Dominimi i ish- avokatit të Berishës mbi Shkollën e Magjistraturës krijon shqetësim

11 Korrik 2013, 17:32Politika TEMA

Bordi drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka propozuar Neshat Fanën, një ish- avokat të kryeministrit Sali Berisha, si drejtorin e ri

Nga Besar Likmeta, BIRN

 

Fana u votua të mërkurën nga bordi dhe pritet që të miratohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin është edhe anëtar.

Kandidatura e Fanës vjen pasi KLD rrëzoi një vendim të mëhershëm të bordit për të mbajtur drejtoreshën aktuale, Mariana Semini.

Pasi rrëzoi kandidaturën e Seminit, KLD ndryshoi një nga anëtarët e bordit, Sokol Binaj, në mënyrë që të ndryshoheshin balancat e votimit në favor të Fanës.

Mandati i Binajt u shkurtua pasi ai humbi besimin e këshillit dhe u zëvendësua nga anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni, që në të shkuarën ka qenë në qendër të akuzave për korrupsion.

E themeluar në vitin 1997, Shkolla e Magjistraturës është i vetmi institucion akademik në Shqipëri që edukon gjykatësit dhe prokurorët e rinj.

Po ashtu ofron trajnim për të tjerë profesionistë në fushën e ligjeve si avokatë dhe policë gjyqësorë.

Emërimi i pritshëm i Fanës pason emërimet e javës së fundit të një sërë gjykatësish nga KLD, të cilët shihen si njerëz nën kontrollin direkt të Partisë Demokratike.

KLD, një institucion i drejtuar nga presidenti Bujar Nishani, që vepron si trupë mbikëqyrëse për sistemin gjyqësor, të premten caktoi për në Gjykatën e Apelit gjashtë gjykatës të rinj dhe një nga anëtarët e tij. Gjykata e Apelit është një nga institucionet më të rëndësishme gjyqësore në vend.

Kritikët thonë se këto emërime kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me respektimin e ligjit nga presidenti dhe pavarësinë e tij nga ish- shefi i tij në Partinë Demokratike, Sali Berisha.

Nishani ka shërbyer si ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë në kabinetin e qendrës së djathtë përpara se të zgjidhej si president në vitin 2012 me votat e Partisë Demokratike dhe një aleati më të vogël në qeveri.

Dominimi i Fanës në Shkollën e Magjistraturës ka shkaktuar shqetësim në komunitetin gjyqësor, pasi shumë druhen se standardet e kësaj shkolle do bëhen më shumë politike sesa akademike.

*Titull është redaksional

10 komente në “Dominimi i ish- avokatit të Berishës mbi Shkollën e Magjistraturës krijon shqetësim”

  1. Vlora says:

    dhe te gjithe hajdutet e berishes qe jane me dosje do te kerkojne vete doreheqje nga keto pozicione per ti shpetuar “byzylykeve”.

    ramen edhe ne se lejon ligji per ti shkarkuar,,, e lejon prap ligji per ti futur brenda,per zullumet qe kane bere 8 vjet ne pushtet.

    1. ARBAN HASA says:

      Me vjen keq se shumica e ketyre avokateve te djallit u rriten e u shkolluan te financuar nga vete populli!

      PASTAJ U KTHYEN PUNUAN KUNDER TIJ!
      NDAJ NGA POPULLI DUHET TA MARRIN VERDIKTIN PER KRIMET E TYRE

      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html

  2. fl says:

    Nuk ka nevoje per ster-reforma apo filozofira. Me njerez si Nishani dhe Cefa ne krye, kjo KLD duhet shkrire nga mazhoranca e ardhshme nje ore e me pare dhe pa pyetur kend. Eshte thjesht nje dhome avokatie e Saliut me nejrez te kapur te tij

  3. trasparenca says:

    Shqetesimi Nr1 eshte kur saliu po largohet :Shqiperia me zhdukje pa adrese te 400 milion dollareve???????????????

  4. dua says:

    po dhe nese drejtesine e ka ne dore opozita e ardhshme, nuk shoh ndonje gje te keqe. keq do ishte po ta kishte ne dore qeveria, sic ndodhi me salen. qe megjithese vidhnin te gjithe asnje nuk u fut ne burg prej qeveritareve. prandaj me mire keshtu. socialistet me meten ne krye duhet te mendohen pak me gjate para se te vjedhin. prandaj eshte mir keshtu.

    1. fl says:

      Mos u bej naiv. Keta qe ka zgjedhur Sala nuk do fusin dot ne burg asnjeri ne asnje kohe. Aq me pak ata qe do vine ne pushtet neser

  5. Pikërisht …prandaj erdhi në pushtet Rilindja…Sepse të gjitha institucjonet i kishte emëruar…(jo zgjedhur…)vetë kryeministri…Ai që ishte ..”Vetë zot,e vet shkop…” Balanca e pushteteve…është parësore…të mos kemi zëvendësimin e berishës si kryeministër…por ..Zëvendësim të sistemit të tij nepotik,të kapur,abuzues,inatçor dhe të pabesë…!Rilindja,vjen për mes një lufte me soin që rrënoi shqipërinë dhe besimin e tyre se Shqipëria..do të bëhet ndonjëherë…

  6. al says:

    paradoksi shqiptar, populli i jep voten ps, sala thote nuk mund te hiqni ju administraten. ka kuptim kjo qe thote sala. ike nga pushteti rri ne opozite. nuk qeveriset vendi me ato qe eshkaterruan me vjedhje dhe korrupsion. sic po shihet te paret qe duhet te ikin jane “presidenti
    ‘ qe me keto qe po ben po tregon qe as nuk duhet ti ndegjohet emri. noter servil dhe shtewtshkaterues. presidenti me i keq qe ka pa shteti shqiptar ketu e 100 vjet.se dyti ai cefa i kld qe paska qene me keq se spahiu.

  7. riza cerova says:

    Nje sistem drejtesise me nje Nishan qe nuk e ndien me koken, me Cefen ne krahe dhe me tej Gjin Gjoni e me poshte Fatmira hajdari & Co eshte nje fyerje e madhe per gjithe popullin shqiptar dhe ne vecanti per 1 milion votuesit. Vota e 23 qershorit eshte me dimesione te medha, ajo beri vlersimin e gjithe piramides shteterore, e ne radhe te pare te drejtesise.Pa kete saliut i iken zeri dhe nuk i ben derman me gota e ujit. Kur te ndershmit do te shohin Gjin Gjonet ne maje te drejtesise, rilindja nuk egzizston. Ndaj ketu varet fati i nese do te triumfoje apo do te shuhet Rilindja.

  8. Liu says:

    Po lexoja komentet e siperpermendura ku shumica prej tyre te lene shume per te deshiruar. Niveli i tyre eshte i ulet sepse japin komente te pa baza te cilet nuk kane fare informacion per individin qe ata flasin. Nga mungesa e informacionit ata flasin idjotsira. Kjo gje i karakterizon ato si persona me ak. sepse fjasin percart, dhe komunikimi i tyre eshte pa kuptim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje