Ilir Rusmali: Berisha bëri Dushkun perfekt dhe humbi si Fatos Nano në vitin 2005

12 Korrik 2013, 09:44Politika TEMA

Pak ditë më parë, në gazetën Panorama, Viktor Gumi, deputeti i përjashtuar nga listat e PD-së, shkruante se kryeministri në largim, Sali Berisha, bëri Dushkun perfekt me aleatët.

Ai thotë se një gjë e tillë është antikushtetuese.

Ilir Rusmali, një tjetër deputet i përjashtuar nga listat e PD-së, rimerr këtë tezë dhe thotë se Dushku perfekt i solli humbjen Berishës.

Rusmali thotë se nuk qëndron pretendimi i Berishës se aleatët i kanë dhënë PD-së 11 deputetë në zgjedhjet e vitit 2009.

“Në harkun e katër vjetëve bashkëqeverisje, në vigjilje të lidhjes së marrëveshjes së re të koalicionit, mund të thuhej me siguri se PD-ja nuk mund të kishte asnjë arsye apo justifikim për t’u ndier në “borxh”, apo për të pasur “frikë” se, po t’i linim PR, PDIU, LZHK, PDK, PLL jashtë formulës së Dushkut, ata mund të na dëmtonin rëndë. Analiza e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2009 tregon se këta aleatë, të cilët me aq zell i përfshimë këtë herë në listat e kandidatëve të PD-së në pozicione fituese, nuk kanë pasur kurrë ndikimin elektoral që kanë pretenduar,” shkruan Rusmali.

Në analizën e publikuar në gazetën Panorama, Rusmali thotë se PD u dha gjashtë mandate aleatëve dhe mori vetëm një të tillë, në Kukës.

“Kjo është e vërteta kokëfortë e shifrave. Edhe në këto zgjedhje shifrat e “borxheve” dhe të “ndereve” janë saktësisht këto: PD u ka “dhuruar” aleatëve të Dushkut 76 345 vota, u ka bërë “nder” me 17 550 vota dhe ka hyrë në “borxh” tek ata me 4190 vota. Një hesap si ky mund ta quajë me leverdi vetëm dikush që i ka votat tepër, por jo ai që i dhimbset çdo votë e votuesve të vet, jo ai që respekton sistemin proporcional rajonal që kemi në fuqi dhe që jep e merr prej tij vetëm çfarë ai i lejon,” shkruan Rusmali.

Sipas Rusmalit, Berisha veproi si Nano me Dushkun dhe humbi.

“Historia e zgjedhjeve të mëparshme në Shqipëri ka treguar se të mëdhenjtë ia kanë parë sherrin si Dushkut të thjeshtë, ashtu dhe Megadushkut. Fatos Nano në vitin 2001 e kërkoi Dushkun për t’u bërë me çdo kusht President, por President nuk u bë dot, edhe pse kishte votat. Presidentin e zgjodhi kundërshtari i tij, Sali Berisha. Fatos Nano nisi Megadushkun për të fituar zgjedhjet e vitit 2005, por Berisha iu përgjigj me të njëjtën skemë dhe ia neutralizoi efektin. Nano humbi zgjedhjet (jo vetëm për këtë shkak). Fitorja i buzëqeshi Berishës. Në zgjedhjet e 2013-s Dushku perfekt dogji atë që e solli Dushkun si zgjidhje shpëtimtare. Berisha humbi zgjedhjet (jo vetëm për këtë shkak, edhe pse është njohur gjerësisht si një shkak i rëndësishëm). Zgjedhjet i fitoi Rama. Dushkut ia panë hairin vetëm aleatët e vegjël (të tjerët).

Prandaj duhet thënë pa mëdyshje: Dushku nuk ia vlen. Me Dushkun fitojnë gjithmonë të tjerët”./ep

32 komente në “Ilir Rusmali: Berisha bëri Dushkun perfekt dhe humbi si Fatos Nano në vitin 2005”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooooo Çimi jam..Ilir.
    Je modeli i lapanjgjozit, qe per interes shan edhe mamane, e jo me plehra si kryetari yt!!!!
    Alooooo Çimi isha…lapa…

    1. Gjeralb says:

      Fatkeqesia e Ilir Rusmalit eshte nuk ishte i pershtatshem te rekrutohej nga UDB-ja Jugosllave, pasi ishte i biri i Drejtorit te Pergjithshem te RTV Shqiptar, njeriu i ndershem e patriot, Cajup Rusmali. Ne PD do te vazhdojne te komandojne serbofilet, pinjolle te dhenderrit te Serbise, Sali Ram Berisha.

    2. MELAMINI says:

      Ore qy Rrum-sajli eshte ne terrezi apo jo?!
      Qy qe ARROGANTI me i madh e Berishes, te perndjekurit e ndiqnin nga pas si qenin zgjebs. Lere Dushkun, po ti per vete shko gjej ndonji gjethe fiku tani e tutje, HAJDUT E LLAFAZAN i Salehut.
      Ti Rrumsajli je 1 HIC dhe nuk mund te krahasohesh me PDIU , more vesh more PISLLIK kanali.

  2. Kush votoi Berishën është bajgë says:

    Punove kaq kohe me Berishen dhe nuk morre vesh asgje duket. Do te te vinte rradha dhe ty. Pse mendove se mund te ishe ndryshe nga te tjeret.
    Shkruj kujtime e bej analiza tani si Prec Zogaj pa mbush akoma 50 vjec. ?

  3. Kapterri says:

    Rrenjet e dushkut kerkoi tek Gadafi i PD-se mor jurist plepash. Ashtu ju shkrep Sales kur i hypi kalit te PD-se dhe beri gjithshka- dhe po vazhdon akoma edhe sot, qe ne cdo situate ai te na dilte fitues. Eshte problem i thelle psikologjik i “leader”-it tuaj qe edhe Frojdi po te ishte gjalle nuk do ja gjente dot rrenjet. Kot nuk i thone doktor rrumpalla. Ti mor Smajl, mos e rruj fare – se keshtu e ke edhe emrin, por bashkoju Lulit se me siguri ka nevoje per jurista si ju. Pislliqet e juaja nuk gjethe dushku t´i mbuloje. Prandaj bjeri drejt se ke lehtesira

    1. N Shabani says:

      Ky Ruzmali duket si i mencur por eshte nje budalla i trashe.Ore maskara pse ben sikur nuk e kupton por edhe ti je nje jashteqitje e ndyre qe i beje ligjet vetem per Partine shtet dhe jo per demokracine. Ti je nje nga aresyet kryesore qe edhe une edhe i gjithe fare e fis e miq u ngritem te gjithe ne kembe per te rrezuar ate Partine tende shtet qe kishe krijuar ti i biri i Cajup Ruzmalit dhe mos u hiq tani si i dissident i Berishes se ne nje pjate ke ngrene me te. Turp te te vije.Ato ligjet e tua te ndyra, sjelljet arrogante te Jozefina Topallit ne Parlament, sjlljet arrogante dhe fyerjet qe i bente opozites Sali Berisha dhe vjedhjet dhe korrupsioni i drejtesise ju coj ne kete humbje te madhe katastrofike. Tani mire beni qe shani njeri tjetrin ai stan ate bulmet ka.

      1. Pilo Lala says:

        Ky duket si vellai Kastriot Islamit, mos i kane pasur baballaret shoke?

  4. TROJA says:

    O nuk e fajin Dushku,as shkoza e as thana,e fajin e ka grabitja,varferimi i 90% te popullit,e ka fajin krijimi i feudaleve,bejlereve te kuq e blu,te verdhe e jeshilte,e la fajin krijimi i qehallareve dhe agallareve qe ripnin biznesin,e vogel e te madh,e ka fajin drejtimi feudal i shtetit dhe u krijuan te gjitha keto se Shqiperia nuk ka drejtesi,nuk ka gjykata,prokurore.
    Dhe si jurist qe jeni,ne vend qe te kerkoni te vihet dore,dhe dore e rende mbi keto institucione,e kerkoni fajin tek druret e pyllit.
    Edhe qeveria e re shpejt do rezohet nga ky popull,neqoftese revolucionin nuk e vashdon ne gjithe sistemin e drejtesise.Dhe nuk eshte fare veshtire,vetem te kontrollohen pasurite e kesaj shtrese, te borgjezise se re te krijuar vetem ne pak vjet.Problemi eshte i zgjidhur,per nje Shqiperi demokratike dhe Europjane.Historia shekullore e njerezimit e ka vertetuar,po e verteton dhe do vertetoje kete teze te madhe;PASTRIMI I DREJTESISE NGA MAFJA,NGA TE KORUPTUARIT,NGA GJYKATES QE KANE MBROJTUR KRIMINELE,QE KANE MBROJTUR VRASES,QE KANE MBROJTUR GRABITES TE NIVELEVE MILIONA ERO.
    Po nuk u be kjo,keq me vjen,por ne zgjedhjet lokale bie dhe kjo qeveri.

  5. ivani i madh says:

    Ti mor bullar ske per ta kuptuar kure se Berisha ju hoqi trute dhe ju vuri ne vend te saj nje aparat komandimi.Sa tani ti i shqetesuari per hallet e partise sulmon ate qe ju ka dhjere e permjere me mijra here. Por atehere kishit pushtet e parfumoseshit tani ju iku parfumi dhe bini ere qelbeni shure e te dhjere .Sa as ujet e hidrocentraleve sju lajne aq jeni ndotur .

  6. orli says:

    Rusmaili eshte jurist komiteti(partie,ekzekutiv)…

  7. plaku says:

    Dua te them se, une nuk jam politikan por ndjek me kurjozitet dhe deshire te madhe shkrimet ne bloggun e Temes dhe per kete falenderoj nga zemra Mero Bazen dhe stafin e tj.
    M.q.s jam pensionist dhe kam shume kohe ndjek me vemendje edhe jeten politike nepermjet tv sidomos ne Itali dhe me pak ne Gjermani dhe Zvicer.
    Me thene te drejten nuk arrij te kuptoj keto diskutime akademike, si Dushku, Megadushku dhe bla bla e tjera.
    More miq, populli shqiptar i dha faturen PD-se dhe sidomos Sales sepse para se gjithash PD-ja dhe Sala ishin te paafte te drejtonin si duhet shtetin.Sala fluturonte me pras ne bythe dhe kishte mbleshur reth vehtes njerez partiake dhe shume te pa afte.
    Nje pjese e popullit merrte buke me lista dhe arogantet e qeverise dhe PD-se brithnin me makina nepe shkretetirat e Dubait ( zonja JOzi), mbushen ambasadate me femijet dhe dhenderat e tyre, genjenin si dreqi kur Sala thoshte se jemi vendi i dyte ne Europe pas Gjermanise, do bejme parkun energjitik me energji diellore ne Ballkan, do bejme dixhitalizimin e Shqiperise ne nje kohe qe populli mezi e shtynte diten, krijoi universitetet private qe fabrikonin diploma pa vlere qe nuk i hyjne ne pune njeriu, mbushen administraten me njerez partiake dhe pa shkolle, Benin rruge jashte standartit, nuk paguanin bisnesmenet per punet publike te kryera,thane se do bejne stadiumin e ri modern te futbollit ne Tirane, do bejen godinen e re moderne te parlamentit dhe budallalleqe te tjera.
    Borxhi publik arriti e 63%dhe sot Shqiperia VETEM per te paguar interesat e borxhit publik DUHET PA TJETER te paguaje peseqind mije dollare ne vit. Pra peseqind mije dollare ne vit.Ne vend qe keto leke te investoheshin ne spitalet tona publike ku njerezit i blejne ilacet vete.
    Populli shifte se si u vrane mbi 20 veta ne Gerdec dhe kater veta ne bulevard me duar ne dhepa dhe se si nuk u gjet asnje fajtor. Ilir Meta doli me bllok dhe laps dhe avokati i tij Spartak Braho ( Futur ne listat e PS per deputet ) kercenon akoma me çanten e Pandores. Ky pusht duhet vrare me buke ne goje dhe jo te guxoje te kercenoje.

    BE dhe Amerika kritikonin Salen per shume gjera por Sale gomari tregohej trim dhe fliste per pasaporta dhe nacjonalizem folklorik.
    Sala dhe PD i moren shpirtin dhe trajtuan shume keq administraten shteterore duke i mare si delet dhe cuar neper mitinjet e Pd, mbylleshin shkollat sepse do shkonte per vizite ne shkolle injoranatja “doktoresha e shkencave politike Jozi”,punonjesit e administrates duhet te fotografonin Voten, Jozi kishte gjashte bodyguarde qe i kushtonin taksapaguesit shqiptar 6 x 500mije leke te vjetra = tre miljone leke ne muaj.
    Me e bukura ishte kur Sala, me ate angishten bernut mesonte qeverite e Europes ne Bruksel se, cfare duhet te Benin ato per te mos u prekur nga kriza.
    Te vinte per te vjelle kur taksen progresive e quante takse marksiste kur kjo takse perdoret nga gjithe Europa dhe USA dhe taksen liberale, taksen e sheshte, e quante taksen e zotit.
    Keto jane aresyet qe populli i zgjuar i duruar dhe trim i dha faturen Sales.
    Mos te flasim pastaj per FAMILJEN dhe korrupsionon galopant.
    Me falni se e zgjata, por habitem se si politikanet tane nuk i vene pikat mbi i dhe ti thone popullit te verteten pse humben ne zgjedhje. Populli nuk ka shkolle ta larate por ai ka sy, vesh, ndjenja dhe sidomos tru. Ai duroi poshterimin dhe ne momentin e duhur perdori me shume zgjuaresi armen e vetme te demokracise per heqjen e nje qeverie te pa afte, hajdute, te korruptuar dhe kriminele.
    Mendoj se diskutimet mbi Dushkun, Megadushkun etj. jane diskutime pa buke dhe kane si qellim te fshehin te verteten te cilen populli e pa dhe tha fjalen e tij me 23 qershor.

  8. doleci says:

    Nje nga personat qe peshtyj sa here i degjoj emrin. Menyra si i shtron dhe diskuton problemet tregon pe eshte nje njeri me palce qe leshon vetem helm ne mjediset ku ndodhet. Jam shume i sigurte se Berisha eshte dehur nga kenaqesia sa here ka degjuar diskutimet e keti personi sepse dhe ky ka dashur te jete vetem ne vemendjen e Berishes. Ne se thuhet se Berisha eshte katandisur keq,ky person ka kontributin e tij por gjithnje ne dem te vlerave njerezore me pasojat qe i dine te gjithe.

  9. al says:

    rusmajl bashke me viktor gumin, te keni turp qe i kunderviheni sales tani qe humbi. kur ka fituar pd gjate ketyre 23 viteve ,duke perjashtuar voten plebishitare te zhdukjes se diktatures ne 1992? e majta ka qene shumice e padiskutueshme ,por ai qe kontriboi ne humbjet e ps ishte legeni fatos nano ,qe arriti te percaje te majten. ju te dy si jurista keni dhene kontribut ne pd duke perdorur diktat kunder opozites ,duke qene servil te berishes. ata tradhetar te ps ju mbajten ne pushtet dhe ne 2009 dhe ne 2011 ,keshtu leni llogjet se ju jeni me fajtor se sala, se keni vepruar me antiligjin per te arrit qellimet politike te pd. ju do te vini ne pushtet mbas nja 30 vjetesh kur te reformoheni,pasi jeni parti e interesave familiare dhe jo te popullit.

  10. toskjan says:

    O gugjur mos fol mire se sala me pd ju qiti ne rruge ju bini kafsh shtepiake se ju ishit kafsh te egra gagaga hahaha hihihi huhuhuhuhu

  11. liri a vdekje says:

    CE DO I TRRAFME TI MER ILIRO PO JA PRITE SE GADI E KE ,PO ARROGANCA JOTE MER HALE E TANGERRLLIKU JOT NUK SOLLI HUMBJE ,TI MOR LILIPUT ARROGANT ,PALE TE ISHE PAK ME I MADH E TE KISHE PUSHTET SI DO I SHTYPJE NJEREZIT

  12. ali says:

    Kur del e flet edhe ky mysybet , nje ”diktator,, ne miniature ! E kemi pare ne ato komisionet qe perdridhesh
    si i jati dikur. Ky ishte me cinik e arrogant se sa ”ustai,, i tij ! Nje sejmen 400 karatsh ! Prandaj edhe e hoqen
    nga lista kete Rusmalin se po i turperonte. Nje filozof i madh thote: ”Sikur aksiomat gjeometrike te preknin
    interesat e njerezve, me siguri keta te fundit do t’i pergenjeshtronin ,,. Pra, edhe puna Rusmalit eshte pikerisht
    kjo sepse iu preken interesat. Kolltukofag !!!!!!!

  13. qendrestari says:

    z. Rusmajli,

    …….ju lutem kurseni kohen tuaj dhe nervat tona. Nuk kemi nevoje per komente. Ju keni vepruar si keni dashur dhe nuk ju shkon ky lloj kostumi. Kostum i cili nuk qenka i mire vetem tani kur rate viktime e parimit te kthyer ne norme nga rrobaqepesi juaj “une dhe te tjeret”. Nuk e kuptoj diferencen mes karshillekut qe keni bere Ju ndaj dushkareve apo sot te dushkareve ndaj jush. Ne fakt ai eshte dhe mbetet vetem problem dushkaresh. Leri te qete te tjeret qe nuk kane lidhje me dushkun…….

  14. Zef Kallami says:

    Ne pergjithesi ne te gjitha partit.Te perjashtuarit behen me te zgjuar kur perjashtohen.Behen trimosh dhe shesin keshilla per kurthe e antikurthe ne vathen e qendres se banimit parti.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Dushk muhabeti..

    Kur te shifja ne televizi, ishe si nje Kac i Zi..

  16. shqiptari says:

    rusmali nje koqe kandari.

  17. xhaferri says:

    Ja ke fut kot plako,si ka humbur idhulli jot SALESHI, burr ne politik nuk ka psu humbje si kjo, 85 peqind e popullsis i futi shqelmin ne byth kti kanibali.

  18. nik perralla says:

    nuk kam pare ne jeten time fytyre ma te poshter e ma te ndyre se kjo e ketij rrumpalle..

  19. armand says:

    o Rusmail,pse nuk fole me pare apo pate frike.Ti je nje Komunist edhe nga origjina.Bashkohu me PS se aty e ke vendin.Ske lidhje me te djathten.shikoi miqte qe ke mbajtur kur ishe me pushtet te gjithe bij komunistash te thekur,pse nuk te donin te perekutuarit

  20. Qe kini qene ata qe s’ishit,e dinim shume mire,po edhe tani qe jeni ata qe ishit ,po e tregoni fytyren e vertet. Deri dje ,qe s’u ishte bere kurrizi me i but se barku,te priste kordha ne te kater anet. Nuk pyesje se kishe opozite apo jo,vetem flisje e kapardiseshe qe te te shikonte me i kapardisuri se ju. Tani qe i rane patkonjte,madje edhe qimet ,filluat te tregoheni trima.Sa qesharak qe je bere more Ilir Rusmali! Demokrat i shtirur .Po rrini te pakten disa dite sa te mblidhni veten.

  21. gegetoske says:

    Shikojeni foton me kujdes! Shprehja ” nje foto, sa njemije fjale” per kete fytyre nuk eshte e drejte! ” Nje foto sa per nje milion fjale te ndyra” eshte ajo qe duhet per diciture ne rastin e kesaj kerme, ne dekompozim e siper!

  22. Sume Gruda says:

    Ilir Rrusmaili u la per lesh dhe shkoj per lesh.
    Me pollavra te tij te shkoje si per Berishen ne burg se bashku me Zhozefinen mrrude e zeze dhe ti mbyllin per nje kohe te gjat mos te lirohen vetem kur shkoj une per ti liruar!
    Berisha e di se nuk do vuaj per mishe se jane rritur deshet dhe ti prejne mos te kursehet.
    Por Zhozefina e zeze veshur me te Blu jo te kuqe do kete vende per tu argetue do i coj vere BLU.

  23. dhembeli says:

    Shume deputete u perjashtuan, por Rusmaili eshte I vetmi qe flet kunder Sales.
    Malshoviteve su trembet syri.

  24. ali says:

    O ”plaku,, i Zvicres me the te drejten tash po te kuptoj drejt. Por nje sygjerim kam .Saliut i duhet vene emri
    tamam sic eshte nje diktator primitiv, qe do te thote nje bajraktar tribalist i pakorigjueshem . Populli thote
    ”gungacin varri e drejton,, ! Prandaj Sala nuk duhet trajtuar si paafte dhe me njerez te paafte sic thoni . Kjo
    do te thote qe nje kriminel i rrethuar nga rrugace e kriminele duhet trajtuar si i tille dhe fundi i krmineleve
    historikisht kane te njetin fund me urrejtjen e mbare popullit .Megjithate artikulli juaj me pelqeu.
    Te pershendes !!! Sapo i kam leshuar 4 dhite sic te kam shkruar edhe dje . Te fala !

  25. lili says:

    rusmali ende nuk e ka kuptuar se pikerisht njerezit qe votojshin per partite e vogla,aleate te berishes kete here nuk ka desht me votuar per partite e tyre po kane bashkuar votat kunder berishes duke votuar pro lsise apo PSse.Nuk ka njeri qe voton per spahiun ne legalitet per shembull,edhe ne kukes votimi per mbretin eshte ma shume proteste kunder legalitetit alla spahija se vote proberishes…Pikerisht vendet ku spahija nuk shkon kur, kane votuar per legalitetin per shembull

  26. gogo says:

    Emri yt i bukur,

    Veprat te keqija,

    Shko bashke me Berishen ,

    O I lir mavrija.

  27. bjordi says:

    ne nje shtete te civilizuar,pd do kishte dale jashte lojes politike,dmth nuk do egzistionte fare,me keto qe ka bere me popullin shqiptare,dhe keta qorra si pune e ketij ilirit,mundohen ta kapin problemin nga bishti,or z ilir te vinte mire kur krekoseshe ne karrike,dhe na caje trapin duke na bere teorira per shtein e se drejtes,dhe ne realitet qe shteti i te padrejtes ku populli vuan edhe per buken e gojes,ku shteti tend i beri lesh eli institucionet,thjeshte ti me ideologun tend berisha,ndertuat nje shtete te zgerlaqur qe i sherbente vetem saliut dhe juve qe e ndiqnit nga prapa..

  28. Demokrati says:

    Te pershendes Z Ilir ! Konsiderata dhe mirenjohje per ate qe ke bere per PD ne vite dhe qe e riktheve PD ne 2011 serish ne mandatin e dyte, te cilen nuk diten ta pasonin ne 2013. E kane harruar demokratet qe ne 97-98 ke qene nder te vetmit qe ngjiteshe me Berishen ne tribunat e plumbave dhe e ringjallet shpresen e te djathteve perseri dhe nuk ia mbathe si shume te tjere qe tani i bien trumpetave per te lepire ndonje kocke! Mirenjohje pa fund i nderuari ILIR!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje