INTERVISTA/ Ambasadori i ri gjerman: Statusi varet nga reformat. Jemi të shqetësuar për krizën dhe borxhin

14 Gusht 2013, 19:49Politika TEMA

Nga Muhamed Veliu, TCH

 

Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit, por marrja e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor do të varet nga performance e vetë Shqipërisë.

Në të parën intervistë televizive për Top Channel, ambasadori i ri gjerman, Helmut Hoffmann deklaroi gjithashtu se Gjermania është e shqetësuar nga kriza e borxhit dhe kërkoi nga qeveria e re të bëjë kujdes me borxhin dhe të ruajë parametra fiskalë. Zoti Hoffmann u shpreh se bizneset gjermane janë të interesuara të investojnë në vend, por për këtë kërkoi krijimin e kushteve të përshtatshme dhe një shtet ligjor.

 

Zoti ambasador, cili ishte impresioni juaj i parë kur u emëruat për të shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri?

Fillimisht më lejoni t’ju them se për mua është një kënaqësi e veçantë të shërbej si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri. Më pëlqen pyetja juaj për impresionin tim të parë pasi ishte një kontrast i madh mes asaj që prisja të shikoja dhe çfarë pashë. Erdha këtu dy javë më parë të shikoja Tiranën dhe pritshmëritë e mia ishin të shikoja një vend që ka kaluar shumë vite nën regjimin diktatorial komunist me një periudhë tranzicioni të vështirë përfshi edhe anarkinë në disa momente. Mendoja se do të përballesha me një qytet shumë gri, por mbeta shumë i surprizuar për mirë kur pashë se si Tirana duket sot. Është një qytet me plot gjallëri. Kisha lexuar se si ish- kryetari i bashkisë, Rama, e kishte ngjyrosur qytetin me plot ngjyra, por me lejoni ta theksoj: Tirana më ka surprizuar me plot njerëz të rinj,  shumë restorante. Gjithashtu unë e di fare mirë se kjo është Tirana, por jo e gjithë Shqipëria. Kam parë në kryeqytet edhe anën tjetër që është varfëria dhe ka shumë gjëra për të ndryshuar, por mendoj se progresi i Shqipërisë është fantastik gjatë 20 viteve të fundit.

 

Cilat do të jenë disa prej prioriteteve gjatë mandatit tuaj diplomatik në Tiranë?

Kur ju shërbeni si ambasador, gjëja e parë që kërkoni të realizoni është të punuarit për marrëdhëniet bilaterale në përmirësimin e lidhjeve me qeverinë dhe njerëzit. Dua të nënvizoj se marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Gjermanisë tashmë janë ekselente, por unë do të mundohem të jap kontributin tim në çuarjen përpara të kësaj marrëdhënie. Gjermania ka një interes të veçantë në të pasurin e një situate stabël në të gjithë Ballkanin. Shqipëria në këtë aspekt luan një rol të rëndësishëm në të gjithë këtë. Qëndrueshmëria, stabiliteti demokratik, transparenca, llogaridhënia, lufta kundra korrupsionit, krimit të organizuar të gjitha këto janë çështje që marrin një rëndësi të veçantë. Ne jemi shumë të interesuar se si këto çështje zhvillohen në Shqipëri. Gjithashtu ne besojmë se është me shumë rëndësi integrimi në strukturën evropiane, përfshi ndihma jonë në një dimension të tillë. Ne jemi mbështetës të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian. Për këtë do të ketë diskutime të rëndësishme deri në fund të këtij viti. Mbetemi shumë të prirur t’ju mbështesim në këtë drejtim. Shikojmë progres në këtë drejtim, por mbeten gjëra të cilat duhen përmbushur. Krijimi i ndërtimit të një klime të favorshme për të zhvilluar biznes në Shqipëri është një tjetër aspekt me interes për ne. Komuniteti gjerman i biznesit ka interes të operojë në Ballkan, në Shqipëri, por duhen kushtet e përshtatshme, prandaj shteti ligjor është i rëndësishëm.

 

Cili është vlerësimi i qeverisë gjermane për qeverinë e re shqiptare, e cila do të nisë punë në shtator?

Ne jemi të kënaqur të shikonim se si u zhvilluan zgjedhjet dhe për herë të parë të shikojmë një tranzicion të paqshëm pushteti tek qeveria e re. Qeveria e ardhshme ka përpara një pjatë të madhe, thënë ndryshe shumë sfida. Unë mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që qeveria e re të sjellë një frymë të re ku të mos mungojë konsensusi. Nuk ka dyshim që qeveria ka rol të udhëheqë, por lipset minimizimi i polarizimit në zhvillimet politike që lidhet edhe me proceset integruese.

 

Në fakt keni pak kohë në Tiranë, por me lejoni t’ju bëj këtë pyetje. Në këndvështrimin tuaj. cilat do të jenë disa prej sfidave me të cilat do të përballet qeveria e kryeministrit Edi Rama?

Po më drejtoni një pyetje, e cila është komplekse. Mendoj se duhet përmirësuar situata ekonomiko-sociale. Mjafton të ecësh në rrugët e Tiranës dhe të shikosh diferencat. Nga njëra anë unë si një diplomat gjerman jam i lumtur të shikoj shumëllojshmëri markash të makinave gjermane, në një njëjtën kohë kam vënë re se ka varfëri. Përfshirja e qeverisë së re në ndryshimin e kësaj situate është e rëndësishme. Një tjetër aspekt lidhet me stabilitetin fiskal dhe kjo nuk është e lehtë pasi të gjitha reformat duhet të zhvillohen nën kushte të rrepta të situatës buxhetore. Ne jemi të vetëdijshëm se situata me buxhetin nuk është një çështje e lehtë. Mendoj se është e rëndësishme të treguarit e një kujdesi të veçantë për disiplinën financiare dhe buxhetore. Në këndvështrimin tim nuk duhet lënë pas edhe bashkëpunimi rajonal, ndërtuar mbi politika konstruktive dhe këtu Shqipëria mund të luajë një rol të rëndësishëm. Një tjetër sfidë e madhe për qeverinë e re do të jetë Bashkimi Europian, thënë më thjeshtë plotësimi i kritereve të vendosura siç njihen 12 prioritetet. Disa prej tyre kanë pasur zhvillim tejet pozitiv, një prej tyre zgjedhjet, por mbeten të tjera të paplotësuara. Merr një rëndësi parësore që vendi juaj t’i tregojë shteteve anëtare të BE-s, Brukselit se qeveria juaj është e vendosur të realizojë progres në këtë drejtim.

 

Sa afër apo larg ndodhet Shqipëria në marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor, kur të mblidhet Këshilli i Ministrave i BE-s?

Kjo është e vështirë të thuhet prej meje në këtë fazë. Ka vetëm dy javë që kam mbërritur në Tiranë. E gjitha mbetet në duar të shqiptarëve, qeverisë shqiptare, parlamentit dhe të gjitha institucioneve. Janë një sërë çështje ku progresi është i rëndësishëm si për shembull shteti ligjor, një listë e gjatë dhe nuk dua të futem në detaje. Është e parakohshme për të folur tani. Të presim vendimin e Këshillit të Ministrave në dhjetor. Unë do të dëshiroja të inkurajoj të gjithë shqiptarët, qeverinë, opozitën dhe gjithë të tjerët të punojnë në këtë drejtim me shumë seriozitet. Ne e kemi mbështetur dhe do të vijomë ta bëjmë këtë ndaj këtij procesi ku keni hyrë, por ne do të shikojmë performancën.

 

Cili është pozicioni i Gjermanisë deri këto moment ne lidhje me statusin. Më konkretisht në mbledhjen e dhjetorit vota e Gjermanisë do të jetë pro apo kundër marrjes së statusit të vendit kandidat?

Është një tentativë e mirë me këtë pyetje, por duhet të kuptoni se unë nuk dua të komentoj për këtë tani duke thënë po ose jo. E ritheksoj janë disa kritere, ne kemi parë progres, shpresojmë që ky progres të vazhdojë me kriteret e tjera. Ne do ta shohim këtë si një foto e plotë në kohën e duhur, duke u konsultuar me miqtë tanë në BE dhe shpresoj të mbërrijmë në një përfundim të arsyeshëm. Do të ishte e parakohshme të spekuloja sot se cili do të jetë vendimi.

16 komente në “INTERVISTA/ Ambasadori i ri gjerman: Statusi varet nga reformat. Jemi të shqetësuar për krizën dhe borxhin”

  1. Dean says:

    Per Borxhin dhe krizen nuk asht as BACA i shqetsu,lene mo ky.
    Cdo gja asht nan kontroll.

    1. Korab Gashi KU-UK says:

      Ju gjarmont duhet me menachue me kujdes krizen tuej se po na damtoni edhe ne!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/angela-merkel.html

      1. Mira says:

        Po ndro emrin o gazetar..Sesi tingëllon.., Muhamed Veliu…! Shumë keq, shumë keq…! As vizë nuk të japin me këtë emër, plus që në EU do të të bëjnë kontrolle vetëm për emrin. Bëhuni pak europianë se vetëm për islamin po dëgjojmë!

        Përshëndetje !

        1. Kush oshte mo i forti? says:

          Muhamedi pavaresisht emrit te tij “kriptomysliman” eshte nje njeri me shkolle dhe i edukuar ne nje nga shkollat me prestigjioze te anglise dhe nje pjese te karrieres dhe jetes e ka formuar ne Londer te Anglise moj Mira.
          Ju niseni nga emri moj Mira?
          C’te te beje ai i shkreti qe kete emer i kane vendosur, por te pakten ai eshte i ndergjegjshem per emrin qe ka.

          1. Mira says:

            Po le t’a ndryshojë, s’është ndonjë gjë e keqe….! Unë për emrin thashë, nuk e di se sa i përgatitur është….!

            Përshëndetje!

            1. SHQIPTAR says:

              Miraaaaaaaaaaaa o Miraaaaaaaa dmth (……) llap edhe ca kohe sa te vije RRUSPA.

              E perlate trurin shqiptar o te shitur, qe mallkuar qofshi! le qe ti s’je shqiptar ne gen…

              Muhamed Veliu eshte gazetar i formatit evropian, emri ca me shume…

              Kam shume shprese se Shqiperia keshtu s’do te jese…shkoi erresira..

    2. S Tomgjini says:

      Pse pordhet e gjithe ambasadoreve te huaj do degjojme ne.Behuni nje here shqiptare.Ne cilin vend te botes ambasadoret e huaj sillen si ne Shqiperi,ku nuk pushojne se dhenuri direktiva.

  2. gentian says:

    bravo Mira eshte von tashi me nderruar emrin,kujdes me emrat qe do vin!e ardhmja e Shqiperis ne Europ!

  3. miro says:

    ku kemi krize dhe borxh,ne jemi mbas jush.

  4. mark says:

    gjermanet duan te arijne ate qe nuk mundi dolfi ta bente me lufte ta bejne me maje te lapsit.

  5. Arber says:

    O ambasador i Gjermanise, si mundet te flisni ju per demokraci kur nuk na keni dhene kokerr leku per tmerret dhe masakrat e luftes qe keni bere ne Shqiperi? SI MUNDENI JU APO ITALIA QE NA JEPNI MESIME NE PER DEMOKRACINE KUR JU JENI BORXHLINJ NE KULM NDAJ NESH? DEMOKRACIA TREGOHET ME PARA SHOKU NAZIST GJERMAN, JO ME PALLAVRA

    1. SHQIPTAR says:

      O Arber i nderuar, Gjermani siç e di nuk na ka pushtuar ne, ata thjesht e kishin shqiperine rruge kalimi, madje na paten thene se ‘nuk kemi pune me ju’, por partizanet u dilnin ne prite… dhe u vrane shume partizane edhe shumem gjermane.

      Eh 100vjet te shkuara

  6. rb says:

    Pershendetje gazetarit mjaft profesionist Muhamed Veliu. Per mua ke kapur majat e gazetarit te drejte e profesionis, le te broçkullisin ca njerez qe dine te hane vetem fara luledielli.

    1. Mira says:

      @rb

      Ka kapur majat e gazetarisë me 6 pyetje!

      3)Cili është vlerësimi i qeverisë gjermane për qeverinë e re shqiptare, e cila do të nisë punë në shtator?
      Po çfarë vlerësim o Muhamed Veliu kur puna nuk ka nisur ende…!? Si mund të vlerësosh diçka kur nuk është bërë realitet…

      4)Në fakt keni pak kohë në Tiranë, por me lejoni t’ju bëj këtë pyetje. Në këndvështrimin tuaj. cilat do të jenë disa prej sfidave me të cilat do të përballet qeveria e kryeministrit Edi Rama?

      Po pse o Muhamed Veliu ambasadorët e huaj i dinë sfidat e Ed Ramës..!?
      Ta them unë! Sfida më e madhe e Kryeminstrit të shtatorit është mbijetesa me Ilir Metën! Po u prish bashkëpunimi, do të kemi zgjedhje të parakohshme, një sfidë tjetër është “futja” e Shtetit Shqiptar në Lazarat!

      1. SHQIPTAR says:

        O Mira po ti nuk e pelqen trurin shqiptar se ate detyre ke?!

        SHqiptaret kane qene elite e Perandorise Osmane. 4o vezire shqiptar.

        Edhe sot shkelqejne kudo qe jane dhe nje dite si cifutet do te bashkohen edhe shqiptaret e mencuar…

  7. Kritiku says:

    Gazetaria shqiptare eshte ne piken me te ulet te nivelit profesionist te sajen. Gazetare qe as vete nuk e kane kuptuar se cfare do te thote te jesh i tille dhe cilat jane detyrat qe duhet te plotesohen. Keta “gazetare” nuk dine te dallojne lajmin qe duhet te japin dhe cfare niveli informatik ta ai per publikun. Na hapen barkun keta te vetequajtur gazetare me praktiken e tyre qe e kane “betonizuar” tashme. Nuk jene “politikan” apo “dipllomat” ma u marre ne interviste. Po kujt i plasi se cfare mendojne keta ambasadore? Keni pare ne ndonje shtet te botes qe te merren ne pyetje ambasadoret e shteteve te tjera? Keni pare ndonje gazetar qe tu ngjitet mbrapa per te marre sado edhe nje interviste te vogel, sado e pavlere qe te jete, nga ndonje ambasador te huaj? Vetem ne Shqiperi gazetaria vendase, e mbushur me njerez injorante, na i kane ngritur kultin e ambasadoreve dhe te politikane ne ate pike, sa shumices, ju duket sikur ata jane njerezit e ZOTIT dhe fjala e tyre eshte rregull dhe ligj per te tjeret.
    Nuk ka me informacione nga jeta normale e perditshme e njerezve, por me shume faqet e gazetave dhe emisionet e lajmeve ne TV, si edhe emisionet e tjera, jane te mbushur vetem me fjale boshe te politikes dhe te vetequajtur politikane. Nuk kalon dite qe te mos lexojme diku apo degjojme ne radio apo TV, emrat e ambasadoreve dhe politikaneve qe japin mendimet e tyre. KUJT I PLASI se cfare thone ata!!!!!!!!
    Muhamed Veliu eshte nje nga ata “gazetare” injorante qe na sjell te tilla intervista me pyetje prej idioti dhe pergjigje po aq pa vlere nga te intervistuarit. Pale te mos nisemi nga gjuha e tij jo letrare te folurit shqip. Cdo gazetar dhe reporter e ka te deturuar te folurit dhe te shkruajturit te gjuhes letrare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje