Është një rast që nuk vjen më

14 Korrik 2013, 14:52Politika TEMA

 

Nga Pellumb Kulla 

​Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike, më 22 korrik, është një rast i artë, nga ku mund të përfitojnë shumë njerëz edhe grupe.

Mijëra vetë habiten se përse shqiptarët nga jashtë formacionit politik tëBerishës shqetësohen dhe japin mëndje mbi thagmën që bëhet atje për zgjedhjen ekryetarit të ri.

Po, more zotërinj, është fare i natyrshëm interesi pasi vërtet kemi të bëjmëme historinë e një partie por, ama, historia e saj është pjesë përbërëse e historisë sëgjithë shqiptarëve. Partia Demokratike është një parti, lindjen e së cilës e përjetuam me lotë lumturie, e festuam, e përshëndetëm, iu bashkuam dhe jetuam me të derisa,kush më parë e kush më pas, e kuptuan se ajo degjeneroi. Pas ca vitesh PD-ja ruajti vetëm shënjat ballore, siglën dhe emrin,  por shumë shpejt pastaj ajo u uzurpua, u privatizua, u shndërrua në një parti ku u shkelën idealet, u stimulua epshi i xhvatjes të pasurive shqiptare, u nxit pabesia, mashtrimi, u vadit servilizmi, frika dhedyfytyrësia.

Është rast i artë për t’i rikujtuar të gjitha këto, kur fajtori numër një, pranonse shqiptarët nuk e duan më. I bindur se as anëtarësia e partisë  që ai kalbëzoi nuk e do më, deklaroi hapjen e rrugës për një lider të ri.

Të gjithë shqiptarët duan një shëndoshje të Partisë Demokratike, njëshëndoshje të vërtetë dhe jo formale siç po e duan ish-kryetari me dy aktorët e farsës që po luhet. Shqiptarët dhe të huajt dashamirës duan një Opozitë tëshëndetshme, shumë më të mirë se kjo që erdhi në pushtet. Cilësia e demokracisësë një vendi duhet lexuar te Opozita, pasi kundërvënia, vigjilenca dhe bashkëpunimi i saj është çështje vitale për një shoqëri njerëzore. Opozita ia bën jetën të vështirë qeverisë, por ua bën të lehtë qeverisjen popullit.

Është rast i artë për anëtarët veteranë që në këtë proces zgjedhor të thonë, paatë frikën nga gogoli, ato që kanë menduar me gojë të kyçur.

Është një rast i artë për anëtarët e “Byrosë Politike” të PD-së, pjesa më e madhe e të cilëve me PD-në janë divorcuar dhe rimartuar, kanë kandiduar për kryetar në ca zgjedhje të shtrembëruara dhe kanë goditur me kokë murin shkëmbor. Ata kanë rastin të flasin për ndotjen e tyre, për mëkatet personale dhe kjo do t’i jepte energji një analize globale, të cilën Berisha nuk e do. Nuk e do pasiai e ndjen që i vetmi vend ku mbetet të flitet mirë për të është partia e tij, dhe po u nxinë bëmat e tij edhe në gjirin e partisë, atëhere katastrofa merr përmasat e fundit të botës.

Është një rast i favorshëm për Olldashin, që një javë para votimeve, tëtërhiqet nga gara dhe t’i sjellë zgjedhjet në dimensionin real që ato kanë në tëvërtetë, që s’janë gjë tjetër, –pra, – veç një noterizim i trashëgimtarit të caktuar.Zoti Olldashi i mban mend, por unë i lyp ndjesë t’i rreshtoj vetëm dy a tri nga farsat zgjedhore në PD.

Që të tingëllonin si zgjedhje të lira për kryetar partie, dhe që të ruaninformën e garës, Berisha caktoi në një rast të ndjerin Arbnori, që t’i bënte rivalin. Mbahet mend përgjigja historike e Arbnorit kur e pyetën se si e mendonte rezultatin: “Un’ – tha Pjetri, – kam shumë miq dhe dashamirës në kët parti, por un’ iftoj ata t’votojn për kundërshtarin tem, se na nuk kena ma të mirë se aj. Edhe unvetë për të kam me votue!” Ca vite më vonë, një anëtar tjetër i “Byrosë Politike”, Genc Pollo, mori guximin, pa marrë më parë autorizimin e “Sekretarit të Parë” dhe në zgjedhjen e radhës kandidoi për t’u bërë kryetar. Dhe i kish të gjitha kartat nërregull, i gjori! Ishte jo dokushdo, por nënkryetar i Berishës! Pra, teorikisht, për të bërë rokatën, ishte njeriu më i afërt me përsosmërinë! Përsosëmeria, – dihej, – ish kryetari që gjendej mbi fron! Por kryetari lejon ta rivalizojnë vetëm ata që ngarkon ai. I pacaktuari Pollo u sha, u përbuz, u dhunua. Kalimi i tij para selisë shoqërohej me fishkëllima, deri sa ai hoqi dorë nga gara dhe e la Berishën fillikat që të dilte ipari pa asnjë kundërshtar. (Çudi si nuk garon Polloja këtë radhë! Ishte rasti më i mirë për të. I janë shuar ambiciet, apo e ka përvetësuar mësimin?!). AtëkohëBerisha qe tërbuar nga lënia që i bëri garës nënëkryetari i tij dhe kërkoi t’i sillninpër të mundur një kandidat tjetër më të mirë. Lipsej të krijohej tensioni zgjedhor,sikur Berisha do ta fitonte zgjedhjen me spazma zemre. U mundua të gjente dikëqë të tingëllonte i ndryshëm nga vetja e tij. Pra jo një ish-komunist, siç ishte vetë, por një ish-ballist, një njeri që i kish ardhur dita të kryesonte partinë e parëantikomuniste. Thirri zotin Uran Butka dhe e urdhëroi të mbrehej me të. Butka nuk ia prishi qejfin e farsës dhe, i trembur, se mos vërtet fitonte mbi shefin, e hodhi dhe ai votën si Arbnori. Djali i komandantit të nderuar ballist, me kënaqësinë e plotë qëtë sjell fitorja, e humbi ndeshjen. Fitoi komunisti… Në vitin 2009, pastaj,komunisti ynë i rrallë e ndjeu qesharakërinë e zgjedhjeve të tija të shumta nëShqipëri dhe në parti. Me kokën lart doli kandidat i vetëm për kryetar. Deputetëtdhe militantët demokratë e pritën me ankth rezultatin. Dhe zoti Olldashi e di se kush triumfoi në garën pa asnjë konkurent, apo jo?

Farsa e radhës që përgatit sot ky autor i njohur farsash dhe kryeqeveritar nëikje, jep edhe motivime të tjera më të thella. Është një rast i artë edhe për fuqizimin e partisë dinjitoze të FRD-së, e cila na jep shpresë të jetë ajo PD, që u nis para 20 e ca vjetësh, por e dislokuar tani në një seli, ca më tej parlamentit. Se sot PartinëDemokratike e përbëjnë të gjitha ata që, ose i kanë kthyer me neveri krahët, ose po sfidojnë autokratin shëmbullor. Është një rast nga më të rrallët që anëtarësiaaktuale e PD-së, ta kërkojë masivisht jetën politike krah një ish-nënkryetari tjetër tësaj, zotit Bamir Topi. Deputetët e rinj, (jo shokët e Berishës-junior),dhe liderëtdemokratë të periferisë mund ta shohin fare mirë veten në një mjedis më të ajrosur,në atë të FRD-së.  Kështu “pronarëve të PD-së iu mbeten karriget e Parlamentit, demokratëve të thjeshtë iu mbetet partia.” – siç e shpreh fort bukur në një opinion, shfaqur para dy ditësh në gazetën Shqip, i nderuari Besnik Gjongecaj, përcoincidence, një ish- nënkryetar tjetër i PD-së, edhe ky! Është një rast i shkëlqyer për masën e demokratëve të vuajtur për t’i nënvizuar Berishës historinë e “njëndërtimi pa lejë”, mandatin e Kastriot Islamit! Le t’ia lënë Kaçit  partinë,  selinë,dhe kryesinë e grupit parlamentar!…

Një rast i favorshëm është ky edhe për Presidentin Nishani, që të flakë tej pelerinën e kukllës që mundohen t’i hedhin mbi supe, edhe ata që e vunë, edhe ata që e pritën me fishkëllima caktimin e tij.

Por mbi të gjitha është një rast i artë për Kryeprokurorin Llalla, i cili ështëkaq i freskët dhe i patestuar në detyrën e tij kyçe, ngaqë i jepet mundësia historike, një nga më të rrallat e shoqërive njerëzore, të dërgojë për gjykim shumë fajtorë me pesë yje,  tok me kryefajtorin, dashin e kopesë. Shëmbulli i kroatëve me dënimin e kryeministrit është i freskët dhe i madhërishëm. Dërgimi i këtij tonit në bankon e tëakuzuarve u jep rast edhe gjyqtarëve deri tani të përfolur, që ta bëjnë detyrën e tyre ndershmërisht. Këtë radhë ata janë më me pak presion se kurdoherë. Ndershmërisht le ta falin atë, nëse e gjykojnë pa faj, ose ta përcjellin matanëhekurave po iu vunë në dukje gjëmat. Dhe të mbeten edhe ata gjyqtarë në historinëe mundimshme të demokracisë së shqiptarëve. Unë mendoj se pjesa dërmuese e tyre, përveç frikës (së turpshme, gjithsesi!) nuk duhet t’i kene këtij njeriu borxhe tëpanjohura. Teksa dhjetra herë kanë tradhëtuar moralin për amoralitetin, këtë herë le të tradhëtojnë amoralitetin për moralin!

​Dhe në fund është edhe një njeri, që më 22 korrik ka rastin e artë. Ky ështëSali Berisha vetë, autori i farsës. Në skenarin e tij, këtë radhë në rolin tim tëpreferuar të regjisorit, sugjeroj një tërheqje spektakulare të dy kandidatëve! Përfytyroj një gjunjëzim dorë pë dore të të dyve, në një duet, të përgjëruar le t’ikërkojnë udhërrëfyesit Berisha, që ai të mos heqë dorë nga kryesimi i partisë sëtyre. Por edhe si regjisor, më duhet ta pranoj, Berisha është më i mirë se unë. Ai mund të inskenojë një sallë me 3000 demokratë që shkrihen në lot. Urdhëron Fahri Balliun t’u shkruajë atyre një lutje që të na ngrerë mornicat, dhe regjisori organizon me art, një vullkan kërkesash, që ai t’u prijë akoma në histori. Pastaj mediat televizive që po përgatiteshin ta linin, sipas porosisë së tij strikte regjisoriale, do të japin lutjen e Balliut që përsëritin me ngashërime, njëpasnjë, tëtëra krahinat, brënda dhe rreth kufijve. Dhe me sovraimpresion përmbi pamjeturmash të përmbytura nga lotët shkruhen “VLORË”, “GJIROKASTËR”, “FIER” “TETOVË”, “GËRDEC”… Do të jetë një korale maestoze që do të mbahet mend!

​Dhe lideri do të pranojë. Ai, ndryshe nga ç’e përflasin është energjik, me një vullnet të çeliktë! Dhe ka një plus të madh: në humbjen e qershorit është fare-fare ipafajshëm! Po, po, Sali Berisha do të pranojë. Nuk ka asnjë arsye që të mos ibindet popullit që pas asaj të djele të zezë është rikthyer te mirënjohja. Dreqi ta marrë, një njeri i pafajshëm nuk mund të largohet vetëm nga dëshpërimi! Dhe as nga mosha! Përse ai, muaj me radhë, ofrohej, po me këtë moshë, për të mbetur edhe katër vjet kryeministër e nuk mbetka në krye të Partisë?! Telashet e kryeministrit të marrin shpirtin, kurse kryesimi në parti është hiçogjë!

Sidomos, në PD-në e sotme, kryetar, është detyra më e lehtë në botë!

 

 

31 komente në “Është një rast që nuk vjen më”

  1. Kapterri says:

    Zoti Kulla! Nuk ma merr mendja qe ka ndonje shqiptar deshiron nje PD te shendoshe. Shumica duan ta shohin ne varreze, aty ku e ka vendin. Dhe kjo parti antishqiptare ashtu do te perfundoje. Ate dite qe politikani me antishqiptar do te hyje ne ferr, po ate dite edhe PDja do te jape grrahmat e fundit. Mos luani cic mic me fjalet demokrate. E kam shkruar edhe nje here ne nje koment tjeter. Demokrat nuk eshte atribut ekskluziv i PDistave Ne PD ka PDista te ndyre dhe PDista te ndershem. Shpresoj te rroj edhe disa vite dhe ta shoh PD te zhduket nga skena politike

    1. dymi says:

      PD-ja duhet te jete e shendoshe dhe demokratike, por jo kjo PD.Nje parti e vertete demokratike, nje shprese per forcat e djathta dhe nje opozite e forte per rilindjen e te majtes qe te dyja bashke ne qeverisje e ne opozite ta cojne Shqiperine drejt ringritjes e perparimit.

  2. Zef Kallami says:

    Ma e rendesishme dhe interresante asht dita 22 korrikut se sa bastani qe do rjepet,zgjidhet.
    Per PD Sala asht Dielli dhe Basha sateliti i tije.Ndermej tyre ekzistone forca e kohezionit me drejtori qendrore ne Beograd.Drejtori kjo,qe ka dhene direktiven qe Basha te jete sateliti i Berishes.Berisha yzmeqari yne.

    1. ilusioni i gabuar says:

      Beogradi dhe Athina jan dy qendrat antishqiptare me te lumturat dhe me te gezuarat per fitoren e Edi Kristaqit dhe humbjen e nacionalistitit Berisha, kjo flet me shume se te gjitha komentet e porositura dhe te dubluare me qindra here me emra te ndryshem,dhe fakti qe te gjith komentuesit anti Berisha dhe anti PD jan edhe anti Kosovar pa perjashtim tregon se kesaj qorbe i vjen ere e piste qe zihet me melmesa greke dhe serbe,andaj mjaft ma me dyftyresin e paskrupullgt per Berishen pro serb e Ramen patriot,pertej kufirit shqiptare,dhe jasht fantasive te Temes egsiston edhe bota reale qe e prek dhe perjeton qdo shqiptar e ajo eshte larg realitetit te monopolizuar nga Mero Baze dhe hazardet e tij ne ket fotum’

      1. gallata says:

        Shko mer trap(e) e bej shurren te te hapen syte !-E ate “q” mos e vendos kot e me kot ,apo e ben per te treguar origjinen ?

      2. fatmiri says:

        tI i ke rene pikes si njeri i depshperuar per krim, hajduteri dhe tradheti. Pas Saliut!

  3. Goni says:

    Eshte ne interesin e Edi Rames, dhe stabilitetit te koalicionit qe te zgjidhet Olldashi. Kjo sepse Basha dihet qe ka nji aleance shum te forte me Ilir Meten (miliona $$) dhe nji fitore e Bashes do te kishte pasoja per qendrueshmerine e qeverise PS-LSI.

    Nderkohe per popullin, ne qofte se zgjidhet Basha kjo do te thote pandeshkueshmeri per Berishen, sepse me Meten ne qeveri ai do te garantoje qe asnji qime mos ti hyje ne kembe femijeve te Berishes.

  4. antonio says:

    Mos u lodh as me PD-ne e as me Berishen!!!
    MISIONI I TYRE I CAKTUAR NGA UDB-ja PER TE SHKATERRUAR KOMBIN SHQIPTAR NE THEMELE,PERFUNFOI ME TURP TE MADH!!!
    POPULLI SHQIPTAR VOTOI SI NE LUFTE KUNDER PUSHTUESIT SERB Sali Berisha,per te mos ardhur kurre me ne SUNDIM!!!
    PD-ja kurre nuk ka qene PARTI POLITIKE,PER ME TEPER DEMOKRATIKE!!!
    Ajo ka qene nje BANDE KRIMINALE,QE DREJTOHEJ NGA ARMIKU I SHQIPTAREVE Sali Berisha DHE PERBEHEJ NGA NJE TUFE HORRASH,DEBILASH DHE SHPELLARESH,QE KANNE NJOHUR TERE JETEN DIKTATIN E BAJRAKTARIT!!!

    1. Thana says:

      Zoti “antonio” gaboheni ne nje pike. Kur renditni cilesite e anetareve te PD, keni anashkaluar edhe anetaret BUDALLENJ.
      Po po, tamam budallenj. Jane njerez te ndershem qe u jane errur syte me “ideale krahinarizmi” ose qe impresionohen nga dengelat e Saliut neper mitingje uluritese.
      A te kujtohet nje njeri neper rruget e Tiranes, me kater femije dhe asnje te punesuar ne familje? Deklaroi fatziu se: ka votuar gjithnje per Saline dhe do te votoje prape…”por dhe ai duhet te vere doren ne aemer se jemi gjashte veta ne familje dhe snjue pa pune”.
      Une nuk jam dakord me shume komentues qe i pergjigjeshin: ME ZI TA BEFTE.
      Ketyre njerezve duhet tu hapim syte. Keshtu Saliu nuk fiton me dhe fshihet ky tmerr nga jeta jone.
      Pershendetje dhe DITE ME TE QETA.

  5. xhaxhai says:

    Bravo Pellumb! je me se i sakte.

  6. andrea says:

    Pollo nje legen qe per para shet per post edhe te shoqen.Kuqua me i mire ka vrare te atin e tij.Kusheriri i pare i Pollos ne kohen e te ndjerit Sali u be shef urbanistike ne Bashkine e Korces dhe vodhi e te cante trapin per kuqon .

  7. homeri says:

    —-cdo skenar i pershkruar nga PULLUMB KULLA , si ato te shkruesit te kompanise se Shvejkut , eshte i mundeshem ne pd . Por do zbatohet ajo qe thote regjizori dhe ne se ne fb. e tij vzhdojne te vijne mesazhe pro tij , ne fund do ti numuroje dhe do thote –me kane votuar mua

  8. elvini says:

    Shkrimi deri tek paragrafi i fundit eshte logjik,por fundi eshte sforco regjisoriale.Komentuesit e deritanishem jane larg stilit dhe logjikes se Kulles.

  9. VFLP says:

    Zoti Kulla
    Ju keni qene pjese perberse e sistemit te krimit.
    Si Sali Berisha dhe ju jeni arkitekte te kriminit ne pushtet.

    1. andi says:

      VFLP! Gaboni qe krahasoni nje Njeri te mencem e te drejte me nje Karaduze hileqare e mashtrus, mafjoz e hajdut, dhanderr Serbijet e sheptore i gjithe armiqve te popullit Shqiptare. Nejse ti ke mendimin tand, por mos e ngaterron z.Pellum me Ndricim Kullen, se jane dy te kundert ne ekstrem.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha nuk jepte dorheqjen nga Kryetari i PD-se, nuk eshte “energjik” perpara 84, e ca votave !
    Ai nuk ju tha asnje here shqiptarve,se ne rast humbje do largohej nga posti i Kryetarit te PD-se.
    Por si nje psikollog i rafinuar,ka perceptuar shume shpejt situaten,duke kerkuar ta “mbyll” ne kete pike karjeren e tij politike!
    Deri tani kemi patur ne drejtim, komunisto-demokratin,me tipare staliniste,por i larguar si nje dhelper finoke.
    Antarsia e PD-se eshte e tramatizuar,si nga humbja e zgjedhjeve ashtu dhe nga dorheqja e Berishes.Duke jetuar vazhdimisht e friksuar nga veprimet e “paparashikuara” te Berishes,tani ndodhet ne mungesen e nje lideri te vertet antiberishjan.FRD-ja eshte nje parti, qe po te dale nga akademizmi i punes se saj,mund ta ringrej nga themelet Partine Demokratike te idealeve te dhjetorit,por jo te doktorit!

    1. luiza says:

      FRD nuk mund ta ringreje Partine demokratike te idealeve te dhjetorit sepse Ai qe eshte ne krye te partise eshte kopja me e keqe e deformuar e Berishes sepse nuk beri zgjedhje te strukturave mbi baze votimesh dhe meritokracie nga anetaresia por emerime te tyre ku ka vene gjithe kusherinjte e vet.pra beri parti shoqate fis duke shfaqur hapur dhe nje urejtje patologjike ndaj verioreve.

  11. kola says:

    Rasti arte qe permend shoku Kulla nuk do vije me.Por ne fakt shoku Kulla ne shpirt si rast te arte ka shkatrrimin e Pd sice thote edhe kapterri komunist ne komentin e tije.Mirpo shoku Kulla dhe Kaptarrat komuniste e kane humbur davane se Pd nuk po shkatrrohet por po forcohet me fort.Daullet qe ndjellin zi ne Pd po shpohen e po zhduken avash avash.
    Kjo zhurme behet qe te largohet vemendja nga mashtrimet e rilindjes

  12. Dardan says:

    “u uzurpua, u privatizua, u shndërrua në një parti ku u shkelën idealet, u stimulua epshi i xhvatjes të pasurive shqiptare, u nxit pabesia, mashtrimi, u vadit servilizmi, frika dhedyfytyrësia”………… Dhe per keto gjera te presim nje lider te ri?
    Me cerekun e ketyre gjerave, bota demokratike i nxjerr keto lloj partish jashte ligjit. Lere pastaj qe kjo parti ka kryer genocid duke shkulur me shume se gjysmen e shqiptareve nga Shqiperi… ndersa vrasjet jane nga te gjitha llojet. Keto nuk mund ti bente nje parti shqiptare more Pidhum!

  13. Konica says:

    Eh bre Pellumb….je i mire ne humor po sia thua fare kur merresh me gjera serioze…lere politiken rehat..nuk eshte “your cup of tea”. Thuaj Rames te te lidh nje pension si artist qe je e t’i kaloc gezuar ato vite qe te kane ngelur….

  14. Nolian says:

    Sorre moj sorre ! “Ti analizen te mire e ke bere por vetem per ata qe kane mentelitetin tend”!!
    Por nje keshille do te te jap.
    Budallai nuk e di se sa kapacitet ka i mencuri !
    Prandaj ti shoku Sorre vazhdo kritiko PD’ne de prof dr sali berishen se vetem grada te vene
    Po c’i do ti kapterr do te mbetesh

  15. Tani says:

    Nje artikull qe ti heqesh kapelen. Per keta njerez kemi nevoje.
    Faleminderit.

  16. Nje mik says:

    Ke kompleks ndaj PD dhe Berishes Pellumb! Por nje gje e ke shume gabim! Ben thirje per Bamirin dhe ketu o nuk di gje o je ne loje! Bamiri nuk la gjyqtar pa i marre euro dhe installoi korrupsionin ne emerimet e gjyqesorit!

    1. demo says:

      Or ti Nje Mik, Pellumbi mbase nuk di gje, po ti e di sigurte qe jepeshin dhe merreshin euro? E ku ua merrte paret gjyqtareve qe emeronte Bamiri, ne sheshin Skenderbej? Ne mes te dites?! “O moj Shqypni, e mjera Shqypni? Miliarda thashetheme prodhon ti!

  17. +10 says:

    Mire e ke Z. Pellumb…por kjo do te ndodhi vetem kur komandanti i tanishem t’i bashkohet atij te atehershem ne Shishtufine…

  18. Fleks says:

    Z Kulla!

    Te paska dale nga mendja historia e Lakerorit?

    Se sipas historise se Lakerorit,profesor Doktor sali Berisha,pas doreheqjes spektakolare.

    duhej te rikandidonte per kryetar te Partise Demokratike-pasi statuti nuk e pengon.

    Sipas historise se Lekerorit,rezulton se ,Edi pasi dha doreheqjen nga Kryetar i partise Socialiste.

    Gjeti nje Lakeror dhe rikandidoi per kryetar te PS.

    E Berisha ne vend te Lakerorit(Byrekut),mund te gjente lehtesisht nje petull e te rikandidonte duke bere farsen e radhes.

    Pasi te kujtohesh per historine e byrekut(lakerorit) z Kulla na shkruaj nja dy fjale dhe per idene e petulles.

    Se akoma ne kohe jemi

  19. Miri Prifti says:

    Te dija te mencur o Pellumb Kulla, por te qenka “irnosur” regjia.
    Po Saliu nuk e ka hallin ta lej apo jo karriken, (se edhe Edit e Tritanit ua pat lene me “qera”)
    Saliu beri kongres e nuk beri zgjedhje….apo nuk e ke ne mendje.
    Saliu do te shpetoje nga PERGJEGJESIA E tradhetise qe u beri interesave te demokrateve, gje qe pasoi me pergjigjen plebishitare.
    Kjo eshte “loja” o regjizor Pellumbi

  20. astrit gora says:

    zoti gallof kulla duhet te shkruani se i ke shume borxhe bllokmenve pd do vije shume shpejt ne pushtet se bllokmenet vetem per orgjira jane do buthe te drejtosh se keta e kane per qef

  21. nje mik says:

    per Demon!Po banon ne qytet pyet ndonje mikun tend gjyqtar ose avokat dhe e merr pergjigjegjen.Madje kishte dhe harte te qyteteve ne euro!

  22. Shqipetari says:

    Me shume shkrime te tilla duhet te kete.Ku jane kolloset e letrave apo akademiket,apo ndonje tjeter figure e shquar shqipetare?Çfar eshte kjo lloj demokracie qe vetem prish dhe vjeth dhe asnjeri nuk mban pergjegjesi.Kapitalizem? Jo zoterinj kjo eshte nje çorbe komuniste qe po e çon vendin ne gremine,qellimi i ketyre pseudo demokrateve eshte qe ti thone popullit ,deshe kapitalizem ja ky eshte ne nuk kemi se çfar te bejme me.Ne jemi popull i prapambetur pa kulture,ca me keq Kosova dhe shqipetaret e maq.Mund te kete komente te ndryshem mund te shahet P kulla nga militantet,por dua tu bej nje pyetje.Ne çfar vendi ne renditje eshte vendi tone ne krahasim me vendet e rajonit dhe te Europs ku duam te vemi.Turqi do te mbetemi akoma nga mendja.Me shume perfaqesim duhet te kete nga klasa intelektuale per keto probleme.Faleminderit z Kulla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje