Monopoli Belleair që duhet çliruar

12 Gusht 2013, 13:16Politika TEMA

Nga Taulant Balla*

 

Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, kushdo që ka udhëtuar me kompaninë ajrore Belleair është ndjerë i vjedhur nga çmimi i lartë, i rraskapitur nga pritja e vonesave pafund dhe i fyer nga arroganca. Fluturime që anulohen pa asnjë arsye apo udhëtarë që i zbresin nga avioni edhe pasi kane kryer check-in normalisht dhe kane hipur në bordin e avionit.

Udhëtarët vidhen edhe me abuzimin në peshën e bagazheve. Nëse të gjitha kompanitë e vlerësojnë peshën e bagazheve të lejuara për një familje së bashku, për Belleair duhet të ndahesh edhe nga bashkëshortja apo fëmija yt dhe do paguash 10 euro për çdo kilogram.

Belleair e shet veten si një kompani low-cost, por në fakt sot ajo ka çmime më të larta me Italinë sesa Alitalia.

Ka ardhur koha t’i kontrollohet edhe flota e avionëve. Pak ditë më parë udhëtova drejt Italisë për të parë disa të aferm në Milano me një avion MD 80, të cilin Belleair e kish marrë me qira nga një kompani rumune. Ky avion ishte i vjetër sa më nuk ka: prodhim i vitit 1983. Kompania rumune e kish blerë nga Alitalia para 10 vjetësh. Shërbimi në bord më tregoi se ata punonin kryesisht në vende afrikane dhe se ishin me fat që po punonin këtë muaj në Europë.

Shikoni ndërkohë se çfarë po ndodh këto dite me Belleair në Kosovë.

Në legjislaturën e re parlamentare do të miratojmë një ligj të ri, të përafruar tërësisht me direktivën europiane për të drejtat e udhëtarëve në linjat ajrore, e cila vendos rregulla të qarta për mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet e kompanive ajrore.

*Deputet i Partisë Socialiste

55 komente në “Monopoli Belleair që duhet çliruar”

  1. yp xhixhu says:

    Balla leri fjalet se jane fukarallek, ne duam vepraaaaaa per nje muaj keni pushtetin atehere do ju shikojme se sa e doni kete popull.

    1. Paolo says:

      PO NA ZHVAT BELLEAIR, DUHET TE BENI NDONJE GJE SA ME SHPEJT!

      1. po says:

        Pse prenotoni Bell Air se marr vesh? Po ato cmime ka si edhe linjat e tjera. Apo kot se eshte linje shqiptare dhe duhet te udhetojme patjeter me te. Vetem British Airways eshte nona, pa te tjerat vari teneqen.

        1. Vlora says:

          se e ka bere basha monopol,,,prandaj udhetojne me bell air.

      2. Olti RRumbullaku says:

        katunar, katunar Balla por ca gjera i thote drejte. edhe pse nuk merr vesh fare nga ekonomia di te japi interpretimin e duhur…

      3. shqipetari says:

        Po ju zhvat???
        Denoncojeni pra pse nuk i denonconi ne prokurori ne agjensine e mbrojtjes se konsumatorit, se policia jone eshte me moton
        “nese ska denoncim ska krim”. WTF

    2. Mira says:

      Po ky nxihet apo si alban(i bardhë) vetëm skuqet…!? Në Milano, në Jalë, qejf po bën o deputet i Rimëkëmbjes1

      1. Shqipe says:

        shih qejfet e tua me pronat e shqiptareve o i inkriminuar Mira..Ecni rruges me veshe perpjete per te kapur ndonje fjale si do veje halli juaj?!- shkoni nga u kane rekrutuar

    3. WTF says:

      Sa per kulture o Balle, te gjitha shoqerite ajrore kane limit ne peshe, dhe bagazhet nuk llogariten per “familje” sic pretendon ti por per person

      1. paradox says:

        bagazhet llogariten per booking, nqs jane kater vete qe e kane prenotuar bashke, edhe bagazhet llogariten bashke. psh njeri ka 18kg tjetri 22 llogariten te dy nga 20kg prandaj mos ja fut kot sa per zhurme. doni me u bo te zgjut me zor.

      2. andi shkoder says:

        Nje pyetje serioze per te gjithe komentuesit (ju lutem)

        A mundet te ma shpjegoje njeri nje absurditet te Belle Air-it? A mos ndoshta e kane kete absurrditet edhe kompanite e tjera? Behet fjale per bileten e parappaguar te kthimit per vendet Schengen. Kam debatuar njehere ne Rinas ne chek-in per faktin se une kthehem kur te kem deshire dhe me cfare te ma marre mendja. Justifikimi idiot se rrezikon te te kthejne atje ku te shkosh iu pergjigja se kjo eshte dicka qe nuk te perket. Megjithate u detyrova ne fund te paguaj edhe kthimin, edhe pse nuk e kisha te percaktuar me pare daten.

        A konsiderohet normale dhe a ka nje arsye kjo ju lutem????

        1. Mimoza says:

          jo ne zonat shengen duhet thjesht te besh rezervimin e kthimit pa paguar ndonje bilete

          1. zambaku says:

            ….as rezervim kthimi e as lesh nuk duhet; udhetari eshte i lire te beje si te doje e te udhetoje me ke kompani te doje ne vajtje apo ne kthim; madje edhe te kthehet ne kembe nese ja mban suma. Keta halet e Bellerit perfitojne nga injoranca dhe kompleksi juaj i inferioritetit per t’jua peshkuar edhe ne kthim ? A m’kuptoveeee??

            1. andi shkoder says:

              Qarte. Flm. ?

            2. Tani says:

              Pse ja fut kot o zambak?! Nje nder kushtet per te hyre ne zonen Shengen (duke perfituar nga liberalizimi i vizave) eshte rezervimi i biletes kthyese. Kjo sepse vendi destinacion mos kete frike se nuk do kthehesh me dhe do levizish klandestin ne vende te tjera. Dmth. nese hyn ne zonen Shengen me avion, duhet te largohesh me avion. Nese hyn me makine, duhet te largohesh me makine. Keta jane masa sigurie qe te mos kete abuzime me levizjen e lire.

          2. zambaku says:

            Belleri duhet te mbyllet si kompani monopol dhe hajdute. Qeveria e re duhet te beje cmos per te futur ne Rinas kompanite e MIREFILLTA Low-Cost (me kosto te ulet) si p.sh. kompania Brtitanike EasyJet, apo Wizair, Rayanair, etc. “Easy Jet” operon ne gjithe rajonin (Itali, Malte, Greqi, madje edhe ne Kosove) kurse ne Shqiperi s’e lene te hyje, sepse po hyri e falimenton menjehere Bellerin hajdut te Lulezo Luleza ime (Lul pucra-Basha). A m’kuptoveee? ?

    4. Goni Zakanjori says:

      Balla ka harruar me duket qe dikur i lepihej belle air per nje vend pune per te shoqen e tani qe e futi ne AMC ben gerr-verr kot per inat.

  2. liri a vdekje says:

    ne dore e keni clirojeni jo BELLEAIR PO GJITH SHQIPERIA KA NEVOJE PER TU CLIRUAR

  3. Mira says:

    Si thoni ju Z Balla te fluturojme me mire me turkish airlines!

    1. beni vl says:

      turkish air esht cilsuar kompania me e mir ne eu.kshu qe mos fol kot.

    2. feder says:

      Turkish Airlines eshte sot per sot me e mire se Alitalia, Austrian, etj etj te bera se bashku, duke filluar qe nga avjonet e deri tek sherbimi ne bord. Mbase BelleAir eshte me i mire, nuk mund te flas pasi nuk e marr kurre…

  4. ilir says:

    po ka ndonje vend qe te kete gisht lule basha dhe te kete pasur sukses?

  5. fl says:

    Dihet tanime qe belle-air eshte plehre. Boll me llafe, duhet mbrojtur konsumatori me vepra, me ligje

    Z. Balla po te beheni ju iniciator per nje ligj te ngjashem me ate te Kosoves , do jeni i nderuar.

  6. Nendetsja 105 says:

    O Balle mos e kruaj me Bell Air, sepse Ilir sigurimsi nga Terbaci pervec raporteve me Bashen ka edhe miqesi me deputetin socialist Fatmir Xhafa si edhe me nje ish nendrejtor te antimafjes italiane tashem te shnderruar ne hyzmeqar te mafjeve ballkanike

  7. Daniel says:

    Nuk e kuptoi se si Ju Zoti Balla,keni marre guxhimin dhe ke fluturuar mekete firme eme ate karakatin aeroplan?

  8. RRAPO says:

    iLIR XHELO , ISH SIGURIMSI , KUSARI I KOMPANISE BELLE AIR , ARROGANT DHE I PAAFTE,KY ESHTE IMAZHI I BEL AIR I LULE BASHES

  9. KARAMAMUND-ELEFANTI I TRETE says:

    Taulant une kam besim ne ato qe thua, mos i kini meshire per maskarenjte e berishes qe drejtojne Bellair,qellimi i tyre ishte te eleminonin Albaniairlines dhe ja arriten,tani jane vetem ne Shqiperi dhe bejne si te duan,brenda ne Belleair eshte ai qelbaniku basha me ate hundederren e ndyraqit berisha,ate bythen argita.Nuk eshte e mundur qe nje shtet mos te kete linjen e vete kombetare,shpresoj qe do ta ngrini nje kompani shteterore Shqipetare,te sigurt,mjere ne me cfare mjetesh udhetojme drejt vendit tone.

  10. cicolino says:

    Mesa degjoj, lumja une, por mesa shoh, mjera une!!!! Shpresojme qe kjo fjale e urte e popullit te mos behet realitet kur te merrni frenat e shtetit ne dore!

  11. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    doli e foli edhe ky injoranti, moçalor trafikant

  12. Zana says:

    Para disa vitesh u bë gati të futej Ryanair, një shoqëri që ofron çmime shumë konkurruese dhe një numër të madh lidhjesh (koincidenca) me shumë aeroporte të Europës, por ia futi brrylin Belle-Lulja. Kam pasur një agjenci udhëtimesh dhe e vija re se si BelleAir bënte një politikë diskriminuese dhe hileqare çmimesh: vetëm një biletë në kolonën “ofertë” dhe të tjerat me çmim rritës, sa kur ishte një çift do ua bëja biletat veç e veç me çmime të ndryshme, sepse nuk më dilnin dy bileta me çmimin ofertë. Vetëm në Shqipëri bën vaki të ketë vetëm një linjë ajrore direkte pa konkurrent, Alitalia bën direkt vetëm Milanon dhe Pizën. Duhet hapur konkurrenca edhe në këtë fushë, tani kur shqiptarët udhëtojnë në të katër anët e Europës e të Botës.

  13. Argita says:

    LERI FJALET VEPRA SE NA DEGJENERUAN BANDITET

  14. Kserksi says:

    Sa me shpejt aq me mire qe te shfarrosen kjo rrace e mallkuar PD. Shporrini keta byth…a njerehere e pergjithmone.

  15. agron loka says:

    …te padrejtat dhe vuajtjet e shqipetareve behen te ditura vetem kure ato ju ndodhin politikaneve o qeveritareve.

  16. enofieraku says:

    o Balla po ik se ju doli boja pa ardhur akoma, nese keni per te ber realitet ato qe thoni , zini vendet qe ju besoi populli , dhe merruni me pune, na keni car trapin neper gazeta e tv, ik more fshatar muti se dhe ju njesoj si ata shpellaret ne ikje jeni, po mjer ky popull thuaj qe i ra ne pjese nje tabore me legena si ju , te majte dhe te djathte bashke .

  17. nje tip says:

    dje kishte ardh pronari i ryanairit ne shqiperi. ketu thuhej qe ishte per pushime, po me aq sa po shof sot, paskesh qene per dicka tjeter……dhe shyqyr, amon.

  18. geno says:

    Kjo eshte linje e Ilir Metes qe vepron pas emrit te Lulzim bashes, licensen e ka kunati i Like Met Kyemadhit (Drini) dhe kunati Lulush Bashes (Erjoni), hane e dhjesin e ne nje tenxhere te gjithe o popull i dhjer shqiptar, prandaj ngrihuni, se nuk ka rene asnje pushtet eshte ai pushtet kurvash e plehrash i baballareve e bijeve te diktatures

  19. Gjini says:

    Lufthansa asht kompania ajrore ma e mira .

  20. te gjithe njerzia pjerdhe nga shoqa bythe ky shoku jona taulant pjerdhe nga goja

  21. alb_man says:

    as edhe nje cent se sja paguaj bellair , 18 vjet me adria sllovene asnje problem asnje vonese ,e vetmja e keqe eshte cmimi shum i larte pavaresisht cila kompani eshte na e fusin sa krahu po prap ne skemi ku shkojme ,dhe imagjino me shku nga gjermania ne marok me 100 euro kurse te ne dyfishi (vetem vajtje) a thu se fluturojne me vere franceze ne vend te kerozines

  22. georges says:

    Para dy vjetesh udhetovame bashlshorten dhe Alitalia na morri per bagazhin e perbashket 90 euro gjobe par mbipeshe kur nuk kishim mbipeshe sio cift, c’fare thua or zoti Taulant, te gjithe kompanite ajrore vjedhin sepse i vendosin rregullat vete ne shqiperi jo ne baze te ligjit.

  23. Coli vogelu says:

    Eshte me mire te mos flisni se sa flisni e thoni skemi cbejme
    Sa na acaroni nervat po sjeni te korruptuar bellair nuk eksiston shtator e tutje keni bythe

  24. tomori i beratit says:

    Duhet pa tjeter KONKURENC.Pa konkurenc nuk ka TREG.RYANAIR eshte kompania qe konkuron BOTEN me çmimet me te ulta.Shikoheni mundesin z.Taulant qe edhe kjo kompani gjigande te kooperoj ne Shqiperi.

  25. kara says:

    shikoni une udhetoj shume po ishalla vene “Easy Jet” e cila eshte kompani serioze e sakte dhe me cmime te lira kurse rayner kam pa nje emision qe jane ileqare ishalla e vene se u shkundem nga leket;;;dhe vime me shpesh ne shqiperine tone te dashur bravo zoti taulant qe e ngre kete problem po e regullove votat tona do i kesh gjithnje komplimente dhe pershendetje nga ne qe jetojme ne emigrim;;;

  26. BanditaOrdiner says:

    Bandita Ordiner = Belle Air
    Turp qe kemi kompani fluturimi si kjo. Edhe eshte me skandaloze qe kishim nje kompani gjermane qe administronte aeroportin e Rinasit (behet fjale per Hochtief Airports qe ka qene ne pronesi te Florentino Perezit- president i CF Real Madrit dhe tashme eshte ne pronesi te Canadian Public Pension Fund) qe vuri kusht qe per 50 vjet nuk do ndertohet aeroport i ri ne Shqiperi. Ne Londer ke 3 aeroporte dhe keshtu perfiton taksa te ulura per shkak te konkurrences. Ketu nuk ka konkurence, jo vetem per shkak te monopolit te krijuar nga Belle Air, por edhe per shkak te monopolit qe ka krijuar Hochtief Airports me kete klauzole. Nuk them ne Tirane te kete aeroport numer 2, por te pakten te kete nje aeroport nderkombetar ne Vlore dhe me patjeter nje ne Korce. Gjith keto jane vetem endrra perpara realitetit shqiptar. Une personalisht, edhe pse kam ende mundesi te udhetoj nga Athina ne Tirane me avion, nuk e bej per shkak te kostos marramendse. Si ka mundesi per nje ore e ca udhetim te me kerkosh 240 euro vajtje-ardhje? Une me te njejtat leke shkoj e vij deri ne Londer me easyjet. Dhe sikur ke ndonje sherbim kushedi ate nje ore te udhetimit… Qeveria e re duhet te mos kete tabu per ceshtje te tilla. Duhet te veproj menjehere, se sa per llafe dhe Sala ju theshte labeve qe do ju bej aeroport (genjeshter nga ato qe te behet hunda si 15-katesh)…!

  27. antoni says:

    jam DAKORD ME CFAR SHKRUANI POR PROBLEMI KRYESOR ESHT CMIMI I BILETES….

    PER KOSOVE KUSHTON 100E eper shqiperi 160 E turp….

  28. eisa says:

    po duhet pa tieter konkurenc duhet ta bej qeveria ne shtator

    1. eisa says:

      esht turp per kete kompani hajdute qe vieth pasagheret e sai ja si me ndodhi me dy femiet e mi i prem bileten vaitie ardhie per tre persona n kreta ne shqipri dhe ana siellt benin 680 ero po ne momentin e nisies na kreta doli bileetat fallso kio kompani smori asnhe pergheghsi bem denacim ne polici as ghe deri tani po smbaroi me kaq kio kompani hajdute u nis vajza tietr per ne kret me femij 2 viec ne daten 5 gusht i thon ti ndash robat ne dy pies se ke mbi pesh i ndau ne valice futi canten e dores si me te sigurt se kish femijn ne kra po kio kompani si dhe stafi qe punon ne rinas ia kishin hapur valicen dhe i kishin mar ghithcka qe kishte ne cant bixhuterit kot qe denacuam nuk mun te them dot ca perghighe muarm skandal qe nh punonhs policie si ka mundsi qe atie cdo ghe kalon ne kamr prandai kuidesuni vet sa te shporet kio qeveri me ghith kompani

  29. idrizi adi says:

    kompani hajdute. i lutemi qeverise se re qe te veje dore ne kete agjensi hajdute. Mjaft më me vjedhje dhe shfrytezim te ketij populli te rraskapitur.

  30. Alketa Kushta says:

    ohuuuu… akoma me llafe si ky edhe Brace. Shkoni e merruni me dicka serioze, cojini ne gjykate e mos lihni kot si qener sa here jua kerkojne bizneset konkurente me ato te cileve i lihni.

  31. lali says:

    Monopoli i pd tashme ka pushtuar gjithçka,Konkurenca eshte kunderpergjigje.Hapja e markates ul çmimet.Ne shqiperi duhet te paguhet me lek.

  32. Fatos says:

    SHpersojme qe te marin pjese kompani te tjera qe te luftohet monopoli.
    GJate gjithe ketyre viteve kompanite qe kane dashur te punojne i kane bere qe te falimentojne si te fundit Starairways e Albanian airlines.

  33. arsen says:

    O lale! Monopoli hiqet me konkurrence!
    peredrisa ska kompani te tjera….Perse kruheni me te vetmen qe kemi?
    Me keto ulerima…po na kujtoni SHTETZIMET
    Do e beni Shqiperine Azerbajxhan? Do hyjme me te vertete ne Europe?
    Kur te filloni pune, dil ti Balla ne balle dhe gjej shkeljet e BelleAir!
    Ndryshe….do na coni ne Itali vetem me traget e me gomone

  34. dru me pre says:

    Sa here udhetoj me b/a avioni eshte plot atehere pse ti ulin cmimet nuk kane konkurrence ‘mund te vonohen ,anullojne jane njesoj si furgonat vetem se fluturojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje