Statuti i Partisë Demokratike, Kushtetuta e një force politike, prej kohësh nuk ekziston në faqen zyrtare të kësaj partie. Statuti, ku përcaktohen qartësisht jo vetëm kriteret e përzgjedhjes së kryetarit, por dhe të funksionimit të një force politike, nuk njohin as strukturat aktuale të kësaj partie.
Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i cili ka miratuar dhe rregulloren e brendshme për zgjedhjen e kryetarit të ri, t’i referohej nenit 46 të statutit të partisë.
Në udhëzimin e miratuar më 7 korrik nga ky komision, thuhet se: “Në mbështetje të nenit 46 të statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale vendosi që kryesia e degëve të PD-së, organizon dhe është përgjegjëse për procesin e votimit për kryetar të PDSH-së që do të zhvillohet më datë 22.07.2013. Në çdo degë të PD-së në rrethe do të ngrihet një qendër votimi. Për degën e Tiranës do të ketë udhëzim të veçantë”.
Por mjafton të lexosh statutin dhe e kupton qartësisht se si zgjedhjet kryetari dhe kjo përcaktohet në nenin 39 të tij. “Kryetari i Partisë zgjidhet në përputhje me nenin 39 të statutit, me sistem mazhoritar me dy raunde. Modalitetet e votimit përcaktohen nga rregullorja e brendshme”, thuhet në statut.
Ndërsa në nenin 39 thuhet se: “Kuvendi Kombëtar: 1- vendos për programin e partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH në nivel qendror e lokal, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj; 2- miraton statutin e PDSH dhe ndryshimin e tij; 3- zgjedh me votim të fshehtë kryetarin e Partisë”.
Por dokumenti që përcakton rregullat e qarta të kësaj partie, duket se nuk i hyn në punë askujt. Kjo, jo vetëm për faktin se dy javë para ditës së votimit në PD të flasin për fituesin, kanakarin e Berishës, por se është kryetari i dorëhequr që përcakton rregullat e lojës.
Olladashi, humbësi i paracaktuar
Zyrat e Partisë Demokratike vazhdojnë të jenë bosh. Veç rojës, që nuk ka braktisur PD-në as në vitet e qeverisjes, nuk gjen këmbë njeriu.
Të vetmit që trokasin në derë, janë “borxhlinjtë”. Janë ata militantë që gjatë muajit qershor i kanë lëshuar PD-së ambientet e tyre për të ngritur shtabet elektorale dhe tashmë kërkojnë paratë e qirasë.
Ndërkohë që Bashkia e Tiranës është zhytur kokë e këmbë në fushatën brenda llojit për kryetar të PD-së.
Vetë drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në këtë institucion, kujdeset për të përcjellë takimet e Lulzim Bashës me anëtarët e Kuvendit Kombëtar.
Po kështu, punëtorë të bashkisë janë turrur të kenë në xhep një teserë të PD-së.
Nën zë anëtarë të Këshillit Kombëtar të flasin për fituesin e përcaktuar: Lulzim Bashën, të përzgjedhur e kryetarit të dorëhequr, Sali Berisha.
Edhe pse askush nuk guxon të flasë publikisht, duket se kandidimi i Sokol Olldashit vetëm ka sa ka rritur kredibilitetin e garës së Lulzim Bashës, për të cilin Berisha jo vetëm ka deklaruar hapur mbështetjen e tij, por për hir të tij, ka shkelur statutin e miratuar në prill të vitit 2005 nga Kuvendi Kombëtar.
Një pjesë e mirë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të flasin për betejën e humbur të Olldashit, ndërkohë që direktiva e Berishës, dhënë gjatë mbledhjes së kryesisë, ku janë miratuar kandidaturat që do të garojnë për kryetar më 22 korrik, është në kundërshti të plotë me dokumentin themelor të kësaj partie.
Gjatë fjalës së tij, ku urdhëroi procesin e formatimit të partisë nga e para, Berisha tha se: “Më duhet gjithashtu t’ju njoftoj se ai që do të zgjidhet nga anëtarësia e partisë, dhe duhet të biem dakord miqtë e mi, atij do t’i japim dritën jeshile, t’i propozojë forumeve, ekipin që mendon se na çon më shpejt në pushtet. Të zgjedhim së pari liderin më pas të ecim në kompletimin e lidershipit në tërësi”.
Por në statutin e Partisë Demokratike thuhet krejt e kundërta. Sipas këtij statuti, të drejtën për të zgjedhur forumet e larta të partisë, madje dhe kryetarin, e ka Kuvendi Kombëtar, i cili bën përzgjedhjen nëpërmjet votimit të fshehtë.
Mjafton t’i referohesh statutit të PD-së për të kuptuar që Berisha ka përcaktuar rregullat e lojës së përzgjedhjes së pasardhësit të tij.
Ndërsa brenda strukturave të PD-së, qoftë anëtarë kryesie apo dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, nuk guxon askush të flasë, qoftë për shkeljet flagrante të statutit, apo dhe garën farsë brenda llojit që po organizohet në PD.
Ndaj për këtë arsye, përzgjedhja e kryetarit të ri të kësaj force, tashmë në opozitë, është mediatike apo dhe nën rrogozat e forumeve të saj.
Pamjet e transmetuara tregojnë anëtarë që duartrokasin sa herë që Lulëzim Basha tregon trimërinë e fitimit të zgjedhjeve në Tiranë, ku në fakt u emërua me vendim gjykate, apo dhe Sokol Olldashin nëpër qytete të ndryshme të vendit duke denoncuar mazhorancën aktuale.
Injorimi i dokumentit themeltar e shndërron në një farsë garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Po të ishte zbatuar, qoftë dhe një pikë e këtij statusi, sot nuk do të kishim një kryetar të dorëhequr duke komanduar gjithçka, por një nënkryetar në detyrë, i cili legjitimohej deri në votimin e kryetarit të ri.
“PDSH ka dy nënkryetarë, të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të nenit 41 të këtij statuti. 2- Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njeri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje, etj.), Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar. 3- kryetari i grupit parlamentar është njëri prej tyre, ndërsa nënkryetari tjetër është i deleguari i kryetarit”, thuhet në nenin 47 të statutit. Por deri më sot asnjë germë e tij nuk është zbatuar.
E këtë me sa duket e di gjithkush brenda ngrehinës blu, ndaj dhe gara për kryetar mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës është një farsë.
UAAAA !!!! SA E CUDITESHME PASKEMI PASE EDHE STATUT NE PARTINE DEMOKRATIKE. KETE PO E DEGJOJ PERHERE TE PARE
…DHE LULI,
FITUESI I HUMBUR!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html
Partia Demokratike si forca e re opozitare,po zgjodhi ne krye te saj nje HAJDUT dhe nje vrases vulos perfundimisht fundin e saj.
Sokol Olldashi po te jete burre jep DORHEQJE.
Shqipnia ka nevoje per nje opozit te forte.
Sali Berisha me politiken e ti shkatrruese,vulosi fundin e tij dhe tani po terheq drejt humneres dhe PD.
Mireseerdhe o kryetari ardhshem basha, olldashi nje i djathte tipik nuk ka vend ne forcen e vetme komuniste te mbetur ne Shqiperi.
Berisha ndryshoi Kushtetuten e Shqiperise, ate te Partise nuk ka nevoje fare. Shtyp nje tjeter, dhe urdheron Kryesine ta lexoj.
Lereni mo statutin; statut është Saliu aty.
Sa të jetë gjallë Saliu nuk do të ketë Parti Demokratike, do të ketë vetëm S a l i.
Ne hale shkofshin te gjithe si parti. Vendit nuk i duhet nje opozite qe perbehet nga vrases e hajdute.
Ne fleten e votimit do jen dy emra Olldashi Basha. Por antaret e PD te gjendur para ksaj flete ne menyr instinktive do shkruajn me poshte Sali Berisha. Kur komisioni te numroj do dali 100 mi vota per Berisha, Ky i fundot do dali ne konferenc para popullit dhe do thot qe esjt i prekur dhe ndihet i detyruar ti sherbej PD si kryetar.
Eshte turp qe ta quash parti politike, shoqaten e Sali Berishes me emrin PD.
Skender Gjinushi I ka vetullat si Brezhnievi por ka thene nje te vertete te madhe: Nuk behet parti dhe shtet me tropojane.
Me vjen keq qe pergejohen tropojanet. Thenia e vertete per Sali Berishen dhe Lulezim Bashen eshte: Nuk behet shtet me njerez te dyshuar si agjente te Serbise, kriminele dhe hajdute te Shqiperise.
ska me pd more zoterinj ka thjesht nje livizje familja berisha ,braktiseni e bashkohuni ke frd etj o njerez lerini shpellat e shpellaret vetem si kopila
Po cfare thua ti moj shoqe!!?? Sipas teje, po te ishte zbatuar statuti dhe Berisha te ishte terhequr sic deklaroi, atehere ne PD do te ishe bere nami. Ne nuk do te shikonim vetem njerez qe qanin, por deri tani kushedi sa vetevraje do te ishin bere. Erla do te ishte e para qe do te ishte hedhur nga kulla prane selise te PD.
Ja vetem per kete po qendron Berisha ne krye te PD. Per te eliminuar katastrofen…
Ligji ne PD eshte Berisha,te tjeret jane “memec”!
Loja e tij e paracaktuar ka per qellim, te mbaje “gjalle” ate pak elektorat qe i ka mbetur.
Si te gjitha partite,ne PD jane dy fraksione,ta emeruarit ne krye te pushtetit dhe PD-se, dhe te “denuarit” jashte perfitimeve.
Olldashi po perpiqet te mbaje rreth vetes pjesen e pakenaqur te PD-se,ti mashtroj per ti dorzuar perseri ne stanin berishjan.
Berisha si regjizor i kesaj partie,vepron prapa kuintave.Qellimi i tij kryesor eshte te evitoj nje shpartallim te mundshem te PD-se.
Kam besim te plote tek LULUSHJA jo per ndonjegje por do ta bej PD si ajo torta e famshme e pavaresise ..
bravo LUL TORTA jepi perpara e di vet ti se per zgjuarsi s’ta kalon njeri…
Saliut nuk i duhet statuti.
Sa emocionuese! Nje surrogato komuniste si Lindita Çela qan hallin e statutit te PD-se.
Familja Basha dhe ish-VEFA
Alket Aliu | 05/05/2011 |
Vjehrri i kandidatit për kryetar bashkie të Tiranës, Lulzim Basha, rezulton të jetë një nga personat me status të dyshimtë pranë firmës piramidale VEFA. Dokumentet e gjetura në dosjet e kompanisë vërtetojnë se, përveçse një nga drejtuesit e kompanisë së Vehbi Alimuçajt në Tiranë, Xhafer Isufi ishte edhe një nga klientët e kompanisë.
Xhafer dhe Xhane Isufi, vjehrri dhe vjehrra e kandidatit Basha, kanë punuar të dy si nëpunës të Alimuçajt, në degën e Tiranës dhe pranë arkës së kreditit. Një nga misteret më të mëdha të kompanisë VEFA, është zhdukja në mënyrë misterioze e shumave të konsiderueshme të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Kontrata “speciale”
Një nga kontratat e Xhafer Isufit me kompaninë VEFA, në të cilën ishte i punësuar, është ajo me kod HBU, nr. kartele 7424 dhe me kontratë të tipit 6M8J. Sipas kësaj kontrate,
Xhafer Isufi ka derdhur në arkat e kompanisë VEFA 200 mijë lekë të reja si kapital dhe ka tërhequr më pas 3.517.270 lekë.
Plot 17,5 herë më shumë se sa ka derdhur. Sado të ketë qenë përqindja e interesit që ka përfituar Isufi nga Vehbi Alimuçaj, nuk ka logjikë të shpjegojë se si kapitali është rritur me 17,5 herë ose, e shprehur kjo në përqindje, 1750% të vlerës së investuar.
Nga ish-drejtues të filialeve të kompanisë VEFA mësuam se persona të veçantë brenda kompanisë gëzonin të drejtën e normave më të larta të fitimit, në raport me qytetarët e thjeshtë. Në këtë rang bënin pjesë edhe drejtuesit e filialeve, por ata kishin të drejtën e përfitimit rreth 2% më shumë se qytetarët e tjerë, por në asnjë rast nuk mund të
arrihet në të tilla përqindje.
“Vetëm Vehbi Alimuçaj mund të autorizonte tërheqje të tilla parash, jashtë logjikës me të
cilën funksiononte kompania. Arsyet i di vetëm Alimuçaj dhe ai që ka tërhequr, por gjithsesi e them me siguri se një kontratë me norma të tilla interesi nuk ekziston dhe një tërheqje e tillë është e pajustifikueshme”, shpjegon ish-funksionari i lartë i kompanisë.
Nga dokumenti që po i paraqesim lexuesit, dallohet qartë se gjithë qytetarët e tjerë kishin një tip kontrate, të përcaktuar se 6M5J, ndërsa emri i vetëm që ka një tip kontrate 6M8J është ai i Xhafer Isufit. Gjithashtu, e njëjta listë tregon se qytetarët e tjerë kanë marrë vlera parash të përafërta ose deri në dyfishin e kapitalit të investuar.
Një rast i vetëm është ai i një pagese që arrin në 5-fishin e kapitalit, ndërsa rasti i Xhafer Isufit është i pakrahasueshëm, plot 17 herë e gjysmë më shumë se sa ka investuar. Atëherë çfarë ishte realisht Xhafer Isufi brenda kompanisë VEFA?
Nga verifikimi i kodit te të gjithë emrave të shënuar në këtë listë pagesash, rezulton se kodi i tyre përfaqëson thjesht inicialet e emrit dhe mbiemrit, një verifikim që
lexuesi mund ta bëjë lehtësisht. Ndërsa në kartelën me numër 7424 kodi është HBU. Kush është ky person që ka depozituar këtë sasi parash në emrin e Xhafer Isufit dhe më
pas ka tërheqyr 17,5 herë më shumë se kapitali?
………………
http://www.shekulli.com.al/2011/05/05/familja-basha-dhe-ish-vefa.html
Të ishte Beppe Grillo me levizjen tsunam 5 yjet,do thosh mesiguri për PD dhe Berishën!” Va fan culo Berisha,je nje i vdekur qe drejton!PD parti fantazme nga vota e Sovranit!Va fan culo PD!…”Kjo sepse kuptohet,PD nuk respekton as dokumentin e saj themeltar,statutin! Dhe kur nuk respekton statutin qe vet ke miratuar,si mundet te respektoheshin ligjet e shtetit?…Si mundet të respektohej Kushtetuta ?(shiti detin antishqiptari ) Ndai dhe thyhet rende demokracia e brendshme ne parti dhe Njeshi behet autoritar dhe nuk ka asnje dallim nga totalitarizmi .Ai indirekt apo me spond implementon vazhdimesine e vehtes pas humbjes katastrofike ku cdo kryetar vertet demokrat ne Europe, do kishte largim te menjehershëm dhe te pakthimtë! Por jo,si dhe thuhet. Berisha i dorhequr, nga cdo funksion riparaqitet “konstruktor”( idjotizem shpellari) duke imponuar rregulla totalitare,thyerje te statutit dhe neperkembje te zevendesuesve te tij gojheshtur! Basha me kete paradhenie antidemokratike konkurative, e ka te sigurte fitoren! Humbesi Olldashi dhe pse eshte konkurrues fiktiv(perflitet per dosje dhe korrupsion e rezonance lidhje me boten e krimit) nuk kambeshtetjen e kryehumbesit te dorhequr Berisha, dhe vetem ketu Berisha tregohet real,por jo tek mbeshtetja e deklaruar mosmbeshtetje, per Bashën.
Ne te vertet konceptet e reja demokratike europiane po e lënë pas partitizmin pluralist;sepse sipas Grillo partite politike jane banda me militante ku Njeshat totalitare dominojnë partitë dhe privilegjojne banditë duke u dhënë pushtet të pamerituar dhe shpesh kriminal.Kete po ben PD me Bashen,Olldashin,që kanë qënë KUPOLE duke u akuzuar per korrupsion,vrasje dhe lidhje me boten e krimit!Njeshi humbes por dhe kriminal,Berisha,loz fijet që vazhdimesia te këtë preferencë të padiskutueshme Bashën dhe në konkurrence fiktive humbesin Olldashi i cili duket i kapur mat nga Berisha (Dosja si spiun me pseudonimin Trendafili”,akuza per lidhje me kryebanditin e Shijakut,vrases i kryekomisarit,apo perfolja per vrasjen e Xhindit…) nuk sulmon dot linjën e vdekur të Berishës qe mbeshtet,si dihet,Bashën,por bënë llapaqenërinë e mbrojtjes se Berishës,vazhdimesise se tij (?!)dhe perplasjes me PS dhe sidomos LSI me të cilën “kruhet”në fusha qe kur ishin bashkë dy muaj me parë nuk i deklaronte!…Olldashi kishte mundesi me të mire per të ndryshuar e pastruar ujrat e qelbura të Berishës ne PD,por qe nuk e ben dot sepse eshtë i kapur dhe rrjedh nga nje familje totalitare ,perjashto handikapin monist me eleminimin e vone te Dashnor Mamaqit,antar i KQPPSh,gjysh i tij,por dhe te antarit tjeter te KQPPSH,sekretar i parë i PPSH per Beratin,Petro Olldashi që ishte besnik i vertet i PPSh,gjer diten e fundit!….Të dy kanakaret e Njeshit të vdekur, por pa largim ende,tregojne se jane pjese e bandes qe Sovrani e shpartalloi me votë, dhe keta mjeranë e te inkriminuar, kërkojnë tja rikthejnë Sovranit!Ky eshtë turp dhe imoralitet i PD,qe nuk lexon mirë voten e cila ishte plebishitare si asnjehere tjeter!Te ishte Beppe Grillo me 5 Yjet në Shqiperi do ti tregonte Sovranit se “Ti je gjigandi ,Saliu ,PD dhe dy salilepiresit për kryetar,xhuxhat e tu!…Kalojmë faqen,i lëmë në mjerim dhe shikojme se bashku ne 300 dite cdo beje Rama! Se dhe Rama eshtë parti politike qe do vdes;dhe Rama vet një njësh!Por nese Berisha duhet te perballet me drejtesine dhe e ka vendin ne burg,Rama eshtë ne provë!…Pas 300 diteve te Rames, do shohim pertej kohes pasi revolucioni Web do aplikohet dhe ne votimin e lirë,vertet te lirë dhe ne Shqiperi!Pa shpenzime shteti,pa rrezikimin nga bandat partiake dhe Njeshat totalitare,do zgjedhim me nje klikim nga divani Kryeministrin,Presidentin,deputetet me rroga pothuaj sa qytetaret…Do të jete dite demokracie,atehere,pasi sot duhet goditur partitizmi dhe Njeshat,si Berisha i goditur dhe Rama ne prove historike!…PD ka vdekur:”Va fa…!”do thosh Grillo!…
Po ne shqiperi nuk funksionon ligji sepse n.q.se do ishte ndryshe nuk mund te zgjidhej kryetarti pa bere me pare ndryshime ne statut. sepse statuti aktual eshte votuar njehere nga organet vendimarese dhe keta zoterinjte nuk kane te drejte te zgjidhen si propozon berisha sepse ndryshe shkelet nje ligj qe kush meret me organizime shoqerore dhe politike e kupton se kur shkelet statuti c’do gje eshte e paligjshme .
Mire tha nje demokrat i vjeter e i varfer.
Duhet shkallmuar fare pd e Berishes sic shkallmohet shtepia e vjeter me qerpic e behen themele betoni.
Me tulla te vjetra ca ngrehine do jete pd era e pare qe te fryje do ta rrezoje.
Jam plotesisht dakord me “analistin”, Sali Berisha do te zgjidhet kryetar i PD. Ai eshte personi adapt qe i duhet horave dhe vagabondave te te gjith Shqiperise. Kush me mire se ai i mbron interesat e kesaj klase te vuajtur dhe te persekutuar qe pa te dhe PD do te perfundonin ne birucat e burgjeve per pislleqet e poshtersite qe kan bere qe nga viti 90, por edhe me pare ne sherbim te sigurimit te shtetit.
Keni fillu te merreni me PD-ne ne opozite, ashtu sic merreshte Sala me opoziten e kaluar. Si duket kete mision PS-ja ja ka dhene fillimisht disa gazetareve. Ikni ore shikoni se jeni ne pozite tani, dhe mos u merrni shume me PD-ne, eshte pune e tyre kjo.
Statuti i PD-se u zhduk si puna e atij mozaikut te teqese se Melanit, pas germimeve te mia klandestine ?
-Edhe thone se historia nuk perseritet ?
Statuti i prr-drr-drrrr-ve Njl glasl në dërrasë! E ku kanë statuti llumrat që i përdori sërbi si deshi? Statuti i tyre është në Serbi, Beograd dhe Athinë, E ku ishte parë kjl farë opozit e djathtë. Ishte pare ne kohën e Enverit duke djegur djersën e shqiptareve. U pa kur u ligjërua nga Ramiz Alia duke djegur fabrikat uzinat, serat dhe duke prereë pemët dhe pyjet. U pa kur erdhi në pushtet duke vjdhur votat dhe gjithë ekonominë kombëtare, u pa gjatë qeverisjes së Floririt të vogël të partisë së punës Fatos Kurvar bixhosçiut që bënte aksion duke prerë shtyllat elektrike dhe duke sulmuar RTV dhe k/ministrinë me tanke etj . Pra nuk ka statutu por ka urdhrat e beogradit se po ta donte Shqipërinë PD-ja Shqiperia ishte vutr ne BE qysh ne dhjetvjetësin e pare pas perudhës se Socializmit. U paguanë nga millosheviçët dhe e kryen punën me mire se sa fanatikët e përbetuar. Turp i Shqipërisë po të mbahen këta. Demokratët e vërtetë duhet me çdo kusht të varrosin ata që i gënjyen dhe i njollosën me turpin e tradhëtise Kombëtare!
PD nuk ka pasur statut asnjeher. Kjo eshte force politike kuturu.
I varni bidonat saleshit dhe e rrukullisni ne Lane se kuterboi dynjane
ata njerez mund te kene lapsus por status nuk kane jan nji bande HAJDUTESH VRASESISH KUMARGJINJE RRUGAQESH BARKDERRASH SI LUL SMERLAPI BOLE DELJA SOKOL KUMARI ETJ ETJ
23 vjet radhazi ,diktatori Berisha ,eshte marre me farsa !!! Sa fillon njera farse ai ka filluar te mendoje per
farsen tjeter. Dhe keshtu ka vepruar vazhdimisht . Edhe me votat ka vepruar qysh diten e pare qe mori
pushtetin qe aq shume eshte dashuruar ndaj tij sa qe i eshte shndrruar ne nje obsesion. Qan burri pse
iku nga kolltuku ?! Ky eshte Sali Berisha !
Heshtia tregon humbien.
LENIN-SALI
-Kur themi (Lenini) Saliu,nenkuptojme PARTINE.
Kur themi PARTIA nenkuptojme Saliun (Leninin).-
100 vjete para dhe 100 vjete pas ndodhin keto çudira.
Nuk mund te ndryshoje botkuptimin Kryetari i Partise Bolshevike te PD-es
sokol oldashi kryetari i ri i partise demokratike