Berisha akordon 3 herë fonde brenda një viti për vilën e Bujar Nishanit

11 Korrik 2013, 09:06Politika TEMA
Berisha akordon 3 herë fonde brenda një viti për vilën e

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka firmosur brenda 1 viti tre fonde për riparimin e Vilës 4, ku jeton Bujar Nishani.

Vendimi i fundit ka qenë në fillim të muajit dhe kishte si objekt rregullimin e vilës qeveritare në të cilën jeton presidenti Bujar Nishani.

Kësaj herë në vendimin që mban firmën e Berishës, i është akorduar fondi prej 27.570.126 lekësh për mobilimin e plotë të Vilës nr.4.

Ndërsa dy fondet e miratuara më parë kanë përkatësisht shumën 48.8 milionë lekë për rikonstruksionin e plotë të vilës, vendim i marrë më 24 janar 2013, dhe në gusht 2012 i është akorduar fondi prej 51.638.144 lekësh.

Ndërtesa e quajtur Vila nr.4, e ndërtuar rreth viteve 1960, ndodhet brenda territorit të Pallatit të Brigadave në afërsi të Liqenit Artificial dhe ka një sipërfaqe prej 520 metrash katrorë./A.Xh

Rezidenca luksoze e Nishanit

15 komente në “Berisha akordon 3 herë fonde brenda një viti për vilën e Bujar Nishanit”

  1. LEZHJANI says:

    Fonde per vilen e Jarit?! Mos u merzit Sali se do te nddeshkohet edhe kjo, per gjithecka duhet te japesh llogari shume shpejt bashke me bashkpuntoret tuaj per te gjithe te keqijat qe keni bere deri tani!

  2. Fllad says:

    Ne nje qeveri Europiane keto para qe kane shperdoruar dhe abuzuar keta horra, gjykata ja vendoste ne ngarkim shperdoruesit-sales dhe kingut me mustaqe.

  3. Saliu i Vicidolit For President says:

    Mbase po behet gati te ike Nishani dhe te behet vete Saliu president. Se e gjithe kjo bujari me Bujarin nuk ka shpjegim.

  4. Ish-Demokratsi says:

    Per dijeni nuk kam besim as tek Edi Rama, megjithese do te doja te ndryshonte kushtetuten, per President nga Populli, zgjedhje te lira, heqjen e malokve qe kane vjedhur dhe abuzuar me pushtetin etj.
    Po kurre me vota ime per PD as une dhe asnji person nga rrethi im. Me mire nuk do te votojme kurre, se sa per keta majmunet besnik te Sales.

  5. arjan iliazi says:

    Tentativat e fundit per te siguruar veten nga litari. Por fatkeqesisht dhe Jarit po i shtrengohet litari . Ska perendi qe fal dhe shpeton keta mercenare.

  6. NINO says:

    Ska turp si njeri dhe tjetri dhe as nuk ju vjen keq qe shperdorojne parat e te njerzve te varfr. Ku jetojne valle a kan njerez te tjere prane ??????!!!!!!

  7. fakedemocracy says:

    ky eshte shteti legen tipik shtet oriental.politikanet pasurohen dhe jetojne ne lluks njerezit jane si ne indi te palare pa buke dhe me krim e vjedhje ne kulm.duhet mbushur burgu me keta njerez te poshter.shqiperia don te pakten nje shtet ligjor si ben putini ne rusi te mos degjoje te drejta njeriu e vari trapin por te filloje reprezalje kunder hajdutave dhe politikaneve te korruptuar.populli do ta perkrah shtetin dhe qeverine e re po vuri dore mbi ata qe vjedhin dhe bejne korrupsion.

  8. doleci says:

    Kembengul, ligji te bjere mbi te gjitrhe ata qe kane hedhur firma abuzive qofte ky dhe nje shef (mercenar) i vogel sepse urdhera te gabuar do te kete gjithnji sepse ata qe japin urdhera pa i paragjykuar nuk jane specialiste te te gjitha fushave. Ligjin ne dore e ka ai qe hedh firmen. Vetem kjo do ti ndale abuzuesit, shperdoruesit apo hajdutet e mbedhenj qe shkojne deri tek ministri e kryeministri. Kete lloj shteti duhet te kerkojme. Vota eshte per shtet, shteti behet me ligj e ndeshkim kur duhet. Mjaft me fajet i ka Saliu. Jo jo, fajet i ka kush ka firmosur per shperdorimet. Saliu te mbaje pergjegjesite per shkeljen e kushtetutes, nese ka. Po s’ka e majta te kerkoje falje poblikut per manipulim.

  9. alban4eva says:

    ehhh mor S-halè serbi dhe Jar siriani, mire e keni, pse jo, jena ne vend te dyte pas Gjermanise per ekonomi..!!

    tek ajo rezidence aty duket hapur qe jane derdhur me qindra mijera euro, kurse shqiptaret marrin buke me lista..!!

    me sa po shof, S-halè vampiri nuk pjerdh shume as per qeverine e re, as per Edi Ramen, as per njeri gjalle ne bote, ky malok shpellar po ben cfare ti doje qejfi..

    te shofim cfare do bej Edushka kur te hyje ne fuqi qeveria e re..!!

  10. mallakstra says:

    Hajde Mubarak ben ali gadaf hajde , po skane faj kta e vlla , ma ka bere vilen ai mermer e pikaso te gjalle , normal e kane noterin e tyre – kurse njerezit vdesin neper spitale si hale mos te zeme ne goje te gjitha se nuk aq faqe per ti shkruar te ..na rrofsh o saliban qe po ja ben vilen jarit …

  11. Rilindasi says:

    Sme vjen keq fare kur keto investime jane hedhur per nje institucion shteti, qe per nga rendesia, mund edhe ta mirkuptojme luksin.
    Por ç’ti besh kur shume me shume financime shkojne per Podesta Group!

  12. vlonjati says:

    kjo nuk eshte vile!!
    eshte nje sgije kitch dhe disgusto ne cdo orendi qe mbush hapsiren, eshte manifestuar megallomania dhe nje lloj stili arab i neveritshem,,
    shtepi ose vile e shemtuar ne ind
    turp

  13. atdheu says:

    Vila do te riparohet do te mobilohet e kjo eshte normale te behet nga z. Berisha per Presidentin e Republikes. Kjo vile nuk eshte prone private e Z. Nishani e ajo do te perdoret edhe kur mos jete me ai President

  14. Y.Merlika says:

    Kancer ishalla leket e popullit qe i ka listat ne dyqane sa bishtat e nje balone tabake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje