Nga 16 deputetët e rinj, 11 të jenë femra edhe pse pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të vendosura në fund të listave
Nuk është e përcaktuar me ligj, por për Edi Ramën tashmë është një vendim i formës së prerë.
Ministrat e kabinetit të tij duket të heqin dorë nga mandati i deputetit.
Megjithëse ky “urdhër” është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, ku përcaktohen marrëdhëniet parlamentare dhe rastet kur një deputet heq dorë nga mandati, tashmë falë premtimit elektoral të Ramës, prezantimi i qeverisë së re i ka lënë vendin diskutimit për emrat që do të zëvendësojnë ministrat.
E ndërsa heqja dorë nga mandati do të bazohet mbi vendimin elektoral të kryeministrit të ardhshëm, zëvendësimi i listës së deputetëve është i detyruar të bëhet në bazë të Kodit Zgjedhor. Zbatimi i këtij ligji duket se penalizon meshkujt e listës zgjedhore, pasi femrat që do të jenë pjesë e qeverisë, do të duhen të plotësohen po nga kandidatura femra, që mund të jenë dhe nga fundi i listës zgjedhore me të cilën partitë kandiduan në zgjedhjet elektorale të 23 qershorit.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë sanksionuar dhe rastet kur largohet një deputete femër. Sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor, vakanca zëvendësohet me një pjesëtarë të listës të së njëjtës gjini, pavarësisht renditjes në listë.
Por gjithashtu, në nenin 175 pika 2 të Kodit Zgjedhor, parashikohet se: “Kur ndaj një subjekti zgjedhor është konstatuar shkelja, KQZ-ja zbaton si sanksion plotësues zëvendësimin e çdo vakance në listën e subjektit, në zonën ku është konstatuar shkelja, me kandidatët vijues në listë nga gjinia më pak e përfaqësuar deri në plotësimin e kuotës gjinore. Në rast se KQZ-ja vendos aplikimin e këtij sanksioni, përjashtimi i pikës 2 të nenit 164 nuk zbatohet dhe vakanca plotësohet sipas kësaj pike”.
Më konkretisht, vakancat e krijuara nga deputetët e Partisë Socialiste në qarqet Elbasan, Durrës, Dibër, Gjirokastër e Kukës, qarqe për të cilat PS është gjobitur për mosrespektimin e barazisë gjinore, zëvendësohen detyrimisht me kandidate femra. E njëjta gjë ndodh dhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, vakancat e të cilës, të krijuara në qarqet Berat, Durrës, Gjirokastër e Kukës, plotësohen me kandidate femra, pavarësisht renditjes së tyre.
Surprizat e listave, deputete edhe një 20 vjeçare
Zbatimi i Kodit Zgjedhor nuk penalizon vetëm meshkujt e listës zgjedhore, por do të bëjë që për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë të kemi dhe një deputete 20 vjeçare.
Kejdi Mehmetaj, e lindur më 14 gusht të vitit 1994, zor se e ka ëndërruar se do të ishte në sallën e Kuvendit.
E vendosur e 7-ta në numrin rendor të listës zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në bazë të Kodit Zgjedhor dhe vendimit të Ramës që ministrat të japin dorëheqjen, 20 vjeçarja do të marrë mandatin e Klajda Gjoshajt, të cilës kryeministri i ardhshëm i ka besuar Ministrinë e Integrimit Europian.
Deputetët e rinj
QARKU TIRANË
Enkelejda Shkreli
Bledar Doracaj
Ervin Bushati
Blerina Gjylameti
Kejdi Mehmetaj
QARKU FIER
Anduel Xhindi
Adelina Rista
QARKU GJIROKASTËR
Vladimir Kosta
Dashamir Kamberi
QARKU ELBASAN
Luljeta Arapi
Miranda Rira
QARKU DURRËS
Esmeralda Shkjau
Silvana Maksuti
QARKU DIBËR
Ezmerina Hoxha
QARKU BERAT
Silva Caka
Ne Berat eshte Selfo Kapllani o shtet.
Depudet ne moshen 20 vjec –Skandal fare
Kshu eshte kur te detyron Evropi, qe te zbatosh koutat idiote “roze” me propozim te ca femrave te frustruara 50vjecare te shoqatave te grave dhe qenve, qe dalin cdo nate tek Fevzo….
Po mire ore le te mos kete informacione ne google, se ja pame hairin edhe atyre qe jane ne google, u bene te gjithe hajdute.
Ne Fier fiton vetem Adelina Rista. Ilirjan Celibashi, nuk e dorzon mandatin pasi eshte minister i parlamentit. PIKE!
TE BEHET SI TE JET ME MIRE.
Kjo 20 vjecarja duhet te kete vlera te fshehura, pamvaresisht se nuk ka as shkolle te larte………………. A e dini o popull qe kjo zonja do te paguhet nga ju? Te dhjefsha kodin zgjedhor.
Kjo 20 vjecarja e filloi ne moshe te re praktiken.
Nuk keni te drejte te shani vajzen 20 vjecare, nuk eshte faji I saj por papjekuria e politikaneve qe nuk I mendojne gjerat kur miratojne ligjet dhe kur vene kandidaturat ne listat e deputeteve. I kane vene sa per forem por ja qe kodi zgjedhor nuk e lejon qe ne vend te nje femre te vendoset nje mashkull. Listat nuk duhet te hartohen sa per forem por me pergjegjesi te plote sikur ata te gjithe te hyjne deputet ne parlament se ja si doli puna dhe vajza 20 vjecare nuk e ka pervojen dhe pjekurine per te qene deputete megjithate ajo eshte vajze e re do te mesoje shpejt dhe eshte e paperlyer nga shejtanlliqet dhe pislleqet e jetes. Nuk duhet ta paragjykojme por ta ndihmojme me fjalen tone.
O Rama me duket se s’paska faj Saliu kur thote se s’je normal. Ai nuk eshte normal eshte kafshe vete ne fushen e kafsherise qe e ka uzurpuar ndersa ti je psikopat ne fushen e lajthitjeve e kapriçove te momentit qe po jau ben fakt te kryer shqiptareve qe presin shume nga ti. Po ça kerkon kjo adoleshente ne parlament nderkohe qe ajo akoma nuk ka kaluar pubertetin dhe nuk ka asnje lloj eksperience qofte jetesore qofte profesionale? Ore debil po ty te duket vetja ne Evrope te veriut keshtu, nuk ka futur bota femije ne parlament vetem ne emer te asaj qe ti quan ndryshim ore bole, je ne Albanistan ore trap me zile. Njerezit duan buke e pune dhe nuk kane nge te rrine e te shohin gishtat e kesaj goces kur ti lyeje me manikyr ne parlament se ate pune do te beje se s’mund te beje gje tjeter. Eshte po ky kod qe ti e ndryshove brenda nates ne 2008 dhe ja fute vetes se kujtove se Saliu ishte budalla. Ncncncncn s’po mbarohen çudirat ne vendin e çudirave te quajtur Albanistan.
Ju lutem ju te gazetes Tema jepeni lajmin e Braces bashk me foto karikaturen te karrigeve te Qeveris
para disa ditesh ketu tek Tema jepte 1 fotolajme nga korea e veriut parada me funde te femrave ushtare .ky do jete imazhi i parlamentit te ardheshem.
lexojini listat zyrtare te cec.org.al se ja keni futur emrat kot me se koti
vari trapin. fut edhe kalamojt e çerdhes tani ! po bo eksperimente ky gallofi i gjat a si osht puna ?!
Me kete kod zgjedhor ne kemi nje Shkerdhatokraci. Populli voton listen e partise jo njerezit me vlera qe meritojne te jene perfaqesues te tij ne parlament.
Si duket keta te Temes dobet qendrojne me matematike.2013-1994=19 vjece e jo 20vjece
Vajzulja ende nuk paska mbushur 19vite,ditelindjen e paska me 14.gusht dmth 18 vite 11muaj e 16 dite paska.
kjo lale qenka vec per ta ul dhe nrejd karrrrtonin
Lajthitje! Nuk kam c’te shtoj tjeter.
Si mund te pranohet te kandidohet nje vajze 20vjecare dhe le me pastaj ti jepet mundesia te futet ne parlament? Ndoshta eshte nje “femije” mrekulli (si tek dy here mat…).
Shikoni o popull qe u qate kot nga Çiljeta?
20 vjecare deputete? Taksat tona do shkojne te na perfaqesoje nje 20 vjecare. Turp te na vije qe rrime e fleme.
po kur dot futen keta emra te rin si deputet apo vetum i kn mashtrue keta gjynae