TemA TV/ Luftë “sherifësh” në mes të Laçit, plagosen dhe kalimtarët (VIDEO)

25 Qershor 2013, 19:21Sociale TEMA

Nga Lindita Çela

 

Dy të vdekur e tre të plagosur është bilanci tragjik i përplasjes me armë mes dy grupeve në qendër të Laçit.

As prezenca e forcave RENEA, që ndodheshin në qytet, duket se nuk ka mjaftuar për të ndalur krimin në një prej zonave më problematike në vend.

Grupet e të “fortëve” janë përballur në mes të qytetit dhe pa të keq kanë nxjerrë armët duke luftuar me njëri-tjetrin si në filmat me sherifë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit janë plagosur dhe kalimtarë të rastit, ndërkohë që policia bën të ditur se motivi i konfliktit, mes dy fiseve është për arsye prone.

Ngjarja ka shkaktuar panik në gjithë qytetin. Shumica e dyqaneve janë mbyllur, ndërkohë që asnjë prej dëshmitarëve nuk ka pranuar të rrëfejë konfliktin që shkaktoi dy viktima dhe tre të plagosur.

Policia deklaron se po heton për ngjarjen, ndërkohe që ka përjashtuar mundësinë se vrasjet të kenë lidhje me politikën, kjo për faktin se pikërisht ditën e votimit, po në qendër të qytetit u ekzekutua një simpatizant i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

Ngjarja

Pa kaluar ende 48 orë nga vrasja e Gjon Gjonit, qyteti i Laçit tronditet sërish nga shkëmbimi i zjarrit.

Pal dhe Lek Syziu, përkatësisht 60 dhe 45 vjeç, kanë mbetur të vdekur, ndërsa janë plagosur Arben Krosi 43 vjeç dhe kushëriri i tij, Erik Krosi, 26 vjeç.

I plagosur në ngjarje ka mbetur dhe Ndrec Prendi, 56 vjeç, që sipas policisë, nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin, por ka qenë kalimtar i rastësishëm në momentin që dy grupet kanë qëlluar njëri- tjetrin.

Fillimisht vëllezërit Syziu kanë debatuar ashpër me anëtarët e fisi Krosi.

Mes burrave debati ka qenë i fortë dhe fyes e më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar, dhe më sa duket, qitësit më të shpejtë kanë mbetur të gjallë.

Përplasja me armë ka shkaktuar vdekjen në vend të Lek Syziut dhe plagosjes së vëllait të tij dhe dy kushërinjve Krosi.

Pas plagosjes, Pal Syziu dhe kushërinjtë Krosi janë sjellë me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Pikërisht aty ka ndërruar jetë edhe Pal Syziu, ndërsa në vdekje klinike ndodhet Arben Krosi, ndërsa Eriku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Burime të policisë së Laçit bëjnë të ditur se kanë vendosur masën e arrestit ndaj Arben dhe Erik Krosin, edhe pse janë në spital në gjendje të rëndë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe plumbave të gjetur në trupin e viktimave, dyshohet se autori i vrasjes së dy vëllezërve Syziu të jetë Arben Krosi.

Ndërkohë që nga të dhënat e para bëhet e ditur se konflikti mes Arben Krosit dhe vëllezërve Syziu kishte nisur prej dy vitesh, për shkak të truallit ku ishte ndërtuar një lokal që posedohej nga viktimat.

Së fundmi Arben Krosi u kishte kërkuar vëllezërve Syziu një qira për kohën e shfrytëzimit të truallit që pretendohej prej tij. Por kjo kërkesë është kundërshtuar prej kohësh nga familja Syziu, që duhet thënë se janë dhe pronarë të një sërë objektesh në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Mosarritja e një marrëveshje mes tyre është bërë shkak që ky konflikt të degjenerojë në përdorimin e armëve duke shkaktuar  një kasaphanë në mes të qytetit.

Ndërkohë, në familjen Syziu janë hapur dyert e mortit. Të afërmit e të dy viktimave nuk pranojnë të dëshmojnë me ngjarjen, qoftë dhe për faktin se konflikti i pronësisë, sipas tyre, ishte një sajesë, pasi ligjërisht ata kanë përfituar pronësinë në bazë të një kontrate noteriale.

Ndërkohë policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit të Lezhës.

16 komente në “TemA TV/ Luftë “sherifësh” në mes të Laçit, plagosen dhe kalimtarët (VIDEO)”

  1. FAKT! says:

    Edhe ky eshte nje peshqesh nga shpellari qe nuk di te beje shtet e drejtesi ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/koha-per.html

    1. fl says:

      Ja pse Rendi duhet te jete prioriteti nr.1 i Edi Rames.

      Monstra me Mulin dhe mulat e vegjel e shpartalluan ministrine e brendshme.

      1. indrit says:

        Krimet ne Shqiperi jane rritur frikshem sepse kishim nje kupole mafiozesh qe na drejtonin dhe qe eleminonin cdokend qe kercenonte pushtetin e tij, autoret e vrasjes nuk gjendeshin kurre. Por tashme, pas 23 qershorit, pas fitores se demokracise, nuk do te kete me au iu, do te zbatohet ligji dhe krimet do te ndeshkohen.

      2. grejsa C. says:

        Keshtu eshte kur s’kemi shtet, por kemi disa pushtetare qe mendojne vetem per tu ruajtur nga populli se kane frike nga gjykimi per te gjitha c’kane bere. Por kjo enderr e frikshme mori fund, do te kemi shtet demokratik, krimi do te ndeshkohet, do te dalin para drejtesise te cliruar nga pushteti te gjithe pergjegjesit.

    2. anisa says:

      Keshtu eshte kur s’kemi shtet, por kemi disa pushtetare qe mendojne vetem per tu ruajtur nga populli se kane frike nga gjykimi per te gjitha c’kane bere. Por kjo enderr e frikshme mori fund, do te kemi shtet demokratik, krimi do te ndeshkohet, do te dalin para drejtesise te cliruar nga pushteti te gjithe pergjegjesit.

  2. Pâli prej laci says:

    Leri more fshataret e Lacit te vriten midis tyre shpellaret ne vend te buzeqeshjesh dhurojne plumba njerzit e eger

  3. Andrea says:

    ne kete vend deri ketu ka arritur gjendja sa askush nuk eshte me i sigurt,policia e cila eshte e gjitha e pperqendruar totalisht tek zgjedhjet ka harruar rolin e saj (faktikisht ka 8 vjet qe e harron)

    sot gjeja qe na ben ne me te lumtur eshte fitorja e rilindjes mbi rrenimin

  4. fieraku4u says:

    NE SHQIPERI DUHET TE DREJTOJN POLICIN E SHTETIT NJEREZ TE KUALIFIKUAR, QE TE MOS LEJOJN GRUPE KRIMINALE TE BEJNE SI PAS QEFIT…SHPRESOJ QE RAMA TE VENDOSI RREGULL EDHE RENDIN.

  5. dritani says:

    Kjo eshte fatura e se “djathtes” shqiptare.
    Do kete edhe te tjera pasi nuk ka shkuar thika deri ne palce akoma!

  6. monitor says:

    Gjeja e pare qe duhet te beje edi rama, legalizimet dhe zgjidhjen e problemeve te prones se ndryshe keshtu do mbushet shqiperia me arkivole

  7. toni says:

    Eshte mire kshu,bile kjo eshte kembe e mbare me Ramen,te vriten trimat me njeri tjetrin,pastaj kush ngel ne fund e denon shteti,kjo eshte forma me e mire per te zhdukur krimin,pastaj te mbash te burgosur kushton shtrenjte,uroj te vazhdojne dhe neser deri sa te shkoj dhe i fundi i fisit,pastaj te gezojne toke 3 meter katrore.

  8. Ana says:

    SA TE VIJE SAJMIR TAHIRI MINISTER E KENI PROBLEMIN E ZGJIDH, HAJDE PUSHTA SE PO IU VJEN VERDALLE META, SKENI GJE NE TEREZI,,,,,,

    1. arbri says:

      Ana pushta thua ti? pse me goc ty nuk te tha dikush lezbike, te gjith i more ne prove ti dhe te dolen te gjith pushta? nuk ma merr mendja jo.. pusshtin dhe kryepushtin sale do ta sjellim dhurate ty, ana kape shtrengoe , dhe kur te them une liroe.

  9. alban4eva says:

    Rama do te kete shume pune per te bere me ceshtjen e pronave. ne Shqiperi eshte vendosur nje sistem i nderlikuar i ngaterrimit te pronave, pronare te vertete qe s’kane marre pronat nga shteti, apo qe ua kane zene te tjeret, pronare te rreme qe pretendojne se i kane pronat nga gjyshi apo stergjyshi..

    ky lloj sistemi i frikshem i instaluar ne Shqiperi do te jete shume i veshtire per tu zgjidhur..!!! urojme qe qeveria e ardhshme ta zgjidhe sa me shpejt kete ceshtje kaq te nderlikuar..!!

  10. USA says:

    Rotacioni politik duhej, po mos prisni mrekulli, ulni koken dhe punoni dhe mendoni pozitivisht. Keto akte si i mesipermi ndodhin dhe do ndodhin kudo ne bote.

  11. usa 13 says:

    mos mendoni se zgjidhja e shiperise eshte edi rama….Gjergj Fishta ka thene ..ska rendesi se kush eshte i pare ..rendesi ka qe mos te jete shiptare..nese edi rama do arrije te mbyll mandatin 4 vjecar…….do jete mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje