ose te varet ne sheshin e elbasani tek rrapi sepse ajo eshte gjeja me e mire qe I perket atij dhe kushdo qe eshte me te
    I

  11. mimoza says:

    Miting madheshtor, Entuziazem I Jashtzakonshem. Me 23 qershor ne do te votojme RILNDJEN,RILINDJEN per te gjithe shqipatret. Jam krenare per qytetin tim, per ate cfare demonstroi mbreme, per pergjegjshmerine per te ardhmen tone, per te ardhmen e Shqiperise. BRAVO ELBASANI! FITORE!

  12. liu says:

    ike o plaku mere ike bashke me tespijet

  13. mira says:

    bravo Elbasani,bravo ,bravo fluturojeni se ka deshire te fluturoje si dikur ne Vicidolllllll.

  14. llapushi says:

    Po Elbasani vetem si qytet eshte 130 mije banore.Mos te them se 2/3 e njerzve dje ishin te gjith te ardhur me autobuz nga fshatrat edhe qytetet e tjera te qarkut.S’mbeti mjet transporti te mos kishte ardhur nga jashte qytetit.Sa per tunelin vetem 1 njeri si S.Berisha e bente ate pune.Te pakten me rrugen do kemi kujt ti besojme koken dhe s’do kemi nevoje te marrim me me qera shtepija per femijet tane studente.

  15. ARBER says:

    DUHET TE GEZOHEMI PER ÇFARE DUHET TE BEJNE QEVERIT TE CILAT E KANE NE RRALLE TE PARE DETYRE PER TE CILEN VOTOHET.POR ESHTE KRIM QE ME DETYREN QE KA QEVERIA KJO KTHEHET NE HAJDUTE PER TU PASURU VETE E MASKARENJET E SAJ, ESHTE TURPI ME I MADH I KESAJ QEVERIE QE NE VEND QE TI KERKOJE FALJE KETI POPULLI PER KRIMET ,PER SHKATRRIMIN E EKONOMISE PER KETE VARFERI TE PA PARE , PER VJEDHJEN E PASURISE SE KETI VENDI DEL E MBURRET DUKE GENJY PER SHTRIM RRUGESH ,PER TUNELE KU PJESA ME E MADHE BEHET ME BORXHE E ME PARAT E POPULLIT MBASI RRUGET E TUNELET JANE BURIMI E METODA ME E SIGURT PER TE VJEDHUR FONDET E PER TU PASURU KETA HAJDUTA PUSHTETARE.PER ÇDO DREK KY POPUDH USHQEHET ME ASFALT E ME TUNELE NDERSA PUSHTETARET E KALOJNE KOHEN NE KARAIBE E VENDE LLKSOZE.

  16. Shkembi says:

    O populli Elbasanit,me kete miting na ngrohe zemrat dhe na shtove bindjen se dhe per atdheun tone ditet e mira “pasketaj vijne”.Shpresuam se me rrezimin e diktatures qe kishte pllakosur gjithe Evropen Lindore (neve me keq),shpetuam.Ne fakte ram ” nga shiu ne bresher”.Them ne bresher sepse,Politika atehere,pasurite e vendit I beri BUNKERE dhe DEPO qe mbusheshin me rezerva qe do perdoreshin ne rast lufte.Ajo pasuri dhe sidomos Nafta qe dikur “Cante Bllokaden” sot ka mbushur xhepat e pushtetareve.
    E vetmja shprese eshte vota me 23 QERSHOR. Mos ta humbasim kete shanse si shanset e tjera. Mbare Shqiperia si zemra e saje,ELBASANI.

  17. Tommy U.S.A says:

    Bilal Shehu,shoferi qe pagoi 80000 dollare per fotografine e Edi Rames me Prtesidentin Obama,sipas ligjit amerikan rrezikon te denohet me burgim dhe pas perfundimit te denimit te deportohet nga SHBA se bashku me bashkeshorten.Ka filluar investigimi per kete ceshtje nga prokurori i pergjithshem Erick Holder.Fillimisht po investigohet se kur kane hyre keto para ne llogarine bankare te shoferit,dhe ne qofte se jane depozituar ne nje dore me shume se tre mije dollare, sipas ligjit te bankave duhet te tregohet prejardhja dhe te taksohen.Ne kete rast behet fjale per 80000 dollare.Nga ana tjeter po verifikohet se sa para te tjera kane ngelur ne llogarine e tij bankare pas dhurimit te sasise se me siperme.Me vone investigimi vazhdon me pyetjet se perse Bilal Shehu ia ka dhene bileten e bashkeshortes se tij per ne takimin per mbledhje fondesh per ekipin e Presidentit nje personi te trete qe eshte kandidat per kryeminister ne Shqiperi.Ne qofte se vertetohet se parate kane ardhur nga burime te jashteme,ai do te denohet sepse ligji amerikan nuk lejon financime nga jashte per fushata elektorale.Problemi eshte i qarte:sot ne SHBA me aq para mund te blesh dy apartamente ne Florida ose tre apartamente ne Las Vegas,keshtu qe nje shofer nuk mund te dhuroje 80000 dollare sepse kursime ne vlere te tille nuk mund te beje as per nje periudhe 20 vjecare.Lus zotin qe ky investigim te mos mbaroje para zgjedhjeve ne Shqiperi, sepse do te ishte fatale per Edi Ramen,sepse jo qe nuk do te behej kryeminister po do ti ndalohej edhe hyrja ne SHBA,si shkeles i ligjit amerikan

  18. Klajdi says:

    O njerëz të mirë!

    Çdo gjë do të dukej normale që Edi Rama të fliste keq gjatë kësaj fushate, por se do të përbalte edhe këtë tunel që i shërben qytetarëve dhe përmirëson jetën e tyre, duket sa e pabesueshme aq edhe monstruoze.

    Pse nuk pati kurajën ky njeri tu thoshte dje qytetareve të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ” Po ky është një tunel që u ndërtua me paratë tuja dhe u shërben juve! E GËZOFSHI !

    Por jo o njerëz të mirë!

    Rama jo vetëm që se bëri këtë por e baltosi tunelin sikur të ishte një përmendore e Sali Berishës.

    Të gjithë ata SHQIPTARË, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Greqisë por edhe të gjithë të HUAJT që kanë kaluar qoftë edhe një herë të vetme në rrugën e Kërrabës do të sjellin në kujtesë tmerrin e përjetuar, dhimbjen dhe mallkimin e pafund.

    E nëse Rama e quajti “Tuneli i mallkuar”, ne kemi të drejtën ta bëjmë Mallkim të Ramës!

  19. Eden says:

    Tunel i mallkuar e quajte mo gjatosh???I mallkuar sepse shkon kunder cdo gjeje qe ty te frikson…kunder progresit,prosperitetit,nevojave thelbesore te elbasanllinjve.Po ca pret nga ty tjeter,,,ti qe bashke me ato konet e tua volle vrer per liberalizimin e vizave gazetave nderkombetare,,,ti qe nuk i votove ligjet e pastaj i votove me kusht qe te hynin ne fuqi atehere kur enderroje te ishe ti mbi kalin e fitores,,,ti qe nuk mbeshtete rrugen per Kosove duke e quajtur te kot,,,ti qe nuk do dhe nuk do duash kurre realizimin e rruges se Arbrit,,,ti qe je shembulli i regresit dhe skizofrenise.I mallkuar je ti dhe gjithe ca te rrethojne,rruget jane mundesi per njerezit dhe bekim per nje zhvillim te plote.Mendimet e tua te mbrapshta jane mallkim i keq dhe ogur i zi per nje diktator te ri,pas 23 vitesh!Sikur te te votonin,,,por snuk!!!Kurre jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje