TemA TV/ Topi me komunitetin rom: Kjo, shtresa më e persekutuar. Duhet ndjeshmëri nga politika (VIDEO)

14 Qershor 2013, 15:21Sociale TEMA

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, zhvilloi një takim në tregun e rrobave të komunitetit rom. Ai e cilësoi tregun si të papërshtatshëm dhe jashtë standardeve, ndërsa bëri thirrje për një politikë dinjitoze, e cila duhet të mundësojë prekjen e realitetit dhe jo të qëndrojë nëpër zyra.

“Kjo shtresë është e persekutuar, dhe kjo situatë vjen edhe nga mungesa e ndjeshmërisë së politikanëve. Po e shoh nga afër këtë treg dhe do të ftoj cilindo të mos i bëjë politikat nga zyra, por të vijë ta prekë realitetin këtu në terren”, theksoi Topi.

“Humanizmi është një ndjenjë që të gjithë duhet ta kenë brenda vetes, sidomos ata që bëjnë programet për shtresat në nevojë siç janë tregtarët e këtushëm. Sot është një ditë e mirë, por si mund të jetë ky treg kur ditët janë me shi”, u shpreh Topi.

“Këta njerëz nuk kërkojnë vende në administratë siç bëjnë gjithë të tjerët, edhe pse një mundësi e tillë u duhet dhënë, ata duan të punojnë këtu dhe të sigurojnë bukën e familjeve të tyre, ndaj duhet të jemi më të ndërgjegjshëm për t’i krijuar të gjitha kushtet e nevojshme”, u shpreh ai.

Topi tha se FRD ka përgatitur një program shumë profesional për këtë shtresë.

Duke sjellë në vëmendje edhe njëherë keqtrajtimin që iu bë kësaj shtrese nga qeveria para një viti tek Stacioni i Trenit, Topi theksoi se “FRD me programin e saj do të mendojë njësoj për të gjithë kontingjentin e popullsisë që ka probleme me arsimin, strehimin dhe mbijetesën. Jeta e tyre do të ndryshojë në mënyrë thelbësore me politikat tona, pasi ne nuk shohim vetëm dyqanet afër bllokut, por të gjitha tregjet e vendit për t’i bërë tregtarët të ndihen të barabartë”./b.l

3 komente në “TemA TV/ Topi me komunitetin rom: Kjo, shtresa më e persekutuar. Duhet ndjeshmëri nga politika (VIDEO)”

  1. bbb says:

    Bamir…Ke ndonjse kandidat per deputet ti nga komunisteti rom?

    1. aqifi says:

      Futi ndonje kostum marka Gabi, o Bamke…

  2. klea says:

    po mire o burre i dheut po ti nuk ke qene roje te dera kryeministrise dhe nuk ke pas ca te beje, po na e shpifet o burre, ben si gjak i ri ti, i sapo ardhur ne politike……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje