TemA TV/ Berisha në Bilisht: Rama s’flet kurrë për rritje pagash, e ka mendjen vetëm tek monopolet (VIDEO)

19 Qershor 2013, 12:40Sociale TEMA

Partia Demokratike mbylli fushatën elektorale në Bilisht të Devollit, me një miting elektoral ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Sali Berisha.

I ngjirur dhe i lodhur, Berisha deklaroi të njëjtat gjëra. Ai tha se Rama nuk flet kurrë për integrimin apo për rritjen e pagave dhe pensioneve.

“Fitorja e 23 qershorit do të shndërrohet në mirëqenie të ndjeshme për shqiptarët. Në projektin tonë shtylla kryesore e mirëqenies është punësimi juaj. Pse Edi Rama nuk shqipton fjalën rritje rrogash, pensionesh, sepse mendon vetëm për krijimin e monopoleve të miliarderëve të tij. Për ne fati i bardhë është integrimi në Europë. A e keni dëgjuar ndonjëherë të thotë fjalën integrim? U thotë shqiptarëve se BE nuk është as bukë, as ujë. Nuk e përmend se ka shkelmuar mbi këtë ëndërr tuajën, mbi këtë projekt madhështor”, u shpreh Berisha.

“Duke ardhur tek ju pashë fushat e mbjella me grurë. Çfarë premton pala tjetër? Me papërgjegjshmëri totale do t’ia heqë TVSH-në grurit. Ti heqësh TVSH-në grurit do të thotë që ju të mos keni më leverdi për asnjë kalli grurë. Mendon kush se do të ulet çmimi i grurit? Në mënyrë absolute, ulja e Prodhimit të Brendshëm vetëm rrit çmimet në mënyrë të papërmbajtur. Shikoni sa e papërgjegjshme është. Do të marrë monopolet, sepse tregtia e ushqimeve është tregtia më e leverdishme e kësaj toke. Dhe miliarderët e PS-së tani duan të ndërtojnë ëndrrën e tyre mbi monopolin e ushqimeve. Së dyti, asnjë vend nuk mund të ketë një ekonomi të qëndrueshme pa prodhim. Prodhimi është alpha dhe omega e zhvillimit ekonomik, e suksesit ekonomik, e mirëqenies ekonomike. Zotëria nuk mendon ku ka këtu një pëllëmbë tokë të papunuar. Këto vite sipërfaqja e tokës së punuar është rritur katër herë.

Ju ftoj juve, fermerëve të Devollit dhe të mbarë Shqipërisë që t’i mendoni këto ditë mirë të dy politikat. Politika jonë është rritje rrogash në 700 dollarë, pensionet tuaja 150 dollarë, rroga minimale në 350 dollarë. Pse kjo? Mallrat duhet të blihen. Qytetarët duhet të kenë fuqi blerëse dhe ne ua krijojmë këtë mundësi, por jo t’i rrënojmë dhe t’ua shkatërrojmë prodhimin në fushë. Shqipëria është me 1/3 e çmimeve të Bashkimit Evropian. Kush do të ecë drejt Evropës duhet të pranojë se çmimet do të shkojnë drejt rritjes. Qeveria është e detyruar të rrisë rrogat, të rrisë pensionet, të rrisë ndihmën ekonomike. Kjo është politika. Ndaj dhe thirrja ime vëllazërore për ju është që të votoni për mbrojtjen e prodhimeve tuaja, të votoni për të mbrojtur djersën tuaj. Ju duhet të prodhoni gjithnjë e më shumë, të fitoni gjithnjë e më shumë dhe jo të vijë t’ju konkurrojë qumështi i lopëve që subvencionohen me 3 euro në ditë; t’ju konkurrojnë ata që e hedhin farën e grurit me avionë, sepse i kanë fushat me mijëra hektarë. Ajo nuk është e ndershme. Ne ju mbrojmë juve. Ne ndërtojmë infrastrukturën kudo dhe sot jam i gëzuar që Mirasi, ku unë kam qenë disa herë, tani ka një rrugë si çdo qytet i vendit”./ep

32 komente në “TemA TV/ Berisha në Bilisht: Rama s’flet kurrë për rritje pagash, e ka mendjen vetëm tek monopolet (VIDEO)”

  1. turi says:

    o sali o injorant ai ka thene per ritje rrogash per policet , mesuesit dhe te jgithe te tjeret! po ka thene rritje realiste jo dy trefishin sic premton ti mashtrues!

    1. fl says:

      Vetem nga taksimi i ndershem administrata do paguaje rreth 4.000L te vjetra me pak detyrime nga rroga.

      Kurse rritjet e rrogave qe ben Saliu jane 700L, qe nuk kompenson as rritjen e cmimeve

    2. raqi says:

      po ai ka thene do hapi vende te reja pune, po te lexoje programin e PS do e kuptoje qe ka nje plan dhe per rritjen e rrogave po ti si gjithmone do merresh me llogje kavaje e me dallavere te ketij lloji, po nejse mos ca koke se ne 23 do te rrisi pensionin meqe do dalesh ne pension!

    3. sali mashtruesi says:

      ha mut ha o sali shpellari ha mut sa te ngopesh or plak i shemtuar ik or felliqesire ik or analfabet ik more qenef se nuk te beson me njeri ty o kerrme turku

  2. POSTA Shqiptare says:

    boll u talle me popullin sali berisha dhe perballu me te verteten e hidhur te disfates tende!
    me 23 qershor ti do i thuash lamtumire politikes!
    VENDI KERKON RILINDJE JO RRRENIM!!

    1. Sql says:

      Rama eshte humbesi me i madh i politikes ne keto 22 vitet e fundit qe po jetojme, sinqersiht! nje person i marre qe vetem bertet shan dhe fyen!

    2. C++ says:

      Fondet për investime do të rriten shumë herë më tepër pas 23 qershorit, kur ne të zhbllokojmë bllokimin e bllokmenëve

      Rruga Bilisht- Miras lidh 20 fshatra të këtyre komunave, jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me superstradën Korçë-Bilisht-Kapshticë dhe qytetin e Bilishtit

    3. JavaScript says:

      Në zonën e Devollit, në katër vitet e fundit janë mbjellë 550 ha plantacione, nga të cilat 320 ha janë financuar nga qeveria. Po ashtu, “përmes një granti të Bashkimit Evropian ne po zbatojmë edhe progrmin e financimit të 50 % të vlerës së çdo investimi për industrinë agropërpunuese

    4. Html says:

      Investimet e kësaj qeverie, vijoi më tej Bode, nuk janë përqëndruar vetëm në rrugë, ujësjellës e kanalizime, por edhe për mbështejten e subvencionimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

    5. Orbiti says:

      do të ndërtohet edhe rruga e Vidovës duke krijuar kështu edhe unazën turistike që lidh këtë zonë me Dardhën tha zoti Bode dhe ne kete menyre do te zhvilloje turizmin dimeror, gjithcka eshte e lidhur zinxhir

    6. Nje Cun says:

      Rruga Miras-Bilisht, ky investim prej 575 miionë lekësh do të ndihmojë në zhvillimin social-ekonomik të zonës, si dhe në rritjen e aksesit drejt qendrave administrative, shërbimeve shëndetësore dhe atyre arsimore dhe jo vetem.

    7. Njoni says:

      se në katër vitet që vijnë Partia Demokratike do të ketë në fokus investimet për infrastrukturën si dhe mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë.

    8. Pl-Sql says:

      të prodhoni gjithnjë më shumë e jo t’u konkurrojë qumështi i lopëve me 3 euro në ditë për kokë lope, ata që hedhin farën e grurit me avion dhe që kanë mijëra ha toka me drithëra. votoni 44, alternativën me te mire per te mbrojtur punet dhe djersen tyaj mbi te gjitha, sinqerisht

    9. Flursi says:

      Politika jonë është rritje rrogash 700 dollarë, pensionet tuaja 150 dollarë, rrogë minimale 350 dollarë, sepse qytetarët duhet të kenë fuqi blerëse dhe ne ua krijojmë këtë mundësi, votoni për të mbrojtur djersën tuaj.

    10. Diss says:

      Ku ka këtu një pëllëmbë tokë pa punuar, katër herë është rritur sipërfaqja e tokës së punuar këtyre viteve, ju ftoj ju fermerëve të Devollit dhe mbarë Shqipërisë, të mendoni mirë të dy politikat, pastaj të votoni

    11. Njona says:

      Jam shume i lumtur qe po shoh shtetin tim te lulezoje dhe rinia e sotme ta shijoje kete gje, jam shume i lumtur dhe i kenaqur me punen e qeverise hde me ka marre malli per kombin

    12. /\/o/\/a says:

      Me heqjen e TVSH për ushqimet Rama do të marrë monopolet, kjo është ëndrra e tyre mbi monopolet e ushqimeve, asnjë vend nuk mund të ketë një ekonomi të qëndrueshme pa prodhim, prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit ekonomik, e mirëqenies, zotëria nuk mendon.

    13. Njof Ilmiun says:

      Kreu i qeverisë Sali Berisha premtoi sot nga Devolli mbështetje të plotë për fermerët, duke kërkuar prej zgjedhësve të kësaj zone, që të votojnë për të mbrojtur prodhimin dhe djersën e tyre. Dhe per aq kohe sa i ka mbajtur premtime ateher duhet ta besojme deri ne fund

    14. Android says:

      Berisha eshte lideri qe i duhet shqipersie, shqipetareve dhe partise se tij! nje person me ideale te qarta ne mendjen e tij, nje person shqmbullor ne familje dhe per me teper i pershatatet kohes!

  3. AMBRA says:

    Ja flet ti sa per 500 more idiot, genjen ti sa me s’ka per rrogat e pensionet..E c’ju duhet rroga me e larte punonjesve te administarates kur cmimet ne treg jane dyfishuar, ata dergojne ne shtepi me pak ushqime se me pare, e c’ju hyne ne pune rroga per tangallik?

  4. arbenita says:

    Harroje fitoren Sale, me 23 Qershore shqiptaret do ti thone ndal rrenimit te metejshem te ekonomise, do ti thone mjaft shkaterrimit te pasurive kombetare per te mbushur xhepat e familjes tende…me 23 Qershore shqiptaret votojne partin socilaiste, per nje Rilindje Kombetare.

  5. Neorealizmi says:

    Zor të gjesh në historinë e këtij vendi një zëdhënës më tipik të varfërisë së aspiratave sesa Saliu, recitues i palodhur i asaj që Fan Noli e quan proza e laros. Për të pushteti është gjithçka dhe qëllimet e deklaruara janë asgjë, pushteti në fakt është i vetmi qëllim e për ta mbajtur atë pushtet, ushqen përditë një errësirë shpirtërore, materiale, kulturore, me gënjeshtrat e pasosura e rrënim të pandërprerë, me uniformizmin të vazhduëshëm në padituri, frikë, nënshtrim e kundërvëniet e egra ndaj kujdo që nuk uniformizohet, me mbajtjen në gjendje vlimi të kazanit të helmit të urrejtjes mes njerëzve të ndarë pabesisht si me thikë e gatimit pa kokëçarje në sytë e publikut të çorbës së interesave të rrethit të tij pushtetmbajtës, me mungesë rrëqethëse vlerash etike dhe promovim intensiv antivlerash sociale e kulturore, me polarizim të skajshëm ekonomik e degradim të qëllimtë të vatrave të dijes, informimit, kultivimit të qytetarëve, me uljen e nivelit të bisedës e debatit nën minimalen botërore dhe me stimulimin e një mënyre të ulët të jetuari, ku botërisht fiton ai që ia hedh tjetrit, duke shkelur ligjin, rregullat, normat, të gjitha këto të mishëruara në gjuhën, sjelljen, veprimin e atij vetë.
    Më është dhënë mundësia ta takoj nga afër Saliun, jashtë kamerave, dhe të shoh nga komunikimi i lirë se sa shkathtësisht i vetëdijshëm është ai njeri për rolin se dyfytyrtë që ka zgjedhur të luajë, për talljen e madhe që u bën njerëzve, të vetëve në radhë të parë, për qasjen cinike ndaj pushtetit si qëllim i vetëm për të përfituar vetëm për vete, jo si mjet për të realizuar qëllimet në përfitim të vendit e të popullit të vet, të cilit i flet e flet mu sikur do të mbushë mendjen edhe vetes për ato që thotë, përveç atyre që e dëgjojnë teksa është i gjithi në rol. Mungesa e plotë e besimit se Shqipëria mund të jetë ndryshe, se shqiptarët mund të meritojnë të bashkëjetojnë me një tjetër kod komunikimi, të kenë të tjera pika referimi e rezultate nga ato që u ka imponuar politika e ulët e gjithë këtyre viteve, e fut Saliun në kategorinë e sundimtarëve primitivë që atdheun e tyre e shohin vetëm përmes vetes dhe në funksion të vetes, që nuk u vlejnë dijet sado të mëdha e as këshillat sado të urta për të kontrolluar instiktet e mbajtur në fre marrëzinë e madhështisë, që thonë “pas meje le të bëhet kiameti”e, nëse mund ta kenë në dorë, mes kiametit për vendin dhe kalimit të pushtetit në duar të tjera zgjedhin pa asnjë ngurrim kiametin dhe këtu s`është fjala vetëm kur manipulojnë zgjedhjet a kur u vjen fundi i pashmangshëm, po çdo ditë, në çdo hap, për çdo problem, duke zgjedhur si rrugë për të qëndruar në pushtet budallallesjen e njerëzve jo ndriçimin e tyre, mjeshtërinë e të gënjyerit jo artin e të qeverisurit përmes të vërtetës, pasurimin e ethshëm vetjak jo begatinë kombëtare.
    Kjo është kategoria e sojit të ulët politik që e blen jetëzgjatjen e pushtetit të vet duke shitur të ardhmen e vendit dhe përqeshur me vete të gjithë ata që e mbajnë në krye të vendit. Këta janë udhëheqësit që i zhysin vendet e tyre në borxhe për të mbajtur gjallë iluzionin e funksionimit të pushtetit vetjak, që zhysin shtetin në mjerimin e diktatit politik për të mbajtur më këmbë hijen e forcës së tyre, që zhysin shoqërinë në moçalin e frikës e të indeferencës konsensuale, për të mbajtur hapur rrugën e pushtetit e të pasurimit të tyre.
    Ky është Saliu, që në vitin 2005 u rikthye në krye të Shqipërisë, me mend të tjera nga ato që kishte, po në fakt vetëm me një gjë të re ndërmend, atë të nuses në mundësinë e nusërimit të dytë, mosbesim të plotë për t`tua punuar qindin këtë herë, duke parë vetëm punët e veta, teksa bën sikur i djeg shpirti vetëm për punët e tyre dhe duke e kthyer qeverisjen e vendit tonë në proçesin më imoral që Shqipëria ka jetuar ndonjëherë për shkak të një qeverie të saj.
    …………….
    …Saliu s`mund të të sillte veçse një autarki orientale me më shumë korrupsion, më shumë dasi, më shumë shthurje e çorodi në shoqëri.
    E gjithë historia e tij është një histori urrejtjeje, aspak e ngritur mbi ideologjinë, po vetëm mbi instiktin e zotërimit të pushtetit mbi të tjerët, jo duke i frymëzuar njerëzit ta ndjekin në rrugën e një të ardhmeje më të mirë, po duke i shtyrë, me agjitacion vulgar e shpërthime korruptive, të urrejnë këdo që ia zë rrugën në ushtrimin e pushtetit dhe duke e sprovuar kësisoj shumë keq Shqipërinë njëzet vjet me radhë. Prej jetës komuniste, sekretari i dikurshëm i partisë së Enver Hoxhës ka thithur e adaptuar në funksion të pushtetit vetjak, duke ia përshtatur kohës e termave të saj, të gjithë mekanizmin e urrejtjes për armikun, vënë i gjithi në shërbim të kultivimit të dasisë primitive, të verbër, dërrmuese në gjirin e popullit të vet, në formën e kthyer përmbys të luftës së mallkuar të klasave si hakmarrje ndaj të shkuarës që, në fakt, është njësoj si Saliu e shkuara vetë, të cilën e ka mbjellë kudo, me qëllimin djallëzor shqiptarët të mos shohin tjetër gjë përveç ngjyrës së dasisë, të mos e gjejnë gjuhën për asgjë që dasia ua ndalon.
    Dasi të lashta prej moskomunikimit gjeografik e të vjetra prej dhunës së ushtruar e komunikimit të diktuar dikur nga partia-shtet, janë mbledhur të gjitha në rrugët e panumërta të komunikimit të diteve të sotme me kërrabën e këtij bariu të politikës së urrejtjes, që të vetet i trajton si kope delesh e kundërshtarëve u qepet pas me gjuhën e qenit, si të ishin kope uqrish që duan t`i hyjnë në vathë, duke i bërë Shqipërisë një hile të madhe, duke e mbajtur peng të kyçur në dy gjysma brenda mureve të ndara nga urrejtja, pa e lënë lirinë të punojë, demokracinë të funksionojë, debatin të zhvillohet me qytetari e qytetarinë të zhvillohet përmes debatit.
    …Saliu shtetin e lidh pas vetes siç lidheshin të vrarët pas karrove të kondotiereve triumfatorë, sepse është shtetshkatërrues. Politikat e Saliut shtetin e kthejnë në hije të tijën, sepse Saliu është antishteti që pararaprin. E djathta e Saliut nuk është e djathtë, por pjellë e flirtit mes komunizmit e bajraktarizmit, siç është Saliu vetë.

    E paharrueshme fraza e tij përpara popullit të Bathores: Askush në historinë e civilizimeve nuk e ka bërë mrekullinë që ju bëtë në vetëm 15 vjet duke ndërtuar një qytet nga hiçi pa i marrë leje askujt!
    Sigurisht që nëse e shohim këtë pikëmbërritje kuantitavisht në raport me ku ishim në pikënisje, s’ka asnjë farë dyshimi se krahasimi është thjesht i pamundur. Por nëse shohim se me çfarë kostoje kualitative ka ndodhur kjo “mrekulli e tetë e botës”, atëherë me siguri ka shumë arsye për t’u shqetësuar për të ardhmen. Qoftë në planin ekonomik – ku më e pakta që mund të thuhet është se ku ndërtim i kudondodhur dhe gjithëpërfshirës ka sjellë humbjen e një sasie të konsiderueshme të tokës së bukës dhe një kosto të jashtëzakonshme për urbanizimin. Qoftë në planin social – ku më e pakta që mund të thuhet është mungesa e kushteve për të krijuar komunitet dhe kostoja e jashtëzakonshme e dhënies së shërbimeve publike e sociale për shkak të fragmentimit marramendës territorial. Qoftë në planin demokratik – ku më e pakta që mund të thuhet është humbja e të drejtës së pronësisë nga një pjesë dhe kostoja e jashtëzakonshme e shlyerjes së kësaj humbjeje për të akomoduar pjesën tjetër. Qoftë në planin mjedisor – ku më e pakta që mund të thuhet është erozioni shumë serioz dhe dëmtimi i rëndë i pejsazhit. Qoftë në planin kulturor – ku më e pakta që mund të thuhet është rënia në një hulli zhvillimi pa fizionomi europiane.

    1. L.F. Korce says:

      Te falenderoj per kete kendveshtrim kaq qytetar dhe analitik qe i ben ligjerimit politik dhe qeverises se kesaj fatkeqesie kombetare me emrin Sali. Ky shkrim eshte nje postulat mbi lidershipet se si ato nuk duhet te jene dhe se cfare deviacioni ne rrugetimin e zhvillimit te kombeve sjellin lider te ketille, qe per konjuktura politike te paqendrueshme apo shnderrime traumatike sistemesh, arrijne te manipulojne turmat dhe t’i cojne popujt e tyre drejt gremines. Shqiperisa kete here ka shansin te mesoje se dmokracia kultivohet, se frutet e lirise jane ato qe sjellin zhvillimin e qendrueshem, se elitat politike jane ketu per te sherbyer dhe jo sunduar. Nese duam te jemi dinjitoze para kombeve te tjere, atehere ne te paret duhet te vrasim indiferencen ndaj vendit tone dhe te mos lejojme qe me voten tone te tallen.

  6. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Tik, tak…tik, tak…

  7. liu says:

    une jam nga bilishti po ri ne greqi kur shkoj bilisht dhe dal ne sheshi e i shikoj tere njerzit pa pune ushqehen nga puna e grave ne robaqepsine qe ka hapur greku ky palaco vetem genjeshtra thote

  8. sherifi says:

    Po ky tokmaku mire thote se kan mbetur akoma njerez(sado pak qe jane)qe e besoin,ky thote “fluturon gomari” ka disa qe thone fluturon.

  9. burreli says:

    Ti more sale mor hale fshati po ti perse nuk flet per dosjen e gerdeci, per dosjen Hajdari ,per dosjen e 21 janarit per korrupsionin dhe krimin qe ka lulezuar ne Shqiperi.More ndyresire po ti nuk ke kulture te rregullosh dhembet tuaj jo te rregullosh Shqiperine.Apo nuk ke lek?

  10. adelina says:

    po pse te flasi per pagat rama.ai nui po din ku ti coje leket e veta.e po i bie ndermend per te tjeret.edhe kto tjerat qe ebn sikur po interesohet i ka sa per te bere te mirin per fushaten.

  11. qytetar says:

    Ti the se je zogu i maleve, po me zogun e Tironës ç’lidhje ke.

  12. beni says:

    Sa te paduruaj qenkeni ju bijte e ish momenklatures se PPSH, bijte e komunisteve,sekretareve te partise, oficerave dhe sigurimsave.
    Nuk fitoni dot se Sala beri shume pare keto vite dhe do ti lyeje mire votuesit. Po ju cfare do ti jepni ? Premtime ? Ashtu si premtuan prinderit tuaj ne 45 ?

  13. ARUSHA says:

    KU BILISHTI E KU VICIDOLI ??????????????????????????????????

  14. Xheni says:

    E bukura eshte qe ata qe e rrethojne e dine te gjithe qe k.ministri genjen si derr, se edhe votuesit e PD shkelin po ne te njejtat rruge si ne te tjeret, po I intereson qe ky genjeshtar te jete ne pushtet , sepse ky injorant mban ne administrate njerez te paformuar e servile, ky zbriti gjithe maloket e vet nga mali, te paqyteteruar , te pashkolluar dhe I vuri ne poste drejtuese , ne polici, prokurori, Porte, e tjer. Ju kujtohen drejtuesit ne kohen e Enverit, Lenka cuko p.sh. Dhe keta injorantet te behen tapet se vijne nga hici dhe ky I promovon, mentalitet komunisti, do nje administrate si kjo qe ka e paafte dhe servile. Njerez te tille e mbajten komunizmin 50 vjet gati. Keta jane bijte e atyre ! Cfare turpi me erdhi kur pashe nje tufe artistesh te rinj duke u servilos ne menyre te peshtire Berishes, ne emisionin e Canit , dhe psikopati Berisha skuqej e ekzaltohej. Cdo njeri eshte I lire te kete mendimin e tij , por artistet ne nje shoqeri demokratike solidarizohen me te varferit, me te papunin , jane kunder padrejtesive… Por ne Shqiperi…. Keta pseudoartiste, i thurin lavde Bishes vetem per ate pagese qe marrin ne fushate dhe qe ne fakt jane leket qe ja kane vjedhur popullit, taksapaguesit shqiptar. Turp! Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje