Natalie Portman bëhet regjisore

25 Korrik 2013, 19:22Lifestyle TEMA
Natalie Portman bëhet regjisore

Natalie Portman nga aktore ka vendosur që të jetë edhe regjisore.Aktorja 32-vjeçare, me origjinë izraelite do të drejtojë filmin e saj të parë në Jeruzalem.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të kinematografisë izraelite. Ideja e aktores është që të sjellë në ekranin e madh romancën autobiografike të shkrimtarit izraelit Amos Oz, “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën”, shkruar në vitin 2002. “Yoram Honig Film Fund” e Jeruzalemit, njofton se Portman ka shkruar skenarin dhe do të jetë edhe protagonistja e filmit në rolin e nënës së përvuajtur të Oz.

Natalie do të shkojë në Izrael në tetor për të takuar aktorët e tjerë. Pas një faze të parë organizative, puna për realizimin e filmit do të nisë në 2014. Nuk dihet ende nëse gjuha që do të përdoret do të jetë angleze apo ajo hebraike. Fondacioni ‘Honig’ do të ofrojë një fond prej 400 mijë dollarësh për këtë film.  P.K

 

16 komente në “Natalie Portman bëhet regjisore”

  1. miri suedi says:

    paska nje shikim te embel dhe te qarte,me buze bio……..kinge.

    1. elona says:

      Sume e mire eshte,dhe si aktore qe 13 vjec ka bere role te medha.

      1. D. says:

        Ka luajtur rolin e Matildës te filmi ‘Leon’ bashkë me aktorin francez Jean Reno. Aktore e bukur dhe e talentuar.

        1. @D says:

          o D=dangall, mos na bej njeriun e kulturuar ketu. Ai film quhet “The Profesional” dhe Jean Reno quhet Leon ne film, pra personazhi kryesor.Ik e futi ndonje byrek e nje gote dhalle tashti

  2. tironci says:

    llokum qenka ske ci thua

  3. hipnotizuesi says:

    nje nga femrat me te bukura te botes per mendimin tim…sweet-hart

  4. Perllat kasapi says:

    eeeh moj Natali moj Natali, dhe per ty gati mullirin e kafese

  5. z-amir says:

    e bukur ska fjal,por Miranda Kerr eshte HYJNORE NE FRON.

  6. Herkuli says:

    @ELONA : Vetem komente ‘shume e mire, e mire, ose e keqe’ di te besh.
    Titulli eshte Natalie Portman behet rregjisore.
    Ky nuk eshte forum por nje gazete elektronike qe e lexojne te gjitha shtresat. Do ishte mire qe komentet te ishin ne drejtime te ndryshme rreth personazheve ne fokus te dhena interesante per ta.

    1. elona says:

      flm shune per keshillen,po une ketu hy e shkruaj per qejfin tim,mendimin tim,nuk jam kritike arti.

      1. Picirruku says:

        @elona
        Po kritike seksi je ti?
        Nuk ke asnje elegance ne pergjigje, shiko se si i drejthesh qumeshtorit Herkuli prej letre.
        Pras i thare.

        1. elona says:

          Patjeter qe jam,se eshte nje gje qe e bej mire,po kritike arti,kur s’kam asnje lloj lidhje me artin s’mund te jem.
          Mos u merr me mua,me injoro pra,meqe s’te pelqejne pergjigjet e mia.
          Pras i thare,sic ta kam thene,do jete ai rudimenti jot mes kembeve,prandaj je dhe kaq i urryer ne forum,se ke komplekset e tua.Po s’te ve faj.Gati-gati me vjen keq per ty.

  7. Picirruku says:

    Po LOLA a u zgjua nga turni i tret?

  8. Picirruku says:

    @elona
    Tani erdhi koha me i dhene fund lojes.
    Jeni vajze elegante, dhe mire e edukuar.
    Fjalet qe kam perdorur per ty dhe LOLEN kane qene vetem per t’ju ngacmuar, dhe asnje here nuk kane qene ne mendimin tim.
    Dhe nje here ME FALNI.
    Pas ketij mesazhi te fundit nuk do marre me pjese ne forum.
    Picirruku

  9. y says:

    Picirruku-po pse mor urren femrat,…a mos dic nga gejet.

  10. LOLA says:

    wwwaaawwww çfare ishte ky termet picirruku po mos ndryshosh emrin dhe fillon nga fillimi ti pa mire e ke megjithate thuaj cte duash tjeter kush na i di vlerat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje