Oketa për zgjedhjet: Mbijetuan ata që ditën të përshtaten

30 Qershor 2013, 15:25Politika TEMA

Kandidati për deputet i FRD-së në qarkun e Durrësit, Gazmend Oketa, ka falenderuar 30 mijë votuesit e kësaj partie. Ai ka theksuar se mbijetuan ata që ditën të përshtaten, ndërsa rezultati duhet respektuar.

Një javë më parë, Shqipëria votoi. Falenderoj 30.000 qytetarët që na mbështetën me votë si dhe të gjithë antarët, simpatizantët e kandidatët e FRD në këtë garë elektorale. Një falenderim i sinqertë dhe për votuesit e qarkut Durrës, për të gjithë ata djem e vajza që na mbështetën dhe punuan jo pa vështirësi në këtë fushatë. FALEMINDERIT të gjithëve.

Pjesmarrja në votim dhe ndarja e qartë e rezultatit, bëri të mundur që këto zgjedhje të cilësohen “të lira dhe me standart”. Rezultati i zgjedhjeve do komentohet për disa kohë, por në fund ai duhet respektuar. 

Po e mbyll këtë postim me një thënie të Charles Darwin, i cili në terorinë e tij të evolucionit thotë:

“Nuk është specia më e fortë që mbijeton, as edhe ajo më inteligjente. Mbijeton ajo që i përshtatet më shumë mjedisit”.

Ju dëshiroj të gjithëve më të mirën dhe ju uroj suksese“, shkruan Oketa në Facebook./b.l

31 komente në “Oketa për zgjedhjet: Mbijetuan ata që ditën të përshtaten”

  1. Ramy says:

    Oketa si u be qe nuk u votouat as nga socialistet as nga demokratet?

  2. patrioti says:

    Shume e drejte. Ne balte vetem ngjalat mbijetojne …

  3. Korcari says:

    Z.Oketa nje sqarim.

    Ky citat i Darvinit,i perket gjallesave qe nuk arsyetojne,njeriu e ka kete veti deri atje ku ai eshte nje qenie biologjike jo sociale,jo politike.
    Kur behet qenie politike pershtatshmeria e tij ka ligje te tjera plus te Darvinit.Keto ligjet e tjera ju Z.Oketa si natyre e bute,e ndershme nuk i zbatoni dot edhe me Z.Topi apo kolget e tjere te FRD-ke,e cila kambledhur shume shqiptare te ndershem te drejte.Por te kujtoj qe perendesha e drejtesise vec peshores ka dhe nje SHPATE qe mbron drejtesine e saj.Ju kete shpate s’dini ta perdorini as qe e kini fare.

    Kush jane ligjet e tjera?

    1- jane ligjet exhungles ndaj njerezve jo ndaj kafsheve dhe bimeve.Pra ligjet ne pyllin e njerezve.
    2- jane ligjet e Makivalit(politika s’ka moral)etj,etj…………..
    3- Jane ligjet e Nices(antivlera)etj,etj,……….
    4-Jane ligjet e hitlerit,stalinit,enverit pra te diktatoreve me punet e tyre nen rogos.
    5-Shto dhe ligje te tjera kodoshe qe dalin te reja gjate kohes qe kalon ose qe do vije ne te arthmen………..
    Ju polirikanet ne pergjithesi vuani edhe nga ideja se vetem ju ini te zgjuar,teafte,meorizont,etj,etj, dhe jo shqiptaret e tjere qe s’kane pozite.
    Zgjuarsine e shqiptareve dhe te politikaneve e deshmuan votimet e 23 qershorit.

  4. Kush votoi Berishën është bajgë says:

    Me degjo Okete, kthehu dhe ti ne PD si Biberaj.
    Ky Aleksandri dje deklaroi qe ka ikur nga FRD qe nga 6 Maji, atehre ku ju te kryesise se FRD-se nuk pranuat te benit koalicion me PD-ne, mirepo kete nuk e deklaroi ne ate kohe qe te mos interferonte ne zgjedhje.
    Ajo, Lizandra Saraci qe ka keshilluar Bamir Topin, po thote lart e poshte se u bene dallime krahinore ne FRD si me rastin e tij, te Krasniqit dhe Biberajt ndaj dhe partia humbi.
    Do na e shkoqitni mire si jane keto pune, sidomos ti qe njohke dhe teorine e evolucionit.

    Ne fakt fjalet jane ndryshe Okete: thone qe e bete partite si vend orgjish ku konkuronin dy anglosaksonet e partise Gjoni e Bogdani.
    K.. matet me Km ne rastin e tyre.

  5. rea says:

    po Darvini nuk flet per mjedisin berishist se perndryshe , sipas tij, do kishim mbijetuar duke u pershtatur si skllevrit e argites.
    Boll me thenie librash dhe njerzish te medhenj qe nuk kane lidhje me kontekstin shqiptar, as me trurin e as me evolucionin shpirteror.

  6. nastradini says:

    TEORIA E DARVINIT ESHTE VENENE DYSHIM NGA SHKENCA KONTEMPORANE.

    Teoria e evolucionit nga majmuni ne njeri e Darvinit eshte vene ne dyshim nga shkenca bashkekohore, ndryshe shqyptaret do te ishin bere sot te gjithe majmune nga 50 vjet Diktature enveriste dhe 20 vjet Diktature berishiste. Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 treguan se shqyptaret nuk i evoluoi dot nga njerez ne majmune as Enver Hoxha dhe as Sali Berisha, megjithe mjerimin regresiv total ku i kishin futur keta DEMONE te historise se vendit tone. Vota e 23 qershorit tregoi se shqyptaret dine te mendojne dhe te gjykojne si njerez dhe jo si majmunet e Darvinit dhe ne xhunglen elektorale shqyptare praktikisht mbijetuan ato forca politike qe nuk i kishin duart te perlyera me gjak njeriu. FRD-ja trashegoi negativisht HESHTJEN fatale te Bamirit si President dhe Baba i Kombit per tragjedine e Gerdecit, kur as ai dhe as SHIK-u i tij bene sikur nuk dinin gja fare se ku binte Gerdeci ne harten e vendit. Bamiri e la Saliun me Djalin e tij te vidhte nemes te dites Armatimin e Ushtrise ne nje kohe qe ishte Kryekomandant i Pergjithshem i Ushtrise dhe nuk pati guximin ta conte kete vjedhje makaber ne Prokurori. Bamir Topi nuk pati guximin si BOSI i shqyptareve t’i kerkonte SHBA dhe administrates se Bush Djalit demshperblim per familjet e viktimave te Gerdecit dhe per pronat dhe bizneset e shkaterruara nga bujaria e Pentagonit ne financimin pothuaj kriminal te tij per qeverine kusare te Sali Berishes. Bamir Topi duhet te kishte detyruar Kondoliza Rajs kur erdhi ne Tirane te mante pjese ne fajit qe SHBA i detyrohej shqyptareve sic kane bere SHBA-s ne raste te ngjashme tragjike ne vende te tjera te Botes. Te gjitha keto nuk i beri Bamir Topi, por u fsheh si zhapiku ne rere, me pas e kuptoi gabimin e tij dhe kerkoi ndjese, por ishte vone dhe populli nuk e votoi. Prandaj edhe nastradinit i thote Gazmend Oketes qe te mos fillozofoje kaq shume me shkenca te vjeteruara, por te vleresoje realisht situaten se shqyptaret nuk i beri dot as Enveri as Saliu si kafshe xhungle ne evolucionin e tyre drejt Botes se Civilizuar.

  7. Vladimirin says:

    Me vjen keq sinqerisht qe nje qytetar si Ju do ti mungoje Kuvendit che

  8. Emigranti says:

    Me vjen keq per partine tuaj qe nuk u perfaqesua ne parlament ndoshta do ishte me mire te ishit Por per periudhen qe ke qene Minister Mbrojtje nuk kam ndonje respekt te vecante Te vuri nenkembe nje fare Ylli Zyla dhe beje cfare deshte ai Megjithese ste ve faj per kete se te njejten gje beri edhe me Arben Imamin ai bile edhe me keq.
    Ndoshta nuk ishte faji juaj edhe per humbjen, parti e re pa aksperiencen e duhur pa leke ndoshta perfaqesimi i Biberajt mund tju kishte shtuar ndonje vote me shume ndoshta kjo qe them mund te mos jete e sakte.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Je nje figure e rrespektueshme per mua..Shpresoj qe Rama te shohi si nje akses ne qeverrine e tij..

  10. ganiu says:

    wow kane fillu me marr poza si filozof tashme kta debilat ish ushtria qorre e krykurves qe keputi zvergun .
    Dil neser me ndonji aforizem tjeter okoqe ,
    pa ndryshu pozicionin ashtu je mrregull ,
    i terheq shume vemendjen idioteve, kaqola njerez ,
    mendoni se u pasurut per ate kohe kur ishit ne pushtet
    e boni si dhe nano ,mendoni se ka akoma budallej tju besojn pordheve tuja legena qurrasher hipokrite

  11. genti says:

    Jam pothuajse i sigurte qe me Oketen kryetar FRD do te kishte tjeter rezultat.,Per mua keto zgjedhje shkuan pak a shume keshtu:Ne kohen kur ishte derdhur kupa dhe s durohej me Saliu ne pushtet .,por ne te njejten kohe edhe te Edi nuk kishin besim te plote(per mendimin tim jo per menyren si ka drejtuar bashkine e Tiranes .,qe ka qene pozitive .,por per menyren radikale qe drejtoj opoziten)atehere kishin tre alternativa e para dhe me pozitivja ishte FRD .,por qe per fat te keq drejtohet nga Bamiri(qe pas 20 vjetesh ne parti me Saliun vjen e na thote se ai ka qene komunist dhe kete gje e zbuloi ne 2013 dhe se per te me eleminuar politikisht me bene President te Republikes!!!!!!) i dyti sharlatani Spahiu dhe ne kete kushte Shqiptaret zgjodhen jo me pa te drejte pragmatistin Meta……………

  12. Taulant says:

    Kam votuar per FRD por shoh kete njeri qesharak qe citon Darwin per seleksionin e specieve dhe kete e lidh me nje gare elektorale e kuptoj se nuk meritonte asnje vote. Po keta jane krejtesisht mjerane mor po ka na gjeti qe ne cdo krah jane po njesoj. Bobobo citon Darwin-in budalli dhe ben si i djathte. Darvinismi ehste marksizem mor idiot

  13. Durresi says:

    KJO THENIE I PERSHTATET HOLBAVE SE ATO JANE ME 100 FLAMURE.
    ATO I PERSHTATEN CDO PARTIE .

  14. Vlora says:

    ju nuk duhet te ishit jasht parlamentit o z.oketa.

    30000 vota tregon qe jeni nje parti me elektorat dhe ishte gabimi juaj qe i late te paperfaqsuar keta votues.

    kishit pergjejsi mbi ta prandaj duhet ta kishit menduar ndryshe hyrjen ne gare.

  15. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Oketa, e djathta eshte sot e mbushur me ish spiune te sigurimit, qe perndoqen shqiptaret ne 50-vjet komunizem, nuk ka se si keta te te ngjyrosur ne blu sot, te votojne politikane serioze, kjo e djathte ishte dje bythelepirese e partise edhe sot eshte po bythelepirese e partise.
    E djathta e vertete u zhduk nga keta ish spiune te sigurimit qe sot thone se jemi e djathta.

  16. Stan Darti says:

    …ndarja e qartë e rezultatit, bëri të mundur që këto zgjedhje të cilësohen “të lira dhe me standart”…

    …se ne fakt gjithsejcili nga ne e ka fare te qarte se sa “te lira dhe te ndershme” do te vleresoheshin votimet, po te kishim perseri nje rezultat te ngushte si ai i vitit 2009.

  17. leli says:

    Ty Zoti OKETA deputet, dhe Zotin TOPI President , vetem Partia Demokratike me Zotin BERISHA ju vleresoj! SEPSE PARTIA DEMOKRATIKE ESHTE DHE DO TE JETE DIAMANTI I POLITIKES SHQIPETARE .

  18. tit karamanxulli says:

    me duket se ju humbet ngaqe u pershtatet me shume nga ç’duhej… as mish, as peshk !

  19. elvis says:

    Urime per pershtatjen o zvarranik

  20. valter says:

    Oketa, ju dukeni njeri fisnik por edhe ju keni mekatet tuaja (ajo e zgjatjes se pushtetit shkaterrues te popullit shqiptar).Megjithat mirese erdhe ne boten reale. Dihet qe kur je ne avion (qeveri, pushtet) gjithçka te duket mize dhe as degjon e as sheh gje por kur zbret ne toke dhe shikon njrez te Migjenit ateher fillon dhe arsyeton. Ata qe jane njerez te mire mundohen tu thon te verteten njerzeve, ata qe jane mashtrues e kriminel fillojne tu premtojne “parajsen”. E pra keta te dytet fituan paçka qe parajsen do ta ken prap ferr. Une ne te kundert te krahasimit tend do te marr thenjen e filozofit angles Tomas Hobbes qe thote: njerezit ne gjendjen e tyre natyrore (ne ate primitive) karakterizoheshin nga injoranca, barazia dhe ajo qe kerkonin ishte te kanaqnin nevojat e tyre baze. Duke qen egoist dhe ne njefar menyre ne nje gjendje te barabarte, mosbesimi reciprok ishte regulli baze dhe per te mbijetuar ose perdornin dredhi ose benin koalicion, keshtu ata me te dobtit arrinin te fitonin mbi ate me te fortin. Eshte nje gjendje lufte ku te gjithe jane kunder njeri tjetrit dhe ku njeriu eshte ujk per njeriun.
    Tani nese do ta çojme ne realitetin shqiptar nuk jemi aq larg sa thote Hobbes. Ne jemi kthyer ne ujqer kundrejt njeri-tjetrit, dhe dihet qe shumica kane prioritet nevojat baze. Ne keto kushte eshte shume e lehte ti manipulosh, mjafton tu hedhesh nga “kocke” e tu premtosh buke ne te ardhmen (ate beri LSI). Ju kete smund ta benit se ju kerkonit tu kthenit dinjitetin, nderin, punen qe meritojne dhe nje jete normale. Keto jane arsye te koshjences ndersa ato te parat jane te subkoshjences. Shpresoj qe ne zgjedhjet e ardhshme te kemi nje votues me te pjekur dhe me te zgjuar ose qe te arsyetoj.

  21. per ty z.oketa afersisht 30.000 vota jane “fitore”, sikunder dhe per kryetarin tend bamir topi -bamke qylollari-. si nuk ju vjen turp dhe dilni neper media ju dhe shefi juaj, qe ne mbi 1-miljon vota te vlefshme te 23-qershorit ju te frd -ferides-, keni marre afro 30.000 vota, qe jane nje humbje totale per ty si ish-deputet dhe per -bamke qylollarin- ish-president aksidental dhe i blere e shitur nga dyshja e fundit e ppsh; nano-berisha me 6-deputete te paguar, por qe nano mori thelen kryesore prej 6-miljon euro dhe tendera e leje ndertimi per gruan e tij xhoin…

  22. Bisha says:

    Je nje personalitet qe duhet te ishte prezent ne parlamentin e ardhshem dhe qe do i mungoje atij.Por nuk te lene cakenjte te garosh e te fitosh me ndershmeri vendin tend ne shoqeri e politike.
    Shume RESPEKT te vecante per ju.

  23. Sume Gruda says:

    Duke qene ne shtepi tende ne Durres ku te gjithe te njohin dhe te thirrin me emerin dhe mbiemrin cudi
    qe nuk pate raste te fitojshe me rreklama dhe gazeta e televizione e radi per te ndigjuar dhe te bejshe
    propaganden tende po te isha une me familjen time nuk me duheshin me shume njerez per te fituar
    Humbet si Prifti dhe Malaj se nuk punuat vetem pritet tu bjere dicka ne goje si Quka.

  24. pd-isti says:

    mos cfare na the? Po a nui ishe ti ai me fytyre te re?

  25. darvini says:

    oketa,

    darvini thoshte qe njeriu ka babe majmunin

    me tere respektin ndaj babit tend, por ti perderisa quan majmun babin tend cfare pret populli prej teje atehere???

  26. kadeti bigler says:

    Respekt per oketen une jam i majt po per mua oketa ka shum ndryshim nga lapanjozet e partis demokratike 100here respekt per kete dursak me kultur dhe shume tolerant me opoziten

  27. Keto zgjedhje sado fatale qene per fatin e demokracis dhe njeriut e familjes Shqiptare paten nje gje positive:treguan se kurva pa organ natyral kurverie si topi,oketa etj.kurva te ferides nuk mbijetuan dhe do humbin si urina e pules ne Saharan Shqiptare.U shofshi te gjihe.

  28. Albana says:

    Oketa respekte per figuren tuaj, por realiteti shqipetar akoma nuk ishte gati ne keto zgjedhje per figura si ju dhe Bamir Topi, do pak kohe, akoma nuk jane gati per nje politike moderne, me vjen keq qe e konstatoj kete per popullin tim por eshte e vertete jane shume te polarizuar si bageti pa tru. Une jetoj jasht atdheut prej me shume se nje dekate che e pashe situaten kur erdha per vizite ne Shqiperi, i ka ngelur ora shume mbrapa popullit tim, mentaliteti shume i prapambetur, dhe fakti qe ne keto zgjedhje kane hyre njerez ne parlament qe nuk duhet te ishin aty dhe ngelen jashte personalitete fisnike qe e meritojne tregon paradoksin shqipetar. Sidoqofte une mendoj qe ju keni nje mision fisnik te rimekembni te djathten e vertete shqipetare, klasen e ish pronareve, ish te perndjekurve politike, intelektualeve te vertete, qytetaret qe e kane kuptuar se cfare loje eshte luajtur ne kurriz te tyre, pra ju keni nje mision qe te perfaqesoni keto shtresa te paperfaqesuara ne parlamentin e ardhshem shqipetare.

  29. arjanita says:

    Qengji i urte pi ne dy nena.
    Por jo ne Arnautistan.Jo ne kete xhungel qe Krijoi Bisha.
    Hori te ben hor o Gazmend!Dhe horit nuk mund t’i sillesh me
    zotnillek.Jeta eshte lufte dhe luften e bejne burrat.
    Jo zoterinjte e FRD qe filluan te fluturojne me presh.I vetem
    nuk mund te futesh ne xhungel.Humbet.

  30. nosi says:

    Thuhet se shqiptaret votuan kunde korrupsionit, kunder arrogances, lodhjes, papunesise, videos Meta-Prifit, 21 janarit, etj. Mire qe votuan kunder Berishes, po pse nuk votuan si shumice per PS, per Gjinushin, Milon, apo edhe Topin? A jane arsyet e mesperme bindese qe te votohej LSI?!!!!

    Bejeni analizen o njerez te popullit te mencur, trim, heroik dhe liridashes!!!!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Jam shume dakort me ty, shqiptaret akoma sjane ndergjegjesuar si popull, ndoshta do te na duhen dhe 23-vjet tranzicion, qe ta marrim vesh.
      Lenia jashte parlamentit e FRD-se dhe Ligj e Drejtesi, nga e djathta dhe votimi gati dyfish i LSI-se nga e majta, eshte nje ogur i keq, qe edhe zotin Rama do ta fuse ne siklet, sa here ti ngrehet Ilir Floririt.
      Po te ishin shqiptaret njerez me tru, vota e te djathteve kishte shkuar per FRD dhe Ligj e Drejtesi dhe e te majteve kishte shkuar tek te majtet pa LSI-ne, qe eshte gjithashtu fajtore ashtu si PD-ja e Berishes, ne katastrofen ekonomike dhe ate te krimit e korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje