Selimi hedh dyshime se përgjohej gjatë misionit diplomatik në Tiranë

26 Korrik 2013, 10:50Rajoni TEMA

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi,  i cili aktualisht po përballet me akuza për krime lufte, javë më parë i pati drejtuar një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku shfaqte pakënaqësinë e tij për praninë e kamerave brenda objektit të misionit diplomatik kosovar në Tiranë.

Sipas burimeve të “Gazetës Express”, Selimi ishte ankuar në MPJ për praninë e kamerave në zyrën e tij, duke hedhur dyshime se ka qenë i përgjuar.

Burime të gazetës kosovare bëjnë të ditur se vendosja e kamerave në zyrat e Selimit është e lidhur edhe me hetimet e muajve të fundit që EULEX-i ka kryer ndaj Selimit dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, të cilët njihen si “Grupi i Drenicës”.

Por cili është versioni i MPJ-së për atë që Selimi dyshon të ketë qenë përgjim, dhe nëse MPJ i ka  ndihmuar me këtë rast autoritetet europiane në hetimet që po zhvillojnë kundër ambasadorit kosovar në Tiranë.

Sipas shpjegimeve të zëdhënësit të MPJ-së, Artan Behrami, kamerat nuk janë vendosur aty për të përgjuar Selimin. Sipas tij, bëhet fjalë për masa sigurie.

MPJ-ja,  duke u bazuar nga nevoja e një sigurie më të madhe në ambasadat e Republikës së Kosovës, ka bërë instalimin e kamerave në ambasadën e Kosovës në Maqedoni, në Gjermani, Shqipëri dhe ambasadave tjera. Instalimi dhe funksionalizimi i tyre është bërë në përputhje me nenit 62 dhe 64 te Ligjit Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në përgjigjet e Behramit.

Kamerat janë vendosur vetëm më ambientin e jashtëm dhe në korridoret brenda ambasadave, gjithmonë në përputhje të plotë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka shtuar ai.

Behrami nuk e ka komentuar as letrën e Selimit, ku ky i fundit shfaqi pakënaqësitë për praninë e këtyre pajisjeve vëzhguese.

Kamerat janë vendosur para ardhjes së ambasadorit Selimi në krye të ambasadës në Shqipëri“, ka thënë zëdhënësi i MPJ-së.

Sipas tij, vendimin për vendosjen e këtyre pajisjeve në ambasadën e Shqipërisë dhe në ambasada të tjera të Republikës së Kosovës e ka marrë Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së konform ligjeve./b.l

5 komente në “Selimi hedh dyshime se përgjohej gjatë misionit diplomatik në Tiranë”

  1. Scandal says:

    O ambasadori Analfabet i Kosoves ty tan jeten ka me te ndjek hija e njerzve qe i ke maltretu dhe ……..si nuk te vjen turp more katundar me u taku me atashet diplomatike ne Tiran kur e din veten se qfare pergatitje shkollore e diplomatike ke……….

  2. y says:

    o Skandal -i fute edhe ni skandal per zoten e godite mu ne tacke.

    1. Pedagogu says:

      Respekt per luftetaret e lirise.Fitimtaret nuk gjykohen,keta bije nenash mbrojten popullin e kosoves,mbrojten gratet dhe nenat tuaja.Ne cdo lufte ka dhe bashkepuntor dhe spiune.Ne kosove serbi kishte arritur te bente shume te tille.C.fare te benin ti linin te vepronin apo ti neutralizonin,sigurisht qe nuk kane patur as kohen,as pjekurin ,as durimin,por dhe situata nuk i ka lejuar per te realizuar procese te rregullta ligjore.Ishte lufte per jete a vdekje.Mos gjykoni heronjte.Por tashme mbas kaq vitesh mbas lufte ata duhet te bejne perpjekje te formatohen,te studjojne ne kolegjet e natos,te mesojne anglisht dhe te lene meritat e luftes dhe te ndertojne demokracine ne kosove.Le te mos mbahen vetem me meritat e luftes.Klinton la nje porosi ….te fitojme dhe paqen.

  3. Albani says:

    Or trim prej kosovet, a nuk e ke marre vesh ende se Salih Berisha i Shqypnise, ish kryeministri dhe ish kryetari i Partise Demon-kratike, pergjonte Arvizune e ambasades amerikane dhe te gjithe te tjeret posht tij, e jo ty, cfare je ti per Berishen e shqyptareve, nje hic, zero. Prandaj mos u zveteno e pezmato hej burre!

  4. balzac says:

    Budallai te tregon vete s’duhet pergjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje