TemA TV/ Berisha: 44-a është numër fati se kam lindur në ‘44-ën, 29-a është numër dështimi (VIDEO)

20 Qershor 2013, 21:10Sociale TEMA

Një ditë përpara se të mbyllet fushata elektorale, kryeministri Sali Berisha ishte në Kavajë dhe në Durrës, ku mbajti dy nga fjalimet më të shkurtra që ka mbajtur ndonjëherë.

Në Kavajë foli shumë shpejt dhe u largua me shpejtësi nga sheshi. Aty premtoi se Kavaja do të lidhet me Tiranën me autostradën e saj.

“Fitorja e 23 qershorit do të jetë fitorja e punësimit masiv të qytetarëve të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë. Kjo fitore hap dyert për krijimin e 250 mijë vendeve pune për punësimin e vajzave dhe djemve të Kavajës edhe të mbarë Shqipërisë. Fitorja hap dyert për dyfishimin e turizmit në Kavajë dhe shfrytëzimin e të gjitha potencialeve turistike mahnitëse dhe të mrekullueshme të saj, për ndërtimin e resorteve të mëdha që do ta bëjnë Kavajën turistike të famshme në Evropë dhe në botë. Katër vitet që vijnë do të jenë vite në të cilat Kavaja, fermerë e saj do të njohin mbështetjen më të fuqishme, trefishimin e granteve, pensioni minimal 150 dollarë, pagesën me para në dorë të TVSH-së për çdo gjë që ata përdorin për prodhim. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e lidhjes direkt të Kavajës me Tiranën, me autostradën e saj; do të jenë vitet në të cilat Kavaja do të kapë nivelet më të larta të zhvillimit,” tha Berisha.

Kurse në Durrës, me një shesh të mbushur me pak njerëz, Berisha nisi të bënte fallxhorin, pasi nuk i ka mbetur më gjë tjetër.

“Vota juaj më 23 qershor do të jetë votë për marrjen e statusit të vendit kandidat, brenda muajve që vijnë do bëjmë të mundur thithjen e qindra milionë eurove investime, për punësimin e shqiptarëve, për ndërtimin e infrastrukturës më moderne.

Për ju dhe gjithë shqiptarët dua t’ju pohoj këtu sonte se unë gjithë jetën jam përpjekur, por kam pasur dhe fat dhe fati im i madh është 44, se linda në vitin 44. Askush nuk do zhgënjehet. 44 është numri i fatit, është numri i lirisë së shqiptarëve. Lexoni pak për 29-ën, është dështimi, është Edi Rama. Kujdes prej atij numri, nuk sjell fat, nuk ka mbarësi, ka dështim,” tha Berisha./ep

30 komente në “TemA TV/ Berisha: 44-a është numër fati se kam lindur në ‘44-ën, 29-a është numër dështimi (VIDEO)”

  1. Azemi says:

    KJO ESHTE VDEKJA POLITIKE E SALI SERBIT. FITORE RILINDJA.

    1. the teacher says:

      Shume mire, dy katra i kane vete. Tu veme dhe ne nje kater me voten tone dhe ti ngelim ne klase perfundimisht…

    2. Jozefina Topalli (Qoba) says:

      KJOFSH I BEKUEM O SKENDERBEU YN I DYT
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bekimi-hynjor.html

    3. indrit says:

      o sali psikoza funderrine i mbaruar je llogarit qe nje 4 e vetme nuk te mjafton ndaj dhe te kan ngjesh dy katra ngaqe je i katranosur kok e kembe more filoserb,ti je xhynypi i shqiperise po leri dokrrat se nuk han pyke ti tek/ 29 /…

      1. gjyshja says:

        Rrënimi eshte 44 Sali po po 44-ra.E thene ndryshe dy katra per Saliun,nje kater per keqqeverisjen e tij te fundit 4 vjecare,dhe nje kater tjeter te cilen Saliu do e marre me 23 qershor.Pra dëbimi i tij eshte i sigurt populli e ka vendosur zgjedhjen e tij rrëzimi i Saliut i sigurt.

    4. fino alla fine says:

      Je i marre fund,je i marre fund.Nuk voton me njeri per ty o plak i felliqur o diktatori i fundit i Evropes.Nuk mund te qeverisesh me kete vend te lene ne pike te hallit,kete vend te lene ne mjerim,kete vend qe po e con drejt rrënimit.Stop Saliut Stop rrënimit.

    5. gertjan says:

      Popull me 23 qershor te gjithe ne zgjedhje te votojme masivisht kunder Saliut ta permbysim me vote kete tiran qe po na merr frymen.Eshte dita ne te cilen gjithsecili prej nesh ka ne dore te ardhmen e vendit,ose do mbajme serish Salin e do vazhdojme rrënimin ose do zgjedhim Rilindjen e z.Rama me qellim qe te progresojme.

    6. shoku taras says:

      Nuk mund te vazhdojme te qeverisemi nga ky horr njerez.Zgjohu popull zgjohu,merre ne dore te ardhmen te pakten per nje dite me 23 qershor,jepi te drejten Rilindjes me ne krye z.Rama te qeverise.Voto me 23 qershor,shko voto 29 shko voto Rilindjen!

  2. nuk harroj says:

    Ik bej shurren tani plak matuf,njeri i ftohur ne tajare.

  3. enea says:

    Ahaahahaha, Kavaja e ka braktisur fare te semurin.

    me ngjyre te shemtuar blu qe ka kjo PD nuk ben nona

    RILINDJE

  4. Argita says:

    Ti do besh te dyzet e katertat te dielen,te dielen ora jote pushon ,koha jote ka skaduar,te dielen ti del ne pension

  5. e verteta says:

    hashahahahaha,gallat e madher ,keta ja fusin pordhes,kujton se i beson kush me.

  6. dibrani says:

    Ca eshte ky mer,shakaxhi apo fallzhor. se si shume po ngjoj horoskopine ktu,nr 29 ska fat,44 kshu 44 ashu….te rrosh vete o sal se menja tka lene

  7. shvejk says:

    Qe ti je armiku i Shqiptareve kjo dihet, por mos harro qe 29 eshte dite e bekuar per ne , eshte dita e clirimit nga fashistet dhe bashkepuntoret e tyre. Numri 29 do te te haje koken edhe ty o mbeturine e dekompozuar qe as fashist e as demokrat nuk je, je thjesht jashteqitje e qelbur qe as familja jote nuk te merr me seriozisht. Ky eshte fundi jot dhe i gjithe krimbave qe te rrine prane.

  8. tomas says:

    gjithashtu ne vitin 44′ ka ardhur ne pushtet enver hoxha dora vet.apo kete nuk e thua?po kujt i intereson pastaj se kur ke lindur ti more plak matuf?te gjithe po e mallkojne me shpirt diten kur ke lindur pasi ti nuk solle asgj tjeter pervese rrenimit.VOTO 29

  9. ari says:

    Kete radhe e hengre sali ca do qe te besh nuk ke ca ben me nuk ka menyr si te manipulosh se ke shum kundra, po qe se do tregohesh i zgjuar ta pranosh humbjen e ti japesh doren fituesit kjo do ishte dicka pozitive, do te durojm dhe neser dhe pastaj shko pusho shijo leket qe i vodhe shqiptareve

  10. Arta says:

    Cdo numer i cili perfaqeson Rilindjen e Shqiperise mund te konsiderohet nje numer fati.

  11. scarface says:

    Ky eshte fundi shkaterrimtar i psiqikut me larot e tij, nr 44 i ka futur t’merrin

  12. ELTONI USA says:

    I MODH JE SALI BERISHA VTEM TI I NGREN ZEMRAT DHE MENDJET E SHQIPTAREVE KUDO QE JANE .NJE MITING I PAPARE SI NE KAVAJE DHE NE DURRES NR 44 ESHTE NUMRI I FITORES RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE RROFTE SALI BERISHA KURRE ME KOMUNISTETE NE KRYE TE VENDIT TONE TE DASHUR.

  13. saliu vrases i popullit te vet says:

    sali 22 vjet vetem tmerr ke ngjallur ne popull vodhe parate ne 97 hape depot vrave 13000 veta le brezet e nxensve pa arsim pa dije vrave ne 21 janar vrave azem hajdarin dm th je pis i pisave morraman turp kush te voton ty vetem kriminelet

  14. Shkodra says:

    Numri 44 eshte numer pafat dhe i deshtuar per Shqiperine sepse ne ’44 linde ti Sali!

  15. Teta says:

    E ke gabim o i marre , 29 eshte numer fati se me 29 Nendor u cliruam nga pushtimi nazi-fashist.Dhe 29 eshte festa jone kombetare me e bukura e shqiptareve.Po ben mire mos te merresh shume me shifra se del qe je 69 vjec dhe e ke mbushur moshen e pensionit.Dhe neve nuk na duhet nje k\minister pensionist.Ne duam te na drejtoj nje njeri ne moshe te re dhe vital, jo nje plask i rrjedhur si ti.Prandaj ben mire te ikesh nje ore e me pare e te shohesh pleqrine , te gezosh gruan , niper e mbesa, se je i lodhur dhe ca i semure nga trute e kokes.
    Prandaj ne 23 qershor shqiptaret do te japin ne dore librezen e pensionit e ta gezosh gjyshi Sali.

  16. NINO says:

    PO CFAR NXIER NGA GOJA KY NJERI ! te prish humorin

  17. Ana says:

    E kuptova me ne fund pse 44 esht ters i madh,se ke lind ti plakush prandaj.Mir qe na e tregove.

  18. mitro says:

    Dhe Shqiperia s’do ishte cliruar ne 44 po te mos kishe lindur ti ne ate vit o Skenderbeu yne.Biles s’do kishte as vit 44 n.q.s s’do kishe lindur ti ne ate kohe.Ik or plak i ndyre!

  19. arjanita says:

    Vini re!
    Pas 8 vjeteve ne pushtet(sundim)ky pis plak uleret
    “Ne jemi ndryshimi”
    Pas 8 vjeteve sundim dhe vjedhje per te cilat eshte unikal
    ne bote ky deklaron “qytetari eshte i pari”!
    Ky piroman qe dogji Shqiperine per t’u zgjedhut President
    deklaron se ¢do gje e ben per Shqiperine.
    Ky eshte turpi i ketij populli.Ky s’ka din e iman.
    Votojeni qe te vdesim te gjithe.

  20. www says:

    Me 29 Nentor 1944 shpetove se ishe kelysh,por kete 29 Nentor nuk do i shpetosh listes se te denuarve me vdekje ,pa gjyq,te 29 Nentorit 1944,antishqiptari me i zellshem e me i ndyre.

  21. alban4eva says:

    ky ka rrjedhur, ka marre fund. ky duhet lidhur me kemishen e forces..!!

  22. durresi bosh says:

    44 eshte numri qe ngelesh ne klase,, prandaj saliu do ngelet pergjithmone ne politike dhe do qerohet pergjithmone

  23. tirona says:

    I c’nderuar zoti sali meqense ke lindur ne vitin 44,vitin qe fituan komunistet qenke vit ters.Me 23 qershor populli Shqiptar do ta rrezoje kete pjelle komuniste.Me 23 qershor mbas 23 vitesh,kjo pjelle e lindur ne 15 apo16 tetor (ditelindje diktatoresh)duhet te largohet,mbare tirona terhoqi zvarre bustin e diktatorit te pare,ndersa diktatorin e dyte do ta terheqim te gjalle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje