Si në filma/ Çfarë ndodh kur hapen dyert e burgut (VIDEO)

14 Gusht 2013, 11:31Politika TEMA

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur të gjitha dyert e një krahu të një burgu të sigurisë së lartë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës hapen njëkohësisht, duke liruar kriminelë të dhunshëm, që sulmojnë një prej të burgosurve me thika të përgatitura vetë në qeli.

Ende nuk dihet se përse të gjitha dyert u hapën njëkohësisht, por duket se të paktën dy prej të burgosurve ishin përgatitur për një gjë të tillë.

Ata menjëherë sulmojnë Keneth Williams, që mendohet se është lideri i një grupi rival të quajtur New Moneii.

Williams detyrohet që të hidhet një kat më poshtë, për të shpëtuar nga personat që po e sulmonin.

Mjekët thonë se ai ka pësuar disa thyerje të rënda nga hedhja.

Pamjet janë siguruar nga gazeta Miami Herald./ep

16 komente në “Si në filma/ Çfarë ndodh kur hapen dyert e burgut (VIDEO)”

  1. Mira says:

    Sa mirë që në Albani burgjet janë me një kat…! Pastaj këtu te ne u japin lejë drejtorët e burgjeve dhe i vrasin grupet rivale jashtë burgut. E vrarë me thikë nuk është gjë, nuk je Maço..! Po nuk gjëmoi kallashi nuk quhet vrasje..!

    1. Zef Ndoj, Parruc Shkoder says:

      Ja, ketu ne kete burg duhet te sistemohen keta:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html

  2. D. says:

    Burg me pllaka mermeri. Shkollat dhe spitalet tona janë me qerpiç dhe pllaka të kohës së xhaxhit. Hej, moj Amerikë!

    1. Arber says:

      PO CPLLAKA MERMERI MORE IDIOT, MERMERIN AS BOSAT NUK E BLEJNE DOT SE ESHTE SHUME SHTRENJTE, KETU TEK NE DHE KOTECETE PULAVE I KANE ME MERMEM, JANE LINOLEUM PLASTIK QE DUKEN SI MERMER, MERMERIN DHE PLLAAKAT AS NE ENDERR SI SHOHIN NE AMERIKE, TERE SHTEPITE ME QAERA OSE ME PARKET ME MATERIAL TE LIRE OSE ME KARPET TAPET I INSTAL NE DYSHEME I KE

      1. Ton says:

        O Karber apo Karbatros, po posto o qole me te njejtin nick! Ku ke pare shtepi ti o plehre ne Amerike! Ketu ka rruge nga 50 milje me vila 5 milione dollareshe! Yyyyy

        1. paradox says:

          e cfare lidhje kane vilat me burgun se na hape barkun the ti. apo eshte burgu ne Hamptons? mire e ka ai ca mermeri kerkon ne burg o pall

    2. albatros says:

      Dukesh qe do jesh ndonje nga ata gabelet qe jane zbuar me force nga prona private e tjetrit, te beri pershtypje mermeri, mermerin ne shqiperi dhe neper pragjet e dyerve apo dhe ne shkallet e stallave e gjen, sic tha dhe Arberi mesiper eshte linoleum, klasin dhe jeten qe ben evropa por vecanerisht Ballkani ja kalon 300 here Amerikes, ne keto burgje futen kafshe dhe kafshet dalin perbindesha, sistemi i burgjeve amerikane nuk eshte modeluar te edukoje njerezit dhe ti pergatit per te care ne jeta kur te lirohen nga burgo por eshte krijuar ti beje me kriminel sec jane, lejohet droga, perdhunimet, vrasjet, pothuajse ska shtet fare, te keqen e Shqiperise. asahumica derrmuese e atyre qe dalin nga burgu kthehen perseri brenda ne nje kohe te shkurter, burgjet jane private dhe burgjeve u intereson krimi se bejne leke, ne Philadelphia disa gjykates ishin lidh me kompanine e burgjeve dhe denonin me denime shume te ashpra djemte e rinj per krime te vogla dhe i dergonin te vuanin denimin ne keto burgje nga bosat e te ciave ata paguheshin, AQ AVOKATE SA KA AMERIKA NUK KE E TERE PJESA E BOTES E MARRA SE BASHKU

      1. Ton says:

        E dime jeten qe bejne ne Ballkan! Nje gje s’marrim vesh pse gjithe shtetet e Ballkanit q… Ne sume per te ardhur ne Amerike! Ta paskan dhjere me duket, ta paskan refuzuar vizen!

    3. Kundrra Pedal says:

      me i bo me qef nja 6 muj

  3. inspektori says:

    Po ai i bardhi lart ça ishte perzier me zezaket? Nuk qenka me Aryan Brotherhood ai?

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      jo te gjithe te bardhet jane pjestare te Brand-it/AB
      po ky ka munci te jete “hispanik”

  4. bullaromari says:

    U kërnaqëm

  5. d=k says:

    cfare komenti i ceket pa pik yndyre .burgje me pllaka mermeri !!!!!!!!!!!!!dukesh ti qe vjedh lug e pirunj neper lokale.ki kujdes se pelqimi i dickaje esht deshira per ta pervetsuar.

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      vjedh pirunj…hahahahahahahahahaaaaaaaaaaa

  6. sokoli says:

    Aty nuk shkojne burra te mire prej tyre nuk pritet me shume prej tyre,ata edhe mund te kene vrare njerez,prandaj nuk eshte ndonje gje e madhe.

  7. AC/DC says:

    Sikur spitalet tona te ishin si ky burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje