FOTO LAJM/ Prona prej 3000 m2 në Ksamil, që Imami do ta shesë vetëm 11 milion lekë

15 Korrik 2013, 16:07Politika TEMA
FOTO LAJM/ Prona prej 3000 m2 në Ksamil, që Imami do ta shesë

Edhe pse në ikje, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, është duke vijuar të shesë pronat e ushtrisë, të cilat për me tepër janë në pika strategjike dhe turistike.

Pamja e mëposhtme është nga pronat e ushtrisë në Ksamil, që Imami, sipas deputetit socialist, Taulant Balla, kërkon t’i shesë për vetëm 11 milion lekë. Balla shprehet se personat e përfshirë në këtë Pazar do të mbajnë përgjegjësi.

“Arben Imami nuk mund të fshihet pas faktit se procesi i shitjes kalon edhe nga Ministria e Ekonomisë apo Financave.

Duhet të ndërpritet procesi i shitjes së pronave të ushtrisë shqiptare me çmime qesharake.

Do mbajnë përgjegjësi të gjithë personat e përfshirë në këtë pazar të turpshëm me pronat publike.

Shikoni këtë pronë të ushtrisë në Ksamil “PQV” – qendër vrojtimi. Një pronë prej 3000 m2, e cila sipas Arben Imamit nuk i duhet më Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të shitet për 11 milion lekë. Ankandi i shitjes për këtë pronë do të zhvillohet nesër”, shprehet deputeti socialist./b.l

27 komente në “FOTO LAJM/ Prona prej 3000 m2 në Ksamil, që Imami do ta shesë vetëm 11 milion lekë”

  1. Shqiptari says:

    Me nje llogari te thjeshte e shet m2 per 3600 Lek te Reja. E kush nuk do e blinte????? Shteti ne ikje transparent, ja shet kujt i do qejfi, se realisht edhe bakshishi eshte me i majme sesa cmimi

    1. lekisti says:

      Ministrise Imamit i duen para se duhet te paguaj reklamat per televizorin Klan, per Sandrin dhe Fevziun. Keto reklama jan shum te rendesishme per popullin tone. Ne kete menyre mbyllet qarku i perkushtimit dhe punes se palodhur te Imamit per interesin publik.

      1. Vlora says:

        po ca para i duhen imamit, ata te gjitha keto prona po i blejne per vete.

        por rama qe te jete vertet qeveri e qytetareve duhet te beje “raprezalje” me te gjitha keto prona.

        e gjithe shqiperia u privatizua nga nje dore ministrash dhe ‘familja”.

        po shqiptaret???????????????????????

      2. Drejtesi says:

        Ku ta kete ate fat Shqiperia qe te pasqyroj punen e atyre ushtarakeve qe nxihen duke shuar zjarrin kur ti zoteri fle ngrohte ngrohte me zsjarrmin tend ne krevat, kur ata naten shpetojne jete njerezish ne dete e ti i sheh te nesermen ne TV. Njerez si puna juaj,qe keni qene dhe vazhdoni te jeni pengesa kryesore e perparimit te vendit ne rrugen demokratike nuk mund te quhen “Popull”.Shiko ata femijet dhe familjen qe jane strehuar ne godinat e ish reparteve ishtarake se jane me qindra dhe falendero fatin qe demokracia eshte tolerante ndaj popullit te saj,se sot ata familje po i legalizojne letrat dhe po i kthejne ne shtepi te tyre ato prona.

    2. Armando says:

      Mos i bejme gjerat me te veshtira se sa jane..

      Nese eshte me ankand …. le te shkojne bznesmenet e PS dhe ta blejne me nje cmim me te larte…

      Mos te kalojme ne extremin tjeter tani… ku c’do gje qe behet eshte e keqe…

      Shkoni dhe ofroni me shume dhe e blini ju ate toke…

      Shume e thjeshte..

  2. Χιμαρα says:

    Cfardo te bejne nje dite prona do te shkoje tek i zoti.
    Mos te hedhin parate ne det, nga hundet do tu dalin hajduteve se shpejti.

  3. Albina says:

    Ore ci kene keto lajme dhe komente mor aman. Nuk kenikujt ti bini dhe o burra Imamit….Apo eshte stili i punes, bjeri atij qe eshte me i mire te mbulohen te keqinjte…\\\

    E shtyre nga kureshtja hapa faqen zyrtare te app.gov.al per prokurimet publike dhe pashe qe kishte me mijera gjera ne ankand…Thjesht me vajti mendja. Nese nje prone e ushtrise eshte e hedhur ne ankand ku shihet nga cdo person, perse keto deputetet e famshem te PS nuk e blejne pasi pashe qe ishte e hapur per te gjithe dhe jo sic shkruhet neper gazeten e famshme te shokut more ?

  4. Dean says:

    Vallahi,qe do behej toka ne Bathore me e shtrenjte se buze detit,kete s’ma kish marre mendja kurre.

  5. Albani says:

    Ja dhe reagimi i MM:

    Kuj ti besohs tani???? Ti besosh shokut taulant apo MM?

    Duke mos i besuar MM me lind pyetja?>>? Thjesht pyetje?
    \
    Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik se sulmet për shitjen e disa pronave nga ndonjë deputet socialist dhe gazeta të Partisë Socialiste për një proces i cili nuk ka asnjë lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, janë sulme me frymëzim personal kundër ministrit të Mbrojtjes. Pronat në fjalë kanë dhjetë vjet që kanë dalë nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura nga ish ministra socialistë që kanë drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe sipas ligjit i janë dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë për vijimin e procedurave ligjore. Siç shihet qartë në dokumentin e publikuar, shitja e këtyre pronave nuk bëhet nga Ministria e Mbrojtjes por nga Drejtoria e Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave.
    Kohën dhe çmimet e shitjes së këtyre pronave nuk i përcakton Ministria e Mbrojtjes, por institucione të ngarkuara me ligj për shitjen dhe privatizimin e pronave shtetërore. Nëse ndonjë deputet socialist dhe gazetat e tyre kanë shqetësime për ligjshmërinë e procesit të shitjes së pronave, duhet t’i drejtohen institucioneve përkatëse si Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë. Në këtë rast, është e qartë se interesi i tyre nuk është ligjshmëria e procedurave, por sulmet personale ndaj ministrit të Mbrojtjes, sulme prej të cilëve nuk shkëputen dot prej më shumë se dy vitesh

    1. Elma says:

      Po ke po sqaron more Alban, ata qe shkruajne keto pacavure jane me te qarte se kushdo per procedurat po nuk rrine dot pa e ndyre gojen, jane mesuar te vjedhin vrer…Ta shohim ndershmerine e ketyre te babziturve qe bejne si te ndershem per popullin tani duke mos reshtur se shari paraardhesit e tyre dhe duke qare me frike se ndoshta s’po u len gje ketyre per te vjedhur…

    2. Juristi says:

      Apsolutisht qe nuk eshte pergjegjes vetem Imami,eshte Ali Baba me 1000 hajdutet.Imami dhe Gjynkshi jane vetem pjese.Shikoni me radhe dhe do te gjeni se kush masakron pronat e popullit(Ushtria i ka per mbulese).Ne ceten e hajduteve eshte Arben Qirjakua,Bode,etj.Por Imami mbane pergjegjesin me te madhe se deshiron te merret me nje biznes qe nuk i takon.Pronat e dala nga plani i perhapjes nuk i takojne ushtrise dhe ushtria ka detyra te tjera jo te merret me shitjen e pronave.Ne fakte vetem firmos se per te shitur jane shitur me kohe,pra Imami dhe Gjunkshi bejne dhe nje krime tjeter ngarkojne me pergjegjesi ligjore ushtaraket e thjeshte ,ata qe punojne vetem per nje rroge ,se vete ne fakte nuk hedhin asnje firme.Kam besim se do te japin llogari per bemat e tyre per pergjegjesi direkte ose dhe per dijenin qe ane panvarsisht se nuk hedhin firmat vete ,por vartesit e tyre.

      1. Juristi.2 says:

        Zoti “Jurist” nuk te falet ty me kete titull te tregosh perralla antiligjore, pjesa ushtarake nuk eshte vendimarrese dhe asnje ushtarak nuk firmos keto lloj dokumentash se nuk e ka target ligjor pike se pari. Se dyti ata mund te nxjerrin planin e objekteve qe nuk jane te perdorshme per te qen kapacitet i tyre, por nuk merren me tej me asnje lloj procedure tjeter. Keshtuqe leri te bejne detyren e tyre sic dine dhe e kan ber mesemiri deri me sot e mos i trazo ata ne mendimet e tua te turbullta dhe palidhje…

  6. VERONIKA says:

    Aman mor aman …mos i shisni pronat ….aman se do vij LILO META KRYEMADHI si mutister i ekonomise …ai do mendoj per prona ,kokepalar
    si ka menduar deri tani .
    Rrnofte haleanca e beqirit …ops Ilirit !

  7. Vleresuesi i Pronave says:

    Ne kete zone, me vkm 1620 dt.26.11.2008 “cmimi i trojeve” ne kete vije bregdetare afer Kanalit te Cukes cmimi eshte 15.000 leke(te reja)m2 x 3000=45.000.000 leke/m2. Ndersa ne tregun e lire varion 150-200 Euro/m2 varet nga pozicioni i detit dhe pamja.
    Kush ka sy ta shikoje.
    Kush ka veshe te ndigjoje.
    Kush ka ne dore ligjet?
    Te veproje…sa seshte vone?

    1. FORMULA says:

      Ky cmim qe thua ti eshte ne ane te detit..dhe e ke shume te ekzagjeruar se max shkon 120 € m2…atje ne maje te kodres, nja 2 km nga deti nuk besoj se shitet me me teper se 50 euro m2..ok kta e kane pergjysmuar dhe ktu eshte problemi!

      1. Vleresuesi i Pronave says:

        Keta nuk e kan pergjysmuar, por pjestuar me 4!
        Cmimi i tregut te lire eshte kaq dhe se luan topi, se une vjet isha aty dhe u interesova(nqs prona eshte si kjo foto ne artikull)

  8. Iku! Ku iku! says:

    E tmershme! O zoterinj, nuk mjaftohet vetem me twiter dhe facebook. As vetem me Taulantin. Ku jane te tjeret? Deputetet e sapo zgjedhur? Ku eshte kryeministri i sapo zgjedhur? Ku eshte LSI? Do shkoni te shisni pikat ushtarake ne Viçidol dhe ne Iballe pastaj, se deti iku, Ku iku?

  9. boing777 says:

    po pse ca e dini benin ju…..ai hypi mbi tank ne 97 jo tani qe esht me kolltuk e me gush…..prisni prisni kur ta degjojm naj di te nxjeri dhe ministrin e mbrojtjes ne ankand..beni ecen vet me tank .

    1. Justice says:

      Pronat në fjalë kanë dhjetë vjet që kanë dalë nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura nga ish ministra socialistë që kanë drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe sipas ligjit i janë dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë për vijimin e procedurave ligjore. Siç shihet qartë në dokumentin e publikuar, shitja e këtyre pronave nuk bëhet nga Ministria e Mbrojtjes por nga Drejtoria e Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave.
      Kohën dhe çmimet e shitjes së këtyre pronave nuk i përcakton Ministria e Mbrojtjes, por institucione të ngarkuara me ligj për shitjen dhe privatizimin e pronave shtetërore. Nëse ndonjë deputet socialist dhe gazetat e tyre kanë shqetësime për ligjshmërinë e procesit të shitjes së pronave, duhet t’i drejtohen institucioneve përkatëse si Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë. Në këtë rast, është e qartë se interesi i tyre nuk është ligjshmëria e procedurave, por sulmet personale ndaj ministrit të Mbrojtjes tani i shtojne edhe me shume prestigjin ketij njeriu!.

  10. mirel says:

    Eee nuk ke faj ti more qurrash qe ben si i mencem se ke rene mes gavetaxhinjve qe cdo lloj gjeje mund te jene ne kete bote, por ushtarake nuk jane.
    Po te ta kishin prere ate gjuhen nuk do derdellisje keshtu si te teket.
    Po te pakten nje vrime ne balle e meriton vetem per 1/10 qe i keni bere asaj ushtrie

  11. arjanita says:

    Gjenerali e di shume mire se ¢ben.
    Edhe ne ikje po i tregon popullit fetyren e vertete te qeverise
    se Bishes.Kjo nuk eshte asgje ne krahasim me skandalet qe
    do dalin ne drite pas shtatorit.Do degjoni e shikoni fetyren
    e piste te qeverise se banditeve.
    Njerez.MAFIA eshte problem per ¢do vend por kur ajo merr
    pushtetin si Bisha ajo nuk quhet me MAFIA por vdekja.

    1. Jani says:

      mire ky gjeneral imami po i shet pronat publike,,po si po i shet nuk po na i shpjegoni sakte ju te ps,ai qe i blen keto prona me dokumenta apo me llafe si puna juaj po i blen,une e di se po blihen ashtu sic thote ligji,se une si individ nuk mund te jape leke per prona po nuk mora dokumentat perkatese.Pastaj nuk eshte pazar i gjes se gjalle more djema kjo pune, nje minister si Imami nuk eshte aq i pandergjegjshem sa te denoj veten me gjyqesi paskesaj, por nuk eshte as zoti te shes e te marre prona sikur te jen nje llaf goje (keshtu si thoni juve). Ju te ps po patet prova te sakta mos beni me propagante po drejtohuni te organet kopetente tani qe jeni edhe kopetent,apo harroni qe sjeni me opozit dallaveresh,na merzitet,po ce kujtoni popullin tuaj ju more,leng groshe qe mund ta genjeni edhe me te tilla shpifje…Behuni njehere te ndergjegjshem dhe jepini nje ministri te vetem falenderimet per punen e bere..qe tju besoj populli qe ju mund te beni edhe me mire se dallaveret qe i keni zakon!

  12. burbuqja says:

    PUNE LEGENASH ? ?
    -Kete zhurme per nothing e bën Koço Kokedhima. Ai nje here e nje kohe bleu per pesë grosh ghysmen e Shqipwerise dhe askush nuk i kerkoi llogari, ndersa Ben Imami shet 3 dynym dhe, o burra se u ba nami. ? ?
    -Sqarim. Ketu nuk dua te them se edhe Beni nuk eshte legen si Koçoja me te tijet ?

    1. B Hajdari says:

      Po he moj Buqe ,pse na jan qep keshtu vetm per tre dylum.Te pa meshireshem jane keta kamunistat.E kane inat ministrin se osht i bukur,artist fare

  13. A. Lame says:

    INFORMATION ?
    -Sipas gjasave ate repart ushtarak eshte duke e blere Apollon Baçe me kusheririn e tij Auron Tare ? ? ? ? ? ? ?

  14. Juristi says:

    Fakti se procesi i shitjes kalon edhe nga Ministria e Ekonomisë apo Financave eshte fakt dhe askush nuk mund ta fshehi dhe sigurisht qe nuk te le vend as te fshihesh. Ka ligje dhe rregullore dokumentacioni qe nuk te lejon te besh asnje hap te gabuar, se Zoti Imami nuk punon si individ, punon me institucion te plote dhe te ndergjegjshem, asnje jurist, asnje specialist dhe asnje inxhinjer ne kete institucion nuk besoj se eshte cmendur ti fali buken e kalamanjve ministrit te tij (kushdo qoft ai)dhe as jeten e tij denive nga drejtesia, prandaj ju informoj qe ky dizinformim publik eshte teper qesharak, edhe femiu im 10 vjec nuk do ta besonte nje perralle te tille….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje