Lezhë, 55-vjeçari mbron me jetë stanin nga grabitësit

12 Gusht 2013, 09:29Politika TEMA
Lezhë, 55-vjeçari mbron me jetë stanin nga grabitësit

Një 55-vjeçar është vrarë nga grabitësit në tentativë për t’i vjedhur stanin e bagëtive, raporton Ora News.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Merqi të Lezhës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në stanin ku mbante bagëtitë Preng Doda për të vjedhur.

Por, ata janë ndjerë nga i zoti i stanit, i cili është përleshur me ta dhe në një moment, grabitësit e kanë qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Dyshimet e para të ngritura nga ekspertët e policisë ngrihen në pistën se autorët janë njohur nga viktima dhe pikërisht për këtë arsye ai është qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë, në vendngjarje policia ka konstatuar edhe shenjat e gomave të një automjeti që dyshohet se i përkiste autorëve të ngjarjes.

Policia e Lezhës ka ngritur disa postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve të krimit.

9 komente në “Lezhë, 55-vjeçari mbron me jetë stanin nga grabitësit”

  1. Merçi, Lezhë says:

    Fshati eshte Merçi dhe jo Rabosht.

    Kjo eshte siguria qe te jep shteti Shqiptar, kjo eshte mbrojtja qe te jep policia Shqiptare. Sot kemi frike te jetojme ne shtepite tona sepse vijne te grabisin dhe te vrasin pa i pasur borxh askujt.

    Keto kriminela jane gjithmone te njejtit qe kane te pakten kater vite rresht qe kane vjedhur por asnjeri nuk i ka ndalur deri ne sot.

    Ngushellimit me te sinqerta per familjen e viktimes

  2. Tony says:

    Qeveria e re le te ndryshoje ligjin per te tilla raste kur hajdutet futen neper shtepi, pronaret te kene te drejte ti vrasin. Ne nje shtepi ke gruan, femijet edhe shume njerez te afer te zemres. Prandaj qe hajdutet duhen qelluar per trespassing.

  3. dona says:

    Mosndeshkueshmeria eshte burim i te gjtha te keqijave . Keto hiena me dy kembe dhe pa zemer shqyejne gjith kend qe futet apo ndodhet ne zonen e tyre te gjahut . nuk kane frik nga ligji i cili nuk vepron , nuk kane frik nga shteti se nuk funksionon ,nuk kane frik nga policia se nuk i zbulon dot ,dhe me e keqja i kane futur ne thes apo i kane bashkepuntor ne vjedhje e krim . Kush ka mundesi ka blere nje arme gjahu ,kush s’ka mbrohet me sopata dhe me grushte . Bir Selmani nenes ke te qaje me pare .

  4. Gezimi says:

    Kjo e ka nje zgjidhje: Ose mblidhni armet nga dora e njerezve te cmendur, ose u jepni te drejten dhe te tjereve te posedojne arme. Keshtu nuk vazhdohet me!

  5. Rilindja says:

    Jam dakort te armatoset i gjithe populli, ndersa kriminelet duhet te vriten ne ” perpjekje me policine “.

    1. Andon says:

      Rilindja… e kam thene edhe me pare kete qe thua ti. Kriminele te ketij lloji duhen vrare ne perpjekje me policine. Tipa si Dajti, si ai qe vrau ate kryepolicin, ne kavaje apo shijak, jane “te forte dhe nuk I dorezohen policise” keshtuqe …
      Por perderisa keta jane ne sherbim tr politikaneve te ndryshem, ndoshta eshte me mire te fillohet nga politikanet.

  6. shqiptar says:

    e shikoni qe duhet kallashi ne shqiperi.asnje mos ti dorzoje.

  7. Muhameti says:

    Sali Berisha burri me i poshter me i pandershem i kombit shqipetare,zbatuesi i perpiket i Katovices.

  8. Bato Mokra says:

    Perse s’flasin njerezit, sidomos fshataret, ane e kend vendit: kane me se paku qe ne 2005 qe iu eshte kthyer ne familjet shqiptare “zbori familjar”. Vjen ora 10-12 te nates, kur i zoti i shtepise perpilon dhe kontrollon zbatimin e orarit te pjesetareve te shtepise per ruajtjen e bagetive, te shtepise etj. Kjo eshte gangrene, kjo ia ka rrenuar jeten perfundimisht fshatareve te gjore. Se, bie fjala, Kole Mark Frrok Llesh Martin Gjin Ndue Kashnjeti nuk e di fare se c’eshte alternativa socialiste per te cilen votoi, por shpreson ende se te pakten siguria do te vije dhe “zbori familjar” i pernatshem do te hiqet e bashke me to edhe hajduterit e qelbur qe po ia majisin jeten popullit. Shqiptaret jetojne ne kushtet e mbijeteses absurde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje