KVV: KQZ po funksionon e limituar. Drejtësia nuk po reagon ndaj incidenteve zgjedhore

19 Qershor 2013, 10:57Sociale TEMA

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë paraqiti raportin e tretë paraprak për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në raport thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të funksionojë në mënyrë të kufizuar, ndërsa u bëhet thirrje partive që të plotësojnë këtë komision.

Vëzhguesit vendorë thonë se KQZ po operon me udhëzimet e marra nga KQZ e vitit 2009, por vetë ajo funksiononte duke përdorur kodin e vjetër zgjedhor.

“Ngërçi i krijuar në KQZ ende nuk u zgjidh dhe KQZ vijon të funksionojë vetëm me 4 anëtarë, çka e limiton aftësinë për vendimmarrje. KQZ, gjatë gjithë kësaj periudhe është përpjekur të funksionojë normalisht, por ka shmangur vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ka shumë akte që kërkojnë domosdoshmërisht pjesëmarrjen e të paktën 5 anëtarëve të KQZ-së”, thuhet në raportin e KVV-së.

Sipas Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, fushata elektorale është dominuar kryesisht nga figurat e dy liderëve të partive kryesore, duke anashkaluar programet politike.

“Fushata është dominuar nga figurat e dy liderëve kryesorë dhe pak hapësirë iu është lënë kandidatëve apo kryetarëve të partive lokale. Është personalizuar dhe është sjellë e gjithë fushata rreth dy liderëve të partive kryesore politike. Ndoshta edhe për këtë arsye edhe tonet në distancë ndaj këtyre dy liderëve janë ashpërsuar. Fushata është drejtuar shpesh në sulme personale dhe jo se çfarë kanë ndërmend të bëjnë për qytetarin”, theksohet në raport.

Në raportin e KVV-së theksohet se gjatë fushatës zgjedhore nuk kanë munguar as incidentet elektorale, si sulme ndaj zyrave zgjedhore, kërcënime apo sulme fizike ndaj kandidatëve të partive të caktuara. KVV bën të ditur se ka evidentuar raste të përdorimit të administratës në fushatën zgjedhore.

“Ajo çka është shqetësuese është se ka pasur shumë pak reagim nga zyrtarët që akuzoheshin nga mediat se po abuzonin me fushatën. Reagimi i institucioneve të drejtësisë ka qenë pothuajse inekzistent”, thekson KVV.

“Udhëzimi për kasetat e partive në media është një udhëzim që ndikon në profesionalizmin dhe paanshmërinë e mediave, sidomos të atyre që kanë pamundësi për të ndjekur fushatën”, thuhet në raport./ep

15 komente në “KVV: KQZ po funksionon e limituar. Drejtësia nuk po reagon ndaj incidenteve zgjedhore”

  1. inspektori says:

    Po si do ja besh mor Rama me komision me 4 vete tani. Si gjithmone s’po ve mend qe s’po ve, prape gjysmak po hy ne zgjedhje ashtu siç do Saliu. Vetem se kesaj radhe mos u anko po i vodhi kafsha se ke pasur gjithe kete kohe deri tani dhe po ben sikur i ke fituar zgjedhjet. Mos harro se ata miqte e aleatet nuk e detyrojne Saliun te behet burre i mire aq sa e detyruan ne 2009 e here te tjera pa llogaritur qe Saliu eshte bere specialist edhe me te huajt.

    1. shoku taras says:

      Incidentet,KQZ me 4 anetare e dale jashte funksionit,te gjitha keto ndodhi kane si iniciator Sali mafjozin i cili kerkon te krijohet nje rremuje me qellim qe te manipuloje votat e shqiptareve,me qellimin qe te vjedhe zgjedhjet.Nderkombetaret duhet te vezhgojne e te shprehen prerazi per keto ndodhi qe nuk kane kurrfare lidhje me demokracine.

  2. POMPACHIU says:

    ne vend duhet drejtesi!!
    nuk do e tolerjme vjedhjen e votes, qofte nga trimoshat e PD, qofte nga KQZ a ku ta di un
    besoj e keni pare spotin publicitar
    DENOHENI ME 8 VJET BURG!!!

  3. jonce says:

    e keqja eshte saliu hajt ta heqim ate, si kurre ndonjehre veriu dhe jugu bashke , per te shpetuar veten dhe vendin, per ti dhene mundesi gjithkujt te jete pjese e historise se renies se diktatorit sali rilindje

  4. paskal says:

    zoteri i dashur normal qe sdo te kete zgjedhje te lira per sa kohe saliut nuk i vihet fre, i pate inskenimet e turpshme dhe bllokimin qe beri ne kqz, po aferat korruptive me nbjerzit duke i dhene para e bilita falas emigrantve, pushetet e pune dikujt tjetre,

  5. Kosta says:

    kqz po manupulohet paster nga saliu sic beri ne 2009 ndaj media merrni rolin qe ju takon e mos u beni skllever te sistemit te saliut kjo gje duhet te marre fund, dikush duhet te flas duam liri ne media dhe ti besojme asaj

  6. flori says:

    ky eshte turp i madh dhe saliu me keto do te fitoj zgjedhjet dhe te kap standartet per NE BE, ai eshte i vetmi qe ka ndaluar cdo zhvillim te shqiperise, cpune kemi me njerzit e shkrete ore lerini te zgjedhin vete ke duan

  7. OLA says:

    keshtu do ti fitoj zgjedhjet saliu me poshtersira dhe presione per heqje nga puna? keshtu do ti tregosh zhvillimin e shqipersi dhe ligjin ? sali je rende , je thjeshte nje i deshtuar jut e huajt mos na jepni mend po ndeshkoni ,qershor rilindje me partine socialiste dhe edi RAMEN

  8. gertjan says:

    Nderkombetaret duhet te shprehen te prere mbi KQZ.Dihet tanime se ajo eshte thjeshte nje vegel ne duart e Saliut i cili mund ta perdore ate si instrument per te rivjedhur zgjedhjet.

  9. arsi says:

    KQZ-ja eshte zare ne duart e pushtetit ne ikje, Berisha i ka varur te gjitha shpresat tek vjedhjet dhe manipulimin e rezultatit permes KQZ-s sepse e kupton dhe e ka te qarte qe me drejtesi nuk mer me asnje vote.

  10. buffon says:

    KQZ nje leve te cilen Saliu e leviz si te doje.Nje katandisje e saj ne kete menyre deshmon qarte per nje skenar te parapregatitur nga Saliu per manipulim te zgjedhjeve ashtu sikurse edhe beri ne 2009 e 2011.Prandaj duhet medoemos qe KQZ te jete e plote,pasi e cunguar sic eshte riskon zgjedhjet.

  11. cama says:

    po nrmale se kjo qeveri e ka vendosur te beje cdo gje per te grabitur zgjedhjet dhe ne kete menyre per t i mbajtur peng me cdo kusht edhe 4 vjet shqiptaret dhe shqiperine, por nuk do ia dali dot sepse qytetaret do te votojne masivisht dhe se vota e tyre do te mbrohet me cdo kusht dhe me cdo mjet

  12. kevi says:

    Per ke drejtesi po flisni more njerez, drejtesi ka kohe qe nuk funksionon ne shqiperi, e kjo eshte nje arsye e madhe pse ne duhet te votojme Rilindjen me 23 Qershore, pikerisht per te ndertuat shtetin ligjore ku drejtesia te funksionoi, e ku perpara ligjit te jene te gjtihe te barabarte, qofshin ministra, militante partie, apo qytetare te thjeshte.

  13. AMBRA says:

    Eshte e vertet qe drejtesia nuk ka vepruar aspak ndaj pushtetareve qe po shkelin vazhdimisht ligjin ne favor te fushates, por pas 23 Qershorit nuk ka me heshtje, drejtesia do te vihet ne vend, do te dalin perpara ligjit te gjthe ata qe kane abuzuar me detyren dhe kane shkelur mbi ligjet e vendit per efekt fushate.

  14. Faktet says:

    INTRIGANTI SALI.
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Me paranojakun sali
    Kure s’ka drejtesi
    KQZ-ja calamane
    Eshte veper e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje