Partia Socialiste ka denoncuar 40 drejtues dhe efketivë të Policisë të Shtetit, për përfshirje në fushatën e PD-së. Deputeti Saimir Tahiri tha se ata do të përballen me drejtësinë pas 23 qershorit.
“40 emrat e parë të drejtuesve dhe efektivave të Policisë së Shtetit, që sipas informacioneve tona janë përfshirë në makinerinë e manipulimit të votës dhe fushatës së partisë në pushtet! Pas 23 qershorit, do përballen me drejtësinë”, tha Tahiri.
“Ju që jeni përfshirë aktivisht në makinerinë e manipulimit të Saliut të pashpresë, pas 23 qershorit, mos u habisni kur ligji të trokasë në derën tuaj. Dhe besojeni që sot, nesër, nuk do ketë as amnisti, as falje dhe as harresë.
Mbajeni mend që sot, se ndihma për Saliun e pashpresë, do iu kthehet mbrapsht me braktisje kur të jeni përballë forcës së ligjit. Dhe saliu nuk do jetë aty t’ju ndihmojë më.
Ju që sot doni t’i dilni për zot Saliut duke shkelur ligjin, të jeni të bindur se nesër para forcës së ligjit, nuk do iu dalë njeri për zot.
Ne jemi të vendosur të mos lejojmë të deformohet qoftë dhe një votë, siç jemi të bindur të merremi gjatë aq sa për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë marrë guximin të shkelin ligjin për thesin e votave të familjes.
Ndërsa me kompanitë private, Belle Air dhe të tjera, do merremi akoma më gjatë, për të bërë drejtësi e për ti treguar shqiptarëve se kush rrjep 4 vjet në kurriz të qytetarëve, nuk çlirohet dot nga hesapet që ka për të larë duke ndihmuar Saliun të manipulojë votat,” vijoi ai.
Tahiri ka thënë se e gjithë administrata është përfshirë në fushatën e PD-së.
“Administrata Publike është kthyer në seksion partie, ca nga detyrimi për t’i kthyer mbrapsht shpërblimin politik partisë që i punësoi padrejtësisht, ca nga detyrimi për të mbuluar me punë partie zullumet e korrupsionit që kanë bërë gjatë këtyre viteve dhe ca të tjerë të detyruar nga kërcënimi me rrogën e bukën e gojës.
Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, janë kthyer në reparte militantësh, me shefa komisariatesh, oficerë, agjentë dhe inspektorë që bëjnë nga mitingashët deri te informatorët apo dhe agjitatorët e partisë në pushtet, ndërsa ca drejtues të Policisë së Shtetit, akoma më keq, janë kthyer në kamxhik për mbështetësit e PS apo hajdut ordiner që kërcënojnë njerëz për të mbledhur kartat e identitetit.
Stafet e ministrive, infrastruktura, buxheti i shtetit, makina, kancelari e çdo gjë tjetër, janë kthyer në shërbim të partisë pushtet dhe kuotës së votave që kërkon Saliu për thesin e tij. Po kështu Drejtoritë Rajonale të Arsimit, Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë, CEZ, Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizimeve, Posta Shqiptare e plot institucione të tjera dhe agjenci shtetërore, që sot bëjnë fushatë për Saliun, siç kanë punuar këto 8 vjet po për Saliun dhe familjen e tij.
Bashkia e Lulit, dhe pushteti vendor i Saliut, është shndërruar në çetë që del dhe natën për të mbledhur vota, e ku s’ka vota, karta identiteti,” u shpreh deputeti socialist.
Ai tha se PS ka ngritur një strukturë kapilare që merr, mbledh, evidenton, verifikon dhe dokumenton të gjitha shkeljet e ligjit nga militantët në administratën publike dhe Policinë e Shtetit, ndaj inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo sipërmarrje që ka për qëllim manipulimin e votës.
“Çdo denoncim, pranë strukturave të PS, përfaqësuesve të PS, kandidatëve të PS, do trajtohet si konfidencial dhe me maksimumin e seriozitetit. Gjithashtu, kemi vënë dhe 2 numra në dispozicion për të mbledhur denoncimet e qytetarëve:
0682929292 (SMS)
044801050 (TEL)
Deri më sot, kemi mbledhur dhe evidentuar një numër të konsiderueshëm denoncimesh për përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit dhe administratës publike,” përfundoi Tahiri./b.l
Lista e drejtuesve të përfshirë në fushatën e PD-së:
1. Gëzim Gj./ Drejtoria Tiranë
2. Bujar A./ Drejtues- Drejtoria e Policisë
3. Kujtim M./ Shef Kuadri- Drejtoria Tiranë
4. Xhavid C./ Burime Njerëzore- Drejtoria Tiranë
5. Ramiz B./ Seksioni Anti Korrupsion- Drejtoria Tiranë
6. Astrit L./ Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, Tiranë
7. Gazmend H./ Drejtues Komisariati
8. Nazmi Sh./ Drejtues Komisariati
9. Rakip H./ Drejtues Komisariati
10. Benet K./ Shef Sektori- Drejtoria Tiranë
11. Henigert M./ Shef Krimesh- Komisariati Tiranë
12. Pellumb N./ Drejtoria e Kufirit, Tiranë
13. Arjan H./ Krimi Ekonomik, Tiranë
14. Ervin D./ Shef Seksioni- Drejtoria Tiranë
15. Sokol S./ Drejtoria Tiranë
16. Granit Sh./ Drejtoria Tiranë
17. Agron B./ Drejtoria Tiranë
18. Fred Sh./ Drejtoria Tiranë
19. Him M./ Shef Rendi
20. Ilir Z./ Shef Qarkullimi
21. Altin M./ Oficer, Drejtoria Operacionale Tiranë
22. Hulian Sh./ Agjent Vëzhgimi
23. Durim S./ Agjent Vëzhgimi
24. Fatmir A./ Agjent Vëzhgimi
25. Bekim S./ Agjent Vëzhgimi
26. Gjergji M./ Agjent Vëzhgimi
27. Bardhi N./ Agjent Vëzhgimi
28. Ervin M./ Agjent Vëzhgimi
29. Gers L./ Agjent Vëzhgimi
30. Altin M./ Oficer, Reparti Renea
31. Osman L./ Oficer, FNSH
32. Mirbi B./ Inspektor, Komisariati Tiranë
33. Skender Gj./ Patrullë
34. Gjin Gj./ Seksioni i Ruajtjes së Objekteve
35. Osman F./ Oficer Komisariati, Tiranë
36. Fatos M./ Agjent Krimesh, Komisariati Tiranë
37. Ylmi S./ Agjent Krimesh, Komisariati Tiranë
38. Besim N./ Agjent Krimi Ekonomik, Tiranë
39. Agron B., Komandant, Patrulla Tiranë
40. Florenc H., Inspektoriati, Bashkia Tiranë
Te gjithe do i pergjigjen drejtesise pas 23 qershorit!
Saliu i pari!
Jo vetem keta militantet e kalbur, po te gjithe ata qe kan shkelur ligjin do pergjigjen para drejtesise me 23 qershor!
Kjo eshte e padiskutueshme dhe do vihet ne zbatim pas 23 qershorit!
ky eshte vertet turp, se si mund te merren per fushate disa persona qe jane te specializuar e te betuar ne shpetimin e garantimin e jetes se qytetareve
ja pra, ky eshte modeli i sali berishes!
TURP!
Drejtesia e sistemi gjyqsor kane marre tatepjeten keto vitet e fundit e nuk po merr vesh i pari te dytin, akuzuesi te akuzuarin!
Gjithe veprat penale keto vitet e fundit jane falur per personat qe mund te blejne gjyqtaret!
Kjo do marre fund pas 23 qershorit!
Do crrenjoset korrupsioni dhe rryshfeti nga sistemi gjyqsor e cdokush do marre ate qe meriton!
Policia tani po perdoret per te vjedhur votat. Policia eshte komplet jashte funksioni te saj baze dhe po merret me punet qe u ka caktuar i lopcari me urdher te Saliut. te gjithe keta njerez qe po kontribuojne ne vjedhjen e votes do te dergohen prapa hekurave.
Cdostrukture e shtetit tashme eshte vene ne sherbim te PD-se. Komplet ne shkelje te ligjit dhe te kushtetutes. ne njeren ane PD-ja perdor makinerite e bashkise per te ngjitur dhe vendosur posterat dhe ne anen tjeter perdor policet per tu bere presion njerezeve te thjeshte qe te votojne per pD-ne. Ky eshte shteti i dhunes dhe ne per kete duhet te votojme kunder tij sepse po na e nxin jete komplet.
Tani s’ke ku ti denoncosh, sepse Saliu ka pervetesuar gjithe strukturat e qeverise, por pas 23 Qershorit duhet nje perndjekje ligjore per secilin nga keta emra qe shohim te shkruar. Policia duhet te jete dhe eshte e detyruar me ligj te punoj ne funksion te qytetarit dhe jo ne fuknsion te qeverise. Ne fund te fundit, qeverite nderrohen, por taksapaguesit mbeten po te njejten. Problemi me kete qeveri eshte sistemi qe ka krijuar eshte totalisht i korruptuar dhe i politizuar ne ekstrem.
Kjo eshte per te vene duart ne koke.Efektive te policise qe perfshihen ne fushate,ky eshte absurditet per nje shtet qe pretendon se ka nje fije demokraci.Pas 23 qershori keto militante te cilet sponsorizojne fushaten e PD duhet te flaken tej,pasi e kane humbur me kohe misionin qe duhet te kryejne.
SALIU KA KARTELE O ALMA!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/simptomat-e-skizofrenise.html
Po Muli, nuk qenka ne liste?!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html
ca doni me? shteti eshte i kapur nga kriminelet nuk po e kuptoni? eshte e tmerrshme kjo qe po ndodh! duhet te zgjohemi te gjithe per ta rrezuar perfundimisht saliun dhe gjithe kliken e tij te krimineleve!
Keta jane ata qe bejne ligjin e xhungles realitet ne vendin tone dhe pas nje periudhe kohe kerkojne poste drejtuese- e nuk eshte cudi nese behen dhe lideret tane neser!
Me nismen e Ps duket Rilindja e vertete dhe shqiptaret e kane kuptuar tashme!
Pa perfshire ketu dhe gjithe Garden e Republikes dhe njerez te Bujar Nishan mustaqemutit. keta te gjithe duhet te shkarkohen nga detyra dhe te jepen per ndjekje penale. Ore ca po behet nuk mbahet pushteti me keto lloj – lloj poshtersirash.
Te gjithe te rreshtuar ne sherbim te pushteti dhe jo ne sherbim te qytetareve shqiptare, kjo eshte e papranueshme, nuk mund te shkilet ligji kaq ashiqare dhe te behesh sikur nuk ka ndodhur asgje, kjo eshte e papranueshme , duhet Rilindje per ti vene perpara pergjegjesis keta legena e sahanlepires te Berishes.
Policise se shtetit i ka humbur dinjiteti, ajo pervecse eshte vene ne sherbim te fushates, eshte vene edhe ne shenjester nga kupola mafioze qe na drejton qeverine.
Prandaj me 23 qershor te gjithe duhet te votojme per te larguar PD nga pushteti, per te larguar mafian dhe per t’ia kthyer pushtetin popullit ashtu sic duhet te jete ne demokraci.
Policet e shtetit ne sherbim te pushtetit, kujdes, pas 23 Qershorit nuk do te mundet kush tju mbroje nga ligji..Berisha nuk do t’ju dale krahe per tju ndihmuar, por o te jete krah jush ne ndonje qeli burgu.
Shqiptaret te votojne kunder Berishes, por edhe te mbrojne voten qe do ta hedhin kunder Berishianeve.
Po Meta me bllok do pergjigjet?
Ky eshte systemi qe kane krijuar partite (PD, PS, LSI…) ne Shqiperi. Eshte pothuajse e sigurte qe adminstrata e ardheshme e “emeruar” nga PS (ne se fiton) do te veprojne ne te njejten menyre. Ne te gjitha vendet e zhvilluara demokratike, punesimet behen mbi baze te ligjeve dhe rregullave (private apo shteterore) ku principi kryesore eshte ‘aftesia’ (edukimi, experienca, arritjet..) dhe jo “partishmeria”. Prandaj, nese ata te PS, ne se vijne ne pushtet, jane te zgjuar duhet te ndertojne nje system punesimi mbi baza aftesie per te shmangur implikimin e adminstratave ne politike. Ky eshte nje nga hapat e para te shtetit demokratik.
Keta sahanlepiresit e Berishes qe jane vene kryepekut ne sherbim te pushtetit dhe jo te shtetit , do te japin llogari perpara ligjit pas 23 Qershorin, e ta dine mire qe ne shqiperin e Rilindur ligji eshte ligj, ate nuk e ben Maliqi si ne kohen e Berishes.
Shqiperia esht me tvertet vendi i cudirace ky zorraxhiu ka babain burg qe duhet ishte ky nvend tij po per kortezi esht ai. e del e flet per drejtesi e ligj
ME VJEN MIRE QE I KINI EVIDENTUAR KETA MASKARENJ EDHE GANGSTERRA, POR MOS HARRONI TA CONI DERI NE FUND FJALEN QE JIPNI.
FUTINI NE BURG KETA MASKARENJT PER PRESIONIN EDHE TERRORIN QE PO VENDOSIN MBI POPULLIN.
Nuk i kuproj kete lloj denoncimesh me emer dhe inicial te mbiemrit. Keni frike apo cfare? Nuk lini te dhene pa treguar kur vjen puna tek te miturit kurse tek keta gomeret hic. jepini or vella me emer e mbiemer, datelindje e atesi e mundesisht edhe me foto qe te dime ti njohim kur tua shohim surreterit neper rruge.
Do perdore Berisha gjithe zagaret e tij me uniforme ose jo per te manipuluar ruzultatin e zgjedhjeve. Vetem dalja ne menyre masive per ti dhene fryme Rilindjen se Shqiperise do ja zere frymen fashistit Berisha dhe pjellave fashiste qe u shporren nga gjysherit dhe etrit tane ne 44-en. Kush do atdheun i thote jo fashizmit duke votuar Opoziten per Rinindje.Me nje kryq siper 29-es I japim fund njehere e mire 44-es se fashisteve Berishiane. R I L I N D J E
te gjithe ata qe e kane pare te miren nga pd ,eshte normale qe do e mbeshtesin.ky popull prandaj do ja japi edhe mandatin e 3-te,se ka perfituar shum me punen dhe perkushtimin e pd.
Eshte turp qe ta kthejne policine e shtetit prapa ne kohe, ku ne vitin 2005 policia e shtetit u shkeput njeher e pergjithmone nga zgjedhjet,dhe perseri sot degjohen dhe flitet per implikime ne fushate, kjo nuk e ndihmon policine e shtetit p[or vetem e dobeson dhe e humb besimin ne populli.
ne nuk kemi polici shteterore. ne kemi thjesht nje grup barinjsh te veshur me uniforma dhe qe jane te rreshtuar ne sherbim te S-halè serbit..!!
ajde pd ajde keta duan te rine ne pushtet si enveri policia eshte me ne
kjo eshte policia e saliut ne ikje,hajde pra se mbas 23 qershorit,ju do te dilni ne pencion ,bashk me saliun,
eshte e qarte se po bohet e pabomja asnjeher,lufte e shtetit me qytetarin. ne kte lufte duhet te jem te gjithe se bashku vllezer. gjithe mekanizmi I korruptuar shtetror eshte vene per te shtyp vullnetin e lire te popullit. ky eshte sinjal I qarte se ndodhemi ne nje diktature te ciles nese jo me arme kemi shansin ti pergjigjemi me vote. kshu qe te gjithe se bashku me 23,kte dite te bekuar,te votojme RILINDJEN se ndryshe atdheu yne jo eshte ne rrezik,por mori fund!
Per Gazmend H ja futni kot se nuk eshte i perfshire!
Shkruj Saimir, po duket si pas pilafit por kam patur ceshtje teknike me pc
yeues Fatmir Amuli, drejtori I kufinit Shkoder
6=Kryeko misar Gjergj Deda, shef i te huajve
7-r veprime active duke ndihmuar haptazi dhe duke vene ambiente ne dispozicion te forces politike Partia Demokratike, oficeret e policies ”
1-Kryekomisar Sulejman Borici, shef I personelit ne drejtorine e policies Shkoder
2-Kryekomisar Muhamet Zeka, shef I rendit e sigurise ne Shkoder
3-Kryekomisar Besim Palamani, shefi I komisariatit Shkoder
4-Kryekomisar Gentian Nehani, shef I komisariatit kukes.
5-Drejt
Ne Shkoder kane shkelur ligjin e depolitizimit dhe kane kr