Kryetari i PS tha në Kamzë se ka vetëm një shpellar dhe ai është Sali Berisha. Rama tha se Berisha është bërë si Fatos Nano, që në fund nisi të fliste për veten e tij
Partia Socialiste mbajti mitingun përmbyllës në qytetin e Kamzës, në një shesh të mbushur si rrallë ndonjëherë.
Përpara të pranishmëve, kryetari i PS, Edi Rama, u angazhua për legalizimin e shpejtë të banesave të tyre, pa bërë asnjë pagesë.
Duke ironizuar me një tabelë të vendosur nga pushteti aty pranë, ku fjala integrim ishte shkruar integrem, Rama tha: “Sa herë ka fushatë elektorale, dy- tre muaj përpara këta të ‘integremit’ këta thonë o burra legalizime. U bë çerek shekulli, ku i keni legalizimet, keni vetëm ca Shaban- tapi në dorë që nuk i duhen dreqit. Unë kam ardhur këtu t’iu them se është koha për ta mbyllur njëherë e mirë këtë plagë dhimbjesh dhe vuajtjes, për shkak të mungesës së legalizimeve. Ju zotohem solemnisht se qeveria e ‘Rilindjes’ dhe unë personalisht do angazhohemi me mish e shpirt që brenda mandati të parë, shtëpitë në zonat informale të jene kthyer ne pasuri të patundshme për të gjitha familjet që jetojnë në to”, premtoi Rama.
Kryetari i PS tha sërish se nëse gjendet qoftë edhe një provë ku ai t’i ketë etiketuar banorët e zonave të ardhura si shpellarë, ai do largohet nga vendi.
“Në Shqipëri ka vetëm një shpellar, ai është Sali Berisha. Këtu ka vetëm një figurë që i do shqiptarët brenda shpellës së tij, ai quhet Sali Berisha,” tha Rama.
“Në këtë shesh ku ai ka bërë shumë përsheshe, ku merr forcë duke mbjellë urrejtje, ku vjen për të marrë pushtet duke mbjellë varfëri, skamje e uri,” vijoi kryetari i PS.
Një mesazh Rama e kishte edhe për të rinjtë, prindërit e të cilëve votojnë për Partinë Demokratike.
“Ka ardhur koha që që çuni ta marrë babën për dore dhe ta bëjë pjesë të Rilindjes. Thuajini babës nuk ka më votë me sy mbyllur se mbetëm pa shtëpi, pa ujë, pa rrugë dhe pa biletë me shku në Tiranë,” tha Rama.
Kryetari i PS tha se Berisha është bërë si Fatos Nano, që flet për veten e tij.
“E keni dëgjuar që thotë unë jam Sali Berisha, sikur nuk e dimë. E ka kapë sindromi i Fatos Nanos, që thoshte jam Fatos Nano, mbrapa më vjen historia. Kështu thoshte edhe ai kur i afrohej fundi,” tha Rama.
“Unë jam ai që bëri Tiranën, do të bëj edhe Kamzën,” tha Rama.
Kryetari i PS tha se në krye të ekipit të Tiranës është Pandeli Majko, njeriu që priti qindra mijëra kosovarë në kohën e gjenocidit serb.
“Ky njeri nuk do ndalet derisa çdo shtëpi e juaja do jetë pasuri e juaj e patundshme. Rroftë Kamza pjesë e kryeqytetit, rroftë Kamza evropiane,” e mbylli fjalën e tij Rama./ep
Sali Berisha ju la varur gjithe keto vite. Familjen e tij e mbingopi me prona te legalizuara.
VOTO PS, E ARDHMJA E FEMIJEVE TUAJ!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/pensionistet-23-qershor-2013.html
Berisha kishte 8 vite kohe per te bere legalizimet, nuk i beri, cfare e pengoi?
Ai donte t’i mbante peng shqiptaret me nje ceshtje aq delikate sa legalizimet qe t’i kishte refren te radhes, ai legalizoi vetem shtepite e sherbetoreve te devote, per te thene se eshte nisur procesi i legalizimeve por se kur do mbaroje, mbase edhe 80 vjet po ta lesh ne pushtet nuk i mbaron me kurre.
Nese ka nje ceshtje delikate qe I shqeteson te gjithe eshte problemi I legalizimeve. Pjesa me e madhe e shqiptareve kane punuar gjithe jeten rrugeve te emigracionit per te ndertuar ato shtepi, saliu ua vodhi njehere permes firmave piramidale, e tani po I le peng permes nje tjeter firme piramidale qe ai ka krijuar, procesit te legalizimit, por ne duhet t’I japim fund ketij njeriu qe tallet me shqiptaret pambarim.
Eshte per te ardhur keq se saliu edhe njerezit e vet I la pas dore, I zhgenjeu, sepse I kishte te sigurte qe do ta votonin, ai I ka pare njerezit thjesht si votues, si numra, jo si popull qe duhet te punoje per ta se e ka detyre dhe per kete paguhet.
Prandaj te gjithe duhet ta ndeshkojme saliun me vote me 23 qershor.
Rama mbetet nje nder politikanet e pakte qe kur kane pasur qeverisje ne dore kane arritur te mbajne premtimet e tyre. e beri kur ishte minister Kulturore, e beri kur ishte kryebashkiak dhe pa dyshim qe do ta beje edhe me mire e me nje intensitet me te larte me te marr mandatin si kryeminister. Eshte nje Shqiperi e tere qe kerkon t’ju votoj, dhe pret 23 Qershorin per te shenuar ndryshimin historik te politikes Shqipetare.
Edi Rama na ktheu besimin tek politika, se ajo mund te jete ne sherbim te qytetareve dhe se Shqiperia mund te behet ashtu sic u be Tirana para 13 vitesh, prandaj te gjithe per PS #29.
Eshte koha te transformojme Shqiperine, te rilindim vendin ku duam te jetojme.
BERISHA nuk qeveris dot me sepse ka harruar si behet kjo pune.Rradhen e ka tjeterkush kesaj here.rradhen e kane njerez te mire e njerez te zgjuar qe do ta permiresojne shqiperine drejt alternativave europiane e jo drejt kesaj rruge pa dalje qe na ka lene sot berisha.RRAHDA TE TAKON TY VETEM TY EDI RAMA.
EDI RAMA KESAJ RADHE E KE GJITHE POPULLIN SHQIPTAR NE MBESHTETJEN TENDE, NE JEMI TE GJITHE ME TY DHE PO E PRESIM ME PADURIM DITEN QE SALIU TE LARGOHET NGA PUSHTETI SEPSE PO E SHKATERRON VENDIN!
mjafton te te shikosh fytyren tende kur buzeqesh dhe kupton qe europen e sjell vetem ti.imagjino po te bashkepunojme te gjithe sebashku.Fitorja qofte me ty zoti rama.
Cfare bahet kshu mer jahu. Tan Kamza n’miting. Osht mire me Rilind ne Lymi nryshe kan me na heq nga puna kamunistat
Ne rradhe te pare duhet te dali gjithe populli te votoje kete 23 qershor madje madje secili prej nesh te marri nje njeri qe nuk ka votuar me pare e ta coje dhe ate te votoje.
Mbasi ta kehs marre dhe kete njeri me vete pa u menduar shume do te shkosh direkte tek nr 29 sepse ky numer do te te japi ty fuqi te jetosh ne nje vend qe do te kete shtet,qe do te te degjoje ty kur te ankohesh per hallet e tua,qe do te te cliroje ty nga kthetrat e komunizmit e qe do te te beje te jetosh ne nje vend europian.
Ne tete vite ky doktor kishte mundesin per te bere kaq shume, dhe beri kaq pak per Shqiperin dhe shqipetaret. U pasurua vet, u be miliarder, ka siguruar dhe te bijen e te birin, por e gjitha kjo ne kurrizin tone. Ata te dy kane arsye per ta hedhur voten per ty, por populli jo, ska asgje qe na ben te mendojme se ti mund te besh ate qe s’bere per dy mandate.
E shofim te gjithe, e mbajme mend transformimin qe i beri Rama Tiranes. me bindje te plote besoj se kjo gje mund dhe duhet te perhapet neper gjithe Shqiperine. ajo qe ndodhi me Tiranen, le te behet me cdo qytet qe ka nejrez punetor e te ndershme te cilet nuk do te ngurrojn te zhivllojne Shqiperine. Vota i takon 29
Rama i ka mbajtur premtimet gjithmone!
E beri Tiranen lule, po ashtu do punoje i palodhur edhe per Shqiperine.
Programi i tij eshte i thjeshte per t’u zbatuar dhe do zbatohet me se miri pas 23 qershorit!
Une votoj per nr.29 per nje Shqiperi te Rilindur nga shkaterrimi ku e coi qeverisja e kryeministrit ne ikje!
Rama e ktheu Tiranen nga qytet te vendeve te botes se trete ne qytet europian dhe per kete ka marre cmime nderkombetare si kryebashkiaku i vitit!
Shqiperia ne duart e tij eshte jo e sigurte por do jete drejt rruges se zhvillimit me hapa galopant!
E PATE APO JO KAMZEN?!!! ESHTE MESAZH I FORTE PER TY SALI! DO TE PERVELOJE KAMZA NE 23 QERSHOR O SALI! HARROJE SE MUND TE FITOSH ME ZEMRAT E MALSOREVE ME PERRALLAT E TUA O SALI! DO TE SHKELI ME KEMB POPULLI NE 23 QERSHOR O SALI SE JA KE NXIRE JETEN!
TI MBAS 23 QERSHORIT DO TE NDRYSHOSH GJITHE SHQIPERINE NGA VERIU NE JUG DHE JO VETEM KAMZEN, NE JEMI TE GJITHE ME TY!
eid rama je thjesht lideri i ketij 23 qershori,je njeriu per te cilin kemi sot shume nevoje.je njeriu me te cilin do te ecim perpara e do ta shohim te ardhmen me sy.thjesht je njeri me te gjitha standartet per te qene kryeminister.
INTEGREMIN! ATA SDINE AS TE SHKRUAJNE, CFARE ZHVILLIMI DO SJELLIN KETA INJORANT QE KANE PUSHTUAR SHTETIN?! DUHET TI LARGOJME NJEHERE E PERGJITHMONE NGA SHTETI YNE, DUHET NJE SHTET PER POPULLIN, JO NGA SALIU PER SALIUN!
Edi Rama eshte pergjigjia e gjithe zgjidhjes se problemeve qe ka shkaktuar qeveria ne ikje!
Me programin e tij te pashoq ai do kontriboje bindshem ne zhvillimin e vendit dhe daljen nga ky qorrsokak ku na ka fut gjyshi me antiplumb!
Me 23 qershor une votoj Partine Socialiste per nje Rilindje kombetare!
Pa asnje diskutim qe edi do te arrije te fitoje sepse ai eshte nje lider me vizion dhe me ide te qarta per cfare duhet te bej per vendin eshte mese e sigurt qe edhe Kamza ashtu si gjithe shqiperia do te votoj per Rilindjen
E verteta mbi premtimet nga 2009 deri me sot! Ndiqeni dhe do te kuptoni se perse nuk duhet votuar me saliu:
http://www.youtube.com/watch?v=8eseIZKEAAI&feature=youtu.be
Jo vetem Tiranen dhe Kamzen po gjithe Shqiperine. Sepse kete radhe nuk eshte vetem nje person por nje fryme e tere ajo e Rilindjes e cila ka prekur cdo dere dhe familje ne kete vend.
do ta besh qe cke me te do ta besh.ti je fitorja jone e ardhmja jone.ti je ai qe do te na permiresoje e do te na coje ne drejt rruges europiane.
ky do te jete momenti histroik qe ne shqiptaret po e presim me padurim.ky do te jete momenti qe ne do te zgjedhim rilindjen sepse ajo na duhet sot.eshte e vetmja alternative me te cilen do te ecim perpara dhe vetem perpara.Berisha nuk na qeverise dot me por edhe ne nuk e duam me .kemi nevoje per rotacion per te ecur drejt europes dhe me berishen nuk e arrijme dot europen
Berishes nuk i takon me posti i kryeministrit.ajo cka berisha i solli ketij vendi jane vrasje te pafajshmit,tortura,krime nga te gjitha anet,korrupsione nga me te ndryshme,presione me shkembim jeten e shenjte qe na e ka dhene tjeterkush,rrenim te te gjitha familjeve shqiptare.Keto dhe shume arsye te tjera nuk e mbajne e dot berishen ne pushtet.Rilindja eshte ajo qe sot na duhet dhe per te do te votojme.
Në këtë shesh ku ai ka bërë shumë përsheshe, ku merr forcë duke mbjellë urrejtje, ku vjen për të marrë pushtet duke mbjellë varfëri, skamje e uri salu do te humb boll 8 vite na rrenoi duhet rilindje
Partia Socialiste mbajti mitingun përmbyllës në qytetin e Kamzës, në një shesh të mbushur si rrallë ndonjëherë.
Përpara të pranishmëve, kryetari i PS, Edi Rama, u angazhua për legalizimin e shpejtë të banesave të tyre, pa bërë asnjë pagesë #rilindje fitore
Ky njeri nuk do ndalet derisa çdo shtëpi e juaja do jetë pasuri e juaj e patundshme. Rroftë Kamza pjesë e kryeqytetit, rroftë Kamza evropiane ky eshte nje lider qe premton per nje kamz qe ka humbur cdo gje ne 8 vite
kemi besim te zoti rama ai e beri tirane do te bej dhe kamzen dhe shqiperine e bashkuar nga veri ne jug, keto jane leder qe bashkojn dhe cojne mesazhe te verteta, saliii te ikuuu dhe kamza hahha
berisha kishte 8 vite te gjata kohe per ti bere legalizimet atyre njerzve te shkrtet qe rrojne cdo dite me frike se dikush do ti deboi, kjo ehste e patolerueshme jepini fund edi duhet rilindje dhe ne kamez
ne kamez njerzit po vuajne shume ne varferi, sistemi arsimor eshte skandaloz, mesuesit vihen me tesera partie , kamza nuk e meriton kete ka plas ne korrupsion dhe njerz te afte te lene menjane, kjo nuk eshtre e drejt
Rilindjen e pret me padurim edhe Kamza!
RAMA e ka liruar thesin e genjeshtrave ashtu sic e liroi
Berisha ne 2005-en. Kot nuk thone qe Rama eshte kopje
e Berishes sepse po e kopjon ne te gjitha pikat.
e gjithe shqiperia do te mbeshtesi Edin sepse te gjithe jane te lodhur nga saliu dhe klanet e tija mafioze qe e kane rrjepur shqiperine dhe shqiptaret deri ne palce eshte koha qe te gjithe ti themi STOP
kamza ska nevoj te rilind por ka nevoj te jetoj dhe te perparoj edi qe me termin rilindje kuptohet qe eshte mashtrues . ska rilindje por ka lindje dhe vdekje rilindje nuk ekziston kur do kuptoni o bageti
Kamza “blu” po digjej nga entuziazmi i Rilindjes!
Kamzalinjte do perfitojne ato qe skane pare me sy keto 8 vjet nga qeveria ne ikje!
Legalizimet saliu nuk ka per t’i bere dot me kurre se do humbase.
Paj or ti Edvin, po Xhemen kujt me ia lan or ti?!
Jo vetem Kamzen Edoooo..por edhe Ballkanin
INTEGREMI..Haaaaaa… Imagjino se ku jemi?
Bravoooo Kmza nje superpritje per Skuadren e Rilindjes, Edi Ram eshte njeriu qe ndryshoi Tiranen, ai do te ndryshoi edhe Kamzen pas 23 Qershorit.voto Rilindjen
Po po futja pordhes gri sallate sa te shkoje dhe kjo nate.
bo bo sa ka po genjen vetem per te marre pushtetin, po kush
ti sugjeron keto 2k
te drejte ka, filloi me bashkine rrembythje te Tiranes dhe pasoi me qytetin, pavaresisht se Tirana e mbushur me dhjare e maloke pati nje rezultat jo te thellen ne zgjedhjet e kaluara lokale.
E bere Tiranen dhe e bere lule, tani me votat e Shqiptareve presim qe te besh edhe Shqiperine qe ka nevoje jetike per njerez qe punojne si puna juaj Zoti Rama. Prandaj ne 23 qershor do votojme numrin 29 per Rilindjen e Shqiperise po ashtu edhe te Kamzes!
Mos u genjeni me nga rrenat e Berishes, me te cilat ju ushqen sot e 22 vite me radhe,, ju ka premtuar ne cdo fushate legalizimet, e tani ende vazhdon ti premtoi, ai nuk legalizon, por shton ndertime pa leje per miqt e tij, ndaj me 23 Qershore voto partine socliaste sepse ajo eshte zotuar per legazilimet e pronave te cdo shqiptari veten ne dy vitet e para te mandatit qeverises do te kene perfunduar legalizimet e cdo prone..voto numrin 29.
Bllokun mos harroni bllokun,,, se pa te nuk
qeverriset.
Sali Berisha duhet groposur i gjalle qe e futi Shqiperine ne nje ngaterrese te papare.
Ai kenaqet kur shqiptaret copetohen mes tyre po per llapen e tij qe nxjerr nga goja vec mut.
Ky spurdhjak dhe te gjithe plehu qe e mbeshtet duihet ti jepet nje mesim i mire duke votuar Edi Ramen qe do sjelle mbi te gjitha paqen mes njerezve.
POSHTE BERISHA.
POSHTE LAKENJTE QE E RRETHOJNE.
FITORE RILINDJES DHE EDI RAMES.
Ca jane keto o Rama…ca legalizimesh falas thua o figure..po ne te tjeret qe as kemi zaptuar toke, as jemi pronare, por kemi pa hallin tone, kur na duhet qofte dhe nje certifikate paguajme?! te pakten merru leket e letres dhe bojes se printerit.. Ju dhjefsha rracen!ke te dish me mire me keq eshte..