Edhe Shkolla e Magjistraturës ka rënë në duart e mazhorancës në largim nga pushteti.
Neshat Fana, avokat i kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, është zgjedhur drejtor i kësaj shkolle të rëndësishme në përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Votimi ishte i paralajmëruar.
Bordi i Shkollës së Magjistraturës e ka miratuar emrin e Neshat Fanës duke votuar në mënyrë të hapur.
Një fakt i tillë ka bërë që kryeprokurori Adriatik Llalla, pjesë e bordit drejtues, të bojkotojë votimin, si shenjë proteste ndaj votimit të hapur.
Votimin e kanë bojkotuar edhe dy pedagogë të kësaj shkolle.
Zgjedhja e zotit Fana do të bëhet zyrtare në mbledhjen e radhës të KLD-së, kur të merret në shqyrtim propozimi i bordit të shkollës për Neshat Fanën së bashku me nëntë votat pro tij.
Gjithçka ka nisur në mënyrë shumë të dyshimtë më datë 21 qershor, dy ditë përpara zgjedhjeve, në heshtje dhe larg syve e veshëve të publikut për faktin e thjeshtë se e gjithë vëmendja ka qenë e përqendruar tek votimet.
Në këtë datë, bordi votoi me shtatë vota pro dhe 6 kundër për t’i propozuar KLD-së emrin e profesore doktore Marjana Seminit për të drejtuar sërish këtë shkollë. Por në mënyrë të beftë, dy orë pas këtij propozimi, KLD është mbledhur urgjentisht dhe e ka kthyer mbrapsht këtë propozim pa asnjë argument ligjor apo procedural.
Ndërkaq, mes vendimeve të konsideruara skandaloze të emërimit të gjyqtarëve të rinj, të premten e kaluar KLD mori edhe një tjetër vendim të dyshimtë, kur emëroi një anëtar të ri të bordit, gjyqtarin dhe anëtarin e KLD-së, Gjin Gjonin në vend të gjyqtarit Sokol Binaj, i cili kishte votuar pro zonjës Semini.
Në mbledhjen e kësaj të mërkure, e cila është zhvilluar në Gjykatën e Lartë, është diskutuar ky vendim i KLD-së dhe procesverbali që e shoqëronte atë, e që nuk pranonte propozimin e zonjës Semini dhe anëtarët e bordit e kanë cilësuar me të dhëna jo të sakta.
Por pavarësisht se kanë konstatuar problematikën e vendimeve të dyshimta të KLD-së, bordi ka deklaruar të hapur votimin, duke e përjashtuar nga gara zonjën Semini dhe duke vënë përballë njëri-tjetrit për postin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës ish-ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe anëtarin e KLD-së Neshat Fana.
Edhe pse kanë qenë të pranishëm edhe vëzhgues të OSBE-së, ambasadës amerikane dhe asaj franceze, deklarohet se gjatë votimit ka pasur shkelje, sikurse është e drejta e bordit për të votuar në mënyrë të fshehtë.
Një burim i rezervuar tha për Top Channel se votimi është bërë i hapur, çka raportohet të ketë sjellë largimin nga votimi të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe të dy pedagogëve aktualë në Shkollën e Magjistraturës.
E pyetur pas këtij votimi, zonja Semini refuzoi të bënte komente, ndërsa kandidati Alibeaj u shpreh se ai nuk ishte vënë në dijeni për mënyrën se si kishin rrjedhur ngjarjet, por i është thënë vetëm që nuk kishte fituar.
Ky vendim pason radhën e vendimeve të diskutueshme të ditëve të fundit në drejtësi, të cilat hedhin më shumë se dyshime të forta për vartësinë politike të sistemit të drejtësisë.
Ska problem,e bojkoton sot sa per sy e faqe por neser bashke do jene neper sokaqe!
Yes sir…Madje do zihen me njeri tjetrin kush ti nxjerri parat nga xhepi per te paguar..
Ky magjistratori e ka ruajtur Berishen ne sallen e gjyqit.
Po koken ja ruan dot ky Berishes nga Haklajt, Remzi Hoxha, Ziveri… e keshtu me rradhe?
Mbas Shtatorit kush e ruan Berishen dhe femijet? Welcome to the jungle, or GJAKMARRJA!
Ne paidh te Arushes te fshehet (jo ma avokate e gjykats-prokuror plepash), nuk i shpeton dot denimit te popullit qe ka sha, tall e vra per 23 vjeta!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/nekropolitikanet.html
Motrat e grate ku ti keni me pronare Drejtore dhe gazetare. Gazete e digjeneruar.
Jo,besoj se veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm është ai i duhuri…Nuk kishte përse të përlyhej në një lojë të pistë të njerëzve të kryeministrit që po ikën në panik e sipër…Sot,këtij monstre që ikën..berishës,i duhet…i vlen çdo vend që mbart përgjegjësi të caktuara…Sepse nepotizmi dhe krimi i bashkon..E,ai pikërisht këtë ushqeu gjithë vitet e sundimit të tij despotik…Ky,gjyqtari Fana,nuk e ka bakgreandin për një vend të tillë…Bojkotimi i Krye-prokurorit..do të thotë shumë…!
Kaonia Tepelen. Sa per begraudin e Z. Fana nuk ka mbetur ta analizoje nje fshatare nga Tepelena ku zbret dhija me frena dore. Sa per Z. Llallaa shifi mbiemrin, me nje master qe e ka mbaruar ne 2008 pa magjistrature dhe pa doktorature nje cope sharlatani. Deshirone te punoje me dy ftyra ne 2013 e deshirone votimin e fshehte.
Edi Rama mos na brockullit lart e poshte se nuk do te besh ato qe ka bere Berisha por merr kazmen e shkaterroje nga themelet kete qe vetem sistem drejtesie nuk mund te quhet.Arsyeja kryesore qe shqiptaret te votuan eshte vendosja e sistemit te drejtesise.
nga shkolla e plepave do me i kalu ke pishat kjo hale ene ne varr i do gjitha ti komandoje ,paska qene tamam fare e keqe e infektuse kjo nevojtore berisha
U be e qarte qe Sali Berisha ka ne qender te goditjes se tij Sistemin e Drejtesise. Arsyet dihen.
Po nuk ja tundet zinxhirin afer qafes, ka per t’ju kafshuar edhe duke qene si humbes i madh.
Berisha nuk e ka punen me drejtesine, femijet e tij po.
Berisha ka pune me GJAKMARRJEN!
Ato qe s’paguhen ne vend, shenohen ne defter !
ku je edi rama me 1 miljon vota popullore. po ti marrin institucionet njoni pas tjetrit dhe ti nuk reagon. votimi i kld ne rastin e pare osht skandaloz dhe ky osht nji rast me ja kercit ballit jarit dhe elvis cefes. po tallin bythen me ty duke te te kompleksu me “revanshin”. oooooooo edi vota e popullit ishte revansh se ishin 1 miljon qe te votun ty….kuptoje si te tille daku se ndryshe kane me te kap prej hundesh. ushtro pushtetin daku, kte pret populli prej teje.
juristi duhet kaurr ,nuk bojn myslymonet per jurist se nuk ja kap truni JURIDIKUN LIGJET NENET PARAGRAFET DHE PIKAT E NEN PIKAT ETC ETC
Krimineli me keto veprime mendon se po shpeton nga gjykimi i popullit.
Populli e gjykoj kriminelin me 23 qershor por nuk ka mbaruar me kaq. Ato halet qe vendos ne gjykaten e larte vetem qe i shtojne eren e keqe te hales. Keto vendime te fshehura i ben vetem per te shpetuar lekuren e familjes se tije. Luften qe po ben per te zgjedhur Lulzim Bashen ne krye te P.D. e ben vetem per interesat familjare. Dhe kjo zgjedhje urgjente ka qellimin e keq per simpatizantet e P.D. E ben kete zgjedhje urgjente para se te dalin nga agonia simpatizantet. Zgjedhja e kryetarit te ri mundet tu bente shume mire pasi te mbaronte vera e nxehte dhe krimineli munde te udhehiqte partine deri sa te dorzonte pushtetin, por po te dorzoje pushtetin nuk do kete me fuqi per te dhene urdhera ne favor te Lulzim hal,,. Lulzim halj, eshte njeri i deshtuar ne partine Demokratike. Mjafton te ndiqni fushaten e tije neper rrethe.
Partia Dehokratike ka nevoje per ndryshim, siç pat vendi per ndryshimin e qeverise. Une qe bej keto verejtije nuk jam simpatizant i asnje partie por dua qe P.D.ja te riformohet per te bere nje opozite me standarte te larta. Partia Demokratike pa riformim nuk mundet te beje opoziten kunder Ilir Metes. Nuk ka mundesi te shaje hajduti hajdutin se kane bashkpunuar bashke. Duke qene nje Parti Demokratike e shendoshe do te ndihmoje me shume popullin me opoziten r saje.
Boll fole O EDI RAMA.Boll se na merzite.(nuk po e them ate llafin tjeter).Ke forc a ke llafe.Nishani po emeron bastardet ne drejtesi.KQZ po te vjedh hapur nje mandat.Sali hitleri jo si humbes por si triumfator.Bode e fullani po i bejne byth parat e shqipetareve. NGRIU EDI RAMA E VERI SHKELMIN SISTEMIT TE DREJTESIS sepse ky sistem eshte me i degjeneruari.Aty jane mbledhur te gjith BIJT E BIJAT E KURVAVE i gjith llumi dhe degjenerimi eshte ne drejtesi.SHKATEROJE.Dhe te ngrihet nje GJYQESOR I PA VARUR per popullin jo per partit sipas parimit .LIGJI I NJEJTE PER TE GJITHE.
Me pseudo-gjyqtare dhe jerez te korruptuar si ky Gjin Gjoni, nuk behet asnjehere drejtesia shqiptare. Para disa vitesh, kur ishte gjyqtar ne gjykaten e tiranes, ky pleh njeri ishte duke u proceduar per shkelje te renda ne gjykim dhe ryshfet ne dhenien e vendimeve gjyqesore, dhe u fsheh (tamam si ilegal) per t’i shpetuar ndeshkimit. Avash avash, duke lyer edhe pak “rroten e qerres” doli mbi uje dhe ja tani ne KLD dhe neper borde, ku duhet te ndertohet nje gjyqesor i drejte, i pavarur dhe i pakorruptuar. Tamam t’i vares ujkut melçite ne qafe!
Nenkryetari i Kld-s Elvis Cefa eshte nje i korruptuar dhe i pa afte,ku ka nje vit ne kld dhe nuk ka dal njehere te flasi per gjyqsorin dhe per situaten e tij.Dhe nuk eshte penalizuar asnje gjyqtar thua se drejtesia ne Shqiperi eshte perfekte.Dhe po ben namin duke zgjellur gjyqtaret me te korruptuar dhe po i shperndan neper gjykata Apeli qorri i mutit.
Per ata qe nuk e dine: z. Fana ka mbaruar shkollen e Sigurimit te Shtetit, pastaj ka punuar prokuror. Ne vitin 1989 eshte emeruar kryeprokuror ne Elbasan. Krahas kesaj detyre ne vitin 1992 z. Berisha e ngarkoi edhe prokuror ne gjyqin e Shkodres, i quajtuar i 2 prillit. Me shkelje te hapur te ligjit tregoi besnikri prej servili ndaj z. Berisha dhe ne fund te gjyqit u emerua Drejtor ne Prokurorine e Pergjithshme. Pas 1998 ka punuar si avokat. Bashkeshortja e tij, zonja Fana para vitit 1990 ka punuar hetuese (nuk jam e sigurt a hetonte krime kunder shtetit apo vetem ato ordinere.Sot eshte anetare e Gjykates se Larte.
Mendoj se keto te dhena jane te nevojshme per te kuptuar se per z.Berisha nuk ka rendesi a je i zi apo i bardhe, komunist apo nazist, qytetar dhe profesionist i ndershem apo kriminel. Per te ka rendesi vetem a i sherben atij. E nese i sherben atij je atdhetare, profesionist i zoti, ne dash edhe hero.
Sigurisht qe nuk thashe ndonje gje te paditur, por desha te evidentoj se sistemi i drejtesise eshte plotesisht i kapur politikisht (por kjo fjale nuk e shpreh gjithe te verteten) i korruptuar thellesisht.
Qeveria e re ka per te deshtuar ne qofte se nuk merr masa te pastroje sistemin e drejtesise.
Albana. Backgraund-i i ketij Neshatit dihej, sherbetor i klanit te Berishes dhe njekohesisht perfitues te mirash materiale dhe postesh nga Berisha.
Ajo qe te nervozon eshte fakti se ky Neshati kap nje post, titullar i Shkolles se Magjistratures, pra niveli me i larte i arsimit juridik, pa pasur vete asnje titull apo grade shkencore. Besoj se nuk ka as Master te marre nga Kristali apo UFO ku keto diploma blihen me 2000 Euro.
Pra ai kap nje post qe kerkon domosdoshmerisht titull Prof. Doctor, duke qene vete thjesht me diplome Bachelor. Ky eshte kulmi.
Gojet e liga thone se tarifa per te hyre ne shkollen e Magjistratures eshte 5 mije Euro.
Berisha e ka dite se me keto zgjedhje nuk luhet si me votimet e kryebashkiakut te Tiranes.Ndaj i ka ra hiles shume kohe perpara dhe ka ingranue te gjithe yzmeqaret e rekrutuar ne vende kyce.
Presidentin.
Kryeprokurorin.
Kryetari i SHISH-it.
Tashti dhe drejtor i shkolles se Magjistraturës zgjidhet avukati i tije.
Une po jap nji mendim koti po qe duhet jo nenvlersuar.Me gjitheketo te zgjedhur ai ka nji armat te forte nen rrogoze dhe neser nuk asht qudi te beje ndonji puc vertet puc me detyrimin.Mbasi prane ka Serbet dhe Greket.Mos flini ne inferioritet.Ai e ka ba nji prove.Ka njifar eksperience.Po dhe ka nji fare qendrimi aspak diplomatik ne mardhenje me USA.C’ka asht i gatshem ti bindet skenareve te ortodoksise ballkanike.
Neshat Fana eshte nje legen dhe kriminel, i cili ka denuar njerez te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe, nga ana tjeter, ka qene kurdohere i gatshem te mbroje Berishen nga krimet e shumta qe ka bere.
Niko, o prere ke goje ti te flasesh per Neshat Fanen. Te gjithe Shqipetaret duhet te krenohemi me njerez te till dhe t’i thoni faleminderit per kotributin qe ai jep ne pozicionin e tij.
Niko Maloku ti prostitute autostradash nuk ke goje te permendesh Sali Berishen dhe Neshat Fanen, jane dy figurate qe i kane sherbyer ketij populli me dinitet. Por ti qenke nje sharlatan i paftyre dhe bukeshkele.
HEME SE DO IKI MOS U MERRNI ME PLEHART ..PASTRIMI DUHET TE FILLOJE ME NISHANIN… ME DEKLARIMET E PASURIVE..E ME RRADHE..PO NUK PATI SEKUESTRIME EDI DO TA HAJE ME BYTHE…MOS RRI PA BREKE MO O IDIOTTT
VISH NJE PALE BREKE LLAMARINE
Me vjen mire kur degjojme se ne poste te rendesishme vihen persona me vlera dhe virtyte sic edhte Neshat FANA. Ai eshte nje nga figurat me te pergatitura nga ana profesinale. Emrimi i tij si drejtor i magjistatures eshte nje nga vendimet me te drejta. Neshat Fana, urime per pzicionin e punes dhe suksese ne karjeren tende. Zoti te Bekoft
Per te gjithe ata qe flasin lart e posht per nje lider kaq te rendesishem jene persona ordiner, pa vizjion, vetem sharjet kane mesuar ne jeten e tyre, keta persona qe bejne ofendime karaktrizojne veten e tyre ulet.
Urime zotit Fane per detyren qe i eshte ngarkuar. Nuk arrij te kuptoj se mbi cfare bazash ngreni akuza per njerez te nderuar dhe ku e keni marre kete diplome per shkenca politike qe ju afteson te beni analiza per deputete ose personazhe te tjera politike. Ashtu sic keni bere 50 vite komunizem duke formuluar akuza te rreme per njerezit rrotull jush vazhdoni te hidhni balte edhe sot per njerezit qe kane treguar te jene me vepra shume me te zotet se ju qe merreni me fjale boshe.
Cfare jane keto plehra qe i fishijne komentet. Kur e beni aksesin per te bere komente lereni te hapur per te gjithe. Nga genjeshtat e rradhes qe ben gazeta tema. Cfare te thuash per kur drejtohet nga drejtues te tille? Ata kane qene dhe mbeten plehra. Ju njohim shume mire se kush jeni dhe cfare pislliqet qe keni bere, kot nuk i thone qe i shari te shane.
Te gjithe shqipetaret te kene nderin qe ne nje post kaq te rendesishem te drejtohet nga personat e duhur.
Per gjithe keto vite ai ka treguar zotesin dhe aftesit e tij ne pozicione te ndryshme te drejtesise.