Partitë e vogla, që kanë mundur të hyjnë në parlamentin shqiptar, duket se do bashkohen për të krijuar një grup të përbashkët parlamentar.
Lajmin e bën të ditur Panorama, që thekson se qëllimi i tyre është kundërvënia ndaj polarizimit të jetës politike nga PD dhe PS.
Por në këtë grup nuk përfshihet LSI.
Numrin më të madh të deputetëve e ka PDIU-ja, me 5 përfaqësues në Kuvend, ndërkohë që PR ka katër e PDK nga krahu i djathtë ka një deputet. Sa u përket forcave politike të krahut të majtë, PBDNJ-ja është e përfaqësuar me dy deputetë dhe kristiandemokratët me një deputet.
Në rastin më të mirë, nëse të gjitha forcat politike të vogla do të jenë dakord me këtë bashkëpunim të ri, mund të krijohet në Kuvend një grup parlamentar me 13 deputetë, katër më pak se sa ka Lëvizja Socialiste për Integrim./ep
Po ku bëhet Dulja me çamët…..! Çfarë thoni…!?
Te hidhura si qitro i ke kto komente moj Mira haha
jane manovrat per ti bere karshillek lsi-se.
gati jane te gjithe per tu futur ne qeveri ne rast se ilir floriri do te kerkoje perseri te nxjere ‘bllokun”
dhe ne fakt “floririt” i duhet nje kundra peshe.
camet jane gati ne cdo moment.
Do behet se s’eshte pune,
te keqen na kane marre te
liqte me gjithe dushmene…
Opaaaaaaa, filloi lojrat gerdalla Sali!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/ndal.html
epo camet te behen me edin.
Do jete me mire per ta dhe per Edin.
po salushja qe don dhe gjithate godin per partin e vet te familjes me sa deputet ngelet…..hahahaha salushja do vij shpejt ne pushtet.
Poli qendrës kali trojës i.sali horrit
Poli i qendres ‘grushti’ qe i rri tek hunda LSI.
I DOMOSDOSHEM, SEPSE LSI nuk mund te behet nje trup me PS. Duhet te qendroje ‘buke bashke e shtepi vec’
budallik
Nje gje do bere,monopoli i PS-PD eshte kanceroz ka 67 vite qe mashtron shqiptaret.
Asht gje fantastike krijimi i nji poli te trete.Por jo ne traditen alla shqiptarshe me inate si zorra ne prush e te flejne me mulligjin.Po nen eksperiencen e shteteve demokratike nga ma te perparuara ne demokraci te kontribojne ne menyre konstruktive qe ti sherbej interresit te popullit dhe jo interresit te partise.Sepse cdo parti qe mendon ti sherbej vetvetes larg interresit te popullit do te deshtoi.Sepse populli ka voten dhe nuk ia jep asnji partie sharlatane si ne rastin e 23 qershorit.
jane vetem thashetheme gazetash sepse Shpetim Idrizi nuk e braktis partine qe ja vuri emrin ne liste dhe e beri deputet, megjithese nje here ja drodhi PS-se dhe besoj se Sala nuk do ta lere ti ike. Edhe Nard Ndoka nga lista e PD-se u be deputet. Keto jane manovrat e Sales per te bere zap deputetet qe e majta te mos arrije 84 deputetet per 3/5 qe i duhen ne rast ligjesh qe kerkojne kete korrum. Por e majta ka Kac Islamin qe do ta shpetoje me arithmetiken e tij.
ngadal ngadalë po krijohet një kundrapeshë për ilir metën!
të shpresojmë që kjo të jetë një taktikë e mirë!!
Personalisht e vlerësoj pozitivisht një nismë të tillë dhe, në një far’ mënyre, do të favorizojë mazhorancën e majtë. Në se të gjithë deputetët e ri të koalicionit të djathtë (humbës) do të përbënin një grup të vetëm parlamentar, dihet që vota e këtij grupi do të jetë kurdoherë nën diktatin e bajraktar Saliut dhe gjithnjë kundër çdo reforme që do të ndërmarri mazhoranca e majrë. Ndërsa në se dotë ketë edhe një grup parlamentar (në opozitë), veç grupit të P.D., mund që deputetët e këtij grupi, në raste të veçantë edhe mund të votojnë në favor të majtëve. Gjithësesi, krijimi i një grupi parlamentar jasht grupit të P.D. asnjë qeder nuk i shkakton mazhorancës të majtë. Aa, në se ky grup bëhet ,,shkak” për ndonjë largim të ndonjë deputeti të majtë për në ,,qendër”, atëherë kemi të bëjmë me një problem tjetër që përveç pasojave negative në ecurinë pozitive të punëve, nuk do të sjelli asnjë të mirë. Një gjë është e sigurtë në punimet e Kuvendit të Ri: Sali Berisha do të vazhdojë misionin e tij për të penguar e sabotuar me të gjithë mënyrat e tij, zhvillimin e përparimin e vendit. Prandaj mazhoranca dhe qeveria e re, nëpërmjet rrugëve ligjore e institucionale, domosdo duhet ta izolojë këtë antishqiptar për tia bërë të pa mundur realizimet zullumqare të tij ndaj vendit.
Po kendoin kapoit mbi togun e plehut.?