Avokati i Popullit kërkon rikthimin në punë të infermieres me shami dhe masa ndëshkuese ndaj mjekes

15 Qershor 2013, 16:01Sociale TEMA

Debati mbi shaminë e femrave myslimane, ku para pak ditësh u shënua dhe incidenti i radhës në spitalin e Burrelit, është marrë në hetim nga Avokati i Popullit.

Në një letër, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Igli Totozani e ka konsideruar një shkelje të të drejtës së njeriut  diskriminimin e këtyre femrave për shkak të besimit. Institucioni i Avokatit të Popullit ka hetuar rastin e Irma Hakës, infermiere në spitalin e Burrelit, e cila nuk u lejua të punonte për shkak se kishte shami në kokë, një detyrim ky për besimtaret femra myslimane.

“Ti je e mbuluar me shami, ky është institucion laik e jo fetar, dhe shteti është laik, ndaj shko e puno në ato institucione ku të lejohet të mbash shami”, mësohet t’i ketë thënë mjekja endokrinologe, Fatmira Gjoka, infermieres së mbuluar.

Mes dy grave rasti degjeneroi dhe në sherr, por Avokati i Popullit referuar, nenin 10/2 të Kushtetutës, arsyeton se: “Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike”.  Sipas Totozanit, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe ligjet organike, nuk kufizojnë lirinë e fesë dhe praktikave fetare dhe, si pasojë, nuk mund të diskriminohet një individ vetëm se ai praktikon një besim të caktuar.

Në rekomandimi e Avokatit të Popullit, thuhet se liria e shfaqjes së besimit ose të bindjeve nuk mund të bëhet objekt i  kufizimeve veç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike.

“Duke e konsideruar si shkelje të etikës qëndrimin e mjekes Fatmira Haka, e cila bie ndesh me aktet kombëtare dhe ndërkombëtare, rekomandojmë marrjen e masës disiplinore ndaj mjekes endokrinologe, të spitalit Burrel, znj. Fatmira Gjoka. Angazhimin dhe ndërgjegjësimin  e të gjitha strukturave shëndetësore, për mospërsëritjen e rasteve të diskriminimit jo vetëm ndërmjet personelit mjekësor, por edhe ndaj pacientëve që këto struktura trajtojnë”, thuhet në letrën që Avokati i Popullit i ka dërguar Ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova./l.ç

15 komente në “Avokati i Popullit kërkon rikthimin në punë të infermieres me shami dhe masa ndëshkuese ndaj mjekes”

  1. BERISHA LARGOHU. VOTA PRO BERISHES ESHTE SHARLATIZEM DHE KAFSHERI. says:

    Avokati i popullit te distancohet nga popullimi i shamive islamikeve. Shamite jane te turpshme dhe ndalojne gruan qe te jetoj e lire pa shami islamike, shqiptaret nuk duhet te perzihen me islamin qe mohon te drejtat e njeriut.

    1. aqifi says:

      Yp, byrazer Totozani! Tani ka mbetur pa u dhene “rekomandimi” qe mjeket byrazere te paguajne me pak taksa se mjeket e “zbuluar”. Ndoshta Albanistani do te perjetoje edhe ndonje vale tjeter kthimi nga kristiane ne byrazere dhe brenda disa viteve te gjithe Albanistanasit do te ngrene bythen nga qielli pese here ne dite…

    2. Sali=Geddaf says:

      atehere me qe jam nga Burreli dhe e di shume mire kete ngjarje i them avokatit te popullit te verifikoj mire rastin,, se infermieria me shami e besimit musliman i ka thene mjekes se une nuk ndihmoj dot kur pacientet jan meshkuj sic eshte ndihma per matjen e tencionit berjen e injeksioneve e gjera te tjera se nuk ma lejon feja te kem kontakt me nje mashkull tjeter!
      dhe normalisht nese nuk ben dot detyren e infermieres atehere mjekja nuk mund te bente punen e saj dhe ka kerkuar te zevendesohet kjo infermiere me nje tjeter,, dhe ska te bej fare diskriminimi fetar.

      kete jua thote nje person qe e di 100% te sakte kete histori,, ska te bej diskriminimi fetar por pamundesia e infermieres per te ushtruar punen e saj per shkak te fes.

  2. Meri says:

    paska rrjedhur edhe ky

  3. turi says:

    e mo lulush qe shtiresh si mysliman i devotshem? ceshte kjo? keta jane vetem demagog te poshter! liria fetare sduhet te preket ne asnje menyre!!!!

    1. Argita_B says:

      Liria e dikujt perfundon aty ku fillon ajo e tjetrit, pra lirija ka konturet e veta. Besimi fetar eshte liri e çdo individi, por nje institucion pblik eshte laik pasi i perket te gjitha besimeve. Po sikur ne maternitet nje burre me ferexhe te futet ne sallen e lindjes duke u parraqitur si grua, çfare do te thoshte nje grua muslimane qe shkon per te lindur!!

  4. vlora says:

    Avokarti i popullit nuk e paska haberin fare nga kjo pune. Gjithe infermieret ne gjithe spitalet e botes kane uniforme. Ne se uniforma e ketij spitalit te Burrelit eshte me shami atehere te gjitha infermieret duhet te mbajne shami. Ne te kundert duhet te jene te gjitha pa shami.

    Po arabet dhe islamiket i kane futur rrenjete thelle ne Shqiperi. Si murtaja, kjo semundje nuk do te hiqet kollaj.

  5. liri a vdekje says:

    jam me mjeken dhe i jap shume te drejte ,njerezit duhet te integrohen dhe te japin shembullin me te mire ne istitucion dhe jashte tij ,jam dakort me infermieren po ritualin e saj duhet ta ndjek ne shpi dhe jo te ndikoje me paraqitjen e jashtme ke pacientet neper spitale ku mund te ket dhe femi prandaj ka uniforme spitali mgjs ke ne le shume per te deshiruar

  6. alban4eva says:

    dmth, te kthehet ne pune carcafi, callma, era e djerses dhe ulerimat per allah, jo te kthehen ne pune ata qe jane pushuar per bindje partiake, qe nuk kane pranuar te marrin pjese ne mitingjet e S-halè sulltanit..

    ja, ky eshte avokati i “popullit”, qe merret me cikerrima. ne Shqiperi kane ndodhur aq shume padrejtesira te renda, saqe kjo puna e carcafit dhe e callmes te duket si barsalete..

    islamike hesapi, varu ka…!!!!

  7. Joni says:

    Po ca eshte kjo tani, jo po te vijme te gjithe sipas qefit ne pune. Pse s’thoni ju te punesojme nja dy braziliane nga ato te karnavaleve atje ne spital dhe ne rregull jemi ne ato e kane veshjen e vet nje rrip para nje prapa dhe ok.
    Jam i bindur qe ky Igli Totozani as vete nuk i honeps keto shamite, po siduket i ka fryre ndonje ne vesh dhe ai eshte i detyruar te thote ashtu.

  8. infermierja! says:

    dua te shkoj ne pune me kullese makaronash ne koke sepse ma kerkon feja ime qe sapo e shpika quhet RASTAKULLESEMAKARONASH.

    ju lutem behuni besimtare te fese: RASTAKULLESEMAKARONASH!

  9. jam dokort me Joni says:

    infermieret te vishen si ato brazilianet ne karnavale…

    sherohen pacientet vete, s’kane nevoje per ilace…hahahahahaha

  10. beratsi says:

    ik or ti injorante kush do te mbaje shami te rrij ne shpi ose te vej ne xhami po jo atje ku ti sherbej publikut

  11. Ramon says:

    Injoranca nuk ka brira,keto jane siptomat e TALEBANIZMIT SHQIPTAR te mrojtur nga istitucionet.

  12. alban says:

    E VETMJA GJE QE NUK E MAT DOT SKA MATES ESHTE INJORANCA AQ ME TEPER KUR AJO ESHTE KOLEKTIVE BEHET E RREZIKSHME
    LEXOVA ME LART KU THUHEJ SHTETI ESHTE LAIK .SHUME BUKUR ,PO A E DINI JU CDO ME THE LAIK ???LAIK NUK DO ME THENE ATEIST O POPULL LAIK DO TE THOTE SECILI KA TE DREJT PER FENE E TIJ TE VISHET SI TE DOJE E TE SILLET SI TE DOJE BRENDA LIGJEVE TE VENDIT
    1-DHE LIGJET E VENDIT DHE TE DREJTAT E NJERIUT KU DO NE BOTE LEJONJE FEMRAT MYSLIMANE TA RRUAJNE EDHE FENE E TYRE POR EDHE TE PUNOJNE EDHE NE INSTITUCIONET SHTETERRORE

    2-PSE GJITH KY DEBAT KUR BIE FJALA PER MYSLIMANET ,A NUK MBAJNE MURGESHTA SHAMI ,NE KOKE E KRYQ NE QAFE ,NE GJITHE SPITALET NE EUROPE E NE BOTE KE GRA INFERMIERE KATOLIKE ME SHAMI NE KOKE

    3-NENE TEREZA ME SHAMI NE KOKE ISHTE,DHE NE SPITALE KU KA PAT NJEREZ NE NEVOJ KA PUNURA NJE JETE TE TERE APO JO SE KEMI PARE NDONJEHRE TA HEQI SHAMINE

    4-PER TA MBYLLUR E DINI JU CAR THUHET NE BIBEL PER SHAMINE???
    NUK ESHTE VETEM DETYRIM I MYSLIMANEVE ESHTE DETYRIM I TE GJITHA FEMRAVE TE BOTES ,MYSLIMANET JANE TE VETMIT QE E RESPKETOJNE ,,PO JU NUK I PERMENDI KETO GJERA SE NUK JU PELQEJNE

    SE CAR PUNE JU PRISH JUVE SHAMIA E DIKUJT QE CIRRENI KAQ SHUME NJE ZOT E DI ???KALOFSHI MIRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje