Në krye të rrugës që të çon tek certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit është vetëm Kolegji Zgjedhor.
Edhe pse kodi përcakton KQZ si institucion fuqiplotë për shpalljen e rezultatit, ish- kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi rendit për Ora News dy arsye që e kthejnë Kolegjin në instancën e fundit që do të bëjë ndarjen e mandateve të deputetëve.
Për të mbështetur argumentin e tij, Celibashi ofron dhe një tjetër skenar.
“KQZ mund të ishte i plotë në pikëpamjen numerike, pra mund të ishte e përbërë prej 7 anëtarësh, por duke qenë se për disa vendimmarrje, të cilat lidhen me miratimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, kërkohet shumica e cilësuar, minimumi i 5 anëtarëve dhe duke qenë se kjo shumicë mundet të mungonte, atëherë edhe në këtë rast do duhet të ishim në procesin e adresimit të kërkesës për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve te Kolegji Zgjedhor”, tha Celibashi.
Por a ka kohë tani për ristrukturimin e KQZ?
“Mendoj se tani kjo çështje për mirë apo për keq është e kapërcyer”, deklaroi ai.
Celibashi, aktualisht deputet i zgjedhur i PS, thotë se institucioni i KQZ, i cili funksionon vetëm me 4 anëtarët e mazhorancës, solli një impakt jo pozitiv tek standardi i zgjedhjeve të 23 qershorit.
Mediu, Fatmiri, mire ka qene me shendet o Ilirjan?
Si do behet, ke fol me Edin?
Mos na hapni barkun me ironi bajate. Ne Gerdec, Mediu ishte thjesht nje nga sekseret e Shkelzen Berishes. Po nuk besoj qe Edi te kete folur me Salen per fatin e Shkelzenit.
Edhe vrasesit e 21 Janarit vegla ishin………….
ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT I KA VENDOSUR POPULLI SHQIPTAR, I KA VENDOSUR DUKE VOTUAR MASIVISHT KUNDER KESAJ QEVERIE QE DO TE QEVERISE VENDIN DERI NE SHTATORN.
NUK KA KQZ SE E NDRYSHON REZULTATIN SEPSE 1 MILION SHQIPTARE I KANE THENE “JO” SALIUT, 1 MILION SHQIPTAR E KANE VOTUAR KUNDER DHE KQZ-SE NUK I MBETET TJETER VEC SE TE CERTIFIKOJE KETO ZGJEDHJE SEPSE REZULTATIN E KA VENDOSUR POPULLI SHQIPTAR.
@fl
U preke nga ironia ti?
Thjesht sekser?!- me duket se ti po ben ironi, bile po tall ….. .
Dhe lexo mire qe te kuptosh, nuk e ka njeri fjalen qe ka folur Saliu me Edin apo jo a ku di une si i ke kuptuar ti.
@ voica, nqs e ke merak, shko pyete vete, se une perfaqsoj veten time !!!
@ mendimi i lire.
Pikerisht ate uroj, te perfaqesosh veten tende.
Ne se do kisha ne dore t’a pyesja, nuk do t’i shfryja padrejtesite dhe mosbesimin ndaj sistemit qeverises e atij gjyqesor nepermjet komenteve neper gazeta on-line…
Per asnje lloj interesi, thjesht nga qe mendoj lirshem, sec me eshte mbledhur vetiu nje lemsh ne gryke…
Mos u merzisni! Ka per tu zberthyer edhe Mediu per Gerdecin edhe Lul Basha per 21 janarin…
Vertet z.Celibashi jep argumente qe te bindin ne rrugen perfundimater per certifikimin e zgjedhjeve.
Keshtuqe dhe qeshtja e Lezhes simbas specialisteve te dy kraheve PD dhe PS.Asht ma e mundeshme qe ti jepet koalicionit te majt deputeti qe e fitoj dhe duan t’ia rrupallojne te djathtet.
E gjitha,per sa ma siper i mbete vendimit te Kolegjit Zgjedhor.
Per Lezhen 4 me 3 per te majten.Si dhe certifikimi i zgjedhjeve.