Balla: Arben Imami do hetohet gjerësisht për shkatërrimin e ushtrisë

13 Gusht 2013, 15:00Politika TEMA

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka akuzuar krerët e Ministrisë së Mbrojtjes se kanë kryer krime dhe kanë vjedhur pasurinë e Forcave të Armatosura, me justifikimin se po shesin skrapin e armëve të papërdorura.

Anëtari i kryesisë së PS-së, deklaron se Arben Imami dhe drejtuesit e tjerë do të hetohen gjerësisht për këto abuzime. Në një shkrim të tijin, të postuar në rrjetet sociale, deputeti socialist përshkruan me detaje të gjithë këtë proces.

“Ministria e Mbrojtjes synon të shesë për skrap që përfitohet nga avionët, helikopterët dhe motorët e avionëve, të cilët nuk do përdoren më nga Forcat e Armatosura.

Vlera fillestare e sasisë është 15.959.224 lekë pa TVSH, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm për këtë qëllim.

Nga konsultimi me ekspertë, vlera fillestare e shitjes është shumë herë më e ulët se sa vlera reale e tregut. Gjithashtu, dihet se fitues i këtij tenderi të radhës do të jetë e njëjta kompani, e lidhur ngushtë me Arben Imamin, tek e cila Ministria e Mbrojtjes vjel përqindjen çdo muaj.

Tenderi do të mbahet më 26 gusht, në orën 10:00, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku do të dorëzohen edhe ofertat. Por shitja për skrap e avionëve, helikopterëve dhe e mjeteve të tjera të ushtrisë është vijim i politikës së ndjekur nga drejtuesit aktualë të Ministrisë së Mbrojtjes për të shitur pasuritë.

Në të njëjtën ditë që do të shiten pjesët e avionëve dhe të helikopterëve për skrap, ministri Imami ka planifikuar të shesë për skrap edhe dy anije silurkapëse dhe një tjetër polumbare. Ministria e Mbrojtjes synon të shesë anije për përdorim jo ushtarak, të cilat nuk gjejnë përdorim të mëtejshëm në Forcat e Armatosura.

Një vit më parë, Ministria e Mbrojtjes nxori në shitje nëntë avionë ushtarakë të Forcave të Armatosura Shqiptare, prodhim kinez.

Në emër të skrapit, në këto 8 vjet janë kryer veprime shumë të errëta me pasuritë e Ministrisë së Mbrojtjes. Në emër të skrapit, Shkëlzen Berisha dhe Fatmir Mediu, vranë 26 njerëz në Gërdec.

Në emër të skrapit, Shqipërisë i janë vjedhur qindra milionë dollarë armatim, i raportuar skrap dhe i shitur vendeve në konflikt, duke shkelur ligjet ndërkombëtare. Shqipëria është i vetmi anëtar i NATO-s, ndaj të cilit OKB-ja ka kryer hetime për trafik ndërkombëtar armesh në Libi dhe vende të tjera në konflikt.

Arben Imami dhe drejtues të tjerë të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes do të hetohen gjerësisht për këto abuzime shkatërruese për ushtrinë dhe ekonominë e trashëguar të Ministrisë së Mbrojtjes”, shkruan ai./A.XH

27 komente në “Balla: Arben Imami do hetohet gjerësisht për shkatërrimin e ushtrisë”

  1. Mira says:

    Taulant Balla nga Monte Carlo(pas Milanos dhe Jali-t) akuzon ministrin e mbrojtjes!

    1. Nila says:

      Balla ti je nder me te miret qe ka Partia Socialiste, ti je nder ato qe kane akuzuar gjithmone rregjimin Berishian per cdo vjedhje qe ka bere deri tani.

      Jo vetem kreret e ministrise se mbrojtjes por te gjithe duhen te paguajne per krimet qe kane bere duke filluar nga Sali Ram Berisha e duke mbaruar tek i biri i tij Lulzim Basha.

      D U A M – D R E J T E S I ! ! !

      1. Mira says:

        Pas Milanos, Jalit , Monte Carlos, koha është e përshtatshme për në Dubai! Tani ti shijo pushimet sa më shumë sepse në shtator do të rraskapiteni në punë për rilindjen e Shqipërisë…..!

    2. qelbesira ne litar says:

      Mira -po te pres me banane gati

  2. KARAMAMUND-ELEFANTI I TRETE says:

    Ate qelbesiren imamin futeni brenda ne burg, boll ka vjdhur maskarai.

    1. Open your mind says:

      Ju zoterinj qe do vini ne pushtet,per mendimin tim,gjeja e pare qe duhet te beni eshte te ndryshoni kushtetuten.Eshte cmenduri qe nje qeveri banditeske si kjo e jona te humbase zgjedhjet,dhe me ligj te qendroje ne pushtet dhe 3 muaj te tjere.Kjo i jep kohen asaj te fshehe gjurmet e krimeve dhe vjedhjeve qe ka bere gjate qeverisjes.Kjo gje nuk duhet te ndodhe me ne te ardhmen.Se dyti per mendimin tim personal meqenese pyesni per mendimet tona si popull,ju duhet te beni nje auditim hetim te imtesishem te cdo dikasteri qeveritar,dhe jo vetem ushtrise.Kjo duhet te perfshije qe nga emerimet pa kriter e deri tek abuzimet kolosale financiare.Cdo shtylle e sistemit eshte shkaterruar totalisht.Arsimi i larte eshte shkaterruar plotesisht,shendetesia gjithashtu,rendi te njejtin fat,drejtesia,mjedisi,infrastruktura etj etj.Duhet me cdo kusht te vihen para drejtesise fajtoret e ketij shkaterrimi total nqs vertet doni te beni sadopak mire per kete popull te vuajtur.Po cila drejtesi thuaj?Ne Shqiperi ajo ka kohe qe ka vdekur.Mallkimet e ketoj populli dhe besimi se zoti do te hakmerret ne menyren e vet,jane e vetmja shprese qe na ka mbetur.Me gjithe respektin qe kam per ju z.Balla,nuk kam besim se qeveria e ardhshme do te vere drejtesi per te gjitha padrejtesite qe jane bere ne kurriz te ketij populli.Plaga duhet pastruar njehere,pastaj mjekuar dhe fashuar.Megjithate koha do ta vertetoje nese jeni ndryshe nga keta vampirat qe po qerrohen nga pushteti.Klm

  3. shqiptar says:

    po ne ate vend ajo moto eshte kush te vjedhje me shume shpejt biles se erdhi shtatori dhe do vjedhin te tjere nga mbrapa secili shkon ne mengjes ne pune me moton ca do vjedh sot se mund te jete edhe dita ime e fundit ne pune dhe pastaj cfare do bej.

  4. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Moçalor jugut kush ka me i hetue PS a prokuroria? pse nuk i çoni te gjitha dosjet ne prokurori??
    mos ndoshta Partia e moçalorve PS asht kthye ne hetusi, gjykate, prokurori si njeher e nje kohe kur ishte kolera e kuqe ne pushtet. nuk keni faj ju jeni bijte e koleres se kuqe

    1. vlora says:

      Habitem se si gazeta Tema ju le hapesire tipave si ju me kete gjuhe te urrejtjes dhe percarjes. Une jam nga Jugu dhe jam shume krenar qe jam i tille. Jam i djathte, por respektoj voten e popullit dhe i uroj qeverise se re suksese ne punen e saj.

      Por kjo gjuha juaj me turperon qe ka edhe shqiptare te tille. Per me shume me ben qe gazeten Tema te mos ta frekuentoj me si lexues.

  5. akil says:

    Ik o balle ngele ham ham se dhe brace po kete rruge ndoqi dhe desh e lane jashte partie fare po ti si katunar qe je i pranon te gjitha sharje fyerje edhe ndonje gjo tjeter.

    1. Gert says:

      O Akil…te paska rreshkitur truri tek thembra!

  6. TROJA says:

    Asnje gje nuk do ndodhe,le te lehe sa te doje Balla,torta eshte ndare,vetem Erjon Braçja ka mbetur pa te.Shume zhurme,shume deklarate,shume e shume kercenime.Ne qe votuam per ringjalljen e drejtesise,po shekojme,po heshtim e po degjojme.Kohe shume nuk keni per te vertetuar se mbani fjalen,por jo si Faton Nano.Ne heshtje,po ju ndjek nje komb,per te pare rilindjen e tij,ose shkaterimin e gjithe klases politike.Ne po presim ne qetesi.

  7. ALI PASHA TEPELENA says:

    a ma gjen kush:si quhet baba i arben imamit!?

  8. Shkodriani says:

    Mire z. Balla, mire. Po ju cdo te beni per keto ?

  9. zarari says:

    po ajo puna e dhomes 24 te moteli si eshte…?

  10. Nendetsja 105 says:

    Kam frike se asgje nuk do te ndodhe me Imam Ballajdine. Fund i fundit ne kohen e Majkos minister sekser ishte Helidoni i Majkos, ne kohen e Fatmir Mediut ishte ose Allajbeu i spitalit amerikan ose Shkelzeni i Lirise, ne kohen e Imam Ballajdise vazhdon te jete Titi i Blurit. Nuk ka asnje arsye pse te prishet kjo tradite vjedhjeje ne FASH!

  11. Ish Ushtarak says:

    A do te behet ndonjehere transparence ne kete Ministri meqenese ju po thoni se po Ju uroj ne rast se do e beni Une dyshoj per kete pune sepse kam parasysh kohen kur ne krye te kesaj Ministrie ishte Majko U bene ndertime pa kriter ne miliona Euro ne Zall Her per ushtrine ne Bisht Palle ne SHkollen e Bashkuar ne Tirane si edhe ne shume vende te tjera kur dihej se nje pjese e ketyre objekteve pas rikonstruksionit do te dilnin nga plani i perhapjes se FA Keshtu Perfitoheshin miliona nga tenderate e zhvilluar dhe te mare nga firma te paracaktuara si Qefalia apo Patushi. E vetmja gje e mire qe beri Majko ka qene legjislacioni qe futi ne ushtri po edhe aty pati difektet e veta. Mendoj se ne ushtri duhen hequr skrape njerzore si Xhemal Gjunkshi Ylli Zyla e gjunksha e Zyla te tjere qe po i marin frymen ushtrise dhe qe kane monopilizuar dhe privatizuar cdo gje qe ka te beje me gradime emerime dhe trajnimet e tyre Nje shkrim i Meros per lazaratin thote se po te presesh tentakulat e kulicajve bie edhe ky mit edhe une them se po te presesh keto tentakula mund te bjere edhe ky mit dhe gjerat do te shkojne me mire natyrisht qe ne rast se Ministri eshte njeri i pergjegjshem .

  12. .... says:

    ato mjete mjafton ti shesesh ne EBAY, per koleksionistet , dhe fiton me shume leke. ???!!!!!?????!!!!!!

  13. al says:

    Balla, mbani fjalen per drejtesi, se perdryshe do hapni kraun. Voten e moret per te bere shtet dhe jo per llafe. Populli po u zhgenjye ta dini se do pesoni si pd, dhe sdo vini kurre ne pushtet. Shpresa eshte e madhe, dhe keshtu futeni ne skaner, kete qeveri per 8 vitet e saj ne pushtet. sa per llapaqen qe synojne ndarje te shqiptareve jane ca koqevar qe po na cajne trapin , ne vend te shohin hallet e tyre, merren me budalleqe . Keto jane serb shqipfoles ,dhe mos ja varni fare. Keto me ndryshimin qe ndodhi, kane ngel me gisht ne goje dhe ne bythe ,se kurre nuk kane dashe qe shqiperia te kete shtet. Plaseni ne burg kete krricin imamin, se dhjete ne breke ,dhe bon garipin. Drejtesia do te hedhi ne kosh te plehrave, shume te tille qe si shushunja i kane thithur gjakun ketij populli. Ligji ti shkule nofllat ketyre hajduteve qe levizin ne politike vetem per interesa . Imami eshte lolo i sales per te gjitha ato qe ka bere tek ministria e mbrojtjes.

  14. davidi says:

    imami nuk eshte frikacak, ka qene ushtar ne bazen e vlores gjate krizes me sovietiket…

  15. JAM plotesishte me mendimin e al. Beni shtet,beni drejtesi! Kush ka shkelur ligjet pa hezitim te futet brenda te shtate penxheret.
    Po nuk pati shtet ,po nuk pati drejtesi, nuk ka as ekonomi as kulture. JU kemi degjuar me vemendje se c’kini premtuar ndaj mundohuni t’i realizoni. Kini po thuaj te gjithe popullin me vete . Bashet,Paloket,Bogdanet e dreq e shejtanet le te lehin se ate detyre kane marr nga “i dorhequri” ,por aktiv ne politike.
    Po punuat per popullin ,le tu quajne ndac bllokmen ,ndac komunista,ndac kelyshe te ENVERIT,ndac horra e donzhuan,se ata kete pune kane bere e kete do te vazhdojne.Me gersheret e rrugeve do presin gjyhen e tyre. Kur degjojme PD, na kujtohet pernjehere;mashtruesit,hajdutet,shkaterruesit e kesaj SHqiperie,rrugacet e vrasesit e ketij populli ,vetem per shtet nuk flitet deri sa hyjne ne teritor edhe njerez si puna e atyre te AGIMIT TE ZI , qe folen e shane pa ju dridhur qepiku i syrit. E kush pra, greku,qe i shkoi shurra curk kur foli Enveri e nuk e hapen gojen.Nuk e hapen gojen se vendi kishte zot,kishte ushtri,kishte nje popull qe per 1 ore ishte armatosur.Kishte burra ne udheheqje e jo hajdut te pasurise se popullit. BENI SHTET, BENI DREJTESI, VINI NE VEND NDERIN E KETIJ VENDI. Te mos hyje derri e dosa e te na poshtroi me fjalet me te ndyra. Kush do miqesi i japim miqesi,kush nuk do ,ne halete te gomares te vene,pasi nuk rrojme vetem per nje cope buke.

  16. sajmir says:

    mos harroni dhe shefin e shtabit se dhe ai ka bere kerdine me kete ushtri

  17. MARKO says:

    Arben Imami, te pret kallami.

  18. gogo says:

    Gjith kasta e berishes,me ne krye tradhetarin Berishe,duhet te shkoine ne bangat e dreitesis,e te japin llogari per gjithe te keqijat qe ikane sjelle keti vendi.Po nuk ube kjo Shqiperija nuk mer fryme…??Demokracija nuk ka fituare.!

    1. albi says:

      Me kasten e Berishes ishte edhe kryehajduti Meta me banden e LSI. Mos i ndaj nga njeri tjetri, perndryshe nuk mund te kete drejtesi. Te gjithe para drejtesise. Perndryshe nuk mund te na mbushe njeri mendjen se e korruptuar ishte vetem pjesa e PD ne qeveri, kurse hajdutet e LSI ishin kristal. Ne fakt ishin pjesa me e piste. E ka thene vete z.Rama. Kemi memorje te mjaftueshme per ta kujtuar.

  19. deti says:

    Mire more z.Balla, cojeni Imamin ne gjykate. Po me ato maskaralleqet e LSI e Ilir Metes, cfare do beni?

  20. miro says:

    qift zoti fare te gjithe.kur thote gjini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje