S’është kohë e humbur të lexohet!

11 Korrik 2013, 19:12Politika TEMA

Letërkëmbimi mes një mjeke shqiptare që punon në Itali dhe kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama

 

I dashur Edi,

Quhem Brunilda Marku, jam me origjinë nga Lezha dh kam 17 vjet që jetoj në Ferrara (Itali), qytet ku kam studiuar për mjekësi e jam specializuar në sëmundjet e aparatit të mushkërive (pneumologji). Aktualisht punoj si mjeke pneumologe pranë spitalit të këtij qyteti ku jetoj bashke me familjen time.

Në radhë të parë do doja të bëja urimet më të përzemërta për fitoren tuaj!

Uroj dhe shpresoj që të ketë bashkëpunime edhe me ne shqiptarët që ndodhemi larg vendit në mënyrë që të na jepet mundësia edhe ne për të dhënë kontributin tonë. “Guri i rëndë peshon në vend të vet,” thotë populli, ndaj nuk mohoj që shpesh mendoj që një ditë të kthehem e të jap kontributin tim në vendin tim.

Në vitin 2008, nisur nga një thirrje e qeverisë së atëhershme për të mbledhur të gjithë studentët që ishin diplomuar jashtë shtetit, provova të kthehesha, por më beso asnjëherë më shumë se atëherë nuk jam zhgënjyer aq shumë: biseda që bëheshin vetëm lokaleve, CV që hidheshin në kosh pa i hedhur asnjë sy e kërkim parash për një vend pune, kur unë nuk kisha nevoje sepse kisha një punë në Itali… Nuk lashë derë pa trokitur, por asnjë nuk u hap. Në fund të fundit ishte një fyerje për studimet e mia e për rezultatet që me kaq mund kam arritur në këtë vend ku edhe ti e di mjaft mire nuk është e lehtë të ecësh përpara.

Kam lexuar që rektorati do të hapë vende pune për pedagogë vetëm për mjekët e QSUT-së… Pyetja ime është: po për ne që japim leksione në fakultete mjekësie në Itali, a jepet mundësia të japim kontributin tonë edhe në Shqipëri? Çdo të bëhet me ne që kaq shumë dëshirojmë të sjellim dijet tona në Shqipëri?

Sot ime motër ka dorëzuar dokumentet në rektorat, nuk kanë dashur t’ia pranojnë pasi këto vende janë disponibël vetëm për ata që punojnë në QSUT…

Pse këto përzgjedhje? A nuk jemi shqiptarë dhe ne të tjerët? Ç’po bëhet në këtë periudhë?

Shpresoj që një ditë të kem thjesht një përgjigje… atë përgjigje që në këto vite asnjë njeri nuk ma dha… Jam e sigurt që je i nisur nga sensi i mirë për të mbledhur dijen e jo për të mbledhur ato që kanë më shumë miq e që paguajnë më shumë te partia!!! Ka ardhur koha t’i themi mjaft këtyre pazareve të shëmtuara dhe uroj të mos zhgënjehemi prapë se do ishte kulmi mbas gjithë atij besimi që ju dhamë në 23 qershor!!!

Me respekt

Brunilda Marku

 

E dashur Brunilda,

Më prekin fjalët që ke shkruar. Sepse lexohet në çdo rresht shpresa që vërtet unë dhe shokët e mi arritëm ta rilindim tek shumë njerëz me fushatën dhe fitoren tonë, por po ashtu ndjehet në çdo fjali barra e jashtëzakonshme që kemi për të mos e rivrarë shpresën. Ajo shprehja nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, vlen për çdo punë, po në këtë punën time të re me siguri vlen ende më shumë se në shumëçka tjetër.

Kështu që koha do të provojë se sa fjalët do të bashkohen me veprat duke e kapërcyer detin e vështirësive, të cilat, në çështjen e ndërtimit të një shteti që t’u shërbejë normalisht njerëzve përmes rrogëtarëve të vet janë vërtet të jashtëzakonshme.

Megjithatë çdo rrugë sado e gjatë, fillon me një hap. Ky që kemi hedhur është vetëm një hap dhe është në drejtimin e duhur.

Gjatë këtyre muajve do të mblidhen të dhëna që do të përpunohen dhe do të vendosen në “rafte” sipas profesioneve.

Kjo bazë të dhënash do të jetë e hapur dhe do të pasurohet vazhdimisht gjatë qeverisjes sonë.

Të gjithë të regjistruarit në këtë bazë do të marrin njoftime për çdo konkurs për një vend të mundshëm pune sipas profesionit të tyre, por edhe informacione të herëpashershme nga ana jonë. Se kush do të punoje ose jo në sektorin publik për skuadrën e re për Shqipërinë, këtë do ta vendosin konkurset.

Por përmes kësaj baze ne do të mundësojmë qofte vënien në dijeni të secilit prej jush për çdo vend të lire pune në sferën tuaj profesionale, qofte monitorimin e cilësisë së konkurseve.

Kënaqësi dhe përgjegjësi që të marrësh vesh se një shqiptare me formimin, eksperiencën e punën që ju keni në Itali, ku ka një sektor shëndetësor shumë të zhvilluar, kërkon të kontribuojë për vendin e vet duke aplikuar për punë në Shqipëri.

Fakti që s’je e vetmja, e shton ende më shumë përgjegjësinë, jo për të hapur vendin e punës për këtë kategori njerëzish, po për të siguruar që asnjë individ i kësaj kategorie nuk diskriminohet dhe lihet pas dere padrejtësisht.

Mendoj se përgjigja më e mirë për pyetjet e tua janë veprat, po deri atëherë po mjaftohem duke të thënë se po të mos besoja se shpresa e njerëzve nuk ka rilindur kot, atëherë nuk do isha duke e shkruar këtë përgjigje.

Duke të uruar çdo të mirë, shpresoj me zemër që t’ia dalësh, dhe edhe po s’ia dole aty ku të tjerë mund t’ia dalin përmes konkursit, të mos zhgënjehesh më prej vendit tënd.

Vëllazërisht,

48 komente në “S’është kohë e humbur të lexohet!”

  1. KING says:

    po te jete nje plere si rektor si dhori kule kjo gjendje do te vazhdoje

    1. Zoti EDI RAMA;
      Absolutisht qe pjesa me e madhe e shqipetareve si ne Shqiperi dhe jashte saj te japin te drejte ne Projektin tend per nje Rilindje te Shqiperise pas 22-viteve Berishizem e Nanoizem. Por, MOS harro se vetem ne Tirane ka disa qindra e ndoshta mijra Qytetare PURO te shkolluar e te kulturuar pelqyeshem e shkelqyeshem qe kane vite te papune (te larguar deri dhe dhunshem nga Militantizmi Berishjan-PD_ist pa asnje arsye, por thjeshte se nuk jane bere pale Politike me rregjimin e Provincialeve berishjan), apo qe punojne ku te mundin jashte profesionit per nje rroge buke-goje.
      Mjafte nga ata/ato jane Inxhiniere te te gjitha fushave, lindur e rritur ne lagjet me me emer te Tiranes, te Diplomuar ne Tirane (por ka dhe nga ata/ato me pas-Universitare Jashte Shtetit) dhe me eksperienca pune vertete profesionale deri pa u hedhur ne rruge nga Berishizmi, qe ja vlen te kontribuojne per Rilindjen e ketij vendi, te cilin fale qytetrise se tyre dhe familjes se tyre me rrenje qytetare nuk e lane per te emigruar, por ndejten ketu dhe shpresuan tek kjo dite, megjithse mes papunesise e perbuzjes se rregjimit Provincial.
      Zoti Edi RAMA;
      Askush nga cunate e gocat e Tirones nuk kerkon nga Rilindja qe ju perfaqsoni me dinjitet deri me tani me hapin e pare fitoren e 23-Qershorit, pune QYL apo pune Zyrash burokratike e aspak frutdhenese, por vetem te rikthehen aty ku ishin perpara se bisha-Berisha dhe rregjimi i tij te vinin ne Pushtet (ai edhe pse ka ne PD dhe Qeveri disa dhjetra qytetare me origjine, i provincializoi ata/ato 100% si vetvetja, ndersa kush nuk pranoi te perdorej perfundoi i papune dhe i perbuzur). E ky veprim do jete nga ana juaj dhe Qeverise se Re te Rilindjes, nje veprim qytetar i denje per qytetaret e vertete te zot e te ndershem.
      Me Respekt: Nje grup Inxhinieresh nga Tirana.

    2. Ramy says:

      Tani imagjinon zgjeben e buleverdit dhe B,L e keti forumi se sa kan lexuar lol , artikulimi i tyre eshte high quality

      1. Horri i Bulevardit says:

        Moj dashnore, po provoje dhe ti moj e zeze te cosh nje VC, se CV, e di qe nuk ke, provoje se ndoshta ke fat dhe te marrin ne pune tani qe ju iku Saliu me Jozin per lesh.

    3. isa says:

      PO KIng ke te drejte. Dhori Kule ka pedagog me sindrom DAUN dhe nuk ka pranuar doktore e profesore shkencash

  2. safeti says:

    O budall i ke fitu zgjedhjet boll bere fushat shko bej pushimet. Prit ihere, ca ke ky qe sri rehat. Do ket probleme me Meten per te shqyer pushtetin. I bie pragut te degjoj dera.

  3. 21janari says:

    Kontaktova me nje nga nga keta “asat” qe vijne nga jashte shtetit.
    Te them te drejten, formimi i tij profesional ishte i njete me nje teknik qe ka mbaruar shkollen e mesme.

    1. paradox says:

      21janari, ik ore pall me budallalleqet qe thua se na hape barkun. na u bone si sala duke treguar barsaleta.

      1. Ervin says:

        Eshte e vertete: Ata qe vijne nga jashte ne Shqiperi jane ne pergjithesi Tape Topi.

      2. Hektori says:

        paradox mos ja fut kot pordhes. Nuk duhen idealizuar keta qe kane mbaruar jashte. ne eksperiencen time, dhe te garantoj qe nuk eshte e pakte, jane ca copa mishi me dy sy. thjesht kane pasur shansin qe mamaja ose babaja kane qene me leke dhe i kane nisur jashte shtetit.

        1. nje tip says:

          pse mer, mendoni se jeni me te mire juve qe jeni dipllomuar ne shqiperi, me ate sistem cope-cope shkollimi? mendoje pak ne kete aspekt: me nje diplome jashte shtetit ke mundesi punesimi kudo(fale akreditimit). me ato diplomat shqiptare, fshin bythen, se as per shqiperi nuk bejne. e degjove gocen, se pas sa gjerash duhet te kaloje per t’u futur ne nje pune ketu? dhe ti po ma vlereson kete sistem qe ka qene dhe eshte akoma aktual(edhe per ca kohe, po hajt mo). shko futi naj taj grosh, ate bej. po mos na u mburr shum me sistemin shqiptar te shkollimit.

          1. Hektori says:

            se sa e sukseshme eshte kjo goca e tregon fakti qe mezi ka gjetur pune ne nje cep te italise. Te pakten ne mjeksi e them me shume , po shume shume shume bindje. ca kane studiuar jashte ne nivel praktik jane shume here me poshte se sanitaret (kujdes jo infermieret) e shqiperise. tmerrohen tu lesh ne dore paciente ne kushtet e shqiperise. nuk e perceptojne dot te trajtojne te semure rende dhe te kene dollapin e ilaceve 80% bosh.sigurisht eshte normale qe ne spitalet e evropes dhe ne kushtet e tyre pacientet qe operohen te shkojne mire. po te operosh ne keto halete tona qe quhen spitale dhe te kesh rezultate te krahasueshme te pakten me rajonin, tregon qe know-how ne mjekesi eshte i nje standarti shume te lart.
            sa per informacion nuk jam tironx une qe te haj groshe dhe te bej pordha. kjo eshte detyra fisnike jotja.

            1. VERONIKA says:

              Ti Hektori na qorodite fare …
              Na tregoke nje cep te Italise …Ferrarra nje cep …po ti nga vjen nga Vucidoli ??????
              Qenke i afte te gjykosh dhe aftesite profesionale te atjeshme me nje te diplomuar te Kristali apo UFO e Argites ,qe si pedagoge nuk ka dhene ende nje ore mesim ????
              Apo dhe ti vete je student i Laura Vorpsit ,asaj ppppppppppppppedakogjes se Juridikut qe del ne foto me pppppppistolete ?????
              E pra prandaj ky Rilindasi i thote qe eshte pergjegjesi …lexo mire nuk e quan veten te priviligjuar qe Ajo Zonja ,kerkon te kthehet e quan pergjegjesi …ne menyre qe mos te qorolliset si me pare .
              Une qe po te shkruaj nuk jam nje rrrrrrrrrrilindase dhe aq me pak i besova ksaj thirrjes ne internet .Jam nje e specializuar andej dhe per aq sa kam eksperience ktu ne degen time ,kam pare qe as raportin nuk dine te shkruajne dhe jo me te trajtojne me femije te abuzuar dhe gra te dhunuara .
              Hektori qe nuk je tironc e kuptuam ,do jesh specializuar ne ngrenien e paces si Fahri Balliu se dhe menyra e te shkruarit atij i ngjan .
              Hektori ,mjaft me gjykime ,mjaft drejtuat gishtin drejt tjetrit
              perveshni menget dhe na tregoni aftesite tuaja …dhe sidomos lexo ndonje gje se do te ndihmoje ,lexo statistikat e universiteteve jo shteterore sepse po na vjen turp te themi qe jemi te diplomuar ne shtet ,duket si barsolete para juridiksave te gjenerates Kristal
              Provo te besh nje specializim andej ,jo me leket e babit me larje pjatash dhe hajt pastaj se dalim ne konkur bashke …ah merr dhe Kuliqin me Burgajn {per mua eshte ofeze qe ju permend emrin }.

              Rilindasi Rama ,hem e di qe po me dukesh simpatik kto kohet e fundit ???? Sikur une te jem pjese e skuadres se rilindasve {kokepalar} a do gjykoje ndonjeher …hem ILIR METEN ?????
              Naaaaaaaa ,jam ca e “veshtire” ,preferoj te rri jashte skuadres
              do vijne kohe me te qarta ,deri ateher …po rri pa pune ….ngjalat sidoqofte nuk i ha !

            2. nje tip says:

              daku, e shof qe s’je tirons, po ma ha menja qe je nga lazarati fare, se po trillon ca gjera qe vetem nje qe eshte dru i thote. ne shqiperi nuk merr dot as diagnozen e sakte, lene mo pastaj te bejne operim, ku del me keq nga c’ishe me perpara. ke goje t’i thuash ti asaj pa sukses, mer rob xheloz muti? apo duhet te kalonte me perpara nga nje palo dekan shqiptar qe shet pordhe sikur kushedi kush eshte, po qe po te krahasohet me profesore te universeteve te tjera per pune profesionalizmi, do rrije si mut? aha, ti do jesh ndonje nga ata dekanet e mutit, qe merr rryshfete per te dhene noten e mire, se perndryshe s’ka ndonje shpjegim tjeter. mos ki merak, se dita atyreve te sojit tat do i vije shume shpejt. nje llaf goje do kjo pune.

            3. anonim says:

              AAAA Hectori te lutem qeke i mire si mjek dhe i afte se operon ne stalla? ‘se une si quaj dot spitale ndoshta ngaqe jam tironce’AAAAA Hectori po normal qe u dridhet dora se operojne njerez dhe jo kafshe dhe kane pergjegjesi mjeket andej nga “provincat”dhe mbi te gjitha nuk rrine ke klubi tu marre rryshfet dhe ju te shkollumit ne shqiperi si mjek ne spitalet andej nga “provincat s’keni te drejten as me majt epruveten e shurres pastaj dihet se jemi shme te zote ne per mjekesi shume te afte shume kasape mbi te gjitha dhe po se deshe groshen ik ha noj bisht qepe me gjize . Trap qe nxjerr enormitete nga goja se ja ke haberin shume prandaj.

              1. Hektori says:

                E para e punes ti idiot anonim, meso te shkruash se enormitete nuk ka perkthim ne asnje gjuhe te botes. Para se te perpiqesh te flasesh me fjale te medha mesoju kuptimin fjaleve qe perdor. E dyta ti je shembulli klasik i analfabetit funksional qe thote edi rama ,sepse di ta lexosh po nuk di ta kuptosh tim. E treta qe ta mesosh dhe ti qenef, problemi me i madh ne mjekesi eshte mungesa ULERITESE e investimeve dhe menaxhimit.

                1. anonim says:

                  E katerta more Hektor leshi i keni gjithe aparaturat po jeni shume te zgjuar e si perdorni dot dhe e pesta s’ta ka fajin kush se je rrace hajduti dhe i vjedh te gjitha deri dhe tek ilacet do dhe investime.Dhe e gjashta nese s’ta ka henger dhia fjalorin hape dhe shife ose mund te shofesh dhe fjalen qenef meqe ke dipllome sa per me shku deri ne qenef.Hale.

            4. prato says:

              O cope mishi me dy sy, fakti qe kjo eshte mjeke ne Itali te dyket mungese suksesi ty o bicimsez qe nxjerr help si gjarper nga goja mor injorant qorr. Te jesh mjek ne nje vend te zhvilluar si Italia ku ajo eshte shkolluar, ka kaluar provimet dhe eshte mjeke e licensuar eshte enderr per 99% te botes.

              Ti qe I lepin bythen sali menderes je I sukseshem!!! He me te lumte, keshtu mbushjani mendjen vetes se bisht qeni do ngelni perjete si parahistorike. Matuf magjyp.

      3. kapo says:

        o Shoku mos u ofendo se me shume di nje mekanik shqiptar qe ka mbaruar politeknikumin se sa nje nga keta inxhinieret e sotem.

        1. Shqiptari says:

          O ‘Kapo’ ke te drejte qe keta te politeknikumit dine me shume persa i perket zanatit te ulet, por ku te te lerohet nja 5 vjet tek “Politekniku”, te te bjene edhe leshte hajde dhe me thuaj se di me shume se vihemi ne prove po deshe.

    2. rudini says:

      21janari,mos ardhç kurre!!!!me fal se po ta them por:QEKE KOQE.SHQIPERIA,SI KJO ZONJUSHA QE I KA SHKRUAR EDIT,DUHET TI PRESE ME TAPET TE KUQ……….90%E TE CILEVE E MERITOJNE DENJESISHT TE DREJTOJNE KUDO NE SHQIPERI,NE çDO DEGE.DHE JO CA MATRAPAZE QE KAN MBARUAR UNIVERSITET(I THENçIN)SHQIPTARE!!!!PRANDAJ U KATANDIS VENDI KESHTU.ME KUADROT QE JANE ATJE DUHET BERE QILIZEM…..PA MASTER DHE EKSPERIENCE JASHTE AS FSHESARE PER RRUGET NUK DUHET TE EGZISTOJE.MJAFT ME ME MALOKERIRA.

  4. jovan says:

    epo kryeminister i kalibrit europian..bravo me ne fund po triumfon qytetaria dhe meritokracia..urime z.edi

  5. Horri i Bulevardit says:

    CV, eshte nje metode bashkekohore qe sot perdoret gjeresisht ne boten sidomos ate perendimore.
    Cdo institucion, ndermarrje private apo shteterore, kerkon te dhenat personale, shkollimin qe ke bere, kualifikimet e ndryshme, dhe nje rezyme te jetes tende ne pergjithesi, ku shikohet se a je nje njeri pozitiv, qe me klientet apo me njerzit, je jo vetem i duruar ti degjosh, por dhe mikprites.
    Kjo menyre e te komunikuarit me punedhenesin, ka sjelle rezultate te mira ne marrjen ne pune te mendjeve qe japin rezultate ne pune.
    Kjo qe beri kryeministri Edi Rama, eshte nje kerkese bashkohore, qe do te sjelle ne Shqiperi, por dhe do te fuse ne pune, mendjet me te mira, ata qe jane frytdhenes, per ta cuar ekonomine prodhuese, ne rrugen e ekonomise se tregut.
    Natyrisht berishianet, mundohen ta quajne kete nje plan dashakeqes, ku Edi Rama kerkon te marre te dhena per ti shantazhuar, por kur kete e thote pikerisht ai qe shantazhin e coi deri ne qeveri, ne vetem duhet te qeshim.
    Marrja ne pune nga berishianet ka per CV, restorantin dhe zarfin me para, kush paguan, mund te hyje ne pune, qe te vjedhe se duhet te kompesoje parate qe dha per punesimin, kjo eshte metoda e per punesim.

    Por metoda e kryeministrit Edi Rama, ndryshon kryekeput nga metodat berishiane, metoda Rama, eshte nje metode, ku gjithsejcili ka mundesi te konkuroje dhe pse jo dhe te fitoje.
    Kjo eshte metoda bashkekohore europiane qe Edi Rama, kerkon te fuse tani e tutje, si nje rregull, ne shoqerine shqiptare.

  6. pa lidhje says:

    Pa lidhje fare pergjigjja e rames i beri shum furce e i dha shum ngjyra patriotike endrrimtare por nk ju pergjigj pyetjes se saj qe ishte cop PSE KA VENDE TE LIRA PER PEDAGOGE PER ATA QE PUNOJNECTEK QSU. NE QE KEMI MBARUAR JASHTE NA KA BERE LOPA? ky dhe kerkon kethimin e trurit nga jashte dhe si dha asnje pergjigje tamam por i tha ne fund TI APLIKO DHE ISHALLA FITON POR DHE PO SFITOVE MOS U MERZIT. Hajde lider hajde dhe kta koktrashet qe i hane letrat e tij si qofte.

  7. TE GJITHE KTO PLERAT QE I KUNDERVIHEN RAMES
    JANE ANTISHQIPTARET E DREJTUAR NGA KRYKURVA E KOMBIT sali putana.
    SIGURISHTE QE ASNJI SHQIPTARE AQ ME PAK EDI RAMA , NUK PRET
    QE TA KUPTOJN SHPELLARET NE METODAT E TIJ TE CIVILIZUARA QE APLIKON .
    KTA PLERAT E SHPELLARIT DUHET TE MOS TE DALIN ME PREJ SHPELLE ,
    PERNDRYSHE DO PERFUNDOJN NE KAZANET E QYTETARVE SHQIPTARE

  8. Bukur…Vërtet e besojmë se është hedhur vetëm hapi i parë…Mirëpo….(gjithmonë do të ketë një….por….)Kjo mendësia jonë anadollake dhe otomane..do shumë kohë që të shkulet nga koka jonë…Për ne shqipot,mendoj se do kërkojë dyfishin e kohës…Sepse ka motivim të tillë,të shkëlqyer Rilindja…por do jenë gjithmonë …munafikët…do gjenden në çdo kohë…penguesit..zyrtarët e tipit ”Kosovrasti…”nuk i mungojnë as PS…Por koha do bëjë të vetën..do zbulohen dhe shkulet kjo farë e keqe…Do jetë kohë e dyfishtë..se pse janë në krahun tjetër opozita e Kosovrastit..dhe kriminelëve të tjerë…Të vendosur të mbrojnë krimin që kanë kryer…23 vite me radhë…Uroj që të fitojë Rilindja dhe shpresa…Të fitojë ajo që ti nënvizon në përgjigjen që i jepni znj. së nderuar…mjeke në Itali…Vetëm vullneti i hekurt e realizon këtë…Kërkojeni..mekanizmin për ta vënë në efiçencë…z.Rama…!Historia ka dy dyer në rrugën tuaj…Njëra të çon atje ku nderohet Virtyti…dhe të lejon të mbetesh përjetësisht në nderin e vlerave të historisë,ndërsa tjetra…burgos përjetësisht turpin…Shpresojmë në Rilindjen e Vlerave dhe Virtyteve të kombit..!

  9. plaku says:

    Une personalisht mendoj se, Edi eshte nje fat per Shqiperine. Ai eshte nje Idealist i ndershem. Me vjen keq por, ideja qe ka Edi per te krijuar nje Data-baze me te dhenat e te gjitha shqiptareve me shkolle Brenda dhe jashte shtetit eshte nje luks per vendin tone te varfer. Per ti njoftuar ata nje nga nje kur hapet ndonje vend pune,nuk perdoret edhe ketu ne Zvicer se kjo gje do investime te medha.
    Ketu, sic kam thene edhe here te tjera, ne se shteti ose nje firme e huaj kerkon dike, shteti dhe Firma boton ne gazeta dhe Internet per vendin e hapur dhe kerkesat specifike. Kush eshte i interesuar dergon dokumentat dhe presantohet.Pse duhet te bejme eksperimete ndoshta te kushtueshme, kur bota ka tashme pervoje dhe ne duhet vetem te kopjojme.
    Nuk di qe ndonje vend ne bote ben kete qe do te beje Edi. Mos harrojme se Shqiperia nuk ka leke per perfeksjonizem.Sala tregonte peralla per digjitalizim, hekurudhe Tirane-Pekin, fuqi energjitike, stadjumi i ri modern, godina moderne e Parlametit, Obelisku i te persekutuarve etj.dhe populli merrte buke me liste.
    Uroj qe Edi te mbledhi rethe vehtes bashkepunetore te zote dhe jo partiake llafazane.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Plaku, Edi Rama nuk po kerkon specialiste per ndermarrje dhe firma private, ato le ti gjejne vete specialistet qe u duhen, por po kerkon njere te shkolluar dhe specializuar, per institucionet shteterore, njerez qe do ta nderojne ose do ta varrosin kryeministrin me punen e tyre qofte per mire qofte per keq.
      Kryeministri beson se me kete metode, do te afroje, jo vetem specialiste, por dhe njerez te ndershem, se ne fund te fundit, ne cdo zyre shteterore, kur nuk merr sherbimin e kerkuar sipas standarteve, shahet qeveria dhe kryeministri, Edi Rama nuk kerkon qe ti shmanget pergjegjesie edhe kur nje punonjes shteti i pandershem, nuk ben punen qe i eshte ngarkuar dhe qe paguhet.
      Njerez te specializuar dhe me nje karakter te forte, jane pasqyra e nje shteti, qe kerkon te shkoje perpara.

    2. beso says:

      plaku,pershendetje.Letra me pelqeu,ne fakt ilustron me nje shembull ate perpjekje sesi duhet te behen gjerat me mire.Me duket sikur te kam thene se primari i repartit te okulistikes ne San Raffaele(Mi)e ka mbiemrin Rama(Paolo),dhe per shaka e pyeta edhe per”kusheririn”gjatosh nga Tirana,kuptohet gjate kontrollit.Plaku,me duket se diferenca ne page do jete determinante.Psh,mbesa ime eshte kirurge ne Amerike,mendoje ti nje rroge vjetore ne Amerike dhe nje rroge vjetore ne Shqiperi,perveç mundesive qe te jep andej specializimi dhe fitimi i pervojes.Kjo percakton produktin,jo se japonezet,psh nuk dine te bejne ore dore,por zviceranet kae pervoje dhe nam te mire.Tjetra,eshte humbja ne kohe.Une kam mbaruar ne nje specialitet ne akademi dhe pas dy vjetsh me nxorren me reforme ne kohen e berishes se pare.Ia mbatha jashte qe te siguroja buken,ndersa pas ca kohesh,meqe te tere specialistet paskeshin qene fise komunistesh,ministria u detyrua te trajnoje me kurse oficere gjitharmesh dhe keshtu na zuri vendet.Sot,pas 17 vjetesh,objektivisht une jam i”djegur”ne kete profesion,pavaresisht CV-se e me the e te thashe.Pra,nga pervoja ime,mendoj se kjo metode nuk eshte perfekte ne perzgjedhje,por le te beje aq sa te beje;e sigurte eshte qe administrata eshte e sterfryre dhe inefiçente,e militantizuar dhe obsolete.Plaku,me aq sa di une nga Rilindja,ata(rilindasit)ishin kryesisht shkrimtare dhe poete.Ekipi i Rames ka profil kryesisht ekonomik,hiq ndonje shkrimtar vanitoz si Blushi,apo ndonje publicist part-time si vete Rama.Keto te fundit i thashe kot,sa per muhabet,se ne fakt jam i kenaqur qe saliu e pranoi humbjen,biles lexovba diku nje vjershe te dikujt qe thoshte se dyhej te humbte saliu qe te rriste rrogat.Ia kalofsh mire!

  10. xhaferri says:

    Jam shum dakort me EDI RAMEN te gjith intelektualet ne profesionet e tyre te futen ne konkurs, kush te jet me i zoti le te fitoj,ne te kundert i bie me u kthy tek koha Fatosit dhe e Saliut,inxhinjeret te futen ne konkurs, kush te jet me i zoti le te fitoj vendin e punes,kjo esht ekonomia e tregut.

  11. nahlel says:

    Hktor jam teresisht dakort me mendimin tend.Njoh shume te kthyer nga jashte me nje nivel medioker njohje ne fushen qe kane studjuar.Tirana eshte e mbushur plot me njerez qe kane bere gaveten duke u sterrmunduar pa fund,me kualifikime pa fund qe Baca Sali i la rrugve.Duhen mbeshtetur keta te paret dhe jo te katapultohen drejt e ne kolltuqe te ardhurit nga jashte.

    1. Hektori says:

      Rrofsh plako. Gjeja.qe.ma shpif me shume eshte kompleksi i inferioritetit qe kemi ne ndaj te huajve. Ne thelb ne jemi njerez kaq kreative dhe vitale po dhe te cmendur. Ne jemi gjithcka pervec se te merzitshem. Uroj vertete qe Rama ta kanalizoje energjine tone drejt pozitives.

  12. vlora 01 says:

    EDI TE LUTEM A MUNDET TE RIKETHEHET ISH REKTORI I UNIVERSITETIT TE VLORES I CILI BERI DORE HEQJE NGA REGJIMI I BERISHES

  13. berisha me jelek says:

    Ah moj e mjere,.shqiperia ka 23 vjet qe eshte dhjere
    Nga saliu dhe te tjere

  14. lili says:

    Ore,nuk dual vende Pune se jemi te punesuar edhe me rroga shume te mira ketu:duam me ndihmuar ne qofte se na hip et mundesia,ne qofte se jo na prape do jetojme mire,edhe ju do vuajni ma gjate asnje tjeter…Edhe pa pare vime e punojme disa have,po me nje plan e nje sistem qe vetem shteti ka mundesi me mireorganizuar…

  15. tata says:

    RESPEKT PER BRUNILDEN, SHPRESIJME TEK EDI RAMA QE ME NE FUND MUNDE TE HAPE SHTIQE PER INTELIGJENCEN SHQIPTQRE BRENDA E JASHTE SHQIPERISE. SA PER DISA KOMENTE QE PO SHIKOJME TREGOHET NIVELI I KOMENTUESVE, NE ITALI JANE AKOMA LIGJE QE NGA KOHA E JUL CEZARIT (e drejta e fituar ne kohe) KURE SHQIPERIA NUK KA EGZISTUAR,ARSIMI NE ITALI NUK FITOHET ME EURO POR ME STUDIME,MJEKET ITALIANE DHE PROFESORET E BRUNILDES JAPIN LEKSJONE NE GJITHE BOTEN NDERSA UNIVERSITETET SHQIPTARE NUK NJIHEN AS NE MAL TE ZI E NE MACEDONI,SHPRESSOJME QE TE NA DREJTOJNE ME TE MIRET, RESPEKT DOTTORESA BRUNILDA. TE FALA NGA MODENA

  16. AGIM E ALBAN DEGA says:

    OPINIONE

    NJE RISI HISTORIKE NE POLITIKEN SHQIPTARE

    – Pushteti i popullit. me popullin, per popullin e ka
    emrin demokraci…
    – Faleminderit per ftesen Edi Rama ! Tani e kane radhen
    veprat!

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Kete nuk e beri asnje lider politik e shteteror shqiptar deri me sot… As Ismail Qemal Vlora e as Ahmet Zogu, as Enver Hoxha e as Ramiz Alia, as Fadil Hoxha e as Mahmut Bakalli, as Sali Berisha e as Fatos Nano, as Ibrahim Rugova e as Hashim Thaci, as Ramush Haradinaj e as Atifete Jahjaga, as Ali Ahmeti e as Menduh Thaci….
    Asnje…. Edi Rama iu drejtua sot shqiptareve pa dallim feje, krahine ideje, perkatesia ideologjike apo partiake, statusi shoqeror apo gjinie per tu bashkuar dhe kontribuar ne rilindjen e Shqiperise.
    ” … sot ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendjeje keni për më tutje. Dhe atyre që dëshirojnë, u lutem të mendojnë çfarë roli mund të luajnë për këtë skuadër, si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë” thekson lideri i koalicionit fitimtar dhe kryeministri i ardhshem i Shqiperise.
    Pas nje fitorje plebishitare ne revolucionin demokrtik te 23 qershorit 2013 Edi Rama i kthehet perseri sovranit me nje kushtrim demokratik shembullor.
    Pse !? Pergjigjen e jep vet thelbi i demokracise. Demokraci do te thote fjale per fjale Pushteti i Popullit. Shpirtin e saj e shpreh me mire se kushdo modeli amerikan i demokracise dhe Bibla ose Kurani i saj Kushtetuta Amerikane. ” Pushteti i popullit, me popullin dhe per popullin”.
    Faleminderit Edi Rama per kete ftese hisotrike!
    Faleminderit Edi Rama per kete risi te bukur historike per nje Shqiperi me te bukur me pune te palodhur e vepra konkrete se pari!
    Nje risi historike jo vetem per politiken dhe qeverisjen shqiptare por edhe per ate boterore. Ti drejtohesh nje populli e kombi te tere, pa asnje dallim, pa u bere muaji qe ke marre mandatin plebishitar te tij, do te thote te zbatosh parimin themelor, do te thote te jetesosh shpirtin e demokracise, qe aq shume i ka munguar Shqiperise dhe shqiptareve edhe pasi ata menduan se ajo erdhi dhe u vendos ne vendin tone.
    Erdhi por nuk e lane te zere vend uzurpatoret e lirise dhe demokracise, rrenuesit e falcifikatoret e saj,pervetesuesit dhe shperdoruesit despote e autokrate te sterkorrutpuar te saj qe moren jo vetem kartonin e kuq por edhe nokautin nga sovrani, nga demosi, nga populli qe ia kishin prure ne maje te hundes me zollumet e tyre.
    Nese peri keputet per se holli, zollumi keputet per se trashi!
    Thirrja e Edi Rames per angazhimin e cdo shqiptari kudo ndodhet ne Bote ne politikberjen dhe qeverisjen e atdheut tone te shtrenjte eshte nje akt i larte demokratik, qytetar dhe qyteterues per politiken shqiptare.
    Ajo eshte nje sfide sa edhe nder i madh, nje detyre sa edhe anagazhim per secilin e te gjithe ne shqiptaret, pasi fitimtari na ofron, e ndan me ne mandatin qe ne i dhame dhe na fton per bashkeqeverisje jo me llogje Kavaje e pallavra Vicidoli por me ide, mendime, propozime e projekte konkrete ne cdo leme te jetes shqiptare.
    Jemi populli e kombi me proamerikan e me properendimor ne mbare Boten. Eshte detyre e detyrim qytetar e njerezor per ne shqiptaret ta bejme Shqiperine. Shqiperia ka te ardhme ! Shqiperia do te behet!
    Detyra e secilit prej nesh eshte qe te paraqesim ide, mendime, projekte konkrete e serioze per nje Shqiperi te lire e demokratike, te begate e te te perparuar ne vendin e saj te natyrshem e natyror, ne Perendimin Demokratik.
    Eshte koha te shikojme se cfare mund te bejme ne per shtetin tone e jo te presim se cfare do te beje qeveria per ne.
    Eshte koha te fitojme kohen e humbur dhe te kapim trenin e qyteterimit dhe demokracise perendimore. Para se te jemi socialist apo demokrate, republikane apo legaliste, roze apo blu …. se pari e mbi gjithcka jemi shqiptare!
    Duajeni Atdheun tuaj, na beri thirrje edhe nje mike e sprovuar dhe e madhe e shqiptareve nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane, Hillari Klinton!
    Shqiperine duhet e do te bejme ne shqiptaret!
    Ta duam Atdheun tone te shtrenjte duke menduar, punuar e jetuar me mallin por edhe me hallet e saj, per nje Shqiperi me te lire e me te mire, per nje Shqiperi Evropiane e demokratike!
    Sot neser eshte teper vone !

  17. alban4eva says:

    Hektor,

    deri diku jam dakord me mendimin tend, por nuk je dhe aq i sakte ne ato qe thua. psh, une studjoj Ndermjetesi Gjuhesore dhe Kulturore ne Universitetin Shteteror te Milanos, (Mediazione Linguistica e Culturale), me pak fjale, gjuhe te huaja.

    gjuha baze eshte italishtja, meqe studjoj ne Itali dhe ke te drejte te zgjedhesh edhe dy gjuhe te tjera.
    une kam zgjedhur anglisht dhe frengjisht. ajo qe dua te them, eshte qe kam njhour plot shqiptare, qe kane mbaruar nje kurs te lodhur italishteje ne Shqiperi dhe japin mesim italisht ne Shqiperi, ose ka edhe me keq, e kane mesuar nga TV dhe jane futur me mik si mesues.

    kam njohur personalisht persona te tille qe jepnin mesim italisht dhe une qe i degjoja te flisnin italisht, me vinte per te vjelle. kjo vlen edhe per gjuhet e tjera.
    pa marre ketu ne konsiderim faktin qe nje pjese e mire e provimeve jepen me pare ne dore. kurse ketu te kalojne ne vrime te gjilperes kur shkon te japesh provim. noten ta vene fiks aq sa ke studjuar, biles mos te them qe ka raste qe ta vene edhe cik me te ulet, te jesh i bindur per kete.

    tani, me thuaj ti mua, a eshte e drejte qe une qe mbaroj shkollen ne Europe me djersen dhe mundimin tim, te ngelem pa pune ne krahasim me nje shqypo aty qe e ka marre shkollen me pare ne dore, apo i ka marre provimet gjysma gjysma, duke paguar mesuesit??? ja ma thuaj ti mua, si eshte e drejte..!! meqe ti thua qe ne qe mbarokemi shkollen jashte shtetit qenkemi injorante…!!

    dhe mos harro ate qe te thashe me larte, ketu te kalojne ne vrime te gjilperes, dhe nuk behet fjale te paguash per te marre provimin. keshtu qe une qe mund te kem nje mesatare 7.5 apo 8, eshte e sigurte qe nuk eshte e njejta gje me ate qe ka te njejten mesatare aty ne Albanistan..

    keshtu qe ajo qe thua ti qe personat qe mbarojne shkollen jashte shtetit jane gjysmake, eshte per te qeshur dhe per tu misheruar.
    une te pakten flas per universitetet ne Europe, ne rastin tim ne Itali, nuk e di per ke universitete e ke fjalen ti Hektor, ti mbase e ke fjalen per ndonje universitet andej nga Azerbaixhani apo Pakistani…!!

    1. Hektori says:

      Jo nuk eshte e drejte qe te ngelsh pa pune.POR pavaresisht degjenerimit te arsimit ne shqiperi,ndonese jane te pakte, te pakten ne fakultetin e mjekesise ka goca dhe djem shume te perkushtuar ndaj mjekesise. Studente qe notat i marrin me djersen e ballit. Une nuk besoj se keta studente duhet te vleresohen me pak se ata qe kane perfunduar shkollen jashte. Secili e meriton nje start te barabarte.

    2. azom says:

      Eshte shumee vertete qe ne Itali dhe ne vende te tjera te zhvilluara nese ke nje diplome e ke vetem se e meriton. Ne Itali shkojne shume per studime por pak arrijne te diplomohen. Vetem per mesataret e Shqiperise mos fol me se te shpifet. Kush ka mbaruar para 91 i ka pasur gjysmat e lendeve Marksizem Lenininizem ndersa kush ka mbaruar pas mund te blinet mesataren si ta donte. Dhe kur vene kusht mesataren ketu cuditem. Njoh dike qe ka mbaruar studimet rreth viteve 92. ishte shume e vullnetshme dhe punonte shume. vitin epare i ka nota mire te shikosh me vone e zhdepur ne pesa sepse nje palo profesor ju qep keq dhe filloi presion me notat duke nderhyre dhe te tjerer. Arrin der aty se personi ne fjale ndryshon shkollen qe te arrinte diplomimin dhe e arriti. A mund te gjykohet ketu per mesatare, Ja qe ndodh dhe keshtu. I njejti person ne fakultet e ka pasur anglishten 5 sot ka mbaruar studime jashte ne gjuhen angleze. A ka vlere ajo mesatare sot. Dhe kur shkon nd ndonje uni privat per pune te kerkojne mesataren sepse ketu njerezit jane vetem permendesh dhe formale. Nuk ju intereson thelbi dhe produkti por vetem forma dhe gjera shabllon.Dhe jane aq medioker sa me shume vleresojne mesataren e Shqiperise se sa nje diplome jashte. Jahste nuk figuron as leku dhe sa miku dhe nese e ke nje diplome e ke te merituar.Nejse kot komentet flet realiteti se si jemi ne gjithcka!

  18. Nje i ngjashem me ty says:

    E dashur Brunilde,

    Ceshtja nuk eshte ne ta mori parasysh CV kryeministri apo jo por eshte tek nje sistem universitar i cili nuk prodhon mjeke, thene ndryshe qe ka falimentuar.

    Ky faliment nisi qe ne fillim te viteve ’90 kur ndodhi ajo qe quhet “brain drain” dhe qe nuk u ndal kurre.
    Si pasoje e kesaj rrjedhje “shkolla shqiptare” prodhoi mjeke gjithnje dhe me te dobet te cilet tashme pas 20 vjeteve i gjen ne poste drejtuese ne te gjitha nivelet.
    E imagjinon dot se cfare mund te rekrutojne keta drejtues. Ne rastin me te mire mjeke te nivelit te tyre.
    E imagjinon dot produktin (studentet) e ketyre mjekeve-profesore?!
    Qarku vicioz eshte mbyllur Brunildë.

    Perpos se tjerash “politika” shqiptare i ka paisur keta mjeke me kontrata te perjetshme pune dhe per rrjedhoje ketyre mjekeve as qe ia u ndjen qe te perfeksionohen dhe te ndjekin ritmet e zhvillimit te mjekesise moderne.

    Pyetja Brunilde nuk eshte ne do ta pranoje CV kryeministri apo jo. Pyetja eshte a do te mundje ti ne kete lloj ambienti te punoje ashtu sic do te deshiroje ti?

    Nisur nga pervoja ime kam dyshime. Gjithsesi nuk na mbetet vecse te presim dhe shpresojme …

  19. bler says:

    brunilda marku ka qene vertet nje nxenese e shkelqyer, absolute.

  20. otto says:

    Dear Edi Rama .
    Urime ne pergjegjesine e madhe qe ke marre persiper.Meqenese jemi te nje brezi shpresoj ta justifikosh besimin qe populli dha me voten e tij.
    Duhet ta fillosh tek vetja. Te behet amendament kushtetues qe kryeministri apo dhe presidenti nuk kane te drejten e zgjedhjes per nje madat te trete kjo dhe e kombinuar.sado i suksesshem te jesh duhet te largohesh pas 8 vjeteve .Hap nje llogari bankare ne fund te kryerjes se mandareve dhe njerezit te dhurojne nqse ke bere pune te mire. Do te jete e veshtire te ndryshoje mentaliteti i njerezve qe jane shenderruar ne sevile te pushtetit. Dhe nuk e konceptojne qe duhet te konkurojne dhe jo te japin para per zenien e nje vendi pune,Kam shume per te thene por po mbyll me nje keshille te lutem mos u merr me me ate ishin S B (se ai ate do eshte si Shaban Hunda) leri te tjeret merren psh Brace dhe drejtesia

  21. Nebi halipaj says:

    Ekipit Rama i urojme suksese ne detyren e mare persiper edhe perse eshte shume e vehtire ne keto momente!
    Por i kujtojmez Rama se u lodhem me lotet dhe brithmat e hajduteve dhe krimineleve te istalur ne klasen politike shqipetare nga ata hajdute qe shajne rojen me liber shpie kur roja i kap ne vresht duke vjedhur!
    E them kete se edhe ne ekipin tuaj ka nga keto kokrra qe abuzojne nen pushtetin tuaj!
    Uroj qe ekipi juaj te jete i sakte dhe jo nen ndikime partiake e militantiste mbasi te grumbullojne CV te e Qytetareve qe konkurojne per pune ne baze te edukimit profesional qe kane te mos gaboni te vendosni njerez qe do bejne intervisten
    Te mos jene te tipit Pango!!! Se do e beni administrten vetem nga FEMRAT QE DO FITOJNE GAREN PER MISS ALBANIA!
    Ose po vendoset ndo nje tip si ELEZ JOZA aktualisht i zgjedhur ne pushtetin lokal njesia 9 ju do fitoni urrejtjen qe fitoi DOKTORI dhe as nje gje tjeter ! Tipa te tille duane ÇANTAT ME €€€ sich merte nga 3000€ per te nxjerre nje pale targa te nje makine kontrabande dhe te vjedhur ne nje shtet tjeter dhe te pa ç’doganuare !
    Beni kujdes se faturen do e keni mbrapa dhe ndoshta me te rende se DOKTORIT!!
    Ruhuni nga njerez te korruptuare dhe imorale qe nuk kane asnje gje te perbashket me kerkesat e kohes dhe me besimin qe jep verdikti!
    Ju uroj dhe suksese per nje SHQIPERI TE EMANCIPUARE HE DEMOKRTIKE!!!!

  22. labi says:

    Z.Rama!Je me fat,se,te ka ardhur ne dere,dhe,te gjithe po te shohim si Mesia.Beje,pra,hapi rrugen te aftit,fute kafshen ne kafaz,ktheju njerezve buzeqeshjen!Me kupto,nuk besoj se mendojme qe te hame me luge floriri,jo.Por,t’i kthesh njerezve te ketij vendi dinjitetin,kete e ke ne dore.Do mund,e di,por,ke njerez te mire dhe punetore,qe dhe vete do te habitesh.Beje,pra, se nuk ka me kohe!Kujdes nga hileqaret miliardere,kujdes!

  23. georges says:

    Sikur po merr pak nga krahu per te qeshur, ky leterkembim midis rilindasve dhe neve qe votum rilindasit! Pse me leterkembime dhe jo me ligje te shkruara dhe te miratuara apo edhe te amnduara, c’jane keto LeiFen-izma. Zoti Rama, duhet te kuptoje qe nga ne morri nje votim dhe tani o burra ne pune me rregulla loje pra me ligje (rule of law) jo me leterkembime qesharake, qe sado brum te kene, per mu apo dike tjter jane “pain in the ass”, nuk presim te na edukoje edi rama, por presim qe ai te beje ligjet qe i mungojne eduikates qytetare te njerzve me pushtet. Ligje dhe hetime mbi krimet e kryera nga banda e Sali berishes ne Gerdec dhe me 21 Janar etj etj, leri letrat me ate apo kete, ne duam aksion te prekshem dhe permanent ne forcimin e shtetit ligjor, ne forcimin e rendit, dhe ne vendosjen e drejtesise mbi nje padrejtesi afro 70 vjecare ate te kthimit te prones tek pronari legjitim dhe jo kompensim te pronarit legjitim dhe pasurim te grabitesit apo bashkpunuesit ne grabitje sic jane ata qe ju i quani fermere, por qe jane abuziv per te pakten 23 vjet. Punet qe keni ju e kalojne ate te pergjigjeve ndaj letrave, ja per shembul Shpetim Gjika i cili ka abuzuar me ligjin duhet proceduar dhe pallati i Lul Bashes ne vlore duhet prishur, keto jane punet e tua…..jo letrat me nje mjeke shume te zonjen Lezhiane qe punon ne Itali, ato jane pune Dekanesh dhe Rektoresh jo punet e tua! Jua them keto Fjale pasi familjarisht kam votura numrin 29, pra mbaju detyres qe fitove nga votat tona mos u bej si ndo zot Enveri me te ndjeren Shkurte Pal Vaten apo Fuat Celen nga tepelena…!!!!!!

  24. Shkolla says:

    Se pari, sistemi arsimor ne Shqiperi ka marre fund. Kush nuk e shikon kete eshte I verber, kush nuk e kupton kete eshte I mete.

    Se dyti, edhe ne Shqiperi si kudo ka plot talente qe do shkelqejne kur I hedh ne mutin Shqiptar. Pra s’thote njeri qe s’ka plot te zote por jetojne ne nje system ku nuk nxitet I zoti por bythelepiresit medioker.

    Se treti, ata qe studiojne jashte kane nje variacion te madh dh s’jane njesoj mes tyre. Ka Shqiptare qe shkollohen ne Harvard, Oxford, Cambridge, Yale, qe jane shkolla prestigjioze dhe jo njesoj me kolegje private te vockla qe nuk kane te njejtat kritere pranimi ose njohje emir kur persundojne shkollimin. Pra nese dikush shkollohet ne Lindje ku mund te blesh diplomen ose vendin e punes si te Kristali, mund te kete mediokritet kur kthehen. Qellon nje bole si Hektori e takon ndonje nga keta dhe mendon se te gjithe jane njesoj. Ajo qe thote hektori eshte si te thuash se meqe ka vrasje edhe ne Gjermani, nuk eshte rendi me i forte se Shqiperia per kete arsye. Ata qe shkollohen ne shkolla perendimore cdo gje e kane me merite, studjojne ne nje system te kompletuar per qindar vite dhe s’mesojne si papagalle.

    Se fundi, per kete mjeken ne Itali. Qe te behet mjeke ka marre pjese ne operacione pa fund qe kur eshte student dhe me pas ne specializim derisa eshte bere mjeke. Kur ka dale nga shkolla, eshte ne gjendje te beje gjithshka pa problem jo si topet e hektorit qe dalin nallane. Po e them prape qe sigurisht ka plot talente Shqiperia qe shkelqejne me merite ne studime Mjekesie por ne nje vend si Shqiperi ngelen aty. Nderkohe qe ai qe shkon ne Harvard me zotesi, s’ka lene conference pa shkuar, ka bere botime shkencore dhe kerkime pa fund, pa iu lepire kujt. Mfajton te kalosh te QSUT te shikosh c’a behet. Kafet plote, mjeket me perparese si kasape, ne spitale qe vetem emrin kane te tille, qe nuk kane bythe te shkojne ne konferencat kryesore ne bote e jo me te kene laboratore te fuqishme. Prandaj cmimet Nobel per te gjitha fushat nuk do vijne kurre ne Shqiperine e sotme.

    Tani le te shohim sistemin e sali vicitolit: arsim I rrenuar, drejtesi dhe polici e korruptuar, administrate e perdhunuar, mjekesi pa spitale dhe e prapambetur, sport I shkateruar pa nje stadium kombetar dhe me klube amatore qe I thone vetes profesioniste. Zyrat shteterore te mbushura me te njejtin kallup: bythelepires, pa karakter, shume prej tyre me teseren e PPSH dhe PD ne xhep, qe kerkojne leke per te bere punen qe u takon te bejne ne sherbim te popullit, qe kane rrembyer e vjedhur cdo gje nga parate e projekteve deri te pronat qe I kane bere lesh e li qe te vjedhin rehat.

    Pra nje regjim qe nuk funksionon, pa mjekesi, arsim, polici e drejtesi, pa administrate dhe e mbytur nga korrupsioni dhe paaftesia. Krahasoje ate me vendet perendimore ku te bie bytha cdo dite qe te behet drita qe kane dhe jetojne ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje