Një shajni në stinë zgjedhjesh

16 Qershor 2013, 19:28Sociale TEMA
Një shajni në stinë zgjedhjesh

“Tapitë do t’ua sjellim në shtëpi atyre që kanë aplikuar për legalizim”.

Lulzim Basha, në një takim me ata që do të

 votojnë.(Gazeta Shqip, dt. 15 qershor)

 

Pellumb Kulla

Miku im është një avokat kokëkrisur, orator fjalaman, nga ata të pandalshmit, që ngjasin me lumenjtë që pas shirave, vijnë të mbushur buzë më buzë. Ai e ka mahnitur botën e miqve dhe të armiqve me sipërmarrjet e tij ngadhnjyese në mejdanet e sallave gjyqësore.

Po unë nuk do të tregoj për to. Kohët e fundit ai ka patur ca porosi speciale dhe me orë të pjesëshme, po merr përsipër ca punë për qeverinë dhe për komisionin e ligjeve.

Megjithë orën e vonë zyra e tij kishte dritë, dhe unë u ngjita tek ai. Më tregoi se po punonte mbi një projekt ligj dhe me sy që i ndrisnin nga kënaqësia e habisë që priste të më shkaktonte, më zgjati  punën e tij ende të pambaruar.

Në këtë orë të vonë edhe në zyrën e një juristi do të gjeja përsëri motivet e fushatës marramendëse që mbyllet të javën që vjen. Detyrën e madhe të punësimit të shqiptarëve, qeveria e ka marrë për zemër dhe kryeministri betohet se do ta ketë prioritet numër një. Të tilla premtime japin edhe parti të tjera, që punësimin e kanë kryefjalën  e tyre. I pari i qeverisë ka sigurinë se do të mbetet në pushtet dhe ndryshe nga premtimet e pambajtura për qindra mijëra vende pune në dy fushatat e mëparshme, këtë radhë është më konkret dhe paraqet plane masash të prekshme. Ja pikërisht, ligji që miku im përgatiste edhe me ndihmën e dy konsulentëve ligjorë pakistanezë ishte nisur për t’iu bashkuar këtyre planeve.

Ishte një bombë e vërtetë ajo që më vuri në dorë! Ishte një batërdi, që kur e merrje vesh përse ish fjala, duhet të kishe ku të mbaheshe, a të ishe me fat, të kishe pas vetes një kulltuk a tapet, ku të gremiseshe. Rrufe, ore rrufe, në të kthjelltë! Projekti  bënte fjalë për ligjërimin e vrasjeve! Ke parë ti?! Një lloj paraamnistie për vrasjet që kryhen me qëllim për të mbajtur me bukë veten dhe familjen! Projekti parashikonte që vrasjet të futeshin në një kanal ligjor ku më pas, si fv në prag fushatash, të legalizoheshin dhe ata që i kishin kryer, pasi të mbushnin një formular të posaçëm, do të prisnin faljen nga Ministria e Drejtësisë.

Më ra tavani përsipër. Thashë që miku im ish i krisur, por nuk e dija që ai mund të ish deri në atë shkallë. “Ta kërkuan nga lart?” – e pyeta duke m’u dredhur buzët.

Edhe autori I projektit priste që unë të habitesha po edhe ai nuk e kish parashikuar shkallën e habisë sime. Ai tha se ideja i kish lindur atij vetë por pat vënë re se në qeveri  kish ngjallur interes të madh. Kishte shpresë që do t’ia vlerësonin dhe ai i qe futur punës me ngut që sido të vinte vallja, ta kishte gati.  Pas legalizimit të ndërtimeve pa lejë dhe pas dhënies së tapive në sipërfaqet e zëna me zor, pas çertifikimeve të pronësisë të trojeve, dyqaneve dhe ca ndërtesave, edhe kjo masë e re për legalizim, mikut tim, i ish dukur në radhën dhe logjikën e gjërave. Përfytyronte që ligji do të dërgohej në parlament dhe shpresonte që të kish votim me shumicë të thjeshtë, dhe me siguri ligji do të bënte udhë që në javët e para të legjislaturës së re.

Mua nuk ma pat zënë syri që kjo ide të përtypej nëpër gazeta, por pas njëfarë kohe nuk e pata zor ta besoja dhe ta shikoja më qetësisht. Më pëlqente a nuk më pëlqente mua, i pëlqente ose jo të tjerëve, ishte e sigurtë që kjo masë do hapte fronte për sigurimin e të ardhurave, do ta ulte vërtet numrin e të papunëve dhe do ta eliminonte bile edhe shtegtimin e njerëzve nëpër vende të tjera. Vrasësit e sprovuar dhe me përvoja të gjata krimesh, nuk kishin arsye të shkonin më, fjala vjen, në Itali, Francë apo Greqi, ku bëmat e tyre kishin pasoja të rënda. Jo or vëlla, tani e tutje  ata mund t’i kryenin në atdhe, pranë vatrave të tyre të ngrohta familjare. Vrasjet janë akte të dënueshme dhe deri tani nuk janë parë kurrë me sy të mirë. Por as zaptimet e pronave të disave dhe dhënia e tyre disa të tjerëve nuk kanë qenë parë ashtu.  Se mos ishte parë me sy të mirë në kohën e Zogut dhe të Hoxhës ndërtimi i një binaje pa pyetur e kujt është toka, ku ti hodhe themelet! Këto nuk janë pranuar në jetë të jetëve, por me përmbysjen e komunizmit, shteti ynë shëmbullor demokratik e realizoi këtë ëndërr të hajdutëve dhe zaptuesve.

Miku im i krisur matej të përgatiste edhe një projektligj për kompensimin e palëve të dëmtuara. Këtë do ta kishte si aneks të këtij të parit, për zbatim nga Ministria e Financave. Pala e të vrarit do të aplikonte dhe do të priste një kohë për dëmshpërblimin. Avash avash do të shpalleshin listat dhe çdo gjë do të shkonte në rrugën e njohur.

Dolla si i përhumbur nga zyra. Ishte natë e thellë, hapat e mia kumbonin mbi trotuar dhe fantazia ime nuk ndalej. Mendoja reagimin e ndërkombëtarëve. Po kush po pyeste për ta! Fundja, ne jemi shtet sovran! Pastaj mendja më shkonte te fëmijët e viktimave, te gratë e tyre… Pyetjet, që do t’u drejtoheshin për mënyrën e kompensimit. A doni ju zonjë, që shteti t’ju ndihmojë për një bashkëshort tjetër, për të kompensuar të ndjerin? Këtu ku e kishe, moj zonjë, e kemi të pamundur të ta gjejmë një, por, a e doni në bregdet, apo në zonë malore? Po ju, çuna, babanë e doni të përbashkët? Apo t’ju ndajmë veç e veç nëpër baballarë të tjerë?

Çfarë ligje idiote projektohen mbi faqe të dheut! Vallë kaq shumë duhet menduar për të pazotët dhe për ata që nuk bëjnë prokopi?! Kaq shumë duhen lehtësuar ata që nuk vrasin mendjen e trupin, për të mirën e tyre, por e kanë syrin tek gjëja e gjitonit?

E shpura mendjen tutje në ShBA dhe përfytyrova që ligje të tilla të aplikoheshin dhe atje. Por pastaj thashë me vete, sa mirë që shtetet e forta ua mbrojnë njësoj të drejtat, si masës që voton, ashtu edhe pasanikëve, miliarderëve, shpikësve të kamur, sportistëve të shquar apo filozofëve, që janë gjithmonë në pakicë. Shtetet e fuqishëm janë pikërisht të fuqishëm ngaqë dinë ta çmojnë këtë pakicë njerëzish që e shpien botën përpara dhe pasuritë dhe kapitalet e tyre, janë edhe kamja e një shoqërie, ku vota ka vendin e vet, por…

Nata u bë më e thellë. Zyra me projektligjin e të krisurve kishin mbetur pas. Ishte një shajni? Duhet të ketë qenë një shajni!…

 

22 komente në “Një shajni në stinë zgjedhjesh”

  1. safeti says:

    O cuna goca votoni PD se kta socjalistat me sa shof une, nuk do bojn legalizimet nuk e kaperdijn dot ardhjen e popullates ne qytet qe per ta eshte blloku dikurshem, do sjellin fadromat. Votoni PD se do ngeleni pa shpia.

    1. turiT says:

      PO KUSH SPO TI LEGALIZO SHPIT O IDIOT? NGA 97 2005 QE ISHTE VALA KRYESORE E ARDHURVE KUSH JA PRISHI SHTEPITE? PO IK O PALL E PD-S SE NA E SHPIFET ME KETO IDIOTLLIQET TUJA

      1. sonila says:

        Saliu nuk i ka bere legalizimet se do t’i mbaje shqiptaret zvarritur per te bere premtimet mashtrime ne fushaten elektorale parazgjedhore. Ai legalizon vilat e veta dhe te qeveritareve kudo ne Shqiperi dhe ben sikur ka legalizuar.
        Duhet t’i japim fund mashtrimeve te saliut, t’i tregojme qe s’i besojme me premtimet mashtrime te tij, duke mos e votuar me 23 qershor.

        1. petriti says:

          Kemi 8 vjet qe na premton legalizimet, jo po e ka qeveria, jo po e ka bashkia. Po keto 2 vite qe kishit edhe qeverine, edhe bashkine edhe Keshillin Bashkiak pse s’bete asgje per legalizimet, cfare ju ndaloi?
          Ne e dime qe do te na mbaje zvarritur me procesin e legalizimeve, per te siguruar ca vota sot e ca mot. Por ne nuk do t’i besojme me mashtrimeve te saliut e te bashes, u erdhi fundi, shqiptaret s’do te votojne me qorrazi.

          1. e/ says:

            Shqiptaret nuk kane per tu genjyer me as nga Luli dhe as nga Saliu. E kane pare te gjithe se keta te ushqejne nje dite e vjedhin per kater vjet. ndaj ne 23 qershor votat e tyre do te shkojne per Rilindjen dhe shpresen qe ka ngjallur tek te gjithe Rama. Boll me hajduteri, #29 duhet

          2. erka says:

            Edi Rama po ju tregon shqiptareve nje rruge qe zor se ua ka treguar ndonje politikan deri me sot. Qe nga programi e ne cdo gje, ai ndryshon kryekeput nga mashtruesi i madh i ketij kombi. Per kete Sali Berisha do te dale nga historia e Shqiperise me turp ne 23 qershor!!!

          3. urani says:

            Po Saliu eshte nje i rrjedhur pa ide ndaj e vetmja gje qe ju ka mbetur eshte te shajne. Saliu synon percarjen e ketij kombi, ndaj po nxjerr dhe Lulen e tij ne treg, te shesin ndarjen veri jug dhe te ngrene myslimanet kunder socialisteve. Po te gjithe e dine se Berishes i ka arhdur fundi dhe sdi cben. per kete do mbeshtesin te gjithe Ramen.

        2. entela says:

          tapit do ua sjellim ne shtepi? shtepite aty kane qene per vite me rradhe..perse nuk ua cuat?

          mire qe nuk ua cuat..por perse nuk ja dhate kur vijne neper zyra dhe ua kerkojne?

          e di perse?> sepse nuk keni per tja dhene kurr.

          dicka qe nuk e bete per 8vjet nuk mund ta beni as per 1000 vjet.

          sepse nuk i intereson…ju intereson ta mbani pezull kete pjese te popullit qe ta zvarrisni per te vjele vota me premtime boshe qe nuk doni ti realizoni.

      2. Bruno says:

        Maksimumi qe do beni eshte te shperndani nja dy a tre tapi, sa per te fituar noi vote, edhe pastaj sdo mani mo men ca keni thon. Krye-mashtrusi qe thoshte sdo mar pjes ne politik, sot shoqeron gjyshin neper cdo dalje.

        Spo ja u jep mo njeri voten juve jo, e keni kot.

      3. Iin says:

        HAHAH Eu particularmente gesoti da brincadeira. haha Talvez foi combinado ali com meia dfazia de alunos fazer isso, nem o professor e nem o resto da sala sabia. O pessoal da aqui chocou. hahahahaha

    2. POMPACHIU says:

      VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PSVOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS VOTO PS

      MOS DEGJO CTHOTE KY LART E KA PAGUAR SALIU
      DUAM RILINDJE!!!

    3. Besnik says:

      Prandaj nuk ta ka dhene Saliu ty tapine more safet debili. Po ku jane premtimet e Berishes per te bere legalizimet more trap.

    4. sasha says:

      o njerez neqs oni te shkoni drejt rruges se vdekjes dhe te shkateimit, votoni pd..

      neqoftese kerkoni Rilindje dhe nje te ardhme te ndritur per ju dhe familjet tuaja

      votoni nr.29, votoni partine socialiste te shqiperise

    5. Reita says:

      ore copa injorantit, po lexo dhe kupto more i shkret mos komento se keshtu te ka thene mendja. Po kupto more ironin e ketij premtimi, kupto qe genjehet e mashtrohet, hap syt more qyqar, se nuk e bejm dot Shqiperine me sy mbyllur e duke mos dashur te kuptojm,

    6. @safeti says:

      PD ka qene me pak e interesuara per legalizimet, per faktin e thjeshte se ai nderton sa here ngelet keq per leke, nderton rruge, prish shtepi dhe nuk ka leke per te paguar demshperblimet.
      Prandaj nuk i do berisha dhe pd-istat legalizimet, se kishin 8 vjet ne pushtet nese do kishin dashur qe t’i perfundonin, edhe 80 vjet t’i lesh e sigurte qe s’kane per t’i perfunduar.

    7. ramy says:

      Ramy prap komentove me emrin e vjerrit.
      Safet.
      Mire ben se te doli boja ramy. Tani nxirri bojen vjerrit safet

  2. tea says:

    A nuk e kuptoni o njerez qe per legalizimet ka 8 vite rresht qe ju genjen Berisah me Lulushin dhe si perfundim sot pas 8 vitesh jo vetem qe nuk jane bere legalizime per asnje prone, por jane shtua akoma me shume. Rilindje per te legalizuar pronat.

  3. DANJA says:

    Une votoj partine socialiste sepse ajo ka nje plan te qarte se si te legalizoi cdo prone gjate dy vjecarit te pare qeverises..Une votj Rilindjen per ti dhe vertet legalizimet cdo shqiptari dhe jo per ti mbajtur me rrena e premtime elektorale. Mjaft me genjeshtrat e qeveris ne ikje, per 8 vite me radhe nuk legalizoi asnje prone.

  4. Mos me pyet says:

    Excellent – No Coment.
    Bravo.

  5. Eli says:

    Kjo puna e legalizimeve eshte kthyer thjesht ne nje kart elekotrale qe e perdor PD sa here ka zgjedhje, me te mare ne dore pushtetin papritur harron cka thene edhe i rikthehet te njejtit premtim vetem kater vite me pas.

    E po ska me rrezikim me ju, Shqipetaret nuk mund tu japin mandatin nje qeverie te papergjeshme e cila eshte tallur me njerezit deri me sot.

  6. VERONIKA says:

    BRAVO PELLUMB KULLA BRAVO !
    Teper e goditur “shajnia’ e legalizimeve te krimit .
    Ka shume menyra per te vrare masat .Me efikasja ngelet “Terra promessa”
    ku saktesisht ne shqip do ishte toka e xanun .Por ne po na i paraqisin si zhvillim demografik .E pakta qe kane nxitur eshte vellavrasja .
    Ju kane humbur dinjitetin ,i kane kthyer ne placke .Asgje nuk ka vlere ,ka vetem cmim .Toka e xanun legalizohet ,pra legalizohet vrasja e komshiut ,vellait …per nje gardh …injorohet dhe braktiset e drejta themelore
    liria e atij qe efektivisht eshte pronari i vertete .Dhe kur qofte dhe nje personi i mohoet liria ,aty po instalohet diktatura …por ne na mjafton qe eshte “larg” nga ne ,kur te arrij te ne do heshtim ..
    Nejse ju i keni thene te gjitha .Dhe ky “miku” na e spjegon mire …sidomos ndihma ligjore e dy …pakistanezve thuajse me beri te qesh …sepse nuk qajme dot . Por perseri jemi ne Hajnia qe na pelqejne kto deklaratat e “buzeqeshjeve” qe na garantojne qe legalizimin {krimin} do na i biene te shtepia ,me bukur nuk mund te thuhet “Ju zonje ku e doni burrin ,sepse ne ate zone nuk e kemi me …ju cuna e doni babane te perbashket “…komplimenta …po na vrasin te shkuaren dhe te ardhmen …po rrisim kalamaj te perbashket getosh te tokave te xanuna …dhe ai buzzeqesh …po na legalizojne …me voten tone .Po firmosim ,votojme legalizimin e denimit me vdekje te lirise ,qytetarse dhe civilizimit.
    Jo mos kini dyshimin qe ka qene nje shajni sepse ne jemi hajni kolektive
    te kolektivizuara shume heret !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje