Një tjetër gjobë ndaj Taulant Ballës për akuzat ndaj Familjes

15 Korrik 2013, 16:14Politika TEMA

Deputeti Taulant Balla është gjobitur sërish gjatë ditës së sotme nga ana e Gjykatës së Tiranës, për akuzat e tij ndaj Familjes së kryeministrit në ikje, Sali Berisha.

Këtë radhë Balla është gjobitur me 10 milion lekë të vjetra, pas padisë së dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi.

Sipas vendimit të gjykatës, Balla i ka shkaktuar dëm moral dhe në imazh dhëndrit të Berishës, i cili kërkonte si dëmshpërblim për akuzat e Ballës 20 milion lekë të vjetra.

Po gjatë ditës së sotme, Balla ka pasur edhe një proces gjyqësor me vajzën e Berishës, Argita Malltezi. Procesi në këtë rast nuk është mbyllur ende, ndërkohë që Balla, ashtu si shumë deputetë të tjerë socialistë, është gjobitur disa herë nga gjykata për akuzat e ngritura ndaj Familjes./b.l

15 komente në “Një tjetër gjobë ndaj Taulant Ballës për akuzat ndaj Familjes”

  1. Argita says:

    Z BALLA ME 84 deputet ,hiqni presidentin,kryetarin e gjykates,prokurorin e pergjithshem ,dhe ATA LE te vazhdojne gjobat

    1. ballc malci says:

      Duhet shqelmuar kjo gjukate ma mire me thane keta gjyqtare kac servila e te korruptuar ce mbajne vetem krahun e pa drejtesise.

  2. MARASH MIRASHI says:

    PAK I PASKA KERKU, ME TAN ATO MEDALJE QI KA prof.dr. JAMARBRI!!!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/medaljet-e.htm

  3. Zef Kallami says:

    Keto jane denime gjykate ne drejtesine e pushtetit te Berishes.
    Neser nese Balla do te gjykohet me denim me drejtesin e pushtetit te Rilindjes per keto qeshtje.Drejtesin do e vlersoi per zbatim ligjit pa tolerime.

  4. Tirona says:

    Po ky Balla a vetem shpif?Ska pune tjeter?I punoka llalla teper.Denim i vogel per ket brekekuq shpifes e halabak.

    1. enea says:

      Ti quan shpifje keto???

      O Tirona, ti je nje fyerje per Tironen. Hajd shko e ha caraca.

    2. P.D. says:

      TI MORR RRUSH QE QUHESH TROP,tirona se desh u gabova se jeni bo tironsa te vjeter ju faqekuqat ne te tjeret jemi jabanxhi tani mylle halen mos fol qesim,aty e ke jamamberin gati per ti bo gojore.

  5. popull i coroditur says:

    KETO SHPIFJE QE BEN BALLA BEHEN ME NDERGJEGJE
    PARATE I PAGUAN PS .

  6. veleciku says:

    Po gjykatesit do te gjobiten neser? Sa do te jete gjoba per to?

  7. P.D. says:

    EDHE PRESIDENTI YNE KAPTERR JARI THOTE QE GJYKATAT JANE TE PAVARURA.KU NE GOP TE SEMES DO FUTEN KETA GJYGJTARE TE KORRUPTUAR QE E KANE DEGJENERUAR SHTETIN SHQIPTAR DERI NE ATE PIKE SA E KA HUMBUR KREDIBILITETIN NE SYT E BOTES.JEMI I VETMI SHTET QE KEMI GJYQTARE ME SHKOLLE NATE,KJO ESHTE DEMOKRACIA E SALI BERISHES DHE E KLIKES SE TIJ.RROFTE INJORANCA.

  8. Denisi says:

    Votat per te majten ishin edhe kuder gjykatesve,prokuroreve,presidentit,etj,keshtuqe neser shkelmin e kane te gjithe keta te paafte qe kane qene ne krah te sali ujkut,e hienave te qeverise ne ikje…

  9. baca says:

    e ka hallall ky delli dhe kan vu pak

  10. Ana says:

    Po cfar lajmi eshte ky kur nuk jepet emri i gjyqtarit? Nje halabak ben dicka te pahijeshme ne rruge dhe ja permendim emrin, ne Gjykate ndodhin lloj lloj padrejtesish dhe nuk permendet emri i gjyqtarait. Mendoj qe emri i gjyqtari, prokurorit, policit duhet te publikohen….

  11. kameniku says:

    harram e pac o z balla ,ne qofte se i late pa ndershkuar kriminelet e 21 janarit,po ashtu dhe te pafryret me para te vjedhura nga arka e shtetit,dhe nga privatizimet e prones se shtetit
    mos jini aspak tolerant me krimin.

  12. Fllad says:

    Ti heqesh eshte nje fjale goje. Atyre u duhet hequr diplloma dhe e drejta e ushtrimit te profesionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje