Nga Lindita Çela
Edi Rama duhet ta ketë një arsye më shumë për të mallkuar fort Berishën, teksa makina e tij, jo pak komforte, i është ngjitur malit të Dajtit.
Nga 10 mijë kilometra rrugë, që kryeministri thotë se ka shtruar në mandatin e dytë të qeverisjes së tij, nuk ka mbetur qoftë dhe një rul për të sheshuar gropat që zënë fill që nga Fresku e që i has në çdo një metër në rrugëtimin në shpatin e malit.
Në rrugën nacionale Tiranë- Djat nuk është vënë dorë, ndoshta që nga koha e Enver Hoxhës, megjithëse aty kanë gëluar ndërtimet. Nuk ka më kurora ullinjsh apo dhe pemësh që të ndajnë shpatin e matit të Dajtit me kryeqytetin. Ndërsa Linza, Surreli apo dhe Priska, për nga ndërtimet që janë njëri-pas tjetrit, janë shndërruar në mëhalla të Tiranës.
Ndërtimet janë një kaos urbanistik e ligji i vetëm që ka zbatuar gjithsecili, është ai i zaptimit e ndërtimit sipas takatit. Pikërisht këtu, në këtë katrahurë të zhvillimit, alla shqiptarçe, ku janë shfarosur mijëra pemë e ullishte, që nga rrëza e shpatit të malit e deri në majë, ka zgjedhur për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të tij, Edi Rama.
Shtëpia, për të cilën prej muajsh Partia Demokratike thotë se vetëm themelet janë 57 metra të gjatë e është ndërtuar në një sipërfaqe prej 8 mijë metra katrorë, është në Surrel, rrëzë malit të Dajtit.
Në Surrel
Fshati nuk është as 10 kilometra larg Tiranës, e për shkak të rrugës me gropa, të duhet më shumë se 45 minuta për të shkuar në Surrel.
Vendasit e mbajnë frymën kryesisht nga emigracioni e me të ardhurat e krijuara në këto 20 vjet.
Gjithkush ka mundur të ndërtojë sipas stilit e takatit. Ndërtesat e reja, pak prej tyre janë të përfunduara, janë ngritur rrëzë ngrehinave të vjetra, ku edhe pse rrënoja, dallohet stili i planit urbanistik të miratuar nga komiteti ekzekutiv i kohës.
Pikërisht këtu, në mes të fshatit, pak metra larg rrugës nacionale, janë hedhur themelet e shtëpisë së Edi dhe Linda Ramës.
Në Surrel, i madh e i vogël është në dijeni se banori më i ri i fshatit është kryetari i opozitës.
Me shumë mirësjellje, këdo që takon aty, të drejton në rrëpirën ku janë hedhur themelet për të cilën prej muajsh Laura Vorpsi flet nga selia e Partisë Demokratike.
Sapo kalon shtegun e ngushtë të shfaqet ndërtesa që ka hedhur shtat, e që duket se është e harruar jo vetëm nga i zoti.
Prej kohësh aty nuk po punohet, ndërsa nuk ka as roje apo dhe njerëz që kujdesen qoftë dhe për kureshtarët.
Dy blloqet e betonit ngjajnë si mall pa zot e vetëm vendasit të bindin se ajo është shtëpia e Edi Ramës.
I kanë parë me sytë e tyre se si Edi e Linda kanë ardhur aty për t’u kujdesur në punët e shtëpisë së tyre.
Por kjo ka ndodhur kohë më parë. Tani edhe punët janë pezulluar. Ajo që syri të shesh janë dy radhë betoni, por që komunikojnë me njëri- tjetrin e që brenda tyre disa kënde të vegjël.
Të paktën si karabina ndërtesa ka përfunduar, megjithëse ka shumë punë me mbulimin apo dhe me suvatimin e së tërës.
Ajo që të bie në sy është se bashkë me themelet ndërtesa nuk i kalon pesë metra të gjatë. Ndërsa poshtë saj, pak metra më tutje, në livadhin që shtrihet aty pari, ka një tjetër gardh. Pikërisht aty është kufiri i Edi dhe Linda Ramës.
Përtej gardhit është një tjetër pronar me të cilin uket se lideri i opozitës do të duhet të ndajë lëndinën, që deri tani përdoret për kullotë.
Trualli i ndërtesës, edhe po të marrësh tërë lëndinën e ndarë në copa gardhi, nuk është 8 mijë metra katror.
‘Pronarët’ e Ramës
Qemal Troci është pronari i një pjesë të lëndinës që shtrihet poshtë shtëpisë së Edi Ramës. Megjithëse në Surrel të thonë se veterineri i fshatit i ka shitur tokën e shtëpisë Edi Ramës, burri rreth të 50-tave thotë krejt të kundërtën.
“Nuk jam unë personi që i kam shitur tokën Edi Ramës. Toka ime është poshtë shtëpisë së tij, tek ajo lëndina dhe aty që është e lirë. Toka përdoret nga unë për të kullotur gjënë e gjallë”, të shpjegon Qemali dhe pse fort i bezdisur nga dhënia e këtyre shpjegimeve.
Veterineri e konsideron si normale shitjen dhe blerjen e trojeve, qoftë edhe për liderin e opozitës.
Ndërsa Ramën, si banori më i ri i fshatit, Qemali e konsideron fat për Surrelin.
Në fakt, nuk janë të paktë vendasit që ardhjen e Ramës aty, e shohin si ogur të mbarë.
Për hir të tij, gjithkush beson se Surreli të nesërmen, me komshiun e tyre kryeministër, do të ketë së paku rrugë.
E ndërsa Qemal Troci flet për të mirat që do u sjelli Rama, tregon se pronar i tokës ku është ngritur karabinaja e shtëpisë së liderit të opozitës, është Isuf Isufi, një banor vjetër i zonës.
Isufi thotë se tokën e tij nuk ia ka shitur Edi Ramës. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, Isuf Isufi e ka shitur këtë prone më shumë se 10 vjet të shkuara.
Fillimisht dy dynym e më pas dy të tjera, e jo më shumë se 4 mijë lekë të vjetra metri katror.
“Tokën time, aty ku është ndërtuar dhe shtëpia e Edi dhe Linda Ramës ia kam shitur Dhurata Relit. Është bashkëfshatarja jonë dhe unë e kam shitur më shumë se 10 vjet më parë sepse isha në gjendje të rëndë ekonomike. Asokohe kaq ishte çmimi i tokës këtu sepse askush nuk interesohej për këtë fshat. Di që Dhurata e bleu tokën për vajzën dhe mbesën, por shumë më vonë e kemi marrë vesh që mbesa ishte Linda, gruaja e Edi Ramës”, të thotë Isuf Isufi.
Ndërsa burri rreth të 60-tave shpjegon historinë e pronës së tij, në deklaratën e pasurisë së Linda Ramës thuhet se në vitin 2005 ajo ka blerë dy sipërfaqe toke në fshatin Surrel, (2528 m2 dhe 1955 m2) me një vlerë totale 10.8 milionë lekë.
Pikërisht në njërën prej këtyre është ndërtuar dhe shtëpia e Edi dhe Linda Ramës, ku prej kohësh nuk shkel këmbë njeriu.
Aty nuk gjen jo vetëm pronarët e rinj, po as edhe një punëtor për të shpjeguar projektin e dy rrathëve që komunikojnë në një simetri perfekte me njëri- tjetrin.
Aty nuk është askush e asgjë nuk pipëtin. Në zhegun e vapës dëgjohet vetëm zëri i zogjve e gjinkallave, ndërsa syri humbet në gjëlbrimin e lëndinave përreth.
Ndërsa sheh dy rrathët e çuditshëm të betonit, kupton pse Edi dhe Linda Rama kanë zgjedhur për të jetuar aty, në shtëpinë që nuk është një kala e as nuk është e rrethuar me 8 mijë metra katrorë.
Berisha eshte nje mashtrues ordiner qe neser do mari denimin e merituar. s’ka me tolerim per mashtrimet e doktorit.
berisha super komunisti kriminel do ta provoje super disfaten me 23 qershor
fushata e tij baltosese merr fund me 23 qershor!
CDO GJE PER SALIUN MERR FUND ME 23 QERSHOR
DHE ATY NIS RILINDJA!!!
Merret me shtepine e paperfunduar te Edi Rames e nderkohe nuk jep llogari per qindra shtepite e veta kudo neper Shqiperi, gjate gjithe vijes bregdetare, por saliu kete taktike ka, sulmon opoziten per cdo gje per te mos dhene llogari per hajdutlliqet e veta. Por neser do ta gjykojne te gjithe shqiptaret per te gjitha c’ka bere, neser eshte dita e madhe per ta ndeshkuar me vote qelbesiren.
Stop ta zhdukim nga politika nuk na duhen me keta kavje apo parazita , nuk eshte gje tjeter vecse nje I deshtuar saliu qe ska me asnje mundesi shpetimi .neser do ti themi njezeri rilindje nru 29 .Neser do te shprehim te ardhmen tone neser do te kerkojme nga vetja nje mundesi tjetr nje agim roz neser ne do te fitojme
Edhe nje shtepi 13 x 13 m, e ka gjatesine e themeleve (apo te mureve sic thone kurvickat e PD-se) 52 m…
spekullantet e pd qe ne vend qe te japin llogari per pronat e veta, merren me pronat e Rames, se po te kishte kaq leke do ta kishte perfunduar edhe ate shtepi ne Surrel.
Por gjithsesi, edhe nje dite qe te gjithe shpifesit do te mbajne pergjegjesi per te gjitha qe kane thene, do dalin para ligjit dhe te mendohen mire kur te llapin here tjeter.
Nuk na cudit me asgje qe degjojme nga shpifjet e saliut dhe papagalleve te tjere te kesaj partie, ata s’kane me c’te merren tjeter, s’kane asnje sukses per te shitur per te kerkuar nje rimandatim dhe vetem sulmojne opoziten per te larguar vemendjen nga problemet e verteta.
Eshte per te ardhur keq qe Saliu merret me nje germadhe qe nuk ka marre as forme dhe as pamje. Komplet nje deshtim shume i madh ky njeri sepse taktika e tij per investiguar cdo gje per Ramen eshte nje mundesi per te mbuluar veten.
kjo eshte gjendja e mjerueshme ne te cilen jane katandisur fshatrat shqiptare vende te shkretuara ku nuk kemundesi te shkosh pamvarsisht se eshte vetem pak minuta nga TR prandaj ne zgjedhje duhet te kemi vetem nje zgjedhje PS dhe Edi Ramen qe te rilindim te gjithe Shqiperine
do perballemi me lloje lloje politikanesh ,ata qe jane te mire dhe do na ndihmojne ose do ndhmojne veten e tyre per te qendruar ne pushtetata qe do mashtrojne genjejne dhe do shpifin, por ne kurr sdo te hasim me si berisha ai kalon cdo lloji limiti te parashikuar prandaj ta rrezojme neser te gjithe per te votuar neser te gjithe per te thene jo nr 44
PO NUK KA BERE ME TE VERTETE 10.000 KM RRUGE SEPSE AI ESHTE GENJESHTAR DHE VETEM GENJESHTRA THOTE.
Saliu kujton se jane te gjithe si ai. E dim te tere se shtepia e Berishes eshte nje kat i tere, e dim shume se pasuria qe ka akumuluar ai njeri gjate ketyre viteve shkon pertej imagjinates, e dim shume mire se e bija dhe i biri i Berishes kane blere gati gjysmen e bregdetit. Per kete model nuk do te votojme por per ate te Rilindjes.
kjo eshte ajo qe bejne gjate gjithe kohes vemjet e berishes gerromojne per te gjetur edhe gjene me te vogel per te mashtruar mbi te ne menyre groteske qe te hedhin balte gjate gjithe kohes
askush nuk po flet sot per bregdetin e jugut qe eshte privatizuar nga Saliu por flasin per shtepine e Rames ne Surrel,nje fshat qe nuk ekziston dyshimi me i vogel se ka fatin e madh te kete Ramen banorin e tij me te nga te gjitha aspektet
Stop ta zhdukim nga politika nuk eshte gje tjeter vecse nje I deshtuar saliu qe ska me asnje mundesi shpetimi .neser do te ndershkohet me vote neser do te ndershkohet nga ne neser dillon dita qe ai do te iki dita e madhe dita e socialisteve neser eshte dita e te gjithe shqiperise
shiko sarajet e tua o sali ram berisha komunisti se i ke te pafundme!!
ke zaptuar toka pafund ku ta deshte qejfi si per vete dhe per familjen tende
DO E SHIKOSH ME 23 QERSHOR CDO TE THOTE TE DENOHESH NGA POPULLI DHE VOTA E LIRE E TIJ
DO HUMBESH RENDSHEM!!!
FITORJA DO JETE VETEM E RILINDJES DHE E PS ME KRYEMINISTER EDI RAMEN!!!
saliu eshte vetem per vete !! po beri saliu shpi atje do shtrohet rruga dhe mundesisht do bohet pedonale se kshtu eshte ai !! si intereso gje tjeter pervec se pasuris se tij dhe ato qe do ai !! nuk eshte saliu njeri qe di te punoj per te tjeret dhe te jete tamam nje njeri per ne !! ai eshte si enver hoxha qe ben idiotlliqe vetem per qefin e tij sikur ne kemi lind me sherby ate
Ka krijuar me dashje saliu nje fryme qe te gjithe te mendojne se te gjithe vjedhin si ai dhe ehste bere gati e pamundur qe ka dhe njerez te ndershem ky vend te cilet e bejen punen tyre me drejtesi dhe me ndershmeri dhe ky eshte dallimi i madh mes ketyre dy politikaneve, nje ndryshim thelbesore dhe ky dallim do te jete dhe me evident pas 23 qershorit ku Rama dhe partia e tij do te vijn ne pushtet dhe do te clirojne vendin nga hgjithe ky korrupsion qe i ka mberthyer per fyti gjithe Shqipeatret dhe po ja bene jeten cdo dite e me te veshtire.
Kesaj i thone tebësh qimen tra,dihet tanime se e vetmja gje qe bejne njerezit e Saliut eshte te shpifin,po po te shpifin.
Fitore ps fitore rames suksese te majtes se bashkuar. Neser eshte dita jone neser eshte dita e shume pritur per nje fitore te madhe per te thene stop nje krimineli shumvjecar . Votojme neser votojme per te ndalur votojme per te sjell ndryshimin rotacionin rilindjen.
Iku koha e gjyshit!
Iku koha e mashtruesit….
Mbeti duke thene rruge rruge rruge dhe te vetmet rruge qe ka shtruar jane disa te cilat kane qene me projekt te gatshem,dhe ato jane shtruar ne menyre skandale,duke ndikuar ne aksidentet automobilistike,ne cilesie e udhetimit,ne mirbajtje e automjeteve etj etj dmth ku e ku te beje shqiptaret te harxhojne sa me shume lek!
Sarajet thote plera…po nese keto jane saraje po pranat e Argites tek Gjiri i Lelezit cfare duhet te quhen?!
Po pronat qe keni ju gjithe si familje jashte dhe brenda Shqiperise cfare perbejne?
Dhe ironia qendron qe ju te gjitha perfitimet i keni vetem nga leket qe i vodhet popullit..
Ne jemi nje vend ne trazicion ne ndryshim dhe ne duhet ti themi ik , sliut problemin e vetem dhe te madh te shqipetareve qe eshte MUngesa e nje pale zgjedhjesh te drejta transparente dhe te lira .Pra le ta bejme ate qe na duhet le ti themi ik , le te bejme realitet enderren tone .Votojme per vete per te ardhme votojme rilindjen
Jemi vetem 1 dite perpara fitores nje fitoreje qe do te behet pjese e historise se ketij populli .Do te kemi nje rotacion politik dhe kete po presim te gjithe do thon keta e rrezuan saliun ishin pjese e atij ndryshimi ne jemi pro nr 29 per te then rilindje
Ka luajtur me fatin tone na ka dhunuar lirine tone kerkon voten ton dhe si e kerkon duke bere pislliqe manipulime e te tjera themi nuk do fitoje nuk do ja dali jane 3milion banore shqipetare ne trevat shqipetare dhe ata do te bejne te pamunduren per te te rrezuar aty ku ke hipiur qe po neser ti merr fund dhe fillon rilinjda per te gjithe kudo .
Duam qe veteme me njerez ideator mund te themi se ndoshta kriza merr fund , ndoshta sdo te shtrojme vetem rruge ndoshta do te jemi ata qe ne nje te ardhme do ti themi femijeve tane se e bem rotacionin .Do themi ndryshimi filloji te ne ne filloji ne 23 filloj me numrin 29.
o sali na thauj pak mor ku i ke rruget qe thua qe ke bere, se kudo qe kalojme rruge te bera e te perfunduar nuk po shohim,, ore genjeshtar i pa fe po ku kujton ti mor se jetojme ne qe na genjen? #29 do ta bej gropen ty 29
Nje ordiner eshte saliu nuk eshte asnje gje me shume se nje njeri i ulet nje langaraq i mirefillte . ne do ti themi ik ne do ti themi ndal ne do ta heqim do ta rrezojme ne do te votojme neser
neser ne do te votojme do i themi ik ketij plaku kriminel per te hapur rrugen per nje zhvillim per rilindje per nje rotacion ne qeveri .Votojme per ramen votojme nr 29
Edi,
Kjo nuk mjafon!
Derri do sacme derrash!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/kjo-nuk-mjafton.html
MOS HARRONI LUL BERISHEN!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html
Kilometrat qe thote Berisha se ka shtruar as nuk i afrohen realitetit. Ky kryeminister e ka ngritu qeverine e tij mbi deng te madh brockullash dhe tashme askush nuk i beson me. Neser, do te shenohet dita e fundit e ketij regjimi te tmerrshme qe ka rrenuar ekonomin dhe i ka bere njerezit mos te ken besim tek drejtesia.
saliu qe sot eshte nje e shkuar…nje e shkuar e keqe e ketij vendi….por mos te flasim me per te keqijat….te flasim per ate cka na pret…te flasim per te ardhmen tone te perbashket…. per rilindje e shqiperise!!
saliu i permend rames saraje.. por nderkohe duhet te kujtoj sarajet e tij te
ngritura me 100-ra miliona, triliona, leke te vjedhura nga leket e popullit..
ky do ta le shqiperine me keq se mbreti zog.. ka arit gjendja deri aty sa arka e
shtetit eshte bosh .. kush te vjedh me shume nga i madhi derit e me i vogli
Po rruget e Saliut keto jane, ai jep shifra qesharake qe nuk ekzistojne askund por jane ne mendjen e Saliut. Kjo qeveri duhet larguar sa me pare qe te clirojme vendin nga kjo keqqeverisje!
saliu eshte mesuar me shpifje dhe si ben pershtypje,
un bej cudi se si ai njeri nga gjithe ky imoralitet qe ka ska mesuar dhe ska
kuptuar se cili eshte morali….
eshte kthyer si ato plakat e lagjes qe meren me llafe…duke u mare me jeten e tjerit
ahhhaha keto mburren se nuk kane lene rruge pa bere, mrelulli pa provuar ,modelin e diktatures, te vrasjes, te rrenimit t, te gerdecit kur ne te vertet nuk kane bere aq sa duhet dhe ka per detyre per te bere nje qeveri sepse modeli i tyre eshte ai i rrenimit te shqiptareve , modeli i rrenimit me gjoba dhe taksa , modeli i monopoleve dhe i rritjeve te cmimeve ne menyre statosferike, modeli i genjeshtres dhe i perbaltjes seps nuk kane me asnje argument legjitim per te fshehur deshtimin e tyre, perkunder tyre eshte rilindje e cila ka modelin e taksimit progresiv, ai qe ka me shume paguan me shume , ai qe ka me apk paguan me pak, modelin e uljes se taksave per 95% te shqiptareve , modelin e krijimit te 300 mije vendeve te punes ne mandatin e pare. heqien e takses 20% per sherbimet jetike te shportes, rikthimii i rendit dhe i sigurise brenda 300 diteve te para te qeverise , heqien e takses per biznesin e vogel dhe pergjysmimin e tatim fitimit, uljen ne 6% te te takses 20% te fatures se energjise per familjet, heqien e takses 10% per ilacet, ofrimin e sherbimit shendetsor falas per te gjithe,,, ja ky eshte modeli rilindjeeeeee i cili jeten tone e bene me te lehte voto modelin e rilindjessss. voto te ardhmen tende dhe te miqve tu voto rilindjennnnnn koha eshte te reflektosh edhe ti pamvarsisht se i cilit kah politik je,,,, duhet te votosh ate qe te ofron nje jetese me te lehte per nje te ardhme me te mire. voto nr 29
urdhero pra rruget e saliut praaaa po ai ndoshta thote qe rruge rruge ska ber ndaj, ai eshte nje mashtrus ordiner qe se ka shokun ore dhe pak dhe pak pastaj shenden saliut, rilindjaa po ben namin , rilindja po vjen
Po pse si thoni ju qe Edi Rama tani ne prag te fushates do merret me ndertime moj Lindite. Ama investigim i madh.Do e shihni pas fushates se sa shpejt do ngrihet kalaja e Rames
nese sarajte e rames kane marre malin , pra nje toke me pak e kushtueshme sarajet e berishes kane marre bregdetin sepse ne kasmil e ne shkemb te kavajes e ne zona te tjera toka kushton shume me shumee ,, berisha i ka berivilaaaa ,,, vilat e vajzes se berishes ne ksamillll jane gjigandeeeee madhshtore
Sa shtepi ka Gita? Po Zeni!
Askush nuk i ka thene puna e mbare dhe jane bere
miliardere.
Nuk ka te drejte nje ¢ift me nivel pagese te larte te nder
toje me leje me parate e tyre nje vile?
Burri i Gites shkaterroi Jalen se e desh per vete.
Jeni bere pronare te pasurive mbi dhe nentokesore te
Shqiperise e hani m.t!
Modeli Berishjan duhet te shkulet nga ky vend.
Nese sakaton votat ne duhet ta shporrim ate.
Me ¢do ¢mim.
Ore po keto sarajet e Edi Rames vlejne sa tangat e Laures,ky paska vjedhur jo 10% por 50% te vleres se tenderave.AhhhhA Turp!Po qe se ato karabina kushtojne miliona euro atehere shtepite tona modeste kushtojne dhjetra milione euro,ne jemi milioneret e kohes se Berishes.O zotd deri ku arin mashtrimi i kesaj kavjeje te ndyre.
Berisha nuk e ka problem te vrase, jo me te genjeje per rruget e me the te thashe.
Nje pjese e madhe e turmave te budallenjve qe i shkojne nga pas do ta kuptojne idiotesine e vehtes kur Berisha mos jete me ne pushtet.
Miqtë e mi nesër në orën 21 do të ngrim gotën e fitores kudo që jemi!!!për këtë jam shumë e sigurt : për RILINDJEN E SHQIPERISE VOTONI nr29 : 2+9=11 LA FORCE Z.RAMA asnjë nuk mund t’ju bëj gjë !!!fitorja është me ju dhe për shumë kohë…..
Z. CELA ! NUK ESHTE NEVOJA TI TREGONI FOTOT E SARAJEVE TE TIJ
AI I KA LENE VETE PA E PERFUNDUAR . POR POPULLI NUK ESHTE BUDALLA
QE TE BESOJ RAMEN QE KA PUNUAR NE BASHKI KRAH PER KRAH DHIMES
KU KA FITUAR MILIONA ,
More, po a jane te Ramiut keto themele te hedhura apo jo?
Ne mos te paperfunduara sot do perfundojne neser.
Shkrimi eshte shume kontradiktor. Nga nje ane akuzon Berishen qe e prishi malin e Dajtit me ndertimet pa fund e pa plan, nga nje ane e akuzon si genjeshtar qe nuk ndertoi rruge.
Po keto themelet e Ramiut kujt I perkasin, ndertimeve pa plan, apo mos perfundimit te ndertimeve per shkak te mungeses se rrugeve.
Kush eshte viktima tani: Fshati I shkaterruar, Dajti I shperfytyruar dhe I zhveshur nga ullinjte dhe mimozat apo Ramiu I paperfunduar?
Nuk kuptoj ndjenjat e verteta te komentuesve.
Mua ne te vertete me pikon kur e shikoj Dajtin dhe fshatrat te masakruara ne kete gjendje.
Nuk besoj se do vije dita kur te vihet dore mbi kete masaker qe po behet sistematikisht ndaj ketyre dhuratave te vyera qe kemi nga natyra.
Shkaterrimi eshte karakteri jone prej injoranti e militanti.
Oburra te perfitoje kush te mundet, njehere nga PD njehere nga PSja..
Kasmen cdo gjeje, deri sa te zhduket njehere e mire dhe pema e fundit.
mjaft me me rrenimimin ,
me vrasjet e qytetareve,
me gerdecin ,
me arsimin e rrenuar me shnetsin e shkermocur ,
me drejtsine e munguar,
majft me me diktatorin!!!!! ,,,
kujdesssss rezikkkk ! mos voto 44…
kujdes rrezik! diktatura te uzurpon,,,,
kujdes rrezik! diktatura te rremben lirine ……
kujdes rrezik! diktatura te perdore!
kujdes! diktatura te varferon dhe te zhyt ne mjerim…
kujdes rrezik! diktatura te dhunon dhe te persekuton.
kujdes rrezik!! po u bere pjese dhe pre e saj je bashkefajtore dhe brezat dhe historija do te te denojne….
kujdes!!!! e ardhmja e femijeve dhe te afermve te tu do te jete ne rrezik…..
kujdes rezik!!!! kujto 44 dhe voto rilindjen nr. 29
Turp tu vije te gjithe ju PD-istave…po gjatoshi yne i mjere akoma fle te shpija e shokeve(dashi e ka me per zemer)dhe ndonjehere me mamane qe dikur e nxorri me lecka…fundja ku ka me te varfer se ai vetem 3.000 euro ne banke dhe ca 20% “te vegjel”.
mirel fajin e ka rama qe nuk te mori leje ty. po ne fshat po nderton ,dhe jo ne mes te tiranes. sot nuk ka ngel njeri qe ka pse nje lek e nuk ka ndertu. po sipas teje ku ta ngreje shtepine ai ne mars. shko mer zaberhane po flet ti kokrra e injorantit.
Po mire o I mencem.
Sipas teje as BErisha nuk ka faj qe ka bere ci ka dashur b….
Nuk I ka marre leje njeriu dhe aq.
Lum si ju te mencmit per kete mendje qe keni.
E meritoni dhe Berishen dhe zaberzanet( magari sikur te isha dhe une nje prej tyre, per ca si puna jote nuk do me vinte keq tju bija ne koke).
Muslimanet nuk do te votojne bijte e atyre qe prishen kishat e xhamite (PPSH). Aq me teper nuk votojne nje vlleh rumanije qe te qeverisi Shqiperine. Shqiperia e shqipetareve.
Aman vetem bijte e atyre xhahileve,karrociereve,teneqexhinjve, shofereve, traktoristeve e mjeleseve , injoranteve te ish byrose politike mos vijne se do te na e bejne vendin prap corap si eterit e tyre te PPSH. Cfare del nga macja gjuan minj.
Nuk i nxjer gjarpri kembet,kjo eshte nje loje e ndyre e Edvin Mao Ce Dunit,kushedi ku i ka gremisur ato mijra dollare te rjepur ne bashkine e Tiranes,dhe pastaj mos u merzisni se do vi nje dite ai do ta ndertoje si me katapult,dhe aty do te pijne e darkojne se bashku me Berishen,se jane te nje ideali,i ka lidhur Markzizem Enverizmi,me marveshjen strategjike te Ramize Alis.Neve beje gem gem kot,ato dy legenat kushedi ku takohen vece fsheur,mbase mbrapa Dajtit,duke thurur plane e intriga,P.S-ja u duke qe mbas Gerdecit,ku u pa sheshit marveshja,gergalla edvin,i rahu supet,me nje fjale mos e caje me ner by…..se me ke mua.Dhe tani dihet,salushi i leshon pushtetin,dhe ri ca kohe ne opozite me isharet,fshe ato pakpara qe ka vjedhur,dhe pas ca kohesh i fute nje te ikutr me kuc e me mace ne ndonje ishull diku ne Pajsor,dhe e kalon pleqerine ne rehatllikun e tije,duke mare here pas here ne telefon edvin maucedunuin,duke i thene e ka ndonje gje te re,ka kerkuar ndonjeri qe te hetohem…..jo babush do ja ktheje piktor mavria,ri i qete sa te jeme une nuk te hyne gjembe ne kembe,……e keshtu me radhe,vite ikein zullumet zbehen,po kete loje do ta ndjeke edhe piktor mavria,e perfundimishte neper buregje shqiptare do te vuajne denimin vetem nenpunesit qe kane mare nje dy mije lekshe….
Nuk jam shtetas i Shqiperise, por nga ajo qe shoh atje kur vi per pushime dhe ne TV mendoj se rotacioni politik eshte i domosdoshem. E ndegjova ne Top Story Berishen, ai tha se mbi 11.000 km rruge jane shtruar dhe tha se ka edhe shume rruge pa asfaltuar (vetem ne Tirane mbo 250 km). Teritori i Shqiperise eshte 28.748 km2, perfshire ketu deterat, liqenet, lumenjt, malet, etj, etj, sipas asaj qe thot Berisha i bie qe te akten 2/3 e territorit te Shqiperise jane rruge, duke e pasur parasysh se 11000 i ka shtruar ky, 250 ne Tirane duhet te shtrohen, shume km te tjera jane te shtruara. Po hapesira detare, malet, lument, liqenet, shtepite, banesat, dyqanet, tokat bujqesore sa hapesire zene?
Sa analize e holle.Je enciklopedik fare.E ke mberu klasen e peste???
Sa mire qe nuk je shtetas i Shqiperise.
Fundja ci duhesh ti Shqiperise.
Nje idiot me pak.
Eh cna bejne , po sa njerez ka me vila apo apartamente te dyta e treta ! Po vete K/ ministri sa vila ka bashke me femijet e tije apo ministrat etjr …..?
meqe je kaq trim me lere nje takim dhae ta shohesh me mua kokrra pushtit. une te beje tew harrosh diten qe ke lere.degjove mirel bytha.
O lere se na trembe.
U kujtuat sot te rrezoni Berishen ju qurrashe.
Kokren e plumbit dhe shqelmin pas bytheve jua ka dhene Berisha me kohe o koqe.
Dhe beheni si trima ketu, pisa pa karkakter.
Ai ju ka marre neper kembe me vite, dolet tani ju horrat e PSse
Lavira me brire jeni.
Prandaj ky vend eshte unik,sepse ka trushkulur si
disa prej komentuesve blokmeno-demokrate qe nuk
komentojne shkrimin por na merzisin koken me lloj-
lloj budalleqesh.
Nuk e di sa i paguan PD por do ta meritonin me shume
shperblimin te mos shkruanin budallelleqet me oke
qe tentojne te ofrojne.
Si i dalin ne mbrojtje shtepise se komandantit sherbetoret servile a thu se eshte shtepia e tyre.Ndonje nga keta qe komenton ketu ska shtepi fare per vete por prap gezon qe ka vile komandanti.Te vjen ndot nga keta njerez.
Nje gje skuptova nga shtepia e udheheqesit.Po pse kaq shum beton.
Se me 3 mij eurot kursime vetem nje faqje muri beton shkon 3 mij euro.
Eme dhe ju gazeta TEMA se e morem vesh te gjithe shqiptaret qe financoheni nga rama.
Besoj edhe kur shkoni te shurrosni i merrni leje kryetarit.
Do e ket len pergjysem per leke i ziu.I kan mbaruar.I harxhoi parate e fundit per helikopterin dje ne vlore.
Un them qe te kontribojme sado pak te gjithe per vilen e edit.
Ej po vilat e bllokmeneve te rinj I ka pare apo filmuar njeri??? Shkoni ne gjirin e Lalzit dhe shikoni vilen e Berishes dhe Argites! Do cuditeni! Sikur jeni ne Belveri Hill! Jane brenda tek kompleksi “Lura” . Nuk me la polici te filmoja me pa, me pyeti cfare po beja. Ne fakt ndalova , Jo nga frika rojes, por gjithsesi eshte shkelje privatsie. Po kninistri te acaron kur genjen ne cdo minut ne TV, eshte I paturpshem dhe psikopat se se kuptoj dot qe e di ai qe ne jemi rrotull dhe shohim gjithshka qe ndodh e behet. Vila qe si keni pare ndonjehere , vetem ne filma. Siperfaqe ndertimi ndoshta 300-400 m2 ne cdo kat, ndoshta rreth 500- 600 m2 oborr (them ndoshta se me sy e kam percaktuar). Dhe me e bukura ne njeren nga vilat (e Argites me tha dikush aty) , kolibja e qenit 2*2m e ndertuar si nje minivile dykateshe. Dhe pa pike turpi genjen kam vetem 125m2 ne fushate. Ka gjetur budallenj dhe I sjell rrotull, ta haje kush ta haje thote! Se ka nje tufe zagaresh nga prapa, qe I lepijne b…. sepse Kane hallin e pasurive te paligjshme qe kane vene keto 8 vite e si justifikojne dot. Duhet te jemi te forte e te kujdesshem, se ky diktator qe flet ne emer te demokracise bashke me lukunine e hajduteve qe e rrethojne e kane jetik nje mandat tjeter. Syte hapur neser te nderuar miq !
Ska dyshim qe te gjithe i kane sarajet e tyre por edhe ky ketu nuk eshte me pak pavaresisht se jane nderprere punimet per arsye taktike sa te gjendet dicka e re dhe te kthehet vemendja ne drejtim tjeter!Per te gjithe ata qe nuk dine te numerojne ose te masin vetem containeri para shtepise eshte 6 metra i gjate kurse pjesa tjeter dihet.
nqs flasim per shtet te ligjeve…thjesht i bukur shkrimi…por nuk na thate me leje apo pa leje kane filluar punimet…dhe po qe se ska puntore per ti mbaruar punimet..te vime ti japim nga nje dore se kohe krize eshte dhe sdihet do kete para edi apo jo per te paguar puntoret…..do na cmendeni komplet me keto shkrime???? prap do kalojme tek nje sistem tjeter frike e te shprehurit???????..