TemA TV/ KSHH dhe Moisiu: KQZ kërcënon procesin zgjedhor, duhet të plotësohet urgjentisht (VIDEO)

14 Qershor 2013, 14:47Sociale TEMA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehet se KQZ kërcënon seriozisht procesin zgjedhor, nëse nuk plotësohet. Në një raport paraelektoral, KSHH i ka cilësuar vendimet e KQZ-së deri më tani, të njëanshme dhe të politizuara. Gjë që ka shumë mundësi të ndodhë edhe në 23 qershor dhe pas kësaj date.

“Dilema që lidhen me plotësimin e numrit të anëtarëve të KQZ është veçanërisht shqetësuese, pasi vë në rrezik gjithë procesin zgjedhor, sepse ky është organi më i lartë shtetëror për administrimin e zgjedhjeve, dhe i vetmi që mund të bëjë certifikimin ligjërisht të rezultatit zgjedhor”, tha Vjollca Meçe, kryetare e KSHH-së.

Këtij shqetësimi iu bashkua edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, që kërkoi ndërhyrje urgjente nga ana e Bujar Nishanit.

“Unë gjykoj që presidenti është ai që përfaqëson unitetin e kombit, duhet të ndërhyjë se s’bën”, tha Alfred Moisiu.

Moisiu dhe Meçaj ngrenë pikëpyetje se çfarë mund të ndodhë pas 23 qershorit, me një KQZ me 4 anëtarë, në rast se rezultati do jetë i ngushtë?

KSHH ka monitoruar funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të cilin konstaton se ka marrë shpeshherë vendime të njëanshme dhe të politizuara.

“Jemi të mendimit se gjatë veprimtarisë së tij ky organ ka manifestuar, në disa raste, qëndrime të njëanshme dhe të politizuara, si p.sh në kuadër të miratimit të numrit të zonave zgjedhore dhe mandateve për secilën prej tyre. Pozicionimi politikisht i anëtarëve të KQZ krijoi pamundësi vendimmarrjeje dhe si pasojë dy çështjet e para u zgjidhën, përkatësisht, nga Kolegji Zgjedhor dhe Kuvendi. Përsa i përket vendimit të tretë ai është kritikuar, si jo ligjor, si nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ata vendas, përfshi dhe K.Sh.H. Siç dihet, anëtarët e KQZ-së propozohen nga partitë politike të shumicës dhe opozitës parlamentare dhe përfundimisht zgjidhen nga Kuvendi, duke bërë betimin përpara këtij organi. K.Sh.H mendon se anëtarët e KQZ janë të detyruar të veprojnë në mënyrë të pavarur e të paanshme, duke zbatuar vetëm Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë kontekst ne kemi shprehur publikisht mendimin se nuk duhej t’i ndërpritej mandati, para kohe, anëtarit të KQZ-së të propozuar nga Partia LSI dhe i emëruar nga Kuvendi, sepse KQZ nuk duhet konceptuar dhe as të funksionojë, në asnjë rast, si organ politik. Kjo do të rrezikonte vendimmarrjen ligjore dhe të paanshme të tij, siç dhe ka ndodhur realisht”, thuhet në raport.

Sipas KSHH ka pasur probleme edhe me publikimin e listave të zgjedhësve.

“Për procesin zgjedhor dhe zgjedhësit, në veçanti, përgatitja dhe publikimi i listave zgjedhore është me shumë rëndësi. Ne kemi monitoruar publikimin e ekstrakteve të përbërësve zgjedhor, që sipas ligjit duhet të shpalleshin çdo muaj, duke filluar nga 3 janari 2013. Nga verifikimet tona në vend, ekstraktet e sipërpërmendura, ose nuk u publikuan në afatin e caktuar, ose publikimi i tyre nuk u bë sipas mënyrës së parashikuar nga Kodi Zgjedhor”, thekson KSHH.

“Ka indicie dhe arsye të besohet se ka ende pasaktësi në listat e zgjedhësve dhe në mënyrë të veçantë, shqetësues është fakti se ende ka zgjedhës, që duke mos pasur adresë të saktë banimi, ose sepse QV e tyre ndodhet në një mjedis privat, pa adresë të saktë, nuk dinë ende se ku duhet të shkojnë për të votuar”, vëren KSHH në raport./b.l

20 komente në “TemA TV/ KSHH dhe Moisiu: KQZ kërcënon procesin zgjedhor, duhet të plotësohet urgjentisht (VIDEO)”

  1. Besnik says:

    Me nje KQZ te tille nuk kemi asnje shans qe te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme sepse KQZ eshte ne sherbim te Saliu. Ajo eshte e predispozuar vetem te vjedhe votat.

    1. lini says:

      Procesi zgjedhor me saliun kryeminister eshte ne cdo kohe i rrezikuar e jo vetem tani por nje nga me kryesoret eshte dhe ceshtja e KQZ.
      Qeveria duhet te gjeje nje rrug te dyte pervec se idiotllekut te refuzimit te cdo gjeje pasi i ka te gjitha mekanizmat ne dore, me gjithe kete presion nuk e di si nuk hiken ky sali.

      1. bashkimi says:

        Nuk eshte se pritet shume nga sali berisha per te zgjidhur ndonje gje, per 8 vjete me rradhe ne cdo ceshtje qe ka qene bllokuese nuk ka dhene ndonje zgjidhje per keto vetem presioni i nderkombetareve e te faktoreve te tjere qe kane cuar ne zgjidhje.

        1. Roni says:

          Nderkombetaret plasen duke folur dhe nuk kane se cfare te thone me. Tani e kemi vete ne dore se cfare duhet te bejme ne te ardhmen. Saliu e prishi KQZ me nje qellim te vetem per te vjedhur zgjedhjet. Ne duhet ti japim nje pergjigje te fuqishme ketij njeriu dhe ta dergojme prapa djellit.

        2. kreuza says:

          saliu qe kontrollon KQZ s’ka gjasa qe te ndryshoje aspak situaten per vete faktin se eshte me pak i interesuari qe procesi zgjedhor te shkoje mire sepse s’ka asnje shqiptar qe ta votoje me.
          Ai shpreson tek manipulimet e kqz per te marre ndonje mandat deputeti, ndersa ne shpresojme tek revolta popullore permes votes qe te ndryshoje kete sistem te kalbet.

      2. Dankan says:

        Saliu nuk ha pyke dhe nuk ka ndermend qe te degjoje asnje fjale te nderkombetareve. Nuk ka se cfare na duhet nje kryeminister qe bllokon te gjitha institucionet dhe na ka prishur me gjithe boten.

        Kete njeri ne duhet ta largojme me nje votim masiv.

    2. herta says:

      Ore njerez po saliu ka vrare njerez, ju mendoni se do e kete problem te perdhunoj KQZ ne te tille menyre?!
      Jo more jo nuk e ka problem fare po duhet te jemi ne qe duhet ta ndalojm

    3. harris says:

      Kujt ia thua kete, atij qe eshte me pak i interesuari qe kjo KQZ te funksionoje sic duhet, Saliut? Atij qe sigurohet ne cdo menyre qe te kete nen kontroll jashte cdo ligji cdo anetar dhe cdo vendimarrje te KQZ?
      KQZ si fillim ka nevoje per riformatim qe te garantohet se do jete nje institucion legjitim.

    4. enxhi says:

      Po ca do beje saliu me amon, nuk ka ca zgjidh ai se ai e beri lesh kete pune se kur po i thoshin te gjithe ndalo e ndalo ky i jepte me shume ca pret tani, ta ndreqi tani ky??!!

    5. gjyshja says:

      Nje KQZ aktuale eshte nje KQZ jo funksionale,pra nuk kryen misionin e saj.KQZ eshte momentalisht nje vegel ne duart e Saliut i cili e leviz si te doje.Duhet nderhyrje qe KQZ -se ti rikthehet identiteti.Po qendroi ne kete forme atehere Saliu mund te rivjedhe zgjedhjet.

    6. fjona says:

      kqz tanime eshte ne duart e saliu, cdo gje po shkon mbrapsht, ne nuk kemi besim tek ai, se kuptoj pse nuk zbatohet ligji, kush eshte saliu??po ben kerdine gjithandej

    7. era says:

      pikëpyetje se çfarë mund të ndodhë pas 23 qershorit, me një KQZ me 4 anëtarë, në rast se rezultati do jetë i ngushtë? lufte kete do saliu, e ka mbytur era e rilindjes dhe humbjes dhe do me cdo kushte te mbaj pushtetin

    8. jerina says:

      kqz ehste organi me i larte i administrimit te zgjedhjeve, ai duhet te qendroj larg te gjithe ketyre presionve, eshte njesoj si te jet presidenti kriminel dhe populli i mire, kush e jep shembullin i pari ? jepini fund se u beme gaz i botes

  2. Alban says:

    Mire e ke ti MOISI presidenti duhet te nderhyje dhe te zgjidhe ngercin por kete nuk mund ta beje nje president si Nishani qe eshte nje kukull qe e ka vene Saliu sa per te thene. Me nje president te tille me mire te mos e kishim fare.

  3. Sneki says:

    Shikoni te gjithe po flasin per Ramen dhe mbeshtetja per te po vjen nga cdo aktor politik qofte nderkomebetar dhe i brendeshme. Shqiperia eshte deshperimit ne kerkim te nje lideri qe te punoje per popullin.

  4. ai says:

    per cilin president e ka fjalen i nderuari ish-presidenti Moisiu, ka Shqiperia nje president? Une di qe eshte sherbetori doktorrit dhe jo PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

  5. lorina says:

    Si mund te presim te reagoje Nishani kur dihet qe eshte kukulla e Berishes? Nishani sillet si sekretar i gjyshit,nuk reagon per asnje gje…shpresoj dhe besoj qe vota masive e shqiptareve do te ndaloje edhe vjedhjen e votave dhe skemave te grabitjes se pushtetit qe kemi pare keto 8 vite.

  6. pelikani says:

    Kesaj here Saliu nuk do guxoje te loz me voten e popullit… ose do ta gjej veten te rrethuar nga populli!

  7. tom says:

    Respekte z.Moisiu qe nuk rini indiferent ndaj problemeve te vendit.

  8. Treviso says:

    Nuk duhet te pranohet ne asnje menyre qe te behen votimet ne teritore private. Kjo eshte nje shkelje e rende e ligjit.
    Votimi ne qendrat private do te sjellin mjaft anomali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje