TemA TV/ Arvizu: Nëse vota është e lirë, zgjedhësit do vendosin a duhet të ndodhë rotacioni (VIDEO)

17 Qershor 2013, 14:58Sociale TEMA

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët shqiptarë në faqen e ambasadës në Facebook.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse duhet të ketë rotacion më 23 qershor, Arvizu është shprehur se ajo do të vendoset nga zgjedhësit, por me kushtin që vota të jetë e lirë.

“Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni”, tha ambasadori.

Kurse pyetjes, nëse ia vlen që shqiptarët të shpenzojnë kohë në radhë të gjata për të votuar, ambasadori u përgjigj se ky është detyrim në radhë të parë.

“Absolutisht po. Disa njerëz kanë sugjeruar se të gjithë politikanët janë njësoj, pse duhet të zgjedh unë njërin apo tjetrin? Në një demokraci, është detyrimi i qytetarëve të shprehin preferencat e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë për të insistuar për llogaridhënie nga udhëheqësit tuaj të zgjedhur”, tha ai.

Arvizu denoncoi sërish presionin që është duke u bërë ndaj votuesve.

“Unë nuk e vë në dyshim në asnjë moment që po ushtrohet presion ndaj votuesve, dhe nuk e kam fjalën vetëm për njërën palë. Por skemat e atyre që ushtrojnë presion do të kenë sukses vetëm nëse ia dalin që të kanosin votuesit individuale. Pra ju, votuesit, keni fuqinë për të kapërcyer këtë kanosje, pavarësisht kahut nga i cili vjen. Zgjedhja është e juaja”, tha ai.

“Ambasada amerikane ka informuar ODIHR-in për disa raportime se disa votues janë udhëzuar të fotografojnë votën për të vërtetuar votën e tyre për një parti apo për një tjetër. Sigurisht, nëse kjo është e vërtetë, kjo është kundra të gjithë standardeve ndërkombëtare dhe çdokush që udhëzon të tjerët për ta bërë këtë është një turp për shqiptarët, kudo”, vijoi më tej ai.

Lidhur me KQZ-në, ai tha se nuk është kurrë vonë që të gjendet një zgjidhje.

“Kemi adresuar çështjen e KQZ-së në mënyrë të vazhdueshme. Nuk është e tepërt te themi se ne besojmë fortësisht që duhet të konstituohet plotësisht. Që kjo të ndodhë, duhet që të dyja palët të bien dakord. Nuk është asnjëherë shumë vonë”, tha Arvizu.

Më herët ambasadori amerikan ishte për një vizitë në Bashkinë e Vlorës ku deklaroi se shpreson që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme./b.l

61 komente në “TemA TV/ Arvizu: Nëse vota është e lirë, zgjedhësit do vendosin a duhet të ndodhë rotacioni (VIDEO)”

  1. turi says:

    vota eshhte e dhunuar nga sali berisha me presionet e tij te pafundme ndaj popullit! njerezit duhet te bejne nje rezistence dhe te bashkohen te gjithe me nje vote plebishitare!

    1. halimi says:

      Nuk mund te flitet per vote te lire dhe as per zgjedhje te ndershme ne nje vend ku kryeministri perdor te gjithe administraten publike kunder opozites. Te gjithe incidentet e fushates duhet te kene treguar se Shqiperia deshiron te ndahet nje here e mire nga modeli i vjedhjes se Saliut dhe te votoje Ramen. Po nuk pati manipulime masive kjo do dale bindshem.

      1. denisi TR says:

        Une jam bir i nje mesuese qe eshte detyruar tashme per gjashte dite me rradhe t ngrihet qe ne pike te mengjesit dhe te marre aautobuzin e mitingut te Saliut. Kudo shkon e do me vete turmen. Dhe e gjitha kjo pse mendojne qe mund te jemi te majte dhe kercenojne qe do e heqin nga puna. Keto maskaralleqe te shtyjne te duash te godasesh jo vetem drejtorin e shkolles po edhe te gjithe sistemin. Ndaj Ambasador ju duhet tu flisni njerezve per punet si jane, jo si duhet te jene!

        1. stela says:

          Ambasador Shqiperia eshte me shume se gati per rotacionin e domosdoshem politik. Vetem duhet garantuar vota e shqiptarve, dnryshe ketu mund te ndodhe gjithcka. Sepse Berisha nuk di ta pranoje humbjen, ndaj duhet tia mesoni ju!

          1. beni says:

            Me kete sistem vota e shqipetareve nuk ka asnje vlere sepse Saliu e vjedh ate. Cdo gje Saliu e ka kthyer ne nje mekanizem qe te con ne deformimin e rezultatit dhe te zgjedhjeve. Nje gje te tille beri ne 2009. Por kete here nuk duhet ta lejojme sepse po i shohim pasojat.

            1. Landi says:

              ROTACIONE TASHME ESHTE KTHYER NE NJE NEVOJE SEPSE NJEREZIT JANE TOTALISHT TE ZHGENJYER NGA KETA NJEREZ QE VETEM VJEDHIN DHE PASUROJNE FAMILJEN E TYRE.

              GJITHE ATO SHESHE TE MBUSHURA PLOTE ESHTE NJE TREGUES QE POPULLI EHSTE PER NDRYSHIM.

              ATA NUK DUAN ME QE TE QEVERISEN NGA NJE NJERI QE I DETYRON QE TE SHKOJNE NE MITING PER TE.

            2. Dankan says:

              Vota jone eshte dhunuar nga Saliu gjate gjithe ketyre viteeve dhe na e ka kthyer ne nje kusht shume thelbesor rotacionin per te ecur perpara. me kete qeveri qe kerkon te rrije ne pushtet me vota te vjedhura dhe me presione per voten nuk mund te shkojme asgjekundi.
              Rotacionin e duam te gjithe.

          2. Kiani says:

            populli ka qene gati qe ne 2009 per rotacionin por mariftetet e Saliut nuk e lane qe kjo gje te ndodhte. Vjedhje vote, presion, polici infunksionale dhe nje shtet qe nuk ben punen e vet per te ruajtur qetesine dhe rendin. policia eshte ajo qe po ben kaerdine.

          3. cenko says:

            Per hir te se vertetes Ambasador duhet te pranojme se kjo eshte nje “nese” shume e madhe ne Shqiperi. Sidomos kete here, kur eshte provuar se blerja e votes, vjedhja e votes, presioni me shtetin dhe policine, dhuna dhe madje edhe perdorimi i administrates ne fushate jane te gjitha mekanizma te perdorur nga qeveria. Prandaj duhet nje qendrim me i forte se nje “nese” per kete pune!!!

          4. Alban says:

            Te gjithe kerkojme rotacionin sepse qeveria Berisha ka si deshiren e vetme pasurimin e familjes se vet. Presioni ndaj votuesve te pare eshte shume i madh sepse kjo qeveri keshtu mendon ti beje votat duke i vjedhur ato.
            Te gjithe jemi per rotacion zot Ambasador sepse e dime qe do te behet me mire pas 23 qershorit.

        2. Sidorela says:

          Politikes se rrenimit ne do i japim fund me 23 qershor sepse ketij vendi i duhet nj qeverisje e mire dhe nje politike per vendin dhe per qytetaret dhe jo per oborrin e familjes se Saliut.

          1. VOTO NR.29 says:

            VOTE E LIRE ME SALI BERISHEN??? E PAMUNDUR… POR PARTIA SOCIALISTE ESHTE E VENDOSUR. KETE HERE DO E MBROJE VOTEN NE CDO MENYRE DUKE GARANTUAR MBARVAJTJEN E ZGJEDHJEVE,.

            ROTACIONI DUHET ME PATJETER QE VLERATE DEMOKRACISE TE VENDOSEN NE KETE SHTET KRIMINILESH.

            NE 23 QERSHOR DO TE SJELLIM RILINDJEN SHQIPTARE!!

        3. qamili says:

          Ketu tek ne po behet baterdi me presionin dhe kercenimet kunder te gjithe atyre qe duan te votojne per opoziten. Dhe c’eshte me e keqja eshte shteti, ai qe duhet ti mbroje, qe po e ben kete gje. Kjo eshte demokracia ne Shqiperi, nje shtet kunder nje populli. Po duhet te fitoje populli ambasador dhe ti e di kete

        4. lorena says:

          Ajo qe ne do te donim te dinim nga z.ambasador kesaj radhe eshte se cili do te jete qendrimi konkret ndaj ketyre zgjedhjeve nese do te manipulohen! Sepse qe shqiptaret duan rotacionin kjo s’ka me te voglin dyshim, mjafton te shohesh mitingjet superentuziaste te opozites krahasuar me pjesemarrjen e vaket edhe pse me dhune e me leke neper mitingjet e saliut.

        5. Besnik says:

          Gjate gjithe fushates kemi pare qe njerezit duan rotacionin sepse jane te lodhur me kete njeri qe nuk mendon qofte dhe nje dite per ta. Ata prandaj kane mbushur sheshet ne mitingjet e Rilindjes sepse ata kerkojne ndryshim te pushtetit.

        6. Ariu says:

          Po mire o Denis, shko te votosh dhe voto kunder kujtdo qe mendon, ose pro atij qe te pelqen. Ne kutine e votimit e ke kollaj te “maresh hak” per oret e mengjesit ?

          1. denisi TR says:

            Ti kokerr idioti e ke provuar ndonjehere presionin qe te behet vetem sepse do te jesh i lire apo e ke me te degjuar. Jemi ne mes te Europes po ca gjasme skeptike na kane lene ne ket batak per githe keto vite. Se besoni se gjerat ndryshohen duke u tall.

        7. Majli says:

          Vota jon kete here do te jete nje vote masive kunder keqeverisjes se vendit dhe rrenimit t metejshm sepse eshte nje tmerr i vertete e gjithe situata ekonomike qe sot perballet ky vend.

      2. Vera says:

        rotacioni eshte i nevojeshem
        do te ishte nje deshtim sikur keto zgjedhje te deshtonin, jemi nje vend qe jetojme ne demokraci dhe njerzit nuk duhet ta shfrytezojne kete demokraci sikur liria e tyre et shkonte larg ligjit dhe kushtetutes

      3. Kosta says:

        po beni nje thirrje me vend e kush nuk do zghedhje te lira dhe te ndershme , ku njerzit shkojne te votojne per idealin e tyre dhe vullneti i popullit te lexohet dhe te repektohet? vetem saliu, militante jane shume por sali mos i co njrzit drejt urrejtes mos jep mesazhe te ga

    2. Maksi says:

      Te jene zgjedhjet e ndershme dihet si eshte rezultati !! do fitoj PS dhe kjo eshte e dallueshme dhe ska pik dyshimi per kete rezultat !! po te fitoj saliu do bie pak ne sy qe ska fituar me ndershmeri se kudo ai ka pak njerez dhe perdore kamera me shtim njerzish !!me ndershmeri ai sbehet llaf te fitoj kjo eshte mese e sigurt !! faktet flasin

    3. Berti says:

      Saliu nuk i lyp votat se i manipulon dhe i vjedh ato ska nevoje, kane marre peng pushtetin e luani teater me popullin ndja ne do ti themi stop ketij rrenimi me 23 qershor dhe edi rama do te jete nje lider dhe kryeminister i ketij shteti qe kaq shume po i mungon

    4. sara says:

      Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni, dhe ai do te ndodh se po marrim fund dita dites me votim masiv dhe te mbrojtur

    5. fjona says:

      normal qe DUHET ROTACION DHE SALIU sdo te kete zgjedhje te lira per sa kohe saliut nuk i vihet fre, i pate inskenimet e turpshme dhe bllokimin qe beri ne kqz, po aferat korruptive me nbjerzit duke i dhene para e bilita falas emigrantve, pushetet e pune dikujt tjetre

    6. urla says:

      duhet te jene te tilla, militantet duhet te qetesohen jemi shqiptar, te shpresojme edhe ne qe zgjedhjet te jen te lira dhe te ndershme dhe fituesi me humbesin ti japin doren njeri tjetrit por kjo eshte e pamundur nga zoti berisha , por ne jemi te vendosur te mbrojme voten tone

    7. jonce says:

      ratacioni eshte i domosdoshem rrezikojme te biem ne diktatori ky eshte kulmi, votues mos bini pre e presioneve kjo thirrje shkon per te gjithe ata qe tundohen dhe i bejen gjerat sot per sot, moj ja jepni vote tuaj dikujt qe ska bere asgje 8 vite dhe nuk pretendohet te bej per 4 vite

    8. posta says:

      Une nuk e vë në dyshim në asnjë moment që po ushtrohet presion ndaj votuesve, dhe nuk e kam fjalën vetëm për njërën palë. Por skemat e atyre që ushtrojnë presion do të kenë sukses vetëm nëse ia dalin që të kanosin votuesit individuale. Pra ju, votuesit, keni fuqinë për të kapërcyer këtë kanosje, pavarësisht kahut nga i cili vjen, njeerz forca eshte e juaja per te mos rene ne presion dhe vota eshte e juaja

    9. Bora says:

      keshtu do ti fitoj zgjedhjet saliu me poshtersira dhe pushime nga puna, me blerje te votave? keshtu do ti tregosh zhvillimin e shqipersi dhe ligjin ? sali je rende , je thjeshte nje i deshtuar , kjo gje do te marre fund me 23 qershor rilindje me partine socialiste dhe edi ramen

    10. Anastasia says:

      Vota presupozohet te jete e lire ,e pacenushme ,vullnet i pashtrenguar dhe i pa cenuar nga forcs te jashtme megjithese kemi shume te pamundur te realizojme nje lloji procedure ashtu sic duhet me njerez si berisha kemi te gjitha shancet qe kete here mos te ndodh nje gje e tille. Ne do te tregojme qe ska me vend per te tille individ do te tregojme qe vetem Rama dhe skuadra e vet do te na cojne drejte rilindjes se vendit.

    11. helena says:

      Ajo qe duhet te bejne te huajte eshte te mos rrine thjesht dhe te mos e pranojne ne heshtje censuren e berishes port e marrin te gjitha masat per ta pasur nen kontroll kte individ ne menyre qe te mos kemi shkelje te procesit te votimeve . Vota nga pikpamja juridike eshte e fshefte e lire , individuale .

    12. Enida says:

      Kemi nvoje qe fuqite e medha te mos jene thjesht spektatore ne kete teater por te jene fuqia pas perdeve qe mban aktoret ne kembe. na duhet perkrahje fizike dhe forca te huaja qe te luajne rolin e katalizatoreve te mbajne constant gjendjen te mos ndodhin trazira de as gjarje te pakendshme.

    13. klaudia says:

      Urojme qe amerika organizatat e huaja eurpiane te mos rrine duarkryq perball nje krimineli si berisha por te marrin te gjitha masat per te ruajtur gjendjen per te qetsuar situatten dhe per te garantuar stabilitet tek ne. suksese rilindjes skuadres se luaneve shqipetare, ata nuk jane te paret ne betejen e fitores por ata jane nismetaret e kesaj beteje.

    14. Kleopatra says:

      Shqiptaret duan rotacionin kjo s’ka me te voglin dyshim, shqipetaret duan ndryshim perparim ekonomik , dhe jane pro nje revolucioni te mundshem nese do te ishte nevoja . Mjafton te shohesh mitingjet te ekzaltuara nga deshira per te rrezuar berishen te opozites krahasuar me pjesemarrjen e vaket te administrates shteterore te berishes. Kjo nuk quhet miting nuk eshte manifestim I ligjshem kjo eshte pjesmarrje e detyruar duke I cenuar te drejten e dhe interest e ligjshme.

    15. Kaltra says:

      Nuk kemi me te voglin dyshim qe do te kete manipulime per aq kohe sa nuk do te kemi mbikeqyrje dhe monitorim nga te huajt, per aq kohe sa shtetet e medha te shofin se cfare po ndodh me kete shtet dhe ta qerojne ate kaveje nga pushteti do te kete lloje lloje manipulimesh.Megjithate kete here e ka te humbur betejen Berisha populli nuk e mban me dhe nuk do ta shohi as ne politik.Deformim i sitemit arsimor , Rama eshte nje lider qe po e bashkon shqiperin ne nje dhe po i jep fund racizmit politik eshte i vetmi qe po hap nje dimension jete me te bukur dhe plot ngjyra. Ne per kete duhet te votojme ps nr 29 dhe ti themi stop ketij njeriu te deshtuar ketij kafje eksperimentale dhe sa me shume suksese ps dhe Rames.

    16. kristina says:

      Kete here e ka te humbur betejen Berisha populli nuk e mban me dhe nuk do ta shohi as ne politik as ne qeverisje qe ska shance .Vota eshte e shtrenjte eshte e drejte jona per te vendosur mbi te zgjedhurit . Eshte nje proregativ qe na e ka dhene kushtetuta per te marre pjese nepermjet te perfaqesuareve tane ne qeverisjen e vendit .Edhe kete mundesi duan te na e cungojne nuk kane shance nuk do te ndodh me . Do ta mbrojme voten tone mesa mundesi qe te kemi. Populli jone ka nevoje per ndryshim rotacion politik qeverisje me Z.Rama ne krye.

  2. feniks says:

    Po ne rastin tone kur klika e Berishes i ka marre te gjitha masat per t’i vjedhur votat,si i behet???
    Si mund te reagoje nje popull kur shikon se i jane vjedhur votat???
    Per deri sa ju NDERKOMBETARET,po heshtni tani para votimit,kur KQZ-ja eshte e PALIGJESHME,sepse nuk ka OPOZITE,atehere do ju lutemi:
    -MOS U PERZIENI ME PUNET E POPULLIT SHQIPTAR KUR TE REAGOJE SIC E DI AI PER TE VENE DREJTESINE NE VEND!!!

  3. Elma says:

    Cdo vote do te jete per rrotacionin politik dhe qe ky vend ka shume nevoje per nje qeverisje te mire ka nevoje te Rilinde me Edi Ramen.

  4. fitore says:

    filluan perrallat qe te henen,,,,

  5. VERONIKA says:

    NESE ,ka gjithmone nje “nese” …e pra kjo e ben te pavlefshem cdo diskutim .
    Nese vota nuk eshte e lire ,cfare i bie qe te pergjigjej Arvizuja ???

    Nese votimet do ndryshonin ndonje gje ,ateher nuk do na i lejonin votimet
    MARK TWAIN !

  6. Adri says:

    Hajde mjeshter hajde! Rakia e rrushit behet nga rrushi. Gje te madhe na the. Nje nga burrat e ketij vendi, ish presidenti Moisiu e tha hapur dhe drejte: ose dilni me qendrim te hapur ne krah te se drejtes ose beni menjane. Zoti ambasador, keni ndonje gje tjeter per te thene?

  7. Fredi says:

    Normalisht pas 21 janarit 2011 dhe votimeve te tiranes ku ambassadori arvizu ishte objekt dhe subjekt ne keto dy krime duhet te kishte kerkuar doreheqjen per aresye xhentilence.
    Mos ndryshimi i politikes amerikane ne perkrahjen pa rezerva te berishes edhe kur ka kryer krime tregon se ai eshte i paracaktuar te fitoje dhe votimet e 2013.
    Loja inteligjente e kolonelit arvizu eshte qe rezultati i votimeve te rradhes te dale sa me afer barazimit deri edhe ne nje vote sipas skenarit te votimeve te tiranes.
    Kto lloj ambassdoresh qe jane dhe mbreter,dhe k/m dhe presidente dhe shikas dhe mediume nuk i shohim as ne republikat e sapoformuara andej nga ishujt e paqesorit.
    Poshtrimi eshte me i hidhur se pushtimi…

  8. Bora says:

    Edi Rama do ti fitoj keto zgjedhje sepse ky vend ka nevoje per nje qeverisje te mire dhe duhet ti japim fund te gjithe me vote rrenimit qe Saliu i ka bere vendit ndaj dhe te gjithe ne duhet te votojme per nje Shqiperi te zhvilluar dhe nje vend ndryshe nga ky q sot ka bere Saliu.

    1. vlora says:

      Se cfare duhet te ndodhe dhe cfare do te ndodhe ne realitet jane dy gjera te ndryshme Bora.

      Votat do ti vjedhe Saliu. Keta te PS-se do te bejne nja 2 jave zhurme me ata militantet e tyre dhe pastaj asgje s’ka per te ndodhur.

  9. dea says:

    Nese vota esht e lire eshte i sigurt rotacioni, duket qarte qe kete ka thene dhe Ambsasdori dhe kete mendojne te gjthe shqiptaret. Voto 29 qe te kemi nje fitore te thelle e te pamanipulueshme.

  10. DANJA says:

    Per ata qe e kane kuptuar nentekstin eshte e qarte qe Ambasadori ka thene hapur se nese do te kete zgjedhje te lira, pra nese Berisha nk do ti vjedhe atehere sigurisht qe do te kete Rotacion politik ne shqiperi.

  11. klara says:

    Sigrisht qe kete radhe me shume se asnjehere teter ja vlen qe te qendrosh ne radhe edhe gjithe diten vetem per te votuar, sepse nuk behet fjale per nderrim Kryeministrash, por per nderrim epokash, per shenderrim te vendit…Cdo vote eshte e rendesihsme, ndaj me 23 Qershor voto 29.

  12. arbenita says:

    ME 23 QERSHORE SIGURISHT QE DO TE KETE ROTACIZEM SEPSE SHQIPTARET TE GJTIHE JANE TE VENDOSUR TI JAPIN FUND PUSHTETI MAFJOZ TE BERISHES, TI JAPIN FUND NJE QEVERISJE TE DESHTUAR PER TI HAPUR RRUGE RILINDJES SE SHUMEPRITUR.

  13. anticensurë says:

    ” Ne nje demokraci, eshte detyrimi i qytetareve te shprehin preferencat e tyre”
    këtu ka plotësisht të drejtë!!
    në demokraci njeriu ka dy të drejtat e tij themelore!!
    _të votojë!
    -pro
    -kundër
    -abstenojë
    _të mos votojë!

  14. sherifi says:

    Do jete nje fitore e madhe per gjith shqiptaret,te majte apo te djathte qofshin nese saliu nuk do veri dore ne zgjedhjet,gje qe per mendimin tim eshte e pa besushme,saliut tani cdo gje ne kte vend i duket e tija,shqiperia eshte e tija,populli eshte i tij,malet,fushat,lumenjte,deti komplet jane te tija dhe ai mendon se pa te shqiperia dhe shqiptaret nuk bein dote.
    ai tani po perdore cfar eshte e mundur duke shkelur edhe ligjin edhe kushtetuten me te dyja kembet vetem per karriken,po perdor te gjithe administraten shteterore,shkollat,policin,ushtrin,garden,po shpenzon edhe qindarken e fundit te arkes se shtetit per ate karrike, dhe qe te mos shkoim tek ajo fjala e te ndjerit Namik Vebi Fadile hoti duhet te rritet pjesemarja ne maximumin e mundshem per te rrezuar kte satrap,se nese diferenca eshte e vogel sikunder ndodhi ne tirane,saliu per ato eshte mjeshter dhe nxier disa vota te hedhura ne kutit e gabuara.

  15. Lenini says:

    Po zoti Ambasador,por vota nuk eshte e lire,manipulimet jane nga me te softifiskuara,nuk ka KQZ,si ne asnje vend te botes(edhe ne shtetet tribu,vendos prijesi i fisit nje grup qe te kontrolloje zgjedhjet),numurimin elektronik e shkateroi,presidenti,KQZ,qeveria dhe Saliu,perse duhet te votohet atehere? A mos me 24 Qershor Ju(SHBA) do thote;ne ju paralajmeruam,perse u ngut Edi Rama,kur e dinte se do vidheshin votat.ME MIRE BOJKOT,E LIGJERUAR ESHTE,TEKNIKISHT DHE LIGJERISH.ME MIRE PAK SHPENZIME SE REMUJE,SHKATERIM DHE DESTABILIZIM.A NUK KA KERKUAR GJITHMONE KETE GJE SALIU? HISTORIA DO PERSERITET PO U FUTET NE ZGJEDHJE,PRANDAJ BOJKUTONI QE EUROPA DHE AMERIAKA TE KETHEJE KOKEN TEK NE,E JO TE FLASE SI MORI QE JA LA (JASHTE TE GJITHA LIGJEVE,TONA) ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE NGA KOLEGJIT ZGJEDHOR.

  16. DAJTI says:

    Cte thote me i dashuri Arvizu.
    Shkoni votoni na porosit, mos e shisni voten na thote.
    Nuk e ka fajin Berisha ose Rama por tifozlliku yne i pa kufi per te dy krahet.
    Flitet po i blejne votat. Kush po i shet , sjemi ne?
    Kush e shet ska ckerkon llogari me vone. e ka marre shperblimin.
    Do manipulohen thuhet, sjemi ne perseri qe do ndihmojme?
    Kush ka respekt per veten dhe dashuri per vendin voton sipas bindjes dhe jo kush paguan me shume. Majtas apo djathtas qofte.
    Te kishim me shume deshire per pune, ( te mirat sdo na vijne nga qielli, kushdo te fitoje) do ishte dhe vota
    per me te mirin e jo per ate qe premton me shume.
    Para se te kerkojme duhet te pyesim veten cfare jemi te zotet te bejme, paaftesia te ben te manipulueshem.

  17. Ermali says:

    ME 23 BASHKE ME RAMEN DO I PRESIM BILETEN TE PIRDHET DHE ARVIZU

  18. qytetar nderi i kosoves says:

    NE VOTIME DO TE SHKOJNE TE GJITHE RROTAT .KY POPULL
    NUK BINDET KURRE QE RAMA NUK FITON . NEQIFTESE DO TE ISHTE
    DIKUSH TJETER NE OPOZITE NDOSHTA .DO TE KISHTE SHANCE PS
    POR ME RAMEN PU PU PUUUU

  19. beni says:

    Po ju qe shkruani ketu te gjithe bijte, nipa ose familiare te sekretareve te PPSH, oficerave dhe sigurimsave jeni ? Sa te tille paskemi patur !

    Demokratet kane punuar 8 vjet fort dhe do ti blejne zgjedhjet, skane nevoje ti vjedhin. Jo me kot bota ( SHBA ) i la ne krye per 8 vitet e fundit…..

  20. EMIGRANTI says:

    SHUM RESPEKTE PER AMBASADORIN E AMERIKES,ESHTE NJE KNAQSI QE PO E MBROJN POPULLIN SHQIPTAR.POPULLI SHQIPTAR KA NEVOJE TANI PER TANI PER ME SHUM SHANSE QE TE NDROJE QEVERINE DHE TE BEHET NJE ROTAZION.ESHTE E QARTE SE PD NUK E LESHON SE ESHTE E MBYTUR NE KORUPSION DHEE DIJNE SHUM MIRE SE CFARE I PRET MBRAPA.DHE NE 2009 ISHTE E FITUAR POR E MASHTROI POPULLIN,DHE 2011 E FITOI POR E GENJEU POPULLIN ,PRANDAJ DUHET NJE VEMENDJE E VECANTE PER POPULLIN SHQIPTAR.

  21. Gezim Kulufi says:

    Amerika nuk te fal.Edhe Ambasadori Arvizu eshte ne nje linje me te derguarit e tjere te DASH por eshte me elokuent.Ata e dine qe kur nje person i fese muslymane urren Ameriken do te lidhet me ekstremistet muslymane,ndersa kur nje person i fese ortodokse urren Ameriken do ti sherbeje ortodoksise,kundra amerikes.Politiken e Amerikes me shtetet e tjera nuk e vendosin ambasadoret,por institucione te tjera te specializuara.Ata nuk e harrojne Edi Ramen qe kur ishte Kryetar Bashkie ne Tirane ,e hodhi tutje flamurin amerikan duke thene :hiqeni more kete se na cau…..Ata e dine se Edi Rama kurre nuk do te jete aleat i tyre sepse ka perdhosur gjene me te shtrenjte qe kane,flamurin e tyre.Nga ana tjeter ata preferojne figura qe kane nje moral te shendoshe familjar dhe jo persona low clas.Ne gjykimin e amerikaneve ne raste zgjedhjesh qendrimi ne familja dhe aftesia per te krijuar nje familje te shendoshe ku te mbizoteroi respekti i ndersjellte eshte teper e rendesishme.Kjo nuk ka ndodhur me Edi Ramen aq me teper ky degjenerim perforcohet kur edhe i vellai i tij i martuar prej shume vjetesh dhe me banim ne Detroit te shtetit Micigan shkaterron familjan dhe divorcohet per te bashkejetuar me nje vajze te re.

  22. redi says:

    te shpresojme qe kjo te ndodhe me te vertet.se mesa po duket,po e bejne me zor rrotacionin?

  23. Tani ke fol me mend ne koke says:

    SHBA- Një ligjvënës amerikan ka kërkuar të hetohet burimi i parave që janë përdorur për të siguruar fotografinë që kreu i Partisë Socialiste Edi Rama bëri me Presidentin Obama, gjatë një aktiviteti për grumbullim fondesh vitin e kaluar.

    Kongresmeni nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, u ka kërkuar autoriteteve amerikane të hetojnë burimin e parave, pasi “nëse fondet kanë ardhur nga një vend i huaj, kjo mund të përbëjë shkelje të ligjeve amerikane’, thotë ligjvënësi amerikan.

    Siç raporton Zëri i Amerikës, në një letër dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara te Amerikes, Erik Holder dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve, Rohrabacher, tërheq vëmendjen për blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë secila për te marre pjese në aktivitetin e Presidentit Obama për grumbullim fondesh në San Francisco më 12 tetor 2012. Biletat, shkruan kongresmeni, u blenë nga Bilal Shehu, shofer limuzine dhe gruaja e tij, e cila nuk mori pjesë në aktivitet.

    Por në vend të saj, bileta u përdor nga udhëheqësi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. Shtetas të huaj si zoti Rama, shkruan më tej ligjvënësi në letrën drejtuar autoriteteve amerikane, e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane. Dana Rohrabacher është kryetar i nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve te Kongresit Amerikan.

  24. tironci says:

    rrotacion duhet pa tjeter sali berisha e ka kthyer kete vend ne nje DIKTATURE te pa pare
    poshte ky moster qe i ktheu demokracine ne DIKTATURE

  25. ali says:

    O Sherif mos ia rritni ”mutit” vleren aq shume. Vete ia rrisim vlerat diktatoreve ,pastaj i hedhim si pa te keq

    ne rrekete e zeza te haleve.Do ta shohesh nje dite kur te ”zbrese ” nga kali sepse tere jeten s’do te qendroje

    ne kale !!!

  26. RROTACIONI ESHTE TEPER I DOMOSDOSHEM PER SHQIPERIN.!

    Eshte e domoisdoshme rrotacoioni politkku duhet te largohet nga PUSHTETI KJO QEVERI E LODHUR DHE E DROBITUR NGA KORRUPSION DHE KRIMI I ORGANIZUAR,
    Ky shtet ka falementuar me kohe, shqiptare po vuajn dhe do te vuajn pasojat e tije.
    Pore rrotacioni po pengohet nga te gjitha menyrat.:
    Po pengohet nga presioni per ta faotografuar voten.
    Po pengohet nga menyra e blerjes se votes ne natyre, duke derguar miell, para, dhe sende te tjera tek njerzit e uritur.
    Po pengohet nga prasioni qe u behet punonjesev te administrates civile per te votuar PD
    Po pengohet edhe nga premtimet mararmendese te pushtetit i cili per hire te mbajtjes se pushtetit vazhdon te genjej pa asnje limit.
    Rrotacioni po pengohet edhe nga :
    Perqendrimi i te gjitha pushteteve te pavarura ne doren e Berishes.
    Po pengohet edhe nga KQZ e cila eshte per pergjysmuar.
    Te gjitha keto pengojn elektoratin te zgjedh njerzit me te mire dhe te zgjedh alternativen me te domosdoshme qe paraqitet.
    Shqiptaret jo vetenm qe kerkojne rrotacion, pore edhe kerkojne Rilkindje.
    Ata duan nje forc politike qe nuk i mashtroi sice i mashtroi PD-ja per 8 vjet me rradhe.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje