TemA TV/ Rama: Ministrat janë ballë për ballë me publikun, të zhveshur nga çdo lloj imuniteti (VIDEO)

31 Korrik 2013, 19:46Sociale TEMA

Konferenca për media e kryeministrit të zgjedhur, njëherësh kryetarit të PS, Edi Rama

 

Paraqitët emrat e kabinetit të ri qeveritar, folët për nivelin e parë të qeverisjes për të cilin premtuat që do të jetë me një energji të plotë për të punuar me përkushtim për vendin. Pyetja ime ka të bëjë me aleatët e tjerë të cilët gjithashtu kanë kontribuar me vota në koalicionin tuaj, në Aleancën për Shqipërinë Europiane në 23 Qershor. Çfarë parashikon formula qeverisjes në nivele të dyta, të treta për aleatët tuaj konkretisht. Pyetja e dytë, kush do ta drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste kur të nis legjislatura e re?

Faleminderit për të dyja pyetjet sepse janë me rëndësi themelore. Në përgjigje të pyetjes së parë të them se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim marrim përsipër peshën e pashmangshme të mandatit plebishitar të 23 Qershorit dhe mosndarja e kësaj peshe në nivelin e parë me aleatë të tjerë është thjesht dhe vetëm marrja e plotë e përgjegjësisë. Sigurisht që ne kemi fituar si koalicion për Shqipërinë Europiane dhe do të qeverisim si koalicion. Koalicioni ka një bosht strategjik po ka edhe një numër aleatësh që ne i konsiderojmë njësoj të rëndësishëm pavarësisht madhësisë së tyre relative. Kështu që, me aleatët më të mëdhenj apo më të vegjël, jemi në një proces diskutimi dhe ju siguroj se do të ndajmë përgjegjësi por nuk do të ndajmë parcela. Do të ndajmë peshën e madhe të mirëqeverisjes, por nuk do të ndajmë drejtori për partitë; do të ndajmë së bashku rrugën e ndritur të betejës së madhe për një Rilindje Shqiptare, duke ecur më shpejt dhe duke lënë pas shumëçka e kaluara na mëson se e ka penguar Shqipërinë të jetë sot ajo që kanë merituar ata që në vitin 90’ e kërkuan si gjithë Europa.

E dyta, pyetje shumë e rëndësishme sepse e përsëris, procesi qeverisës do të jetë mbi dy shina, qeveria dhe grupi parlamentar dhe procesi ligjvënës do të jetë në këtë mandat dhe në mandatin që na ka dhënë populli jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ndaj, edhe drejtimi i grupit, dhe organizimi i grupit PS-LSI dhe padyshim ndarja e detyrave në të gjitha komisionet parlamentare do të jetë po kaq e rëndësishme sa është edhe ndarja e detyrave në qeveri. Por, kjo do ti takojë momentit kur do të mblidhet grupi parlamentar dhe për këtë do të duhet të diskutojmë nga afër me grupin.

 

Zoti Rama, çfarë niveli përgjegjësie mendoni se do të ketë avokat Spartak Ngjela, njëri prej aleatëve tuaj?

Avokat Ngjela e ka marrë përgjegjësinë e tij kohë përpara ne të tjerëve, dhe ajo është një përgjegjësi e patjetërsueshme pavarësisht nga pozicioni, edhe pse me keqardhje them se nuk kemi rënë dakord për pozicionin.

 

Kishit një marrëveshje zoti Rama përpara zgjedhjeve që ai do të merrte një post ministror. Kjo është pohuar edhe nga ana juaj publikisht por edhe nga ana e zotit Ngjela. Ku shkoi kjo marrëveshje?

Është e vërtetë. I është propozuar, e ka refuzuar në të drejtën dhe lartësinë e reputacionit të tij.

 

Zoti Rama, përse nuk u mbajt premtimi elektoral për një ministri të emigracionit?

Nuk di të kem bërë ndonjë premtim elektoral për një ministri të emigracionit, mbase e ngatërroni me partinë çame.

 

Në marrëveshjen që patët me partitë aleate, ju ishit shprehur që kishit rënë dakord që ato aleat që do të merrnin një mandat deputeti do të kishin të drejtën për t’u përfaqësuar në kabinetin qeveritar. Kemi zotin Dule dhe zotin Frroku që kanë marrë mandat por nuk janë në listën e gjatë të ministrave. Ndërkaq, pyetja e dytë është se cili do të jetë kriteri i vlerësimit të ministrave sipas secilës ministri dhe si do ti vlerësoni ju?

Besoj do të më lejoni që kriteret e vlerësimit të ministrave t’ua them përpara ministrave dhe pastaj ju. Ndërkohë që padyshim kriteri themelor mbetet ai që thashë: “me nder dhe me duar të pastra në shërbim të popullit shqiptar”. Për sa i përket pyetjes së parë dëshiroj t’ju siguroj se me Vangjel Dulen jemi në sintoni për të vazhduar bashkëpunimin dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë partnere në mirëqeverisje. Ashtu sikundër kemi hapur edhe një dialog me përfaqësuesin e partisë tjetër, zotin Frroku, por kemi çmuar se barra e mandatit të 23 Qershorit është një barrë që shqiptarët ja kanë dhënë Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim si një barrë për ta mbajtur së bashku dhe për ta çuar së bashku në destinacionin e Shqipërisë europiane. Mos ndarja e kësaj barre në nivelin e parë nuk është shpërfillje ndaj aleatëve, por është ndjenjë shumë e lartë përgjegjësie e jona dhe e imja si kryetar i kësaj mazhorance.

 

Kryetari i ri i opozitës dhe i Partisë Demokratike ka kërkuar transparencë për zgjedhjet. Tanimë që u formua qeveria a do të filloni të mendoni se kush do të jetë marrëdhënia e re me opozitën?

Ne kur ishim në opozitë kemi bërë një luftë madhore që t’i sigurojmë opozitës së sotme atë që opozita e djeshme nuk e pati pasi ja privoi qeveria e deri djeshme. Hap kutitë ka qenë deviza e luftës sonë dhe kutitë janë të hapura dhe të hapshme për transparencën e plotë, përmes atij komisioni hetimor parlamentar që ne e kërkuam asokohe dhe na u privua. Dua ta përsëris me këtë rast se asgjë që i është privuar opozitës së deri djeshme nuk do ti privohet opozitës së deri pasnesërme.

 

Pse i prezantuat sot një muaj përpara nisjes së Kuvendit, emrat e kabinetit të ri qeverisës? Gjatë harkut kohor deri në shtator me çfarë do të merren këta ministra?

Sepse është e udhës që të gjithë ministrat të marrin detyrat paraprake dhe të njihen me përmbajtjen e punës së tyre, të mendojnë dhe pastaj të punojnë bashkërisht për ato ndarje që duhen bërë të dikastereve ekzistuese dhe për punën që duhet bërë për të ndërtuar nga e para ato pjesë të punës që duhet të fillojnë nga e para. Ne duam që qysh në ditën e parë të fillojmë të qeverisim, jo të njihemi me punën që kemi përpara. Sigurisht që anomalia e madhe e krijuar nga një qeveri që ka ikur dhe akuzon qeverinë që s’ka ardhur që nuk po mban premtimet, ndërkohë që po bën rrush e kumbulla dhe atë pak rrush që ka mbetur në dorën e vet, e bën disi të papërshtatshme sot procesin e tranzicionit dhe shijen e këtij tranzicioni. Megjithatë, ne nuk e kemi zgjedhur qeverinë që vazhdon për inerci, por nuk e kanë zgjedhur as shqiptarët dhe njësoj si në një ëndërr të keqe që zgjatet, qeveria e ikur vazhdon t’u tregojë shqiptarëve se sa fort i ka merituar ato 1 milion shpulla që hëngri në 23 Qershor.

 

Zoti Rama, sot ju prezantuat kabinetin ndonëse ai nuk është votuar ende në parlament. Ndërkohë, kritikat më të mëdha ju i merrni përmes komenteve në rrjetin social Facebook nga ana e kryeministrit në detyrë. Zoti Berisha ju kritikon për premtime të pambajtura dhe mashtrime…

Unë nuk e lexoj kryeministrin në detyrë, që të jem shumë i sinqertë me ju, por sigurisht që dëgjoj që ka një akuzë të përditshme për premtime të pa mbajtura nga qeveria që nuk e ka marrë akoma detyrën. Kjo tregon që ata nuk kanë marrë akoma veten, ndërkohë që ne nuk kemi marrë akoma detyrën. Megjithatë, kjo është një çështje e tyre, unë di të them se ne nuk tërhiqemi nga asnjë prej premtimeve tona.

 

Një betejë e fortë e opozitës që ju drejtonit deri para pak javësh përpara se sa të fitonit zgjedhjet e 23 qershorit, ka qenë lufta kundër korrupsionit dhe denoncimi i këtij fenomeni për qeverisjen që është ende në detyrë. Cila do të jetë sjellja e kryeministrit Edi Rama pas momentit të votimit dhe marrjes së detyrës zyrtarisht nga parlamenti dhe betimi tek presidenti në lidhje me këtë fenomen, duke patur parasysh se qeverisja, qeveria, parcelat e qeverisë janë si një qyp mjalti që mund të tundojë gjithkënd?

E kam thënë dhe e përsëris, do ta përsëris pa pushim se lufta kundër korrupsionit është një luftë për modernizimin e shtetit. Sa më modern shteti, aq më i fortë në përballimin e tundimeve të korrupsionit. Nga ana tjetër, ministrat e qeverisë së re janë ballë për ballë me publikun, të zhveshur nga çdo lloj imuniteti dhe nga çdo lloj alibie. Do të duhet ta përballojnë sfidën e qeverisë së re në sektorin e tyre me punë, me rezultate dhe e përsëris me nder dhe duar të pastra në shërbim të publikut.

 

Do të doja t’u pyesja për kriteret me të cilat janë përzgjedhur ministrat. Shoh tek mbrojtja një ekonomiste apo tek industria një jurist për shembull…. 

Kur të gjeni një ekonomist aty ku shikoni një jurist në 20 vitet e fundit, mund të më kërkoni mua pse-në, por ju siguroj se nga njëra anë kriteret e përzgjedhjes kanë qenë shumë të përcaktuara dhe po ta shikoni skuadrën kuptoni edhe kriteret mbi të cilat është ndërtuar dhe nga ana tjetër mos harroni kurrë e asnjëherë se nuk kemi një qeveri teknike por një qeveri politike. Ministrat, pavarësisht se lënë mandatin e deputetit janë njerëz që marrin përsipër drejtimin politik të institucionit. Po të nisemi me këtë pretendimin tuaj, atëherë as nuk ka pasur dhe ndoshta s’do ketë më piktor në krye të qeverisë së Shqipërisë. Por, kjo nuk do të thotë që unë nuk do të jem kryeministri më i suksesshëm në historinë e qeverisjes në Shqipëri.

 

Një ditë më parë, kreu i opozitës z.Basha foli për ngritjen e një komisioni për mbrojtjen e administratës publike. Ai foli për atë çka ka ndodhur në zyrën tuaj me ardhjen e CV-ve nga qytetarët pas ftesës suaj publike. Si do të jetë administrata e qeverisë së majtë zoti Rama dhe së dyti cili do të jetë raporti me institucionet e pavarura pasi ka akuza nga zoti Basha edhe se po u bëhet presion institucioneve.

Unë kam marrë një angazhim që të ndryshojmë rrënjësisht modelin e qeverisjes dhe vijën e sjelljes me publikun dhe me opozitën. Nuk dua të filloj që sot nga komentet mbi komentet e opozitës, gjë që sigurisht do ta bëjmë brenda kufijve etik të mirë përcaktuar në të ardhmen. Mirëkuptoj gjendjen e knock out-it në të cilën është opozita dhe ka nevojë për kohë që të ngrihet në këmbë e të ulet për të bërë opozitë. Por, faleminderit për pyetjen se më jepni rastin t’i kthehem një nisme për të cilën nuk kam folur unë, kanë folur të tjerët, unë vetëm kam shkruar. Për çudinë time më të madhe, apo ndoshta për asnjë çudi në fakt duke patur parasysh se kush e kritikon, është kritikuar fort nisma për të hapur procesin e rekrutimit të burimeve njerëzore dhe për të krijuar një bazë kombëtare të dhënash për burimet njerëzore të Shqipërisë. Shqipëria është një vend i vogël dhe Shqipëria është një vend ku prindërit shpenzojnë shuma kolosale për të arsimuar fëmijët dhe ka një kapital njerëzor krejtësisht pa inventar. Vende shumë më të mëdha dinë deri dhe studentin e fundit ku e kanë, çfarë bën, si shkon me rezultatet dhe cila është karriera e tij. Një vend si i yni që duhet të kuptojë një orë e më parë se pasuria më e madhe e një populli dhe e një vendi, nuk është as nafta e as uji, as gazi, as mineralet, as deti apo çfarë do qoftë tjetër nga pasuritë materiale por është dija. E ka të domosdoshme që të inventarizojë kapitalin e vet njerëzor dhe e ka të domosdoshme që të ftojë burimet më të mira njerëzore që të marrin pjesë në procesin e administrimit të vendit. Deri sot këto janë bërë nga partitë dhe për partitë dhe askush nuk është skandalizuar. Dihet botërisht se si janë bërë në tetë vjet dhe kush i ka bërë, dihet edhe personi, një gjysmë analfabet që tundej si flamur dhe që emëronte njerëz e shkarkonte njerëz. Mjafton të shikosh batërdinë që u bë pas largimit të LSI-së nga koalicioni për të kuptuar se me kë flasim dhe kush flet. Por kjo, përsëri është një çështje që e ka zgjidhur populli shqiptar në 23 qershor. Ajo që unë dua të them është që ne nuk po mbledhim kurikulume tek partia për partinë, por po mbledhim të dhëna mbi burimet njerëzore të gatshme për t’u angazhuar. Këto burime njerëzore do të jenë baza e një baze të dhënash për gjithë kapitalin njerëzor të këtij vendi, që do të jetë pronë e qeverisë së Shqipërisë për gjithë kohën që vjen dhe jo vetëm për qeverinë tonë. Këto burime njerëzore dhe këto CV nuk merren për të futur njerëzit në punë, por merren për të pasur një proces transparent komunikimi me njerëzit kur ka vende të hapura pune. Pse të ashtuquajturat konkurse, se të tilla kanë qenë, duhet të jenë privilegj i vetëm atyre që kanë bllokun e emrave të vet, një flamur partie në një seli partie?! Dhe nuk duhet të jenë konkurse që të kenë dijeni të gjithë?! Ne duam që të gjithë ata që shprehin interes, të marrin dijeni për çdo konkurs që zhvillohet dhe ta marrin dijeninë drejtpërdrejtë. Kaq e thjeshtë është dhe nuk e kemi shpikur ne, ne vetëm marrim përsipër të sjellim në Shqipëri dhe të jetësojmë në Shqipëri praktikat më të mira.

 

Pak ditë më parë ju bëtë një takim me guvernatorin e Shqipërisë z.Fullani por edhe me drejtorë të bankave të nivelit të dytë. Ju propozuat në fakt ardhjen e një kompanie të huaj auditi për një hetim të thelluar të financave publike dhe një transparencë më të madhe. Pyetja ime ka të bëjë me faktin se përveçse do të harxhojë para publike çfarë avantazhi do të sjellë kjo kompani. Së dyti, i ka Shqipëria kapacitetet e duhura në nivelin e strukturave dhe ekspertëve për ta realizuar një gjë të tillë brenda Shqipërisë?

E para, Shqipëria nuk besoj se ka kapacitete analitike të kësaj natyre më të mëdha se Sllovakia që është një vend anëtar i Bashkimit Europian. E dyta, Shqipëria nuk besoj se ka luksin të vazhdojë të përjetojë një konflikt mbi shifra dhe fakte që duhet të kenë objektivitetin e analizës së një pale të tretë. Nëse Sllovakia, nga ku ne e kemi marrë këtë shembull, gjithmonë në vazhdën që do ta shihni të shkojë duke u zgjeruar, atë të marrjes së praktikave të mira të botës ku duam të integrohemi, i drejtohet auditit ndërkombëtar për të pasur një analizë të thellë dhe objektive për të dyja këto arsye, nuk shoh se përse nuk duhet ta bëjmë ne. Për sa i përket milionave që do të shpenzohen, janë shpenzuar shumë më tepër për të paguar kompani që janë angazhuar vetëm për të nxirë imazhin e opozitës dhe nga kjo nuk ka fituar Shqipëria por nuk fitoi as qeveria sepse populli shqiptar është më i mençur. Ndërkohë që çdo shpenzim që shkon në këtë drejtim është para e fituar, është një investim shumë i rëndësishëm për të ardhmen.

 

Premtimet elektorale të PS në fushatë kanë qenë shumë ambicioze. Si mund të bëhen këto premtime kur ju nuk e dini se cila është gjendja e financave dhe po kërkoni një auditim të huaj?

Me shumë dashamirësi, sepse tanimë nuk e kam më luksin e të qenit në opozitë, ku mund t’i bëja të fala atyre që propagandonin sukseset e pushtetit, dua t’u them se Televizioni Klan ka propaganduar dhe mbrojtur premtime shumë më të mëdha se tonat. Mos kini merak, të jeni e sigurt se premtimet tona janë të realizueshme dhe ne do t’i mbajmë ato duke ndarë me shqiptarët përgjegjësinë dhe duke ndarë me shqiptarët suksesin.

26 komente në “TemA TV/ Rama: Ministrat janë ballë për ballë me publikun, të zhveshur nga çdo lloj imuniteti (VIDEO)”

  1. hugo says:

    me qeverin qe ke shpallure nuk e di po vitin nuk besoj ta mbusheni mali juaj me i larte po qeverri karcinash kjo eshte

  2. devolli says:

    Por edhe Ilir Meta dhe Lulzim Basha edhe Fatmir Mediu pa imunitet ishin dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Care jane keto genjeshtra keshtu. Apo do veje drejtesi Ilir Meta meqe ia dhe ministrine e drejtesise. Turp per vendin Rama Meta . Meta duhet shkoje ne burg per vjedhje, Rama ne burg per bashkepunim me krimin.

    1. elio says:

      Nuk eshte e vertete qe Basha ishte pa imunitet sepse ishte deputet dhe perfitoi…Turpi i vendit ishte qeveria qesharake dhe kriminele e berishes

      1. devolli says:

        Bashes ju hoq imuniteti. Kur nuk i di gjerat mos ja fut kot.

  3. luis says:

    Gjate gjithe karrieres se ketij njeriu nuk kam degjuar njehere te vetem te genjeje por i hapur i drejtperdrejte dhe me vizion dhe mbi te gjitha i perkushtuar.
    Edi Rama jam i bindur se shpejt do fitosh zemrat edhe te atyreve qe ishin kundra deri dje,sepse i fiton puna dhe angazhimi yt absolut.
    Me ne fund do kemi nje qeveri te denje dhe qe shpejt ligji,rregulli dhe mireqenja do e rendisin perkrah shteteve te emancipuara europiane.

    1. bmx says:

      Po cfare ligji thua more zoteri.Kush do te veje ligjin, bataku i LSI Nasip Naco?

  4. Ramy says:

    Po Ilir Koka, do jete zhveshur nga çdo lloj imuniteti????

    1. ardian says:

      o ramy ilir koka hap syte kur te ikesh ne shtepi se mos e kap flagrante me plaken tate hahhaahaha,ramy sa nostalgji ke ti per ilir koken po ja shperblen duke e pergojuar ate 4 vjecar qe ju mbajti ne pushtet bravo servil i stazhinuar …

  5. liri a vdekje says:

    shume bukur qarte dhe largpamese duket konferenca e zotit RAMA ,besoj shume shpejt do na bej transparente dhe shkakun pse ishministrat e qeveris berisha dhe pushtetar te tjere ishin te paisur me makina superlluksoze me paret e taksapagusve shqiptare kur shume mire mund ta kryejne punen dhe makina te thjeshta si ne boten demokratike ,uroj qe te marrim nje pergjigje per ket enigem dhe shpenzim te kote po me kosto per nje vend te varfer si i joni ,shpresoj qe dhe gazetaret ta ngrene ket ceshtje shume e rendesishme ,shpresoj dhe uroj qe ministrat e rilindjes te japin shembullin ne ket aspekt dhe mos te ulen te kto makina qe rendojne me taksat e paguesve shqiptare …….

  6. Fiona Kruja says:

    Bravo z.Rama! Nuk mund te shkruaj me shume se ajo qe e kam bere qysh para dy vjetesh, po tek Tema: “Jo politikan, me shume se kaq”. Urime!

  7. eris says:

    Te lumte Edi Rama. Me ne fund nje qytetar ne drejtin te shtetit.

  8. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    te gjithe jane me kulture e mentalitet moçalor.
    e shkreta shqipni prej injorances moçalore

  9. socialisti says:

    me keto deklarime sikur e vure 1 kembe ne toke.te pakten te kene kuptuar disa naive qe nuk e ke pasur serjozisht me ato premtime alla sude gjate fushates.kjo puna o deputet o minister ne pamje te pare duket si dicka pozitive por dhe kjo calon

  10. roni says:

    Puna mbare o djale shqiptar.Me krahe te lehta ,na prift e mbara te gjitheve: blu ,te kuq,roz, mavi ,te blerte dhe jeshil{camet}…..

  11. Ustai says:

    Me pelqen teper qendrimi teorik i z. Rama, dhe shpresoj se vizioni modern i tij do ta coje para Shqiperine.Perseri besoj se z. Rama do ta kete kujdesin qe te mos perseritet dhe riciklohet fenomeni i fshirjes se nje administrate (ku ka dhe shume individe te afte dhe te zote per te kontribuuar,e per me teper specialiste) me rindertim te saj me militante qe sipas mendimit tim, pjesa me e madhe e tyre as socialiste nuk jane por thjesht bejne zanatin e perhershem.Kjo do te jete sprova me e madhe e Rames, pasi do te kete presion edhe nga militantet,por dhe vete ministrat, do ta kene ate presion, pasi kane premtuar pune ne fushate, dhe shqiptaret pune quajne punen ne administrate, mundesisht pune ku edhe mund te vjedhesh…
    Ju uroj suksese gjithe antareve, dhe po keshtu uroj te mos bien pre e individeve sa me lart.

  12. futbollisti says:

    O Mero,po ku je futur o Mero!Pershkruaje pak qeverine e re.Ti per nje aksident automobilistik shkruaje nje carcaf te tere.Ka tre ministra te qeverise te Sali Berishes o Mero.Apo jane te mire tashti keto ministra.Me Erion Veliajn dhe Saimir Tahirin do shkoje Shqiperia ne Evrope?Ju ka verbuar urrejtja per Sali Berishen sepse nuk ju hodhi nga nje kocke ne 2006-ten.Por ky eshte idiot mer Mero.lenden me te veshtire ne shkollen 2 vjecare te larte e ka pasur Marksizem-Leninizmin.Harrova,po Spartaku ku eshte?Ah mer Mero mer Mero,do beheni pishman por do jete vone.Duku Mero duku,mos fli gjume,pershkruaje qeverine e re,por me objektivitet ama,jo duke u nisur nga urrejtja qe ke per Sali Berishen.

  13. "DREJTESIA" says:

    Z.Rama, je gabim … problem do keshe “DREJTESINE”.
    I vetmi person me profesionalizem eshte Z.Ngjela.

  14. "DREJTESIA" says:

    Z.Rama, te gjithe e quajne “gabim” njeriun e drejetesise.
    Ai duhet me i pergatitur – Ai eshte Z.Ngjela.

    1. Robert says:

      Ti me siguri qe je Ngjela vete, po ik ore se nuk mund te vihesh minister ti, se te gjithe e dine qe je zhytur ne borxhe dhe e do postin vetem per te lare borxhet. Edhe Sali Berisha e dinte kete edhe Edi Rama e di kete.

  15. vishja plot says:

    Pushtave, buthlepires se pushtetit te Berishes (nuk u drejtohem anetareve te shumevuajtur te PD):
    Shikoni mor te mjere se c’fare niveli perfaqeson qytetari me pergjegjesine per te ndertuar nje shtet ligjor. A lexuat ndonje sharje per opoziten???!!! Apo mallkim per ata qe votuam krahun e PD-se??!!!
    Nuk eshte vone ti therrisni mendjes. Liheni te vetem ate plak dinak dhe dashakeqes. Le ta ndjeje ne vetmine e tij perc’mimin qe ka shqiptari per te. Ai ishte nje gabim ne historine shqiptare. Te gjithe do te benin histori keto 20 vjet, dhe do ta benin shume me mire se ai.

  16. Dike Mullai thote- says:

    Ministr i Ri i Drejtesise Jetoi e Punoi ne BATAKUN Berishian !!! I njeh mire, nga brenda, gjithe QELBESIR-LLEQET e Atij BATAKU! Le te shpresojme se do t’a justifikoje BESIMIN e K/Minstrit EDI RAMA.

  17. Arber says:

    O Edi Rama je madheshtore!!!
    Njeri me kaqe horizonte dhe nje perkushtim
    dhe me shpjeguse se ky nuk ka pare shqiperia
    Ai po e thote nuk po shpike gje keto jane menyrate
    per te ecure perpara qe i kane bere shtete qe kane
    pature sukse. Jo qe jo nje pjese e mire nuk e kuptone.
    Po po su bene me kete persone neve as kemi per tu
    bere. Eshte kaqe e thjeshte.
    Edi vazhdo vlla se e ke nisure 8 vjete ne qeveri ti
    sa te ne hapet cike syri se na ka ulure koken poshte
    ky debili aqe 8 vjete pastaje gjithe militante e PD do e
    kuptojne se si e kane shiture veten tek Sala per nje thase
    mielle tja bejne vetes bame. E mos kini merake se Sala
    do denohet jo neser se eshte e pamundure po mbase 3-4
    vjeteshe bashke me gjithe banden. Ka filluare po shterngohet
    litari. Por eshte akoma i fuqishme mbase ca kohe kur ta kuptojne
    Dhe ata se kane dhene bythen per hic gje e do e braktisin
    kurre te fillojne sekiestrimet e parave e do ngeli si langaraqe
    atehere Saliu ka mare funde tani eshte e pamundure.
    Naten e mire!

    1. radikalisti says:

      Arber, nuk thuhet “nje thase” por “nje these”. Kjo me sa me kujtohet, mesohet deri ne klase te katert. Siç duket Ti nuk paske arritur dot deri atje.

  18. punetori says:

    Si paraqitje qeveria qe do te filloj ne shtator duket goxha mire.
    Populli mund te kete edhe ndonje paqartesi per vendosjen e ndonje te konsumuari qe do ishte mire te mos ishte.Une tani kam parasysh kengen e
    dasmes qe thote:”hidhe dridhe vallen o tope madhi motres o.Pergjigja ishte.Mos e mbur mos e levdo neser mbrema do tia shoh.”Le te presim
    performancen e saj kur te filloj punen se me letra per ne OKB jane te gjithe.

  19. leone says:

    te pakten kata ministra nuk jane te kapur nga ish sigurimi se eshte mbushur administrata vetem me ishe,keta jane 40-vjecare qe i kapi kthimi i sistemit adoleshenta dhe te pakten jane te lire.shqiptaret duhet te punojne dhe ti lene llafet,nuk kame pare qe te vlersohen njerezit e punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje