Sharon Stone dhe presioni i Hollivudit

30 Korrik 2013, 18:43Lifestyle TEMA

Sharon Stone ka rrëfyer se pothuajse i ishte mbushur mëndja për të bërë operacion plastik,para se të bindej që nuk kishte pse ta bënte diçka të tillë.
Protagonistja e ‘Basic Instinct’ është një nga të paktat aktore hollivudiane që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të ruajtur rininë dhe është shprehur se ndihet seksi edhe pse në moshën 55-vjeçare.

Ajo tha për revistën ‘New You’: “Nuk i numëroj dot doktorët që janë munduar të më bindin për operacion plastik, madje njëri prej tyre ma mbushi mendjen, por kur u ktheva në shtëpi dhe pashë disa foto të miat, i thashë vetes se nuk kisha nevojë për operacion plastik.”

Sharon bëri të qartë se nuk ka asgjë kundër personave që bëjnë operacione plastike: “Mendoj se nëse ke diçka për të rregulluar, duhet ta rregullosh. Nuk ka asgjë të keqe këtu. E keqja është të shkatërrosh fytyrën.” P.K

 

 

10 komente në “Sharon Stone dhe presioni i Hollivudit”

  1. ARUSHA says:

    paske mbetur njeri ne ate ameriken e cmendur

  2. LORA says:

    Thjesht e ke shpetuar veten nga zhvatja e pareve te tua.Je e bukur dhe vazhdo te jesh e zgjuar.

  3. hipnotizuesi says:

    lufta kunder kohes na ben vetem qesharake…

    1. elona says:

      Mese e vertete.Lufta kundra te paevitueshmes.Menldoj se njeriu s’duhet te nderhyje kundra natyres,po nese e ben,duhet qe te duket me mire te pakten,jo si mumje e shpifur.Shume vipa 60 e kusur vjecare kane gjoksin te goja,bythet ne shpatulla,buzet te vetulla dhe qafen e duarte si lecke e shtrydhur.Mua me hapin barkun keto.

  4. Muco Nexhip Kollobuxhuku says:

    Sharoni(Hurmaja) esht si ato hurmat farzeza dhe te buta, mjalt ,dhe mjaltit nuk i hidhet sheqer

  5. z-amir says:

    aaaaa shum sexi ne te 55 per cdo rast mbaj ngat vehte i qype vozoline,te bene pune.

  6. beso says:

    Sharon eshte nje nga femrat me QI te larte,por ne Hollywood pas skandale nuk behesh i famshem

  7. balzac says:

    Sa te shemtuar duken te gjitha ata qe jane katandisur ne pengje te nderhyrjeve kozmetike.Kjo vi si nje pasoje e asaj se e vetmja rruge
    qe njeriu sot te vie ne shprehje eshte aparenca e tij.Sa do te ishte
    me bukur qe kritere vleresimi te jene virtytet e njeriut.Cdo moshe ka
    bukurine e saj po te pakte jane ata qe dine te jene te moshuar.

    1. Wendy says:

      @ balzak
      Shuume e vertete. Cdo gje eshte e perkohshme , perfshi edhe rinine.Prioritetet e njerezve nuk jane me ato qe kane qene dikur. Po do te ishte mire qe ne kete jete plot fallcisitet, te kishte vlere virtyti.
      Ka femra qe me kalimin e kohes behen edhe me te hijshme dhe me classy .( they ege with grace )
      @elona ..e ke thene sh bukur, njeriu nuk duhet ti kundervihet natyres.

  8. pazari i ri says:

    Bravo, i paske ngjare Josefines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje