I ftuar në emisionin “Top Story”, kryesocialisti Edi Rama ka thënë se fitoren e 23 qershorit nuk e sheh si një triumf personal, por si një përgjegjësi të madhe për të ndryshuar një model qeverisje.
“Nuk e përjetoj fitoren e zgjedhjeve si një triumf personal dhe jam shumë i sinqertë në këtë pikë.
Vota e popullit ka qenë e barabartë me një revolucion të heshtur. Për mua nuk është një votë për të ndryshuar një qeveri me një qeveri tjetër, por një votë për një ndryshim rrënjësor.
Kjo rrit përgjegjësinë, por dhe nevojën për të qenë të vetëdijshëm se shqiptarët na kanë vënë në krye të punëve atë ndryshim që besoj ua bëmë më të afërt duke u zgjuar një shpresë që dukej sikur nuk do të zgjohej më.
Dhe në këto kushte është e pamundur që të flitet për triumf vetjak, ose për mundjen e një kundërshtari. Këtu shqiptarët kanë mundur një model dhe sfida është ndërtimi i një modeli tjetër”, ka thënë Rama.
I pyetur për dorëheqjen e Berishës, Rama ka thënë se nuk ka asnjë koment.
“Nuk kam asnjë koment për dorëheqjen e Berishës. Jam i kënaqur për Shqipërinë dhe për njerëzit që kanë një çlirim të brendshëm për një rrotacion normal dhe për zgjedhjet e lira dhe që me votën masive, bënë të pamundur manipulimin e zgjedhjeve.
Kur flas për zgjedhje të lira, flas për vendosjen e rezultatit nga vullneti i popullit. Kurse kur flas për procesin, mund të them se ka akoma shumë, kur njerëzit realisht u dhunuan psikologjikisht për të marrë pjesë në fushatën e partisë në pushtet”, tha ai.
Duke folur për qeverisjen e ardhshme, Rama ka thënë se çdo vendim do merret në konsultim me aleatët.
“Çdo vendim qeverie, ndryshe nga qeveria e kaluar, nuk do të merren më duke u anoncuar nëpër media, por duke u konsultuar më parë me aleatët tanë.
Do të ulemi me kreun e LSI-së për të ndërtuar një plan pune dhe rrugët që do të përshkojmë për një sërë çështjesh, duke nisur nga qeverisja, deri tek parlamentarizmi”, tha Rama.
Për përdorimin e nxënësve dhe administratës në fushatë, Rama tha se do të ketë përgjegjësi për ata që e kanë bërë këtë gjë:
“Nuk do të tolerohet askush që ka përdorur nxënësit në mitingje, apo ata që kanë përdorur dhe detyruar administratën që të përfshihet në fushatën e partisë në pushtet. Administrata do të ndahet një herë e mirë nga politika”.
Lidhur me dy muajt e ardhshëm, deri kur Rama të marrë kryesimin e qeverisë, ai ka thënë se do të monitorohet çdo tender dhe veprim nga ana e ministrave aktualë:
“Unë do bëj një apel në ditët në vijim, për të gjitha ata që e shohin këtë dy muajsh për të marrë atë që mund të merret. Çdo tender dhe çdo shpenzim që do bëhet këto dy muaj, është nën monitorim dhe do të hetohen. Siç sot p.sh, një ministër ka marrë përsipër të ribëjë praktikisht nga e para procedurën e një tenderi. Por, këto gjëra nuk do të kalojnë pa pasoja”.
Lidhur me sjelljen e qeverisë dhe të tij ndaj opozitës, Rama ka thënë se nuk do t’i lëshohet kurrë asaj me fyerje dhe sharrje, siç ka ndodhur ke paraardhësin e tij.
“Ne do të ndryshojmë mënyrën e sjelljes ndjas opozitës në mënyrë radikale. Qeverisja e djeshme më shumë merrej me luftën kundër opozitës, se sa në luftën kundër varfërisë dhe problemeve të tjera. Ajo ushqente luftën kundër opozitës, për t’i ndarë njerëzit. Ne do t’i japim jetë një parlamentarizimi europian. Unë nuk besoj se do të më dëgjoni ndonjëherë duke iu sulur opozitës me sharje dhe fyerje, apo se do të përdor ndonjëherë luftën me opozitën për t’iu shmangur përgjegjësive. Ne duhet të ndryshojmë qasjen ndaj politikës dhe për politikën. Parlamenti për shumë vite ka qenë në një arenë e mbushur me situata turpëruese për Shqipërinë”, tha ai, duke nënvizuar faktin se PD do të mbetet për një kohë të gjatë në opozitë, nëse nuk e lexon në kohë votën e 23 qershorit:
“Unë kam barrën për të ndryshuar qeverisjen, mos më kërkoni të ndryshojë edhe Partinë Demokratike. Ajo ka një rrugë të gjatë tani në opozitën. Problemi ynë tani është qeverisja dhe jo opozita. Ne do të përpiqemi ta përfshijmë atë dhe shpresojmë që të kemi mirëkuptim edhe nga opozita. Por, është e sigurtë që sa më shumë PD të vonojë leximin e votës së 23 qershorit, aq më shumë ajo do të qendrojë në opozitë”.
Ndërsa duke folur për akuzat se LSI ka qenë pjesa më e korruptuar e qeverisë së kaluar, Rama ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi përgjegjësinë më të madhe e mban kryeministri dhe partia më e madhe.
“Shqipërinë në katër vitet e fundit nuk e ka qeverisur Ilir Meta, por dikush tjetër dhe përgjegjësitë nuk janë mbi një parti me katër deputetë sa kishte LSI, por janë mbi partinë më të madhe dhe kryeministrin. E dyta, unë nuk besoj se sektorët vuajnë nga korrupsioni sepse i kap dikush dhe i çon në shtëpi, por se nuk ka strategji. Kjo nuk është çështje personash, por sistemi. Po nuk ndryshoi modeli, nuk ka rëndësi se si qyhet kryeministri”, u shpreh Rama.
Për ndarjen e pushtetit, Rama tha se ajo nuk do të bëhet në bazë përqindjesh, por kapaciteteve.
“Boshti strategjik i fitores sonë është PS-LSI dhe ne nuk do të vëmë peshoren për të bërë ndarjen e posteve dhe përqindjeve, por do të vëmë peshoren për të ndarë kapacitetet dhe asaj që ofrojnë të gjithë njerëzit tanë, për t’i vendosur në pozicionet e duhura. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një ndarje, sepse jemi do parti. Por, gjithçka do e bëjmë në mënyrë të konsultuar dhe nuk do ndahemi si në sinore dhe t’i trajtojmë ministrat si ushtarë. Duhet të ndryshojmë model”, tha ai.
Lidhur me ristrukturimin e administratës, Rama tha:
“Të jeni të bindur që nuk ka paqe pa drejtësi. Me këtë dua të them që sigurisht që do të ndërtojmë një sistem ku nesër, cilido qoftë në pushtet e ne të parët, të mos jetë në gjendje të shpërdorojë liritë dhe të drejtat e njeriut, duke shpërdoruar detyrën shtetërore për të marrë njerëzit e kthyer në kope mitingjesh elektorale. Nga ana tjetër, në qoftë se do të ketë një shembull që “shiko kur gjërat mbarojnë nuk të mbron kush”, të mbron vetëm zgjedhja jote ndaj ligjit. Nëse kjo nuk bëhet, nesër, ata tanët do të bëjnë të njëjtën gjë. Fakti që nëse abuzon me idenë që e je i mbrojtur, siç kanë abuzuar një sërë drejtuesish të Policisë së Shtetit, që janë përgjegjës për situatën që doli jashtë kontrollit me pasojë vdekjen e njerëzve në Laç, atëherë historia përsëritet shumë thjesht. Kështu që ne, pa asnjë dyshim dhe e përsëris, e për këtë jam i bundur, do të bëjmë çmos të japim në radhë të parë njerëzve lirinë për të marrë frymë pavarësisht në janë me ne apo kundër nesh, kudo qofshin, mësues, nëpunës, mjekë, biznesmenë, etj. Nga ana tjetër, kjo s’mund të bëhet me fjalime, por duhet shoqëruar me akte dhe absolutisht konkrete e nuk mund të harrohen ata që i thanë njerëzit o në zyrën elektorale të PD, o në rrugë. Kjo nuk mund të harrohet pasi ky sistem po ndërtohet mbi bazën e kësaj fryme. Mund të kesh një detyrë partiake, por kur ke një detyrë shtetërore të paguan shteti dhe kur merr këtë detyrë e në të mund të bësh ligjin, bindjet politke nuk mund të tolerohen”, tha Rama. /b.l
(VIJON)
ne shqipri politikajt mirren me biznis kurse populli me politik hahahahahah
Shum e drejt, me cte drjet ministri riben proceduren e nje tenderi. Kjo esht bacja e Edit Monikes dhe Metes. Kush vjedh kumblla ke kjo bace, do qellohet me cifte se per ndryshe mbas dy muajsh vetem gjethet mbeten.
O Safetoo a paske vu internet te kulla ? A te jane tha ato bace, a te kane ngordh ato kafshe or ti? Mos u merzit, mesohu qe po mbolle urrejte vetem urrejte do marresh.
Edi ftoi tek festa e Partise Socialiste vrasesit e 21 janarit dhe te gerdecit. kjo eshte tradheti haptas fare.
Edi monitoroje cdo veprim te qeverise se Sales duke vendosur Angjelin si vezhgues
Sepse sipas thenies se re shqiptaro/skorpionse
: ….per te kapur hajdutet vendos mbi si vezhgues … nje Krye-hajdut
–looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahahaha
Kjo eshte qeveria me skandaloze ,ever _
-Eshte rasti I vecante ne bote qe qeveria pa filluar punen akoma eshte e ….
….KORUPTUAR —
Duhet patur shume kujdes nga Ilir Meta,
ai eshte miku personal i Lulushit dhe Fahriut,
jemi te sigurt qe ai po punon per largimin sa me te shpejte te Rames
dhe per sundimin e Shqiperise nga binomi banal Meta-Basha.
Iliri eshte me antiplumb si Saliu, Ramen e ka si mburoje te mos e zere plumbi. Rama do punoje e Likja do shohe bizneset e tij, e do ti qetesohet pulsi. keshtu qe rama te kape freret e te mos e leshoje hostenin, madje ti vere edhe nje gozhde tek maj
Arratiset Ndrea Prendi dhe Agim Llupo! A eshte e vertete apo i hap Sali Berisha keto fjale.
Degjova mbreme Ramen ne tek Sokol Balla, dhe me pelqeu
nje dicka te rendesishme qe e shprehu aty dhe eshte ” qe do te
mbylle te gjithe lojrat e fatit” shpresoj qe Rama ta mbaje
kete premtim, se shoqeria shqiptare do te shpetoje nga ky
kancer qe po e grryen ngadal ngadal.
EDHE NJE HERE “”MBYLLJA E LOJRAVE TE KUMBARIT UL KRIINALITETIN””
ky person po dehet nga deliri i madheshtise,do i dale boja shpejt se eshte i pabythe te vere pikat mbi I
Rama: Nuk kam asnjë koment për Berishën… nuk kam asnje koment per Gerdecin apo 21 janarin…as per videokaseten Meta Prifti…
bbbbbbbb cke, te merret goja nga humbja e padegjuar? merre qete se ka edhe me. kam frike se do te ndalet goja fare dhe nuk do shqiptosh as edhe nje b ,kur ti shohesh pas hekurave.
Rama tha ne top story sot qe ndeshkimi i korrupsionit te shkuar, nuk i takon qeverise, por organeve te tjera.
Me fjale te tjera, Lulzim Basha mund te fleje i qete tani se ska me drejtesi.
Po pra organeve te tjera. Se qeveria nuk eshte prokurori, e as polici e as gjykate. Qeveria e re duhet te beje ate qe ta lejoje prokurorine te merret me dosjet e Lulit dhe ta lejoje gjykaten te beje detyren e ta cojne Lulin te shtepia pa qera. Kete duhet te beje qeveria. Dhe me siguri do ta beje.
Kane rene ne usta me duket. Bravo Edi.
Te lumt EDI kaha e kerkonte te moderuarin dhe aj je ti te lumt fillim i mbar besoj se ti do ndryshosh mentalitetin politik te Shqiptareve si saliu e salia te tjer
Pse cfare kerkoni ju te thote mo qe tani
do bej gjemen aaaaa qe te ikin e te arratisen te tere
lepuri kapet me presh ne duar
Juve kur ju thone erdhi policia, cfare beni, rrini aty apo iafusni vrapit ?!
Cdo bejne horrat ministra po te thote edi qe tani do i fus ne burg???
sigurisht nga syte kembet
Edi po flet mire i matur e brenda normave
keshtu duhet
punet e mira behen avash avash
Best shum i sakt… po kujt ja thua shumica jan analfabetet qe krijoi ssaliu 20 vjet
Te lumte Edi, jo sharje, jo fyerje jo hakmarrje por drejtesi para ligjit kushdo qofte. Mblidh njerezit me te afte dhe puno. Suksese!!!!!!!!!!!
Urime dhe pun te mbare me ndergjegjje te paster dhe te ndershme,Uroj dhe Berishen per karieren e tij se dha nje dorheqje te ndershme dhe siku u ka hije te gjith europiant.
smund te kesh koment , se ti kur ke humbur me 2009 nuk e ke bere nje gje te tille edhe pse e ke premtuar, prandaj te mungon komenti
Pa filluar punen robi , filluan ta gjykojne, sa njerez te vegjel jeni ju o analiste leshi.
politika nuk eshte te flasesh si ne kafene,,,ne rradhe te pare politikanet tane duhet te mesojne diplomacine, dhe kete po ben Edi keto kohe.
Cfare thoni more?
A e dini qe ne momentin qe Rama do te bente qofte dhe kercenimin me te vogel ndaj Berishes me kompani, keta do t’ia shisnin Europes per persekutim politik dhe BE do t’i kthente shpinen Rames pa bere sefte kolltukun e Kryeministrit.
Nuk i takon Rames te filloje te beje kercenime e arrestime.
Rama dhe qeveria e re kane per detyre te vendosin nje sistem drejtesie, perfshi prokurori e gjykata, te tile qe do te hetojne dhe gjykojne te parat dosjet e Lulit qe i ka kate-kate ne prokurori, dhe me pas te gjitha padite e hedhura kunder abuzimeve duke filluar qe nga femijet e Berishes, ministrat e me radhe.
Dhe keshtu do jete ky sistem qe do beje drejtesi ndaj Berishes e Kompani.
Kjo pritet nga Rama. Dhe jo te filloje te kercenoje me burg Berishen. Ju lutem mos u beni naive.
O Rama, po sikur thame qe do te veme standarte per drejtesine jo per hakmarrjen. Sikur e pate objektiv elektoral zbardhjen e 21 janarit Gerdecit, vrasjes se Remzi Hoxhes , Kosta Trebickes, vjedhja makabre e fondeve te rruges Durres-Kukes etj. Mos harro kaq shpejt se nuk eshte e ndershme. Ishin pikat ku u mbeshtet fushata juaj. Popullit i premtuat te beni shtet bejeni dhe na tregoni rezultatet. Ndryshe populli do tu vere qylafin sipas festes.
“Si t’ia shpjegoje gruas time qe kur sodis nga dritarja jam duke punuar” do te thoshte nje artist i madh(J Conrad)
Pak e veshtire per disa tipa qe tu mbushesh mendjen se Rama ka vetem disa dite qe ka fituar zgjedhjet, qe i duhen disa muaj (pasi te marre qeverine) qe ti shohim hairin dhe disa vjet qe te duken rezultatet.
Midis te tjerave nje nga analistet e pyeti nese do te permbytet perseri Shkodra.Pergjigje- pyesni Saliun pasi kanalet pastrohen pikerisht ne kata dy muaj te mbetur ….
Sa per hakmarrjen ndaj 21 janarit nje lajm i mire per te paduruarit: kam degjuar qe Rama ka muaj qe stervitet ne nje poligon qitje ne afersi te Dajtit dhe ka blere disa kaseta origjinale me Chuk Norris…..
Bravo zoti Rama, Berishes zoti i thyeft qafen familjarish.
“Administrata do të ndahet një herë e mirë nga politika”. Kjo eshte nje nga bazat elementare por shume e rendesishme te nje shtet modern demokratik. Shume vone – kjo duhej bere me kohe; qe ne vite 90′. Fjalet nga veprat mund te jene shume larg. Te shohim!!
Nqs Edi arrin qe te siguroje pavaresine e institucioneve (gjyqesor, parlament, ekzekutiv) pa nderhyre ne punet e brendshme, cdo korrupsion i ketyre 23 viteve do marre denimin e merituar. Kjo do ishte fitore dhe Rilindje e demokracice ne Shqiperi. (Sigurisht qe nuk eshte roli i kryeministrit qe te fute njerez ne burg).. Perndryshe nuk kemi fituar gje pas 23 qershorit, thjesht nderruam nje autokrat me nje autokrat tjeter….
Edi do kuptur mire se nuk eshte lehte per ta kuptuar ate e bere komente . URIME EDI RAMA.
Ore po qeveria nuk denon dhe as heton dot njeri, eshte prokuroria dhe gjykata qe e bejne kete gje, dhe keto si ka ne dore Edi. Ajo qe mund te beje qeveria eshte qe aty ka eshte bere korrupsion dhe eshte i dokumentuar t’ja coje dosjet prokurorise. Ajo qe mund te beje qeveria eshte te luaj rolin e denoncuesit. Te shohim nese do e beje kete.
Javash, Javash me mjalt nxitet miza. Si kur thote komentuesi
me larte duke thirrur polici hikin banditet dhe rrembyesit e cantave.
Edi Rama me ka bere shume here te merzitur duke u sjelle problemeve
dhe axhitacione mu dukte teper per vrasesit e gerdecit dhe te 4 heronjeve te rame rruget e “Deshmoret” e kombit teshti e ka ligji do merret me ate pune po qe se arriti me te paren here mire, do bejme orvetje me tej ne nuk lodhemi eshte ne dore te popullit!
Jepni kohe mos ti kerkojme rezultate pa hyre ne “Kyeministri” pa formuar asenje administrate as polici sikur thohet nuk kemi as Edi Rama
nuk ka te gjitha jane te kontrolluara nga Berisha ai nuk ka ndryshuar as nje milimeter por eshte bere me monster me varesit e tij.
Kjo e ben nje kryeminister madheshtor.Tri gjera me kan bere pershtypje tek personaliteti EDI RAMA.E para eshte deklarata e pa matur e Fatos NANO,citoj,Une te kam sjell nga Franca me thonjet pa prer.Kjo ishte deklarata me bajate qe kam ndegjuar ndonje her NE JETEN TIME.E dyta,kam fituar simpatin e tij se si e udhehoci Tiranen gjat mandatit te tij,dhe e treta eshte,humbja e zgjedhjeve per Kryebashkiak te Tiranes,aty nuk ka fije dyshimi qe fitues ishte Edi RAMA fitorja e tij eshte e paster.
Nuk eshte Rama qe mund te denoj Berishen, por drejtesia mund ta beje kete, prandaj Rama tha qe nuk ka koment per Berishen sepse duhet te ecim perpara. Rama nuk mund te behet gjykates ose prokuror, por ka fatin qe te jete vetem kryeminister.
eshte heret ,djema ,mos u nxitoni te flisni si pordhet e mengjezit ,se Z,Rama ,do te beje shtet ,ku do te thosha se eshte shteti qe formoj Noli ,dhe ja rrembeu serbi Zok !ky eshte vazhdimi i shtetit me demokratik qe ka pare ky truall !
@Detar, ku e gjete gjithe kete humor? ne kete vakt, sa vendosa te flija pak, por tani e qeshura me lodhi brinjete. Ashtu eshte shqiptaret jane “te paduruar”, po mos harro se kete blog e vizitojne here pas here ata ‘zoterinjte’…..Beja ca dite plazh se dielli na ben mire te gjitheve
Ciao
Mire eshte te shihen tenderat jo vetem dy muajt e fundit por dhe ato qe jane bere ne muajin mars ku njerezit apo viktimat e sistemit i kane bere deri ne oren dy te nates me shpejtesi maramendese.
Ju kujtohet kur vodhi votat Sala në 2009? Merreshin me opozitën, ju qepën Edit ik nga Partia…në vënd që të merreshin me qeverinë që bëri zgjedhje të këqija. tani prapë me Ramën merren, dhe ai po tregon qytetarinë e tij, thotë që do bëjë shtetin që e ka gllabëruar pushteti i familjes. Nga që s’jemi mësuar me të tillë, por vetëm me Berishën që krijonte konflikte edhe kur nuk i kishte, i merrte me rradhë gjithë fisin njerëzve dhe s’u linte gjë pa thënë, bëni komente të tilla. Jeni cliruar…jeni cliruar…të gjithë jemi cliruar nga politika autoritariste e Berishës. Të rrojë Shqipëria dhe u bëftë sic e do populli dhe jo militantët.
Edi Rama është personazhi më i çuditshëm në politikën Shqiptare. Kur Berisha i sulej në fushatë ky e injoroi dhe fitoi. E la në gjirizin e vet. Nëse ka një person që mund ti ndryshojë gjërat për mirë është pikërisht ai.
Të flasim me fakte, kam ardhur në Tiranë kur parku rinia ishte plot kioska dhe ky e bëri lulishte. Kishim dyshime për aftësitë e tij si lider fushatash por jo për kapacitetin e tij për të ndryshuar gjërat.
Të shohim se si do të veprojë në shtator.
Ed Rama,
gjerat e para per fat te keq i ke shume por kryegjeja do te ishte – punesimi dhe rishikimi teresor i mbeshtetjes sociale – ndihmese financiare e menjehershme e atyre mijra familjeve qe kane dhjetra vite qe su hiqet emri nga lista e ushqimeve !
edhe ne do te monitorojme ty dhe grupimin tend kriminal.
nuk e kisha degjuar, do e degjoj neser ne ritransmetim…po me sa lexova me pelqeu shume, ka vene piken mbi i se cdo behet.po vazhdoi keshtu me te vertete qe populli do ta vleresoje shume. ti leme tani cfar ishe, ku ishe, ato nuk sjellin me dobi. me pelqeu komenti.
Nqse do te beje kete qe thote do te kete vend ne historin e shnderrimit te Shqiperise ne moderne jo nga rruget e e ndertesat por nga botkuptimi I sbqiptReve.te punojne me nder dhe jo servile te pushteteve.
Une kam simpati per Edi Ramen, qe nga momenti qe Tirana filloi te ndryshonte ne syte e nje femije 13 vjec. I jam mirenjohese per pastrimin e qytetit tim mbytur nga kioskat, per lulishtet per ngjyrat madje dhe per 7 xhuxhat. Kur babi im tallej e thoshte na jane bere pallatet si fustane grash, une merzitesha sepse nuk mund te tallja krijuesin e nje gjeje te bukur qe po zevendesonte dita dites mocalin ne te cilin ishte kthyer Tirana. Me pelqente dhe kur bertiste me megafon per ta degjuar veshet shurdhe te sokololldeles apo ku me sepate ne dore i thoshte albtelekomit qe shtyllat do hiqen dhe pike. Me pelqeu kur pranoi qe fotot nudo ishin te tij duke ja plasur ne sy Sali Berishes katunarine e tij. Mbi te gjitha me ka pelqyer dhe nje shprehje e tij qe ne faqet pro Sales ne fb ka xhiruar shpesh keto dite :Nuk ka bir kurve qe paret e veta te vij ti gjeje te xhepi im. Dhe ne fakt ne 8 vjet qeverisje asnje kurve politike nuk arriti ti gjeje ato. Asnje akuze nga ato qe cirreshin perdite qeveria kriminale qe iku nuk iu vertetua mgjth paten ne dore cdo mekanizem per ta arritur. Me pelqeje kur ishe bohem, pak anarkist pak piktor pak sportist pak po sh pak politikan. Une kam votuar 2 here ne jeten time me 2011 dhe me 23 qershor dhe te dyja heret per ty, nuk e di nese do e bej me, tani e tutje do varet nga puna juaj si kryeminister. Sot une dua ti them faleminderit kryebashkiakut tim(Lulzim basha nuk do jete kurre i tille), faleminderit per gjithcka bere per tiranen, nuk ishte e perkryer po me mire se aq nuk do ta kishte bere njeri tjeter. Me pelqen dhe shnderrimi qe ti ke pesuar ne sjellje (duke shpresuar qe te kesh ngelur bohem ne shpirt) me pelqen dhe Linda dhe dashuria qe ndjehet kur ju sheh bashke. Faleminderit qe durove fyerjet e nje psikopati e nuk hoqe dore nga ky vend qe mbreme qane per se gjalli nje diktator. Faleminderit per fjalimin e fitores qe zgjoi gezimin e paqen ne zemren e mijera shqiptareve jashte e brenda vendit. Faleminderit dhe per intervisten e sotme, per qetesine dhe edukaten qe shpresoj te behen pjese e jetes ne Shqiperi tani e tutje. Me kaq mbarojne falenderimet Z kryebashkiak. Uroj me gjuthe zemer per te miren e shqiptareve qe pas 4 apo 8 vitesh dikush te kete perjetuar ndryshimin e shqiperise e te te thote faleminderit si une sot. Nje ere e re do afronte patjeter dhe une jam e lumtur qe ajo eshte ne doren tuaj. Zoti bekofte shqiperine kryeminister dhe shpresojme qe ju te jeni ne lartesine e saj.
O RAMA LERI BUDALLIQET, MOS MONITORO EDHE HETO KETE 2 MUAJET E FUNDIT SE NUK BEJNE GJE ATA, POR HETO TENDERAT DHE VJEDHJET QE KAN BERE PER 8 VJET.
Edi ju pershendes familjarisht ! Urime per detyren e re qe do te marrish se afermi ! Ndoqa nga afer intervisten
tende dhene Top Story-t .Me pelqeu shume nga cdo drejtim. Por ajo qe vura re une ishte menyra
”sui generis” e trajtimit te problemeve. Theksi i vene nga Ju i ndarjes se tre pushteteve,legjislativ,ekzekutiv
dhe i drejtesise, ka rendesi jetike per nje vend qe hyne ne rrugen e demokracise,dmth ”modeli amerikan”.
Ne kete ndarje Ty si kryeminister te takon 1/3 e pushtetit,ai ekzekutiv. Ju e bete te qarte kete ndarje,por
njerezit e thjeshte dhe qe gjate 23 vjeteve kane pare e degjuar vetem ”bacen rrangalle” nuk i marrin vesht
keto ndryshime ne menyren e qeverisjes, ndersa gazetaret i kuptojne,por germojne dhe thone ishalla Edit
i shpeton ndonje ”lapsus lingue” ,sic kane bere perhere ne intervista tuaja ,alla Blendi.
Z.Rama;
Po nese zgjedhjet u fituan bindshem dhe me nje pjesemarrje shume te larte,kryesorja ishte kjo gje si puna e korrupsionit ne te gjitha fushat dhe kto jane deme te medha ekonomike,duke filluar nga rruga durres-kukes me nje dem mbi 200 milion euro,perfshi dhe te gjitha rruget e tjera ku ne to vjedhjen e mbulon asfalti i zi.ke shume per te pare ne privatizimet,ne tendera te ndryshem (ku vetem tenderi i uniformave tek arben imami me 13 milion dollare eshte me shkelje ligji)
tek koncensionet si nafta,kromi,energjitika e tje,apo do ta harroni dhe shpenzimin miliona euro qe juve vete e filluat ne sheshin skenderbej dhe lul basha i hodhi ne kosh,mbikalimi tek zogu i zi e tje.
jane shume drejtime te tjera per tu ripare dhe ju nese nuk do beni njehere keto ku i kini trumbetuar neper te gjitha takimet dhe njerezit ju kane ndjekur me brohoritje,at’here nuk keni per te patur suksese se 4 vjete kaloin shpejte dhe njerezit kte kerkoin.
Edhe nje here mu shtua besimi tek vizioni modern i Edi Rames.Vota plebishitare e shqiptareve, me sa duket ja perforcoi Edit idene madheshtore te nderprerjes se ciklit te hakmarrjes politike deri ne qelize.Te pakten Edi Rama ka treguar se nuk eshte nga ata lidera qe kane vetem dhe thjesht vizion europian, por dhe nga ata qe dine dhe kembengulin ta implementojne ate.Kete e ka treguar me Tiranen. Dhe kjo me ben te besoj me teper ne suksesin e tij. Sfidat ,sidomos ne fushen e ekonomise jane teper te medha.Gjendja financiare e shtetit eshte shume me e keqe nga cfare ka bere publike shkaterruesi i tij i sapoikur.Ajo qe ka rendesi per ne qytetaret pervec progresit qe presim ne ekonomi eshte fakti qe demokracia ne shqiperi, ne menyre me te sigurt do te beje hapa te medha dhe te menjehershme para. Nga ekranet tona, vete tregu mediatik do te eleminoje lepirsa si Fevziu,Cani,Zheji,Hoxha,Cili etj, qe krejt dukshem proklamonin urrejtje personale dhe jo argumenta.Kjo aq me teper nuk do te behet ne menyre berishiste, me urdhra apo penalitete, por do ta beje vete perzgjedhja e telespektatorit,degjuesit,apo lexuesit dhe….ne fund te fundit nderprerja e financimeve qeveritare per mediat satelite te saj.
Nisur nga e kaluara, me te drejte vertitet ne popull ideja se mes aleances fituese do te kete carje etj.duke patur parasysh ketu LSI,qe vertet njihet ne popull si pragmatiste dhe e babezitur per pushtet dhe…Por perseri besoj tek Edi Rama qe me formulen dhe skemen e tij nuk do te kenaqe keto orekse.Vte mekanizmi i projektuar dhe pranuar nga palet aleate do te centrifugoje kete fenomen potencial.
Suksese Edi Rama !
z. Kryeminister i ardheshem! Nje nga detyrat me te rendesishme, me te veshtira dhe me me pasoja (pozitive apo negative) eshte perzgjedhja e njerezve, vecanrisht ne fushat e ekonomise! Ju uroj ta beni mire!
@Rruga, ju jap te drejte. Njeriu, cilesite e tij personale jane te parat. Amerikanet, anglezet, francezet e me vone gjermanet, kete e kane te paren gje, pastaj ana profesionale eshte relative, anglishtja aq me pak, sepse njeriu i keq me anglishte te perkryer te ben gjemen.
Zoti Edi Rama jam nje emigrant ne Greqi nuk munda te vij te votoj i githe soj jemi socialiste dhe e dia qe do fitonim. Doja te ti thosha keto me posht nga afer por do vije nje dite.
1)Ki KUJDES NGA “I. META”,
2)Zbardh Gerdecin (fajtori djali Saliut),
3)21 Janarin,
4)Atministraten qe do vesh-kujdes,
5)Kujdes nga Qazim Sejdini-Elbasan,
6)I. Meta hodhi shum lek te math ne Elabsan-Lezh-Korce-Fier pagoj socialista dhe nga PD. Ato qe ka paguar do ti marri mbrapsht se ne pikat per legalizimet do fusi po njerezit e tij.
7)Mundohu te mbash afer besimtaret e tu-jo si ate here ne bashki qe kishe ne pune dhe nga PD qe kur ty ta vodhen bashkin ata pinin shampanje.
Te uroj pune te mbare se je shume puntor kete e di.
Dhe nje keshille nga une qe te njo shume mire se je i drejte, disa deputet jane te uritur per para dhe do te nxin faqen.
Dhe me vjen keq qe D. Priftin nuk e ndihmove, mbajte hatrin e lopes.
8)Policine cfarose deri ne rrenje,
9)Ne te gjitha institucionet ku ka nga PD ti shdukesh dhe te vesh Social. Qe te rrin dhe ato 8 vjet pa pune sic ndenjen gjith Socialistet.
10)Po si bere keto-haram-te qofshi te gjitha.
Vazhdon…
EDI urime nga VLONJATI ,deri tani VLORES nuk i ka hrdhur syrin njeri flas per qeverin e koruptuar,VLORA te ka si djalin e saj dhe ne kemi bere çmos per ty jo te veje nje lum votuesish por nje det i tere,nuk duam letsira specifike vetem per VLOREN,duam per gjithe SHqiperine dhe SHqiptaret kudo e jane,ne MAL TE ZI,KOSOVE,MAQEDONI,IGUMENICE DHE LUGINEN E PRESHEVES. Ne SHQIPERI duhet te ritet mirqenja qe te hariet te pagohen dhe taksat,se dihet nuk ka shtet pa taksa,kush nuk pagon puntoret tu sekuestrohet pasuria,kujdes nga ILIR META BOLL KA KRIJUAR AFERA FINANCIARE,NE DO JEMI TE PARET QE DOTE HEDHIM POSHTE,NDERTO NJE SHQIPERI EUROPJANE JO AMERIKANE.Ne jemi komentus te thjeshte kalojme kohen me komente si te papun qe jemi,dhe nje here te uroj pune te mbare duke hequr ferat nga kembet,se nje andej nga KINA KA THENE “SA ME LART TE NGRIHESH ME SHUME VRITESH KUR BIJE”.
Problemet e Shqiperise sot jane gjigante, qeveria e ardhshme do te gjeje nje trashegimi shteterore katastrofale. Jane sfida te panumerta dhe kolosale. Duhet te luftohet fort kunder nje morie gangrenash qe e gerryejne sot popullin shqiptar, si papunesia, drejtesia e perçudnuar, arsimi, ekonomia, mjekesia etj. etj.
Per kete ne stafin e ardhshem te qeverise duhen zgjedhur jo vetem njerez inteligjente, kompetente, me moral, me horizont te gjere dhe vizion te thelle, por mbi te gjitha njerez me sistem nervor te çelikte. Sfidat e ardhshme kerkojne pune dite dhe nate, lodhja mund te jete ekstreme. Per kete duhen njerez te forte qe te perballojne me sukses sfiden e rradhes dhe te jene te fresket per ate te ardhmen. Perndryshe do te palosen dhe zhulaqen nen peshen e problemeve qe jane per tu zgjidhur.
po kush po e llogarit bashen aman..
Z.Rama te uroj suksese
Urime zoti Rama !
Era e civilizimit po fryn dhe per ne ,mentaliteti Berishian duhet shkulur nga rrenjet .Nuk kam asnje dyshim qe Edi eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur dhe ne kohe te duhur .Nuk kam asnje fije dyshimi qe drejtesia do vihet ne binare, ndoshta kete here me mire se kurre .
RAMA DUHET TE HEQE DORE NGA ROLI I JEZU KRISHTIT.
Para se tí dergoje ftese Saliut per te mare pjese ne ahengun e PS-se le tí dergoje me pare ftese per te vizituar Prokurorine per krimet qe ka kryer dhe i ka fshehur si nje mafioz i vertete. Le te kerkoje ne radhe te pare Drejtesi per 21 janarin se e ka deklaruar vete para gjithe popullit para se te fitonte zgjedhjet, por le te kerkoje Drejtesi per Gerdecin qe eshte shembelltyra Antidrejtesise ne Bote, le te kerkoje Drejtesi edhe per familjen e te gjorit Remzi Hoxha dhe te zbuloje se ku e kane groposuar xhelatet e Saliut dhe te mos harroje mikun e tij Kosta Trebicka, qe Saliu e vrau dhe likuidoi si nje maestro i vertete. Pasi te kryeje keto Edi Rama le te flase sa te doje ne monolog si llafollogji postzgjedhore ne Studion e Sokoll Balles perballe analisteve qe e degjonin gojehapur si femije kopeshti.
Po tenderet tuaj a i ka monitoruar kush z. Rama gjate kohes sa keni qene ne krye te Bashkise se Tiranes.Leri keto perralla, shiko konsolidoje pushtetin tend qe jam i bindur se “Rilindja ” jote e famshme do te deshtoje, sepse ke tubuar rreth vetes vagabond si qifti i Ilir Metes qe ai eshte qeles i çdo pushteti duke i blere votat me para 200 eruo per vote.Keto miliona do ti kompensoi ne arken e vet me ardhjen e tij ne pushtet, e nga to ti kompensoi ato perveq ne Tendera z.Rama.Mos u kthe ne Retrospektive por shiko nga e ardhmja tani e tutje.Urime per Fitoren.
Bravo Edo, vetem me tenderat e ketyre dy muajve do merresh? po me tenderat e koncesionet e LSI-se a do merresh?
Dihet qe Politika shqiptare eshte kriminalizuar por eshte kriminalizuar edhe nje pjese e mire e popullit shqiptar qe i jep voten krimineleve!
Sa kenaqesha kur fliste xhaxhi neper kongrese!te nesermen kur fillonte puna degjoheshin njerzit:e degjuat? e mbyti jugosllavine!Kur do piqet ky popull (qe pa pike dyshimi eshte me i fundit ne evrope nga ana e pjekurise dhe kultures politike) qe te mos kenaqet me gure ne traste dhe ta heqe ate mentalitet qe i la xhaxhi!a mjaftojne fjalet e bukura?kush do behet kryetar kuvendi i shqiperise ne shtator?