Këngëtarja 73-vjecare, Tina Turner, ka vendosur të kurorëzojë në martesë lidhjen me të dashurin e saj, Erwin Bach, me 15 korrik në Zvicër. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidit amerikan National Enquirer.
Tina dhe Bach jetojnë në Zvicër që nga viti 1995. Ata do t’i thonë betimet në kështjellën e tyre në breg të lumit të Zyrihut dhe nusja do të veshë një fustan të Armanit që e zgjodhi gjatë një udhëtimi në Milano.
Mysafirëve të dasmës, përfshirë këtu edhe stilisti Giorgio Armani, raportohet se u është kërkuar që të vishen në të bardha. Shërbimi i dasmës do të kryhet nga punëtorët e restorantit të preferuar të nuses në Zyrih.
Kjo është martesa e dytë për tetë herë fituesen e Grammyt. Ajo u divorcua nga burri i parë, Ike Turner, pas shumë viteve abuzimi. Ai vdiq në vitin 2007 nga një mbidozë kokaine. P.K
hajde trashegime,me nje korokoç mashkull
Kot nuk priti dhe pak
Akoma te punon mo, edhe ne kete moshe te kruhet?
jemi te detyruar ta urojme kengetaren e madhe “jete te gjate dhe te lumtur,se shpejti me nje kolopuc””….
Kur u punon plakave te Nartes pse te mos i punoj Tines? Jo te lutem shume. Ky eshte trendi sot. Jepi Tina, Forca Tina!