TemA TV/ Paditet në prokurori Lefterie Lleshi për milionat e shpërdoruara për teknologjinë në zgjedhje (VIDEO)

20 Qershor 2013, 18:58Sociale TEMA

Partia Socialiste ka kërkuar ndjekje penale për katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i akuzuar për shpërdorim detyre.

Pasi TemA ka denoncuar skandalin e 3.4 milion eurove të përfituara nga kompania spanjolle INDRA, për dy projektet e dështuara, ku paratë kanë përfunduar tek një kompani nënkontraktore, në pronësi të Pjerin Markut, ish- këshilltar i kryeministrit Sali Berisha për teknologjinë, Partia Socialiste i është drejtuar prokurorisë për të hetuar skandalin.

Në kërkesë- padinë e dorëzuar nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri, thuhet se përgjegjës për këtë skandal janë: Lefterie Leshi, me detyrë kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, me detyrë anëtar i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vera Shtjefni, me detyrë anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj, me detyrë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe anëtarët e Komisionit të Përgatitjes së Dokumentacionit dhe Vlerësimit të Ofertave të Tenderit. Sipas akt-paditës, këta persona kanë shpërdoruar detyrën duke i shkaktuar vendit dëme të konsiderueshme financiare.

Akuza për Lefterinë

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve jo vetëm kanë shpërdoruar detyrën, por janë përgjegjësit kryesorë të dështimit të verifikimit elektronik të votës  për qarkun e Tiranës, një projekt ky pilot që ka dështuar.

Ky sistem ishte parashikuar të aplikohej për herë të parë në zgjedhjet në Shqipëri, duke qenë njëkohësisht edhe si projekt pilot me qëllim mundësinë e shtrirjes në zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin.

“Gjatë procesit të përgatitjes së infrastrukturës për zgjedhjet e përgjithshme të datës 23.06.2013, të kallëzuarit me veprime dhe mosveprime të kundraligjshme kanë konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, me pasojë dështimin e Sistemi Elektronik i Verifikimit (SEV) gjatë procesit zgjedhor në qarkun e Tiranës”, thuhet në akt-padinë e dorëzuar nga Partia Socialiste.

Sipas ligjit, KQZ–ja duhet te kishte firmosur kontratën me kompaninë fituese të tenderit më datë 23 dhjetor 2012.

Ndërkohë që kontrata është lidhur tre muaj me vonesë. Të vetmet akte të miratuara nga KQZ për këtë qëllim janë dokumenti për përcaktimin e procedurave prokuruese më 27 dhjetor 2012 dhe plani për përmbushjen e SEV në datën 25 prill 2013.

Po kështu Kodi Zgjedhor në formulimet përkatëse ka përcaktuar kryerjen me kohë të testimeve të sistemit dhe bërjen e auditimeve të nevojshme.

“Vlen të theksohet se nga ana e KQZ-së nuk ishte miratuar metodologji për bërjen e testit, duke realizuar vetëm një testim formal, të paracaktuar me qëllim mediatizimin e dështimit të paralajmëruar të teknologjisë. Në këtë dështim të orkestruar, të kallëzuarit e identifikuar dhe personat të tjerë të paidentifikuar, janë ligjërisht përgjegjës për shpërdorimin e fondeve publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mos realizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar”, thuhet në padi.

Sipas juristëve të Partisë Socialiste, këto veprime të kundërligjshme, të kryera me dashje direkte, cenojnë standardet e zgjedhjeve./l.ç

50 komente në “TemA TV/ Paditet në prokurori Lefterie Lleshi për milionat e shpërdoruara për teknologjinë në zgjedhje (VIDEO)”

  1. alban4eva says:

    po ca prisnit ju nga nje njeri me mbiemer Lleshi..!!??
    S-halè shpella ka vene gjithe malokerine ne pushtet. ja te shofim si do ta drejtoje komisionin e zgjedhjeve gjate zgjedhjeve kjo Lleshja…!!

    1. DREJTESI says:

      Nje shtese doja te beja:

      Pale e paditur duhet te jete edhe firma e cila u shpall fituese,pasi gjate procesit te hetimit dhe gjykimit do te dali qe fajin e ka patur firma spanjolle dhe ne kete menyre do te luhet ping-pongu i rradhes nga drejtesia Shqiptare,per ate se kush eshte fajtori.

      Une di tju them qe me kete padi te bere kundrejt Lefteri Lleshit,asnje te denuar nuk do te kete,pasi edhe per kete jane marre masat qe zyrtareve te larte qe mbrojne ngjyrat e PD,mos ti hyje asnje gjemb ne kembe nga drejtesia e emeruar po nga kjo force politike!

      1. Marisa says:

        Objektivitetin dhe paanesine duhet tia sjell qeveria e PS ketij vendi. Tashme keta zyrtare, te cilet jane te blere nga Berisha e punojne per interesat e tij. Secili nga keta individ, apo te tjere te ngjashem me te, duhen goditur me gjithe forcen e ligjit. Ndryshe nuk mund te kete drejtesi ne kete vend.

      2. grejsa says:

        Lefteria eshte marioneta e saliut e cila sigurohet qe te vjedhe leket e investuara ne procesin zgjedhor, sigurohet qe te beje nje loje te teatrale sikur KQZ funksionon.
        Por gjithsesi vullneti i popullit do te jete nje revolte e vertete dhe do te permbyse cfaredolloj parashikimi te tyre per te manipuluar, dhe ne keto zgjedhje do kete vetem Rilindje.!

      3. Selma says:

        Skandali me teknologjine e zgjedhur per votimet elektronike eshte tashme nje fakt i njohur. KQZ, insituti i Berishes, vendosi per nje kompani e cila nuk i plotesonte kushtet e nevojshme per te qene fituese e kesaj kontrate, per me teper teknologjia e kesaj kompanie nuk perputhej me leximin e sakte te fletes se votimit. Ska cudi qe ketu ka pasur dicka te piset.

      4. Fariu says:

        Eshte nje fakt i njohur qe KQZ dhe anetaret e saj po kryejne nje shperdorim te qarte te detyres. Cdo vendim i tyre eshte konform me deshirat e Berishes dhe gjithcka qe kalon, behet vetem me aprovimin e gjyshin.

        Le te dalin te gjithe perpara drejtesis, dhe ta kuptojne se me popullin dhe me leket e taksapagueseve nuk mund te tallesh.

      5. Ledio says:

        Po kush do te paguaje per kete dem qe i eshte bere qytetarit ?

        Kush shkuan keto 4 milion euro, te cilat u dhane per nje teknologji qe deshtoi? Po nenkomania qe doli ne skene ditet e fundit dhe provonte se kishin qene njerez brenda ne qeveri qe kishin perfituar nga ky deshtim?
        Per te gjitha keto pyetje duhet ti jepet pergjigje nje populli te tere, dhe kushdo qe eshte fajtor, duhet te dale perpara ligjit dhe te pergjigjet per veprimet e tij.

      6. LINI says:

        PO PER TU DENONCUAR E PER TU RRASUR NE BURG ESHTE SE KA LENE LESHTE, DUKE SHPERDORUAR LEKET E SHQIPETAREVE PER TE BERE LLOJ LLOJ EKSPERIMENTESH PO JA QE NUK I DEL ASNJE I HAJRIT, PO SHUMICA E LEKVE NE XHEP KANE KALUAR E JO ATY KU DUHET.

      7. leshi apo lleshi says:

        Ca lesh kryetare KQZ eshte kjo?
        Kjo s’di te beje asgje, thjesht te jete e bindur ndaj urdherave te saliut, per te marre vendime ne shkelje flagrante me ligjin.
        Te gjithe keta pas 23 qershorit do te pergjigjen para ligjet sapo te rivendoset drejtesia e cila do te clirohet nga kapja e pushtetit te saliut.

      8. herta says:

        Po se leket tona jane po ce vret menjen se mos behej dot ndonje spital a ndonje shkoll a ndonje qender per njerezit ne nevoj me ato para jo mor jo pse sbejme eksperimente me mire, se mos ka njeri qe na vezhgon.

      9. Neri says:

        Me kete sistem gjyqesor qe kemi ne sote, te pafajshem dalin keta. Po kemi mundesi qe te permbysim situaten duke votuar per nje qeveri te Rilindur dhe nje sistem gjyqesor te drejte. S’vazhdohet me nje kryeminister i cili ka shkrire te gjitha pushtetet ne doren e tij.

      10. genci says:

        Po per ca e ke hedh ne gjygj mo aman, kush gjykata do ta gjykojn po gjykatat e saliut, te njejtet njerez qe po shperdorojn fonde te tjera ne menyre akoma me skandaloze e qe luajn me jeten e njerezve.

        1. Dori says:

          Per 22 vjet kemi pritur qe te behen njeher zgjedhje te lira dhe te ndershme. por me kete kryeminiser qe kemi ne eshte plotesisht e pamundur. Ata ne cdo reforme qe ndermarrin kane ne mendje vetem nje gje si te mbushin xhepat e tyre plo dhe si te vjedhin sa me shume.

          1. Manuela says:

            Per shkak te njerezve si Lefterija, qe preferojne te shesin moralin dhe karakterin me nje cmim shume te lire, ne sot s’mund te kemi nje institucion te pavarur. Njerez te tille duhet te pergjigjen para ligjit se ne nuk jemi lodrat e sistemit.

      11. Kristina says:

        ca mund te presesh tjeter nga nje njeri emerimi i se ciles ka qene politik dhe nuk eshte i afte te beje detyren e saj sipas rregullave qe duhet???

        KQZ me 4 anetare ka ngelur vetem qe ti sherbeje regjimit berisha dhe deshtimi i numerimit elektronik eshte deshtimi i rradhes i kesaj KQZ te mbaruar

        pervecsee turp per shqiperine eshte dhe nje dem financiar i pariparueshem qe do bier ne shpatullat e taksapaguesve shqiptare

        1. qaniu says:

          Ska kush ta denoje legenen e saliut dhe zhelezhanes se poshter me vjen shume keq qe jemi futur ne kete gjendje katastrofale,duhet medoemos rilindje miqte e mi te dashur.

        2. Tani says:

          Nuk mund te presim gje fare nga kjo KQZ qe eshte deformuar me dysh dhe tani po funksionon si gjysmake. Keta mund te vjedhin shume para dhe per kete do te japin llogari perpara drejtesise por mbi te gjitha keta njerez do te japin llogari me 23 qershor kur te largohen nga pushteti. Rilindja do ti shfarrose keta kriminele te popullit.

      12. Renis says:

        Mire ia kane bere. Ta din dhe keta qe nuk jane mbi ligjin, sjane as me te mire as me tekeqinj. Nqs ka prova, sic eshte treguar edhe keto dite ne media, le te shqyrtohen dhe nese rezultojne te jene fajtor, le te merren masat e duhura. Nuk behet ndryshe drejtesia.

      13. Besnik says:

        KQZ eshte kthyer ne nje institucion ku vidhet cdo gje. Aty vidhen votat e te gjithe shqipetareve. Aty vidhen parate e te gjithe njerezeve qe shpenzohen gjoja per teknologjine e numerimit, por ne fakt ato para jane per Saliun dhe larot e tij.

      14. qazim says:

        Lefteria ashtu sic u vu ne shkelje me ligjin, ashtu edhe po sillet, Ajo nuk po merr nje vendim qe te jete i bazuar ne ligj, duke u nisur nga nje kqz ilegjitime, vendimet jane vetem per te plotesuar egon politike te saliut.
        por serish edhe pse jo ilegjitime, kjo kqz s’ka per te ndryshuar dot rezultatin e fitores plebishitare te se majtes ne keto zgjedhje.

      15. Tonini says:

        Kjo Lefteria qe po ben kerdine duhet ta mendoje mire kete qe po ben sepse pas 23 qershorit do te perballet me te gjithe terbimin drejtesise. Te gjithe keto qe po vjedhin parate e popullit duhet te denohen sa me rene.

      16. Dankan says:

        Kjo qeveri po vjedh cdo gje, por ajo eshte hajdutja me e madhe e votave te shqipetareve. Ne 2009 ata vodhen vota aq shume saqe arrten qe te merrnin dhe mandatin tjeter. Cdo gje eshte ne rrenim total dhe per cdo gje eshte fajtore kjo qeveri.

      17. Marko says:

        Na ka bere Berisha gazin e botes. te gjithe flasin per ne, si ai vendi i vogel i varfer qe s’mund te kete as zgjedhje te lira. Po duket te hequr ty njeher e mrie nga pushteti qe nuk te takon, do ti japim fund ketij regjimi te korruptuar qe ke krijuar e per keto metoda qe perdor per tu kapur me kot pas pushtetit.

    2. fino alla fine says:

      Para qe shperdorohen me kot nga kjo qeveri kusarësh te cilet e shohin se po ju vjen fundi e po shperdorojne shperdorojne shperdorojne.Jane parate tona te cilat shperdorohen nga njerezit e Saliut.Duhet dikush te mbaje pergjegjesi per kete.

    3. maksi says:

      Do durojm gjer me 23 qeshor se pastaj do rilindim dhe kjo gje eshte e vertetuar dhe me mitingun sot qe ishte plooooot fare sa me ska !! do duroni o RILINDAS do duroni se iku koha komunizmit !! te gjithe keto mafiozet do ikin ne gjygj

    4. Edra says:

      keto jane parate tona te shperdoruara

    5. Lindi says:

      SALIU TA HARROJE SE DO BEJE PRAP SIC BERI NE 2011-EN ME KQZ-EN… NE 23 QERSHOR 2013 DO NUMEROHEN NJE PER NJE TE GJITHA VOTAT E SHQIPTAREVE, VOTA NGA TE CILAT DO NXJERIN FITUES EDI RAMEN!

    6. dadi says:

      duhet te ngrejme zerin te gjithe bashkerisht per te denoncuar raste te tilla ku keqperdorohen leket tone per projektet e deshtuara te qeverise!

    7. denisa says:

      ajo duhet te denohet renede per kete veper, po shperdoron fondin publik te vendit, po merret me rryshfete dhe eshte po aq fajtore sa saliu qe ben vepra te tilla , turp ti vi duke e ditur qe ka na dore fatin e ketij vendi , jeni te shpifur

    8. dom says:

      Nderkohe qe shqiptaret vazhdojne te paguajne per projekte te deshtuara te qeverise si cdo projekt tjeter i mundshem!

      asnjeher nuk diten te perdorin si duhet leket e shqiptareve po i mashtojne se do marrin kompani serioze per te patur zgjedhje te ndershme dhe nderkohe kompanite dalin nje deshtim i vertete!

    9. fati says:

      eshte ngjirur zeri i drejtesis ne majat e saj, saliu spo di te ndal, kjo duhet te denohet ku jane gjykatesit qe jane zotuar e betuar mbi ligjin?humbi betimi i tyre per 5 qindarka? kqz duhet te jete e besushme jo te behen pazare me votene popullit

    10. lucia says:

      njeri nga keto eshte salu dhe i vetmi me pak fjale se ai ka blere nga ato kamerat 3D e lloj e lloj stilesh vetem per te treguar qe gjasme ka nejrez po ne te vertet aty ska shume dhe kjo eshte treguar dhe nga emisioni FIKS FARE qe i ven te dyja paralel nje kamera amatore dhe nje kamera e kanalit KLAN TV dhe tregon qarte qe aty ska njerez

    11. ajna says:

      ata jane ppergjegjes per cdo keq interpretim dhe deshtim te ketij procesi ne rrethin e tiranes, zonja lefteri duhet te jap doreheqjen, a jane ne terzi keto apo jo , cjane keto manipulime te shemtura me fytyren e saliut? ligji duhet ti denoj

    12. nec says:

      shqiperia eshte bere si han pa porta !! u cmendem me keto gjera!! kemi frik te shkojm dhe ne gjykate se po na dele dnonje e na thote pse po spiunojm !! eshte bere cdo gje e monopolizuar nga Berisha SHPK! tere ato gjykatesit gjasme kan nje kushtetut po mesa kam pare skan lidhj eme kushteten asnjeri nga ato !! jan turpi i kombit dhe gjasme na dalin neve perkrah !! Lku i trego te gjithe maskarenjt se kush jan

    13. Elma says:

      3.4 milion eshte shifra qe saliu ka depozituar ne emer te pjerin ndreut is-keshillaterit te tij, kuptohet qe perfitime ka patur dhe lefterie lleshi, qe eshte kryetare e komisimit zgjedhor, pyes veten zonje a ke femij , nene e moter? po si mund te shkosh kaq larg? a mnedon per te ardhmen e tyre ne kete mesele mbytese qe eshte bere ne vend?

    14. ira says:

      pervec abuizimite dhe shklejes se ligjit ne duhet te kemi te qarte kjo eshte shume e qart nje veper e saliut qe po merr hov dhe po i ushqehet ketyre deleve te etura per para, denimet jane pak por ne do te ndeshkojm njeher me 23 qershor me vote masive te gjithe bashke se pastaj vjen e di e ve ligjin

  2. england says:

    Nese gjendet nje Tome apo Sashenke per te gjykuar Lefterien,perfundimi dihet!keta me pare fusin ne burg nje person qe nuk pret bileten e autobuzit,se sa njerzit rreth familjes,qe me milionat e vjedhura nga taksat e shqiptareve bejne vilat disa kateshe.

  3. TITI says:

    pa filluar votimet hajdute ti moj? ytt rrace e qelbur saliste!

  4. Desaret says:

    Bukur! Kështu duhet! Korrupsioni luftohet jo me parrulla,por me akuzë ne drejtësi!Dhe pse drejtesia shqiptare eshtë e kapur,ajo pas 23 qershorit,me fitore te opozites se sotme,pasi te reflektohet rrenjesisht,duhet te shikoje mire akuzen e pas.”Shteti fillon tek unë,qytetari!Ligji me mbron mua,kur cenohem edhe pa e ditur!…”thote, diku,Curcill!

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Populli Shqiptare duhet qe te jete i vemendham ne nje zgjidhje te minutes se fundit ( Last minute ).
    Nje KQZ e tille deri ne fund te proqesit zgjedhor do e vinte ne bangot e te akuzuarve krim Berishen per çfardo rezultati qe te dilte.
    Ne se KQZ e Leshit nxjerr fitues krim Berishen do hapte rruge pa kthim mbrapa per protesta te cilat do gjenin dhe perkrahjen e pashmengeshme te opinionit botror.
    Ne se KQZ e Leshit e shpall humbes krim Berishen ky i fundit do perballet me luften e brendeshme e cila nuk i dihet se si perfundon.
    Prezenca ne opozite e Ilir Metes si dhe te tekave te ” pakuptimta ” te Edi Rames ne momentet kur krim Berisha duhet eleminuar ne menyre te pahezitueshme Edi e fal…
    Nje zgjidhje e minutit te fundit gjithmone do jete ne favor te krim Berishes.
    Merrni masat per bllokimin e zgjidhjeve te minutit te fundit !!!!!

  6. tomas says:

    mbas 23qershorit do vihen shume zyrtare para drejtesise.do ndeshkohen per cdo vrasje,shkelje te ligjit,manipulim,vjedhje e shume e shume te tjera.gjat ketyre viteve skan ber gje tjeter vecse te imponojn frike dhe panik.keshtu qe me date 23 duhet ta hedhim posht kete qeveri te korruptuar.VOTO 29

  7. cama says:

    ja ne kete paftyrsi dhe pa pergjegjshmei i shpenzon dhe i perdore qeverija berisha lekt e shqiptareve , ja ky eshte modeli i deshtimeve dhe rrenimeve te tij,,, kush eshte i verber dhe i shurller le te votoj kete qeveri , kush do nje model ndryshe qeverises dhe qe ka ne program konkret per te qeverisu le te votoj nr 29. ata duhet te shkojne par ligjit per shperdorim te fondeve publike bashk me ate qe ka dhen urdhrin

  8. Ana says:

    E keni vene re si mundohet t’i ngjaje ne te folur e gjeste gjozit,
    È ka si idhull e shpreson te beje si ajo.

  9. Flora says:

    Deshtimi i perdorimit te teknologjise ne zgjedhje eshte i qellimshem duke mos ploteswuar njekohesisht edhe nje nga standartet e kerkuara nga nderkombetaret per keto zgjedhje.
    Koha per ta realizuar kete teknike ishte me se e mjaftueshme

  10. tomas says:

    duhet te nxirren te gjith perpara drejtesise qe pothuajse ka vdekur nga dora e kryeminstrit qe do vetem te vjedhi sa me shume,do vetem qe ta rrjepi sa me shume kete popull.por pa merak se me ne fund eshte ndergjegjsuar ky popull dhe nuk i degjon me pallavrat e tua.nuk mund ta mashtrosh kte popull pa merak.me date 23qershor SHQIPERIA DO TE RILIND ME NE FUND.do ti japi fund diktatures korruptuese qe ti ke vendosur.VOTO 29

  11. nonda says:

    Cudite nuk kane te sosur ne vendit tone pagauhen miliona Euro dhe nuk merret produkti i pritshem i punes.
    Ose kompania ka permbushur standartin por kqz nuk i interesonte ta kishte zgjidhjen teknologjike per zgjedhjet,ose Kqz eshte e paafte per te kryer marredhenie kontraktuale me kompani te ndryshme

  12. SKENDER BEU I VJETER says:

    NUSJA E DJALIT TE HAXHI LLESHIT DO SILLET SI FEMRAT KAMIKAZE PER TE MBROJTUR SHPELLARIN BERISHA,SI BIJE E DENJE E ARADHES ME MENTALITET HAXHI QAMILIST.NE BURG DUHET TE FUTET KJO SURAT SHEFEJE KUADRI E KOMUNIZMIT.

  13. mali says:

    Po te jene burra keta qe do vijne ne pushtet e çojne per lesh (nga ai i jozefines)kete leshenm esurrat burri.
    Ndoshta prandaj eshte ndare me burrin se i shkreti nuk ka qene gej.

  14. leshja shkodres says:

    qa prisni nga zedhenesja e xhozit te mira kurr jo kjo zezake ftyre e qelbur gru pa burr

    1. meri says:

      o ti leshja e shkodres avash me ato llafe se vete nga emri i accountit leshe qenke seshte e vetmja pa burre po ka miliona shko thuj njeher atyre te tjereve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje