Katër partitë demokristiane do shkrihen në një

12 Korrik 2013, 17:28Politika TEMA

Katër partitë demokristiane që veprojnë në Shqipëri kanë nisur bisedimet për t’u bashkuar në një parti.

Zëdhënësi i Partisë Demokristiane, Agron Prebibaj i tha gazetës Tema se “komisioni nismëtar i unifikimit gjatë këtyre ditëve në projektin e idenë e vet ka intensifikuar takimet me drejtuesit e partive të spektrit kristian, duke ofruar dhe përpunuar zgjidhjen më të mirë të bashkimit në një”.

“Nismëtarët e bashkimit, Arben Gjinaj, Dedë Bajraktari, Lekë Vatnikaj, Kujtim Gjuzi, Mhill Gecaj, Fran Dashi, Agron Prebibaj, morën mbështetjen maksimale nga elita intelektuale demokristiane, të cilët provuan gatishmërinë e tyre për t’u vënë në shërbim të unifikimit demokristian”.

Projekti, sipas tij është pranuar nga secili kryetar “si nga z. Bushati, z. Lesi, z. Frroku dhe z. Ndoka. Tani mbetet projekti i formës së shkrirjes së siglave të partive në një të vetme, zgjedhja e siglës, ndryshimet statutore në përputhje me hapësirat ligjore”.

Nard Ndoka hapi siparin ndaj të gjithë demokristianëve, duke shprehur gatishmërinë për bashkimin në një, duke siguruar votën në krah të deputetit më të ri, Mark Frroku nëse ai merr pjesë në qeverisje.

Ndërsa kryetari më i ri Kristian Demokrat (tashmë deputet), Mark Frroku, ka deklaruar qartë: “bashkëpunimin ndër demokristianë ka nisur, ne jemi dy deputetë së bashku, unë dhe z. Ndoka, shumë shpejt do bashkojmë partitë”.

Duket se dakordësia e deputetit Frroku me Lesin, Bushatin e Ndokën po afron më shpejt seç ishte parashikuar për bashkimin. Në zgjedhjet e fundit parlamentare konkurroi Partia Demokristiane Shqiptare, Aleanca Demokristiane, partia Kristian Demokrate dhe Lidhja Demokristiane e Shqipërisë.

32 komente në “Katër partitë demokristiane do shkrihen në një”

  1. Dean says:

    Po Nardi,a do jete prap kryetar i partise se re?!,se jena mesu me Nardin.

    1. op-ed says:

      Prite kur te bejne prape ndonje grup me 8 deputete sic e bene me Salen ne 2005 dhe i morren me dhune ministrin e shendetesise. Kandidate per antare ne grup:

      – Gjovalin Kadeli: i sigurt si “gjovalin” qe eshte

      – Kastriot Islami: pasi te nderroje mbiemrin

      – Edi Paloka: kur te mbetet fare pa lo..e

      – Agron Duka: ca te keqe ka te behet njehere edhe demokristian

      – PBDNJ x 2

      Hapi tjeter eshte futja gishtit LSI-se dhe marrja e kater ministrive(nga nje per kryetar)…

      1. Vlora says:

        detyrimi i rames eshte vetem per partine e frokut te cilen e kishte ne koalicionin parazgjedhor dhe jo per bishtat e ndokeve.

        bashkimi i tyre nuk eshte detyrim i rames,ndoket me shoke kane vene “lugen ne brez dhe po prein te hane”

        le ta bashkojne voten ne parlament me socialistet por jo te marin ministri.

        pushteti i takon atyre qe u votuan nga shqiptaret me 23 qershor,,,dhe jo pazareve te pas 23 qershorit.

    2. Daut Skela, Vlorë says:

      A MUND TE EKZISTOJNE VALLE QENIE TE TILLA KAQ IDIOTE?!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/koha-per.html

    3. mirditori says:

      Më në fund. Kjo është ajo që presin kristianët e vërtetë, katolikët shqiptarë që të unifikuar bëhen faktor i padiskutueshëm. mos u tregoni egoistë për të qenë kryetarë Ju që jeni sot. zgjidhni një akademik të shquar, një figurë të pakonsumuar politikisht. ka vend edhe për ju, bëhuni ministra drejtora SUKSESE.

    4. Fredi says:

      Po mire, po Partia Islame (muslimane) kur do krijohet?

  2. vlora 1 says:

    Keta me duken te pabesueshem mua

  3. genti says:

    Mund te me thote mua elita kristian demokrate se kush nga keta zoterinjte do jete perfaqsusi i vlerave kristiane…do jete zoti ndoka qe injorancen ta kthen ne vlere dhe filozofi..apo do te jete zoti frroku qe vlerat kristiane i sheh ne kanun e ne marje jetesh..apo zoti lesi qe per nga intelekti eshte cik me superior nga keta te dy po qe veshtire te jete elite intelektuale..harrova dhe zotin bushatin,dmth auguston…keta nuk flasin per perfaqsim vlerash dhe as demokristianesh..keta te gjithe jane perfaqsim interesash vetiak..hani gjize agusha. Se mbase genjeni ndonje budalla…se ne kemi shume..dhe beni kryqin para se te bashkoheni se mbase ju ngjize gjiza..plera te nje mileti te varfer ne shpirt..

    1. Dean says:

      Une,personalisht,jam midis Agushit dhe Nardit,por nuk e di pse e kam me per zemer Nardin.
      Skena politike ne Shqiperi do jete shume e varfer pa Nard Ndoken,shkurt 2N-ja.
      Ma ka honger koken 2N-ja me urtesine,parashikueshmerine dhe vizionin teper te qarte qy ka per te ardhmen e Shqypnise dhe te Rraces Njerzore.

  4. latifi says:

    gjithsesi duhet pershendetur nje nisme e tille….
    urime dhe bashkim te shpejte. Kujdes, nje keshille kam, partine e re ta keni te hapur per cdo individ pavaresisht besimit te tij…

  5. dajti says:

    hahahaha eshte loje e Nardit per te qene ne pushtet…u be Nardi me bo lojna eeeee hahahah ha mut o popull ha

  6. plaku says:

    Une di se zoti Froku u zgjodh deputet dhe ishte i koalicjonit te majte ndersa filosofi Ndoka u zgjodh deputet dhe ishte i koalicjonit te djathte.
    Me cilin koalicjon do bashkohen keta zoterinj me koalicjonin e majte apo te djathte?
    Keta nuk jane perfaqesues te popullit por parfaqesues te xhepave te tyre.

    1. aqifi says:

      Dy djem te rinj rrinin ne furgon anash nje plaku dhe filluar ta tallnin. Plaku bente sikur nuk kuptonte. Kur po vinte fundi i rruges, nje prej djemve i tha plakut “Xhaje, paske qene pall k…”. Ja kthen xhaja “Normal, kur je mes dy boleve, pall k… i bie te jesh”

      Kush ka mend le ta kuptoje…

  7. mali says:

    opo le të çkrihen

  8. Zef Kallami says:

    Taman kater parti demokristiane:
    Ati,i biri dhe shpirti shenjet e ashtukjofte.Keto kater parti kane kene yzmeqaret per cdo kame te kalit te kalorsit lopcarit te Vicidolit.
    Tashti do rikthehen si dikur heret qe u shperndane si zojgjet e korbit neper shkretin pa frut te politikes Shqiptare me Vicidolistin ke krie.
    Pershndetej:
    Ju past krise.

  9. orli says:

    po nardi do behet minister(i puneve te kota)

  10. >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>KARAGJOZA<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

  11. ali says:

    Me qe partite,qe jane 4, po shkrihen ne nje. Propozoj qe te ftoni ne partine e re demokristiane edhe Josefina
    Topallin,e cila do te pranoje me siguri ,tash qe Sala e Luli i kane hequr vizen . Marr shkas nga ky bashkim,
    duke i bere thirrje edhe PS-LSI-se qe te shkrihen ne nje parti te vetme, sepse kane te njejtin program qe i
    bashkon partite dhe se fundi te dyja keto parti aderojne ne Internacionalisten Socialiste. Kjo do te ishte nje
    gje shume e mire se do t’i forconte keto parti per betejat e ardheshme elektorale. ”Bashkimi ben fuqi ,, thote
    filozofi i madh popull !

  12. skela says:

    Nard Ndoka ka thene:
    “Uji i ngrohte eshte me i ngrohte se uji i ftohte”

    “Gjysma e 1000 lekeshit eshte 500 lek”

    “Problemin duhet ta shihim ne 2 variante: Ne variantin e pare dhe ne variantin e dyte”

  13. vigu says:

    MIRE DO BENI ,VETEM MOS U RRIHNI , SE KUSH DO BEHET KRYETAR!

  14. liri a vdekje says:

    ha ha ha po pse smendoni opsionin tjeter te beheni 8 PARTI kalkulimet lerjani ndokes ti bej si filozof qe esht

  15. leon says:

    JO MER MOS U BASHKONI..SE PRAPE DO TE NDAHENI,,DORZONI SHKRIRJET NE GJYKATE PASTAJ BASHKOHUNI,,,TE GJITHE BURRA LESHI JENI..

  16. Bazarhesap says:

    Vetem 2 fjale ‘Kaur t’pabese’

  17. Malo says:

    Mos more burra, mos u ngutni bre, ngadal mor ngadal, se na e lat Birishen me Kaçin në baltë.

  18. VERONIKA says:

    Pooooo shume dakort ,mos te ngelet me Ndok ,Frrok ,Lek ,Bibe ,Katundar Gomar ,Arinj ,me pak fjale Shpellar qe ne numrin njejes do perblidheshin ne nje emer tipik te asaj krahine LLESH !
    RRNOFTE DEMON KRISTJANIZMI .
    ZOT NA RUAJ NGA DREQNIA !

  19. bbb says:

    Katër partitë demokristiane që veprojnë në Shqipëri kanë nisur bisedimet për t’u bashkuar në një parti.

    Zëdhënësi i Partisë Demokristiane, Agron Prebibaj i tha gazetës Tema se “komisioni nismëtar i unifikimit gjatë këtyre ditëve në projektin e idenë e vet ka intensifikuar takimet me drejtuesit e partive të spektrit kristian, duke ofruar dhe përpunuar zgjidhjen më të mirë të bashkimit në një”.

    Projekti, sipas tij është pranuar nga secili kryetar “si nga z. Bushati, z. Lesi, z. Frroku dhe z. Ndoka. Tani mbetet projekti i formës së shkrirjes së siglave të partive në një të vetme, zgjedhja e siglës, ndryshimet statutore në përputhje me hapësirat ligjore”.

    Duket se dakordësia e deputetit Frroku me Lesin, Bushatin e Ndokën po afron më shpejt seç ishte parashikuar për bashkimin.Partia e re demokkristina do te quhet Bashkimi i Aleances se Lidhjes Demokrisitiane Shqiptare. Kryeatri i partise do te jete
    Frrok Les Bushat Ndoka

  20. lajmet says:

    cfare nuk degjojme sot po dhe po u bashkuan skane cte bejne nese do jene qofte dhe kunder reformave

  21. Vlora says:

    Ky eshte lajm i mire. Keta duhet ti therrasin mendjes dhe te rreshtohen ne krah te qeverise.

    Ne kete menyre kufizohet fuqia e Ilir Floririt qe mund te rrezoje qeverine sa here ti mbushet mendja.

    1. bbb says:

      Shume e sakte. Nqs PS josh edge camet, e pak 71in pa problem

      1. ervin CT says:

        Po mbajtet shpresa te keta, te sigurte e keni…

  22. Shqiperia multietnike says:

    Partia tropojane,partia e skraparlinjve ,partia e cameve e grekeve ,e katolikeve,bravo ju qofte se ne fund te fundit te gjithe keta qe permenda behen me poste dhe milioner,keto mund te ndodhin vetem ne vendet afrikane dhe te lindjes se mesme qe ka lloj lloj racash dhe fesh,ndoshta keshtu eshte dhe Shqiperia.

    1. Bazarhesap says:

      Tropojanet,Skraparjotet,Camet,Greket dhe Katoliket jane te gjithe EUROPJAN!!! Pytja ime eshte pse ofendon te tjeret kur problemi jeni vete ju EUROPJAN dhe jo popuj ku ka filluar Qytetrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje