Dy oficerë policie, me gradën komisar, janë përjashtuar nga Policia e Shtetit për sjellje të pahijshme ndaj qytetarëve.
Pjerin Voci dhe Julian Malaj akuzohen se kanë ngacmuar femra në rrugë, ndërsa ishin në gjendje të dehur.
Një video e arrestimit të tyre ka bërë xhiron në internet, pasi ata duken duke kundërshtuar patrullën e përgjithshme të policisë.
Por drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, nuk ka pritur shumë dhe i ka shkarkuar dy komisarët.
Të larguarit nga puna kanë reaguar me anë të një deklarate për shtyp, ku thonë se nuk kanë bërë asnjë shkelje.
Ata madje akuzojnë se janë provokuar dhe fyer brenda ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës.
“Ne u ndaluam nga tre punonjës policie, të cilët as nuk u prezantuan sipas ligjit të Policisë së Shtetit dhe as nuk e respektuan ligjin dhe Kodin e Etikës së Punonjësit të Policisë, gjë të cilën ne e bëmë me ta në mënyrën e duhur ligjore, duke u prezantuar dhe treguar dokumentet e nevojshëm të policisë.
Shkelja e këtyre elementëve bazë në ushtrimin e profesionit të punonjësit të policisë si në ndalimin dhe shoqërimin tonë, arriti kulmin ne ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës ku një person i veshur civil me pantallona të shkurtra dhe shapka, me arrogancë na provokoi duke na fyer në ambiente zyrtare të Policisë së Shtetit. Në aparencë duket se reagimi ynë në respekt të ligjit dhe figurës profesionale të oficerit të policisë ndaj këtyre veprimeve arbitrare në shkelje të ligjit dhe kodit të etikes duket se deri tani nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë duke mos konsideruar edhe respektin që ne gëzojmë në radhët e kolegëve dhe kolegeve tona,” thuhet në deklaratën e tyre./ep
E SIGURT QE KAN VOTUAR DHE MBESHTETUR PS PRANDAJ I DEGJENERUA ME KAMERAT E NEWS24.
Ka polici ketu, jo shaka!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html
Ku eshte video?
Nuk munden t’i kontrollojne emocionet e castit dhe t’i bejne balle tundimit…U pushuan nga puna…
jo tju perjashtojne po edhe tju fusin ne burg more qelbaniker ,kur doni dhe ju te ngacmoni femra qe ju vjen era 10 KM larg
I merr Rama ne pune sa te filloj detyren!Fundja e fundit jane policet e Saliut keshtuqe automatikisht kalojne me rilindjen!Rendesi ka ne rilindje sasia jo kualiteti!
Tani per tani eshte e sigurte qe ne pune i ka marre saliu keta idiote..rilindjen kujtoje atehere kur te te heqin nga puna edhe ty…
Me duket nje çudi e madhe per veprimin e Hysni Burgajt. Kriminelet ngrihen ne detyre prej Hysni Burgajt dhe keto pushohen urgjent per thyerjen e etikes ushtarake. Nuk jam ne kundershtim per pushimin nga puna nese eshte e vertete, por, por mos ka gje tjeter qe i prek interesin hysni Burgajt ose kerkon te fitoje pike tek kryeministri i ri, pas kritikave qe i beri. Ngelet per tu sqjaruar mire kjo çeshtje. Policia e shtetit ishte kthyer si polici private e mafjes shteterore me shume injorante dhe te semure mendor. Policet inteligjente ishin detyruar te qendronin ne heshtje se perndryshe nuk i çonin buke femijeve. Ato qe mbrojne sot qeverine e kriminelit Berisha jane per tu hetuar ne te ardhmen. Nuk jam socialist por as kunder militanteveve te P.D. qe kerkojne ndryshim ne udheheqje.
O zotninj te policise !Juve ,mire thote komentuesi i pare ,,,do tu ken ngrene ne bese duke treguar sepse mund te keni votuar per ps dhe mos e cani trapin fare !I fusni nji plazh andej nga Durrsi keto kohe qe jeni pa pune , ose ku te doni ,dhe ne 7 shtator do te shkoni prap ne pune ,sepse jeni njerez te kualifikuar si oficere policie !Dhe jo vetem ju ,por te gjithe ata qe jane hequr nga puna per motive qesharake ,do te gezojne vendin e punes gjithashtu te gjithe shkurret e saliut qe punonin (punonin)deri ne oren 12 te drekes dhe shkonin andej kendej ne zyrat e partise te punes se saliut ,do te pastrohen !Ai qe e meriton do punoje atje ku i takon !OOOOO SA PUNE KA RAMA ME PASTRIMIN E PLEHRAVE !dUHET TE DENONCOHEN TE GJITHE ATA NJEREZ NE DETYRE SHTETI QE KANE MARRE ryshfete PER TE PUNESUAR PSH; NJI MESUESE NE ARESIM = 4-5000 !Nji vend pune ne shendetesi po prape diku tek 3-4000 euro !Dhe ne shume vende pune !Qeverise qe vjen ne shtator ,i duhen shume ‘buldozere’per pastrimin e plehrave te antishqiptarit sali !
PO ERZEN BRECANIN PSE E PERJASHTUAN VETEM NJI MUAJ?
po ky krimineli burgaj po ben gjoja sikur po punon tani.. gjeti 2 polica qe kishin pir alkool … ca thua ore burgaj tani e kuptove ti qe duet te punosh.,. 2 muaj vetem qenke puntor i mathe ti .. kuje te te beshty mos te te ha me sy..
aman c’na gjeti.
shumica e policeve ne shqiperi jane per faqe te zeze turp per uniformen qe veshin
Nese policet kane qene jashte orarit te punes,pra civile,pse nuk kane te drejte te dehen dhe gezohen si gjithe te tjeret?A jane njerez dhe policet si te gjithe ne?Mua me dhemb,vertet me dhemb kur polici me uniforme tallet me njerezit dhe me ligjin.Nese ajo qe kane bere eshte e denueshme nga ligji,po,le te perballen me ligjin e me gjykaten e te behet drejtesia.Te pushohet polici se paska ngacmuar femra.Po pse ku duhet te veje polici ne kohen e lire?Te ngacmoje meshkuj?Po te kishin kapur forcerisht na njeren,po,le ti mbanin ne burg.
O paloqe,me duket se ‘busullen’e paskeni ne maje te trungut dhe ju ‘ndritka’mendimet dhe idete tuaja’pjerinjane’!
TURP,UNE E BESOJ PER VETE SEPSE KAM QEN VET DESHMITAR I NGACMIMIT NGA ANA E KETYRE POLICEVE ADOLESHENT SEPSE JANE TE RINJ NE PROFESION DHE NGACMUAN 2GOCA NATEN SEPSE ISHIN VETEM ME MAKINE ATO KUSHEDI KU SHKONIN PER QEJFIN E TYRE DHE KETA SI KARAGJOZA POLICA QE JAN I TEJKALONIN KOMPETENCAT QE U JEP LIGJI,KETA DUHET QELLUAR ME VEZE KUR KALOJNE