Balla: Moskryerja e detyrës nga policia po u lejon terren elementëve kriminalë

14 Korrik 2013, 16:06Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi sot që Policia e Shtetit të marrë masa për parandalimin e degradimit të mëtejshëm të rendit publik, pas ngjarjes së rëndë të grabitjes në Pukë, ku mbeti i plagosur edhe një fëmijë 5 vjeç.

Nga Hysni Burgaj i pari dhe të tjerët me radhë duhet ta dinë se çdo formë “dezertimi” në përballjen me krimin është vepër penale. Moskryerja e detyrës nga Policia po i lejon terren elementëve kriminalë. Policia e Shtetit të vendosë kontrolle në të gjitha akset rrugore problematike duke vënë në dispozicion edhe njësitë e saj speciale, ndërsa departamenti i Policisë Kriminale të hetojë dhe ndalojë personat e maskuar që zbrazën armë edhe mbi fëmijë. Forca e shtetit dhe e ligjit duhet të bjerë fort mbi këta elementë kriminalë që po përfitojnë nga kjo periudhë tranzicioni pushteti”, shprehet deputeti socialist./b.l

6 komente në “Balla: Moskryerja e detyrës nga policia po u lejon terren elementëve kriminalë”

  1. lekisti says:

    Kot ben fushat o Taulant. Sajmiri do bohet ministr rendi.

    1. fl says:

      emancipohuni shpellare, ndryshe nuk keni vend ne Evrope

  2. Fllad says:

    Kryekrimineli e ka thene “mbas meje te behet qameti”.
    Ju qe do na sillni rilindjen haram paçi voten dhe ne dreq do shkoni po nuk dhate denim maksimal per kryecubin dhe horrat e tij.

  3. Tironsi "ZZ" says:

    O Taulanto, po na lodhe mor burr me ankesa.
    Merre direkt Mulin ne telefon!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html

  4. Profesori says:

    Jam plotësisht dakord me ty Fllad.

  5. Gezimi says:

    Monitoroni situaten, se Shtatori erdhi. Ata qe lejojne krimin te ngreje krye e te beje ligjin, neser menjehere para gjyqit. Po na vjen turp qe jemi shqiptare. Ndjehemi te frikesuar jo vetem ne rruge, por dhe brenda shtepise. Ka ardhur koha qe te bisedohet seriozisht me Europen qe te vendoset denimi kapital, te pakten per nja 20 vjet. Per ndryshe keto lajme do kemi perdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje