Beteja për mandatin e Lezhës. PS: Ankimimin duhet ta shqyrtojë Kolegji, jo KQZ-ja

11 Korrik 2013, 18:09Politika TEMA

Nga Muhamed Veliu, TCH

 

PS paralajmëron se nuk do të mund t’i merret mandati i Lezhës, një mandat i artë, i cili i jep maxhorancës së re të gjitha mundësitë për ndryshimet kushtetuese në muajt në vijim.

Në një intervistë për Top Channel, Damian Gjiknuri, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS jep këtë koment për përcaktimin e rezultatit të qarkut Lezhë një ditë më parë nga KQZ-ja.

“Vendimi i KQZ-së është i kundërligjshëm pasi nuk bazohet në nenin 123 për detyrat që ka KQZ-ja për nxjerrjen e rezultatit. Gjithçka që ndodhi dje qe një përsëritje e prishjes së rregullave të lojës ashtu siç ka ndodhur në vitin 2011”, deklaroi ai.

Sipas Gjiknurit, procedurat që janë ndjekur, dhe të gjitha ato shkelje ligjore që kanë ndodhur në qarkun e Lezhës, janë tregues i problematikës së zgjedhjeve të 23 qershorit. PS, thotë ai, është duke përgatitur ankimin e saj sipas kodit zgjedhor në KQZ si instanca e parë e ankimimit administrativ për këtë vendim të KQZ-së.

Por a mund KQZ-ja ta shqyrtojë këtë ankimim?

“Sipas kodit zgjedhor, po citoj nenin 22, pika 5, ku thuhet se mbledhjet e KQZ-së janë të vlefshme vetëm kur janë 5 anëtarë në rastin e shqyrtimit të kërkesave ankimore. Pra, në këtë rast KQZ-ja nuk ka kompetencë dhe nuk ka kuorum për të marrë në shqyrtim ankesat e partive të ndryshme në këtë fazë të procesit. E vetmja gjë që ata mund të bëjnë është të konstatojnë pamundësinë dhe çështja t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor. Nga pikëpamja ligjore do të jetë Kolegji Zgjedhor ai që do të shqyrtojë në themel të gjithë problematikën zgjedhore jo vetëm për Lezhën, por edhe për çdo lloj ankese që mund të kenë forca të tjera politike për procesin zgjedhor”, deklaroi Gjiknuri.

Nëse nuk zbatohet kjo procedurë dhe KQZ-ja do të marrë një vendim përfundimtar për këtë ankimim duke mos e çar atë në Kolegjin Zgjedhor, Gjiknuri thotë se do të jemi në të njëjtën situatë kur shkelet ligji siç edhe ndodhi në 2011 kur KQZ-ja e atëhershme u përfshi në hapjen e kutive pa pasur bazë ligjore.

7 komente në “Beteja për mandatin e Lezhës. PS: Ankimimin duhet ta shqyrtojë Kolegji, jo KQZ-ja”

  1. feniks says:

    Zoti Damian Gjiknuri!!!
    Zbatoni edhe FORMALISHT radhen e ANKIMIMIT,se Sali Berisha dhe JENICERET E TIJ ne drejtesi do t’u thone:KENI KALUAR AFATIN DHE VENDIN E ANKIMIMIT!!!
    Nuk jetojme ne nje shtet te MORALIT E LIGJIT,POR NE NJE SHTET FASHIST KU “HITLERI” BERISHA AKOMA ESHTE “GJALLE”

    1. fl says:

      Po ja moren dhe kete mandat keshtu ashiqare, te vrasin veten se s’kane per te bere ndonjehere hajer po nuk paten 1 milion vota garanci per fitoren

  2. Dardan says:

    po mirë, duarkryq do rrini ju???????????

  3. luis says:

    Kur te vini ne pushtet ne shtator duhet ne baze te ligjit dhe kushtetutes te prishni cdo gje te paligjshme te ngritur nga Saliu dhe ti zevendesoni me njerezit me te kualifikuar ne cdo hallke te pushtetit dhe mos pyesni per revoltat e ketyre maskarenjve.
    Tregojuni se cfare do te thote shtet i se drejtes dhe kush e ka shkelur ligjin futini brenda ne burg se per keta lloj nepunesesh kurre nuk duhet ti shohim ne zyrat e shtetit.

  4. Z.Gjiknuri,shpejtoni në se nuk dëshironi të lindin problemet e njohura me KQZ e Berishës…Mos lejoni ta fitojnë mandatin me procedurë..Ashtu siç janë mësuar ”tarikati i berishës…”Nëse ka manipulim nga kushdoqoftë të veprojë ligji menjëherë..Kjo do ti bindë shqiptarët se Rilindja është e vendosur për drejtësinë dhe shtetin ligjor….

  5. ALI PASHA TEPELENA says:

    hala ke kolegji je gjiknur!?.me thuaj kur ke fituar ne kolegj ti!?.

  6. Horri i Bulevardit says:

    Ne shtator qeveria e Edi Rames, duhet te numeroje edhe njehere te gjitha kutite, se ne zonat e veriut, eshte bere baterdia, PD-ja ska fituar me shume se 25-30 deputete, aty do te shifni shqiptare qe skane kaluar kufirin dhe kane qene jashte Shqiperise dhe figurojne si votues.
    Nje rinumerim, do te nxjerre PD-ne jo me shume se 23 deputete, dhe do ta nxjerre KQZ-ne me gjithe Kosovarstin, pergjegjes per tu denuar juridikisht, sipas ligjeve.
    Dy here Saliu i dogji fletet e votimit, kete rradhe ju sduhet te rrini duarkryq, rinumerim dhe do te shikoni qe Saliu do te shembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje