Ish-ministri i drejtësisë Alibeaj bën një analizë befasuese të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit, rezultatin e të cilit e quan “aritmetikë të çuditshme”. “…jam nën frikën se mund të zbuloj se jemi në një shoqëri që po shkon drejt humbjes së skrupujve moralë”…
Nga Lorenc Vangjeli*
Alibeaj prapëson Berishën në faturën politike për humbjen dhe thotë se priste që të dorëhiqeshin dhe shumë drejtues të tjerë të PD-së, përgjegjës realë për çfarë ndodhi. Konsideron të ndershme garën për kreun e PD-së dhe flet për fytyrën e nesërme të opozitës: duhet të sillet si fituese. Sulmon ashpër kabinetin Rama dhe sheh në të dy qeveri të ndryshme, qeverinë e PS-së dhe atë të LSI-së. “Është një kabinet eksperimental dhe i destinuar për të pritur dështimin e parë qeverisës të Ramës”, thotë Alibeaj, i cili duket se është zgjedhur të jetë nesër një nga opozitarët e zëshëm jashtë Kuvendit
A ishte befasues për ju rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit, çfarë e penalizoi më së shumti PD-në?
Tashmë që djajtë zgjedhorë janë mbyllur në kutitë e votimit, tani që engjëjt e ligjshmërisë duken më të pafuqishëm se kurrë e pothuajse të dorëzuar dhe me një rezultat zgjedhor politikisht të pranuar, është vërtet kohë për analizë. Një analizë e qetë dhe gjakftohtë për të kuptuar se çfarë leksionesh dha apo nxuri shoqëria shqiptare. Çfarë realiteti i ri etik, moral dhe politik rezultoi pas tyre. A bëri shoqëria shqiptare një katarsis moral, siç edhe pretendohet se afrojnë zgjedhjet në një sistem demokratik? Duke analizuar në këtë këndvështrim, më duhet të pranoj jo pa hidhërim se ka qenë një rezultat më shumë se befasues. Në këto zgjedhje, ajo çfarë ishte në bankoprovë, më shumë se preferenca politike apo simpatia partiake, ishte pikërisht konsistenca morale e shoqërisë shqiptare, ishte qartësia dhe kthjelltësia në mendimin politik të saj. Ishte qëndrueshmëria e saj morale ndaj tundimit prej influencës me mjete jo politike. Dhe nuk flas kështu thjesht për paranë e përdorur për të blerë lirinë e votës. Po flas për humbjen e shqisës që kanë shoqëritë moderne për të vlerësuar objektivisht të tashmen dhe për të zgjedhur me vizion të ardhmen. Kjo mund të bëhej fare mirë edhe me ndëshkimin e qeverisë, e ndoshta edhe kishte ardhur koha për këtë gjë, por pa dyshim e kurrsesi nisur nga ato motivime masive që diktuan aritmetikën e çuditshme të rezultatit zgjedhor. E megjithëkëtë, një rezultat zgjedhor nuk mund të ishte kaq kapriçioz sa ai i 23 qershorit, për sa kohë në shoqëritë moderne, ligjësitë dhe motivimet që diktojnë krijimin e opinionit politik janë të njohura. Historiku elektoral, performanca qeverisëse, kohëzgjatja në pushtet, qëndrimi ndaj kauzave politike mbarëkombëtare, konstruktivizmi apo destruktivizmi i aksionit opozitar, aftësia për të krijuar oferta të reja e të besueshme prej opozitës sfidante, strategjitë dhe aleancat parazgjedhore në secilin kah, niveli ekonomik i shtetit apo dhe i individit, janë indikatorë, analiza e të cilëve do të duhet të çonte logjikshëm në një parashikim së paku të frymës popullore. Në fakt, rezultati i 23 qershorit, në mënyrë të habitshme nuk “i bindet” këtyre ligjësive. Kjo më shumë përsa i përket diferencës së rezultatit sesa thjesht fitores së opozitës. Një ngjarje e tillë, edhe pse për mua ishte pak e besueshme, ishte e mundshme. E kam të vështirë të kuptoj se çfarë mekanizmi racional dhe logjik ka qenë ai i cili ndoshta “penalizoi” PD-në bazuar në performancën qeverisëse dhe ndërkohë “promovoi” me katërfishim rezultati LSI-në, e cila ishte bashkëudhëtarja në të mirë e në të keq në këtë qeverisje! Si ka mundësi që PS për gjatë gjithë kohës nuk formuloi asnjë ofertë politike, e madje, edhe tani që ka një “kryeministër të zgjedhur”, nuk e shpalos dot një të tillë, dhe përsëri ruajti të njëjtat kuota në zgjedhje? Si ka mundësi që shqiptarët që janë në masën mbi 90 për qind pro Bashkimit Evropian, të mos qortojnë sjelljet këmbëngulëse antievropiane të saj? Përgjigjet i kam, por nuk dua t’i besoj, qoftë edhe pse jam nën frikën se mund të zbuloj se jemi në një shoqëri që po shkon drejt humbjes së skrupujve moralë. Kam frikë ta pranoj me zë të lartë, por gjasat duket se janë të tilla, që shoqëria shqiptare kësaj radhe e humbi paksa betejën për ruajtjen e vlerave morale e politike të saj. Sistemi i egër i luftës ndërpartiake, i motivuar prej etheve të egra të rrëmbimit të pushtetit duket se e ka goditur rëndë konsistencën morale e politike të shoqërisë sonë. Më duket se 23 qershori tregoi në thelbin e tij një rrënim ideologjik të shoqërisë shqiptare. Gjithsesi: “Vox populi, vox dei; Zëri i popullit, zëri i Zotit!”
E prisni një analizë të shkaqeve të humbjes nga PD dhe si e parashihni atë sa kohë që të gjitha figurat e larta të partisë suaj që kanë folur deri më tani bashkohen në një pikë, përjashtojnë kryeministrin Berisha nga çdo përgjegjësi?
Një analizë e PD, tej të qënit një rit i rëndomtë postzgjedhor apo një proces i masës së përgjegjësisë për humbjen është i domosdoshëm për më shumë se kaq. Është e domosdoshme që kur një parti politike, e cila ka qenë për tetë vjet në qeverisje del në këtë mënyrë në opozitë, e ka të nevojshme të kuptojë realitetin e ri të shijeve politike në vend. Ka nevojë të kuptojë se cilat ishin mungesat ideologjike në ofertën politike që aplikoi, të kuptojë se cilat janë shtresat sociale, interesat e të cilave duhet të mbrojë e të përfaqësojë, cilat duhet të jenë mekanizmat për të tërhequr pranë vetes edhe kategori të shoqërisë që mund të jenë jo të angazhuara, por jo neglizhente, cili duhet të jetë grupi i ri drejtues dhe oferta e re politike.
Në fakt, sjellja e duhur në këto kushte do të ishte që figura të larta drejtuese të PD-së, individë që kanë mbajtur pushtet real në parti dhe qeverisje, do të duhej të ishin vetafruar tek dorëheqja siç edhe bëri Berisha, (po ashtu edhe nënkryetari i partisë). Këto figura bëjnë mirë që përjashtojnë përgjegjësinë e Berishës, sepse në të vërtetë, doza të mëdha pushteti faktik i kanë pasur pikërisht ata vetë. Në kushtet kur kanë kaluar kaq kohë nga 23 qershori dhe duke parë edhe sjelljen e tyre gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, nuk shpresoj se prej tyre do të gjendet kurajoja për t’i shërbyer të ardhmes së PD-së nëpërmjet akteve fisnike dhe morale të dorëheqjes.
Gjithsesi, analiza e pritshme do të zhvillohet prej dhe nëpërmjet korpusit të anëtarësisë së demokratëve, më të pafajshmit në rezultatin e 23 qershorit. Një dialog i sinqertë me ta, përthithja prej tyre e anktheve që kanë pasur gjatë katër vjetëve të mandatit, mirëkuptimi dashamirës i secilit demokrat qejfmbetur, identifikimi i gjithë figurave lokale historike të lënë në harresë apo dhe i rishtarëve, krijimi i një psikoze të re, sipas të cilës, kauza e PD-së është kauza e tyre dhe tek e cila ata duhet të ndjehen aksionerë të rëndësishëm, këto duhet të jenë, sipas mendimit tim, qëllimet e kësaj analize dhe rindërtimi i ndjesisë së vetëbesimit.
Gjykoni se ka pasur garë korrekte për kreun e PD-së apo rezultati i saj ishte i pilotuar, siç është dëgjuar jo rrallë të thuhet, deri edhe nga nënkryetari i PD-së Patozi? Si i gjykoni rivalët Basha-Olldashi?
Korrektësia e garës, në mungesë të provave për pandershmëri, mund të vlerësohet duke analizuar rezultatin e garës nga njëra anë dhe mjetet që ka përdorur secili garues nga ana tjetër. Rezultati i garës tregoi për një fitore shpartalluese të Bashës. Nga ana tjetër, askush nuk mund të na tregojë se fituesi përdori apo u mbështet në mjete të shproporcionuara të cilat garuesi tjetër nuk i kishte në dispozicion. Ka patur edhe mangësira teknike në listat e votuesve, por ato kanë qenë në masë jondikuese dhe aspak favorizuese për njërin apo tjetrin kandidat. Në fakt, duke parë se cili prej tyre ka bërë jetë partiake më pranë strukturave të partisë dhe se kush ka patur më shumë mundësi për të ndërhyrë në to, ai nuk mund të ishte Basha. Ka patur një pozicionim të ndershëm dhe prej garantuesi të garës nga ana e kryetarit të dorëhequr të partisë duke mos lejuar, (me aq sa mundi), ndërhyrjet e pandershme në garë nga jashtë. Kjo mund të ketë lënë një shije jo të mirë të humbësit, por ajo çfarë ishte me rëndësi në këtë proces, ishte krijimi i kushteve optimale për anëtarësinë e PD-së, tashmë në opozitë, për të folur dhe vendosur ajo vetë si kurrë ndonjëherë më parë.
Duhet të pranoj edhe se gara u zhvillua jo thjesht si një vlerësim e gjykim mes dy individëve, por edhe si një proces gjykimi i influencuar nga rezultati i 23 qershorit. Njëri kandidat u pa si përfaqësues i asaj pjese të elitës së lartë të PD-së që e çoi atë në disfatë. Reagimi ndaj kësaj ngjarjeje dhe ndaj trajtimit që pësuan gjatë qeverisjes, shpjegon edhe rezultatin. Kjo ishte dhe një provë tjetër e ndershmërisë së garës dhe kjo gjë tashmë nuk vihet më në diskutim.
E konsideroni problematik faktin që kreu i ri i PD-së është jashtë Kuvendit, njëlloj si precedenti Rama në vitet 2005-2013?
Një zhvillim normal i jetës parlamentare do ta donte praninë e drejtuesit të opozitës dhe atë të maxhorancës në Kuvend. Kam përshtypjen që edhe Rama nuk do të jetë frekuentues i rregullt i sallës së Kuvendit. Stili i tij në drejtimin e partisë është diktimi me grusht e dorë të hekurt të saj. Ka qëndruar gjithmonë larg dhe lart prej të vetëve duke mos parapëlqyer ballafaqimet e drejtpërdrejta. Në këtë qasje, tashmë është i shtyrë edhe nga shifrat e bollshme që ka maxhoranca. Veç kësaj, sipas të dhënave të mia, me kompozimin e qeverisë, ka krijuar jo pak pakënaqësi edhe brenda vetë grupit të tij parlamentar. Kam bindjen se do të bëjë çfarë është e mundur që të mos ballafaqohet me indiferencën e grupit të tij të demotivuar nëse do të marrë pjesë në seancat plenare kur dhe do të ndodhet nën sulmin e opozitës. Ai do të bëjë gjithçka që qendra gravitacionale e politikëbërjes të mos jetë Kuvendi, por qeveria. Një sjellje e tillë bën që edhe mosprania e kryetarit të opozitës në Kuvend, të mos shihet si handikap. Dhe veç gjithë këtyre, grupi parlamentar i opozitës i ka të gjitha kapacitetet politike për të bërë një opozitë parlamentare energjike.
Cila do të jetë fytyra e nesërme e opozitës në gjykimin tuaj? Çfarë duhet të ndryshojë tek PD-ja që të ribëhet një alternativë e shpejtë për pushtet?
Fytyra e opozitës duhet të jetë ajo e fituesit. Një opozitë nuk mund t’i shmanget këtij fati. E që të fitojë duhet të krijojë frymë dhe besim në popull. Duhet të jetë një opozicion i cili të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e masës më të madhe të elektoratit. Duhet të godasë publikisht çdo defekt të qeverisjes. Të fitojë çdo përballje parlamentare. Të krijojë një ofertë politike reale, të prekshme, të mirëmenduar dhe të bëjë çfarë është e mundur për ta vënë në jetë atë edhe në kushtet e të qenurit në opozitë. Duhet të krijojë aleancë të drejtpërdrejtë me shoqërinë shqiptare, duhet të sillet si një opozitë me mentalitet fituesi. Kjo, sigurisht mund të bëhet me individë që që kanë treguar se dinë të jenë fitues. Duhet të jetë një opozitë që të mos jetë e dukshme vetëm në të enjtet e seancave parlamentare, por duhet të zhvillohet me çdo mjet komunikimi me publikun. Do të duhet të shndërrohet, pra, në një lëvizje gjithëpërfshirëse opozitare. Për këtë arsye, duhet të fillojë një hapje e drejtpërdrejtë dhe e madhe për motorët më energjikë të shoqërisë. Të jetë mikpritëse jo vetëm për shtresat sociale historikisht përbërëse të saj, por edhe për atë pjesë të shoqërisë që mendon, vlerëson dhe gjykon politikisht, por që nuk ka pasur gojë për të folur politikisht. Pasurimi i rradhëve të PD-së dhe diversifikimi i përfaqësimit me emra, personalitete, figura publike dhe aktive në shoqëri, është një formulë suksesi e sigurt.
Si e gjykoni kabinetin Rama në raport me premtimet elektorale dhe me aleatin bashkëqeverisës Meta?
Kompozimi i qeverisë është një nga aktet më domethënës për profilin që do të ketë vetë aksioni qeverisës dhe i maxhorancës. Jam pak i interesuar për çfarë Rama do të bëjë në krye të qeverisë sepse kam pak shpresë se mund të bëjë punë të mbara. Kompozimi që i bëri qeverisë nuk më zhgënjeu në këtë paragjykim timin. Ajo çfarë Rama ka gatuar nuk është një këshill me ministra, por një qeveri e përbërë nga një kryeministër i rrethuar nga drejtorë. Nisur nga profili politik i secilit nga ministrat, krahasuar me pjesën tjetër të grupit parlamentar, nga eksperienca e munguar shtetërore, nga trajektorja e karrierës politike apo qoftë dhe nga pesha që ka mbajtur secili prej tyre në zgjedhjet e fundit, duket qartazi se janë skalion politik i dorës së dytë e në ndonjë rast, edhe më keq se kaq. Përshtypja tjetër që më la kompozimi i kabinetit, është se Rama vuan edhe mbas kaq kohësh në krye të PS-së nga psikoza e vendosjes së autoritarizmit diktatorial në parti duke shpërfillur karrierat politike brenda PS-së. Të gjykosh mbi cilësinë e kabinetit, është më e udhës të shohësh pasqyrimin e tij në pjesën e mbetur të grupit parlamentar të PS-së. Pa dyshim që brenda tij ka shumë faktorë politikë me peshë dhe eksperiencë e madje, jo edhe aq “të vjetër e të pavlerë”, nga ata që Rama i përbuz si trashëgimtarë të epokës Nano. Të jesh i vjetër në politikë nuk do të thotë domosdoshmërisht që të mos kesh ambicie dhe energji administruese. Është e vërtetë që vjetërsia në politikë të bën edhe të brishtë përpara kundërshtarit, porse me një qëmtim të kujdesshëm mund të identifikohen individë që gërshetojnë mirë eksperiencën, pastërtinë e figurës dhe energjinë për të administruar punët publike. Përvoja tregon se një qeveri në fillim të mandatit të saj, nëse është serioze dhe e mbarë, duhet të ndërmarrë reforma të mëdha dhe me kosto politike. Reforma të tilla përballohen nga individë me profil të lartë politik dhe jo me rishtarë. Mbetet që të mendohet se fatkeqësisht, kjo qeveri që po mandatohet, nuk ka ndërmend për të tilla reforma parimore apo për frymë të re qeverisëse. Madje, kam dyshime të forta edhe për risinë e vetme të kabinetit, për numrin e shtuar të grave në qeveri. Nëse kjo do të ishte një lëvizje e sinqertë, ka shumë profile të tjerë me peshë brenda grupit të PS-së. Kam dyshimin se Rama me këtë lëvizje ka kamufluar qëllimin e tij për të patur sa më pak zëra autoritarë në kabinet. Vendosja e një numri të tillë grash duket se i shkon për shtat kësaj frymë nënshtrimi dhe autoritarizmi. Po kështu, duket e konturuar qartë se ky kabinet ka brenda dy qeveri me peshë të ndryshme, me shpejtësi dhe stil administrues të ndryshëm. Një qeveri e PS-së dhe një qeveri e LSI-së. Kjo është një shenjë jo shumë e shëndetshme për ecurinë e mëtejshme qeverisëse. Si përfundim mund të them se ky është një kabinet eksperimental, i destinuar për të pritur dështimin e parë qeverisës të Ramës. Vetë Rama ka menduar se emrat e kandiduar në një skenar të tillë dështimi, do t’i sillnin më pak kokëçarje se çdokush tjetër.
*Revista JAVA
”…Shoqëria shqiptare ka humbur skrupujt moralë…”?!?!?!?!?
Flet per Moral,i Pacipi dhe i Pamoralshmi.
Ky eshte kulmi.E vjedhin popullin,e shajne,e poshterojne,e egzekutojne…etj.,dhe ne fund e akuzojne per mungese morali.
Te lumte menderja,mor bir k…..
Dean,
Jam plotesisht dakord me ty. Sic duket ky “intelekturali qe paska mbaruar shkollen jashte” do qe, te importoje nje popull tjeter ne Shiperi. More gomar,ti thuash nuk ka asnje politikan ne boten e qyteteruar qe, pasi ka humbur zgjedhjet te shaje dhe ofendoje sovranin. Sovrani te jep faturen more koqe dhe kjo eshte edhe bukuria e demokracise te jep licencen per te drejtuar te shef per kater vjete se nuk ke drejtuar mire dhe te thote qerrohu se nuk je per kete pune.
Pershendetje
S’kan faj keta,mo plaku.
Fajin e kan gazetaret qe i marrin ne interviste keta karagjoz,dhe duke bere keshtu amplifikojne injorancen dhe ligesine e ketyre pisave.Po t’i injorosh eshte me mire se t’i marresh ne interviste.
Dean,
Miku im. Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe mos harro se, edhe mediat e shkreta duhet te jetojne ( marrin rrogen ). Problemi eshte ai qe thua ti kaq bukur se, ne jemi te detyruar te konsumojme kete injorance dhe ligesi.
Naten e mire, mik.
O Alibebe;e dijmë që të shpëtonte shurra në brekë sa herë të kërkonte Zeni, por tani mos ki më frikë se nuk ka ç’të bën as Zeni as babi i Zenit, ata kanë hallet e tyre e kanë frikë se i pret burgu për vjedhjet, vrasjet e tradhtitë që i kanë bërë këtij Populli.
Besoj se edhe ti, o merhum ,do të gjykohesh e ke për të marrë hakun tënd për shërbimet që u ke bërë këtyre k r i m i n e l ë v e.
Partia demokratike humbi zgjedhjet,midis te tjerash se nuk kuiptoje se cfare kerkonte populli, duke pature parasysh se populli i imponohet politikes dhe jo e kundrta. Ju pikerisht vazhdoni te mendoni se falin e ka populli,sinqerisht me vjen keq qe ne politiken shqiptare ka ende njerz qe mendojne keshtu. Po pse cfare prisnit ju zoteri te ndodhte, donit qe populli tu shperblente me vota qe nuk ndertuat dote shtet,nuk bete ndarjen reale te pushteteve,kultivuat dhe udhehoqet me shembullin tuaj fenomenin e mosndeshkimit,korrupsionin e kthyet ne rregull,bet marrveshje nderkombetare ne kundershim me interesat e shqiptareve per detin, nuk krijuat dote administraten e shtetit shqiptar,por e mbushet ate me militant injorant, por pjesa e paangazhuar nuk ua dha pushtetin per te punesuar militantet, sepse militantet jane turema, edhe po nuk i fute ne pune ata prape i ke votues ,por ua dha te beni shtet ne te gjitha aspektet,procesin e legalizimeve e kthyet ne mashtrim,qe te behej legalizim duhet te ishje “dora juaj’etj,etj,opoziten e vrat ne bulevard,parlamentin e drejtonit sikur te ishim ne diktatur dhe akoma me tej ju realisht keni fituar vetem ne 1992,ndersa ne te gjitha rastet e tjera i keni vjedhur ato,me perjashtim te pamundesise ne zgjedhjet e 23 qershorit per ti manipuluar,pra ju vete e keni fajin qe nuk keni ditur se si ndertohet shteti,u kthyet ne nje parti komuniste pa demokraci te brendshme dhe nga ana tjeter fajsoni popullin, vazhdojme te degjojme cudira , Pd nuk mund te vije ne pushtet me njerz qe nuk din cfare flasin ose flasin se aq din.
nedavi,
Faleminderit per shkrimin, qerte dhe sakte.
Populli ja dha verdiktin më 23 qershor!
Ju shushunja e mbani akoma në këmbë!
Jazëk JU Qoftë, Harramsëzë!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/kanibali.html
Alibeaj, nje fundamentalist islamik, fis i Isa Toskes , fytyra me e urryer e popullit te Shqiperise se Mesme !!!!!
As mish as peshk ngele gjithe kohes more karabush..
Me mire se epiteti KARABUSH asgje tjeter nuk i shkon ketij…nipit te Isa Toskes , tradhetarit me damke gjate Luftes Nacional clirimtare
ESHT HUMBJE KOHE TE LEXOSH TY MOR BIR ,TI PSE NUK FLET PER VETEN CKE BERE VETEM AT TE LEPIRBYTH ,MOS HUMB KOHE NE POLITIK MORE MJERAN PO GJEJ RRUGEN TATE SI TE GJITH NE E LERI DENGLAT SE JE I RI
Ky eshte thjesht i palexueshem.
Nuk ka te beje me aftesite e mia per tu ngritur e qendruar ne regjistrin intelektual te Alibeajt, aspak. Umberto Echo, ne nje ese te famshme te tij thote: nga momenti qe fjala doli nga autori, ajo i takon lexuesit. Nqs Alibeaj do qe ato cka thote te kene jehone, me fjale te tjera te induktojne ide ne shoqeri dhe nga ana tjeter te kthehen ne forme respekti (qofte edhe te imponuar) te lexuesit per autorin, duhet te mesoje ti artikuloje me natyrshem idete e tij; frazat te vijne logjikshem spontanisht, e jo te kerkuara me dhune per te bere efekt butaforik. Perndryshe ai jep imazhin e nje shkruesi patetik ne kerkim te fames ndersa shkrimet e tij ngjasojne me pambuksheqerin, i bukur per tu pare, i ngaterruar ne fije te panumerta, dhe pse jo, i demshem per shendetin.
Amen,
Respekt per shkrimin kritik me shume brume. Duket se je ne nje nivel te larte ketu ne Forum. Respekt dhe zili ( ne kuptimin e mîre te fjales ). Pak e sakte thote populli.
Pershendetje
Kujt i flet?
Kokepalareve te temes?
ky si duket,ka dale pa ndonje thele dhe po fillon te hape skepin!pd eshte tashme e çperbere!!!!!!!!
Alibeaj eshte produkti me i turpshem i tanzicionit, karierist i pa skrupuj, arrogant e dhunshem deri ne ekstrem ndaj atyre qe e ndersente Saliu. Kurre ne detyra te larta ne drejtesi vecanerisht nuk duhen lejuar aguridhe si ky.
Qeveria e PD-se si gjate qeverisjes para zgjedhore,dhe tani pas zgjedhjeve e ka konsideruar dhe e konsideron pushtetin,prone private te saj,ku mund te beje si ti doje bytha.
Ne kulmin e urejtjes popullor,ajo i kujton popullit se do konsumoj 4 vite,per te vjedhur!
Importon plera,sa per kater vite te tjera te qendrimit te saj ne pushtet.
Ben emerime ne institucione te militanteve te vet,deri ne minuten e fundit.
PD-ja me Berishen e “dorhequr” as ka patur dhe as ka vene mend,analizat dhe zgjedhjet “urgjente” i sherbejne vetem interesave berishjane,ato nuk vlejne per analiza.
Kam bindjen se skrupujt morale i kishte humbura qe me lindjen e saj PD. Sepse, PD lindi mes ujrave te ndotura te PPSH. Edhe ato te perndjekur prej verteti, apo pinjolle te borgjezise se vjeter e te ndershme, nacionaliste etj., qe iu bashkangjiten PD, shume shpejt i ktheyn kurrizin asaj sepse e pane se atje ishte mbledhur bataku i PPSH.
Ujrat e tjera me pak te ndotura dhe ujrat e pasterta te PPSH sherbyen si ujera per te ushqyer trashegimtaren PS. Ketu, ne PS, tani jane edhe shume ish te perndjekur e te burgosur te vertete; shume pasardhes nga familje te ishborgjezise se vjeter, te ndershme dhe nacionaliste etj. Po pse jane valle? Sepse nuk e duan PD, Saliun, Alibeun dhe Bealiun. E thjeshte fare. Ky na tregon skrupujt. Qe te mos zgjatem, se u lodhem me keta te paskrupujt qe hiqen sikur kane skrupul etj., duhet kopsitur mendja se: 1. Shqiperia eshte vend i bekuar. 2. Shqiptaret jane njerez shume te mire. 3. Politikanet jane njerez te poshter por meqe ata jane pak ne numur perballe popullit ata nenshtrohen shpejt, ose ndryshe shkojne per Sali ose Lesh. 4. Duhet pune dhe vetem pune me pune te ndershme. Gje te cilen nuk e bene apo kapen dot Alibeja me shoke e shoqet e PD.
PD ka filluar procesin normal te shkrirjes ne kohe, sikunder i ndodhi edhe nenes PPSH. Shuarja nuk eshte turp. E turpshme eshte kur je i paturp, faqezi, gangster, tradhetar, i poshter, genjeshtar, i pacipe, zorraxhi, frikacak i perulur,… . Kur te q. ne b. dhe e pyet Saliun: a u kenaqe? Apo duhet te sjell edhe rob e shpise?
Kjo eshte gjuha qe keta tipa duan per aq kohe sa kane fytyre e dalin, moralizojne, bejne babain, nenen,halleqaresin tone ne publik; ne vend qe te fshihen perjete ne skep te botes, pasi te kene kerkuar falje njemije here – dhe papushim.
Shumë frazeologji “intelektualiste” ka zoti Alibeu. Nëse është e vërtetë që shoqëria shqiptare është një shoqëri pa skrupuj moralë, në shikimin tim, për këtë gjë “merita” kryesore u takon përfaqësuesve të kësaj shoqërie, atyre që e udhëheqin atë, shkurt – krerëve të bandave mafiozo-politike që sundojnë në Shqipëri që prej mëse 100 vitesh, shpresës së humbur të shqiptarit dhe errësirës së tunelit ku as shihet një pikëz dritë.
Pse je kaq idiot nqse ka parti qe ka me shume banda dhe jo intelektuale ini ju si Parti
Boo se paskam dit sa njerez te neveritshem na kane qeverisur per tete vjet! Dmth qelbej ere prej kohesh ky muhabet, po argumentat ishin mosperfaqesimi, vrasjet per pushtet dhe antikombetarizmi, po keta qenkan idiote komplet mor Zot! Ky nxjerr popullin imoral pse nuk kuptoi qe pd ishte vizioni i te ardhmes…s’di te kete vene njeri me shume rekord per prodhimin e budalliqeve/sek sesa keta te pd-ese pas humbjes.
Shiko une e vleresoj gazeten tuaj qe percjell lajmin ashtu sic eshte, po po na hiqni trunin me keto artikujt mbi shpikjet e fundit per te justifikuar humbjen, kur e kane ne balle pse kane humbur: jane te shpifur sa s’durohen me! Nuk i votuam kunder qe ta kemi prape katundarine e tyre cdo dite para syve.
Duhet te jepen ca shembuj drejtesie ta qepin gojen keta, ose te flasin tamam. Meqe s’dine se injoranca nuk kurohet ne moshen e alibeajt, te zhduken fare mos t’i shofim me. Booh cdo dite, kur degjoj ‘perlat’ qe nxjerrin nga goja me vjen plasje qe i kemi duruar kaq shume!!
E dini perse nuk e kandidoi Berisha Alin e Beajve?
Sepse eshte nipi i Isa Toskes. Isa Toska, eshte i vetmi kriminel i luftes se Dyte Boterore, i cili u denua me vdekje si nga partizanet, ashtu edhe nga Ballistet, nga Zogistet bile edhe nga ushtrite pushtuese italianet dhe gjermanet.
jo cdo legen mund te kete hapesire ne gazeten tema
**Me Fal** koleg Lorenc Vangjeli qe po shkruaj kaq shkurt dhe prere, por te intervistosh dhe ti japesh hapsire Mediatike nje Fundamentalisti te PD, nje njeriu anti-perendimore ne gjithcka, eshte humbje kohe dhe publikim i se keqes, qe populli shqipetare me 23-Qershor votoi aq fuqishem kundra kesaj te keqje shume vjecare qe perfaqson ky tip.
Per sa kohe ju dhe “udheheqesit”e tjere te PD-se do ta kerkoni jashte vetes tuaj deshtimin e turpshem ne zgjedhjet e 23 Qershorit,nuk keni per te hecur perpara.
Si ka mundesi flasin keta per moral dhe skrupuj kur kryetari i tyre percudnoi demokracine me gjithfarlloj inskenimesh. Me parti te ndaa pergjysem me deputete te blere e me koalicione amorale m te vetmen odeal ate te qendrimit ne puashtet me c’do kusht. Pastaj si mund te flasin per moral kriminelet shtetare qe hodhen ne ere Gerdecin me 26 te vrare eme 4 viktima te pafajshme te 21 Janarit e me sa e sa hajduteri qe i jane bere pasurise kombetare ? Si te pamoral e te paskrupuj qe jane ata meritojne ndeshkimin e drejtesise per gjithe maskaralleqet qe kane bere ne kuriz in tone.Kur flasin njerez te tille eshte mire te kesh dy bythe nje ta cash e nje ta mbash se te duhet…..
Ke zhvilluar nje bisede sikur te ishte vet SALI BERISHA. Meqenese nuk je deputet,pasi sic dihet,ta vuri drune SALIU,aresyen e di ai,edhe pse ter kohen ngele duke i ber lajka ,tani po kthehesh ne nje papagall te tij. Asnje nga ato aresye qe permende nuk qendron si shkak i humbjes me 23 QESHOR. Aresyja eshte e qarte ; nuk punuat per popullin por per pasurimin tuaj ,ndaj nuk luftuat korrupsionin,po e ngritet ne shkalle alarmante,nuk luftuat krimin ,po e lulezuat ate. Shkaterruat industrine ,bujqesine e flaket njerezit ne rruge. VODHET VOTAT SI ME 2009 dhe per bashkine e TIRANES. Ter kohen ngelet duke akuzuar opoziten e nuk muaret asnje mase per ato qe tnonit,vetem i perserisnit ne c’do konference shtypi. Vrat 27 vete ne Gerdec e nuk u hyri asnje gjemb ne kembe. Vrat Kosta TERBICKEN SE DENANCOI te birin e kryeministrit,e ja vut emrin saksident ,pasi i mbyllet gojen gazetares se Korces. Vrat 4 vete ne nje demostrat paqesore paqesore e kur ajo ishte ne mbarim e siper. FSHEHET FAKTET e vrasjeve ,duke i mbajtur gardistet ne bodrumet e kryeministrise. Genjyet popullin pe rritje ekonomike ,kur shtoheshin listat e ushqimeve neper dyqane,per te cilat bete gurgulene ne 2005,kundra PS.
GENJEYT POPULLIN PER ZHVILLIM ARSIMI E KULTURE,kur vidheshin veprat e artit cdo dite,e shkollat ishin per faqen e zeze te tuajen ,pasi populli nuk ka faj. Flisnit per forcim rendi,kur cdo dite vriteshin njeres e grabiteshin ne mes te rruges.Genjyet popullin se do beheshin legalizimet e nuk bete gje per 8 vjet.GE NJENIT POPULLIN PER INAGURIME HIDROCENTRALESH, NDERIME STADIUMI,PARLAMENTI e nuk bet gje. HUMBET SE NUK PUNUAT,VETEM VODHET E SHKATERRUAT.
Keshtu vazhdoni me kete arrogancen tuaj, e paska fajin populli qe paska qene qorr e s’ka ditur te vleresoje. Po ik o qofte i peshtire ik se te ka dale boja dhe ty.
Me kete kokefortesine tuaj pa asnje autokritike jeni fiks ”te dhjere po krenare”
I pa lexueshem.
Alibeaj nje funderine e shpifur!
Nipi i Isa Toskes, kriminelit me damke!
Personi qe di shume mire kush e organizoi dhe vrau XHINDIN.
Anetari i bandes Berishiane te “PD”
Kete dhe banden i gegjen mendja se kethen ne pushtet si ZOGU(1924)me ndihmen e serbeve dhe grekeve qe ju sherbyen per 8 vjet,shkurt TRADHETARE.
Po ore fytyre muti shoqeria shqiptare e kishte humbur sensin e moralit qe la nje bande gangsteresh te qeverisin plot 8 vjet duke u vjedhur,rrahur dhe vrare por ja qe me ne fund e vendosen dinjitetin e tyre me 23 qershor se perndryshe nuk do quhej popull por nje tufe lopesh po te kishin zgjedhur fytyrat tuaja te mutosura.
Keta duhen terhequr zvarre si qente pa piken e meshires kur vezhdojne edhe pas kesaj humbje te vjellin vrer.
Alibeaj nuk e njeh PD.Si ka hyre ashtu ka mbetur.Vetem xhepat s i ka me bosh.Keta si tipi i tij i konsiderojne idealistet si demode dhe luajten te gjitha guret per t i menjanuar.Natyrisht me bekimin e shefit te madh.Pa diskutim nuk qendron predendimi i tij dhe i shokeve te tij qe uji rrjedh i paster ne burim po turbullohet poshte. Kjo vjen era mbeturine e diktatures.S ka sesi te jete ndryshe.PD vazhdon te mbetet ne duar te klaneve mafioze, te atyre qe u pasuruan shpejt e pa skrupuj.Do te kerkojne te fshihen pas ndonje figure idealiste e te paster, por mendoj se nuk do t ia arrijne.Do te pesoje edhe humbje te tjera sa te kuptoj te verteten.Le te presim dhe te shohim cdo te ndodh.Sa i takon kampit tjeter,do ta gjykojme te pakten pas 6 muajsh qeverisjeje.
Né rrugétimin e tij té gjaté njé popull mund té gabojé, aq mé shumé né
demokraci kur i duhet té zgjedhé shpesh mes dy té kéqiave. Por té akuzosh pér mungesé morali njé popull té téré, kjo pérbén amoralitetin
mé té madh qofté edhe pér njé zvarranik si Alibeaj. O zot ç’vemje e kané sunduar pér teté vjet popullin shqiptar.
Po si nuk e paska kuptuar en de se pikerisht per mos me pas me Pune me fytyra si ky,populi votoj masivisht per Psne,per nje rilindje?vjen i pamoralshmi e moralizon!po ku ishe ti si njohes i ligjit kur te perndjekurit kerkuan drejtesi?ku ishe tikur liraku u dogj!?edhe flet per moral?pffffffff,ik o mut se Böll qelbet vendin,
Perjashtojne Berishen qe asht strumbullari i humbjes bashke me bazhibozhuket kopista dhe militantista.
Te gjithe e din te verteten e humbjes se pushtetit, po iu djeg bira e bythes te kritikojne humbesin.Shiten se edhe zgjedhjet per kryekar Partie ne PD jane zhvilluar drejt,te sincerta dhe pa hilera.Po nuk don shume mend qe kur bejne analize vendosen ne ballore me kritika rreale.Veq kur devijojne ne momentin qe nuk duhet devijuar dhe fillojne levdate duke mos i lene pergjegjesi Berishes kur ky vete lotoj nga hidherimi si foshnje qorramene se kish humbur per paaftesin e vet.Kesaj nuk mund ti ve emer tjeter por vetem Parti e pordhaceve llafazan dhe intrigant.
Domethene,ti thua O Beu-Aliut se Enver Hoxha (Sali Bisha) nuk kishte faj!!?? Cfare analize ben more zagar??? A e din ti se pushtetin qe permbysem,monizmin,e permbysem per te pasur shtet ligjor-prone private-fjale te lire dhe asnje nuk morem,per arsyen e vetme,sepse ai qe te ka bere nenen ty Sali Bisha dhe ti i thua babe,i mori te gjitha per vete,fale avokatise qe bere ti dhe disa qelbesira si ty.Domethene ti thua se fajin e kane,Pollo-Ruli-Bode-Olldashi…..etj,ne asnje menyre Luli,pasi ai qeverisi ne menyre “perendimore”,duke vjedhur-mashtruar-vrare dhe shitur Shqiperine dhe ti flet ketu per skrupuj.Po ku ka me te paskrupullt se ty more qelbesire,qe nuk u bete nje here burra dhe “ti jepni Cezarit,cfare i takon Kriminelit,ose krimineleve”.Ndjejme,vetem neveri per ate qe ikeni bere Shqiperise
Per kete tipin vlen shprehja edhe i dhjere,por krenar!Saliu e shporri si qen nga listat e kandidateve per deputet,por qeni te zotit doren nuk ja kafshon,ndersa Alibeu jo qe s’ja kafshon,por vazhdon avazin e tij lepirjes,sa shume te tille ka ne ate parti zagaresh.
Alibeaj pi ndonje kafe me Marsiden dhe merru me jete akademike,mos u merr me me politike.Po me degjove mua.tung
Nje sugjerim shume miqsor per gazeten dhe gazetarin. Mos beni pis gazeten me intervista te tilla dhe me nje nivel nen medioker te te intervistuarit. Ka shume non-sens, overlapping dhe kundershti logjike te ketij fare analisti. Gjithe analiza e tij mund te permblidhej ne amalgame inati nga mosperfshirja e tij ne listat e deputeteve te PD me vrerin ndaj se majtes qe ketij nip krimineli i eshte mekuar ne gene.
Ik or trap!
Minister i drejtsis ti
Ku ka drejtsi ne shqipni
Vetem per kte ti duhesh fut n burg
Kjo esht prov ligjore
Ti je i padrejt
Minister drejtsie i padrejt, pra kriminel
Po te ishe i drejt dhe i nershem ti ja thoje kto gjona sales kur ai ishte ne fron,e jo tashi si kofini pas te vjelit
Ti je vetem nji plehr e rradhes….
ky nuk ka kreur baluket e tija akoma
Ke surrat e flet ti per virtytet e popullit shqiptar ore turi spinaq i keq, ik o pis muti, o fshatar i degjeneruar o botoksi ik bej ndonje silikon o mashkull prostitut , po ik o legen ik, kush ta ve me sum ty , je nje fshatar i rendomte asgje me shume o bajg e plevitosur.
Po ik more, MI I RRJEPUR, NIPI I ISA TOSKES.
Alibeaj! Nje koker m…ti
Kush flet per moral ky fshatar fodull qe eshte nje nga pergjegjesit kryesore per katandisjen e sistemit te drejtesise ne kete derexhe. nje llum i vertete sherbetor i paskrupullt i cdo lloj pushteti
Albeaj,me sa lexova,permbush kuotën e një megallomani qe shkaperdredh fjalët per te krijuar vetem efekt se ai ka të drejtë në gjykimin mbi kohën!…Fjalite e tij,tejet evazive tani jane ne doren tonë! Asgjeja është konkluzioni im rreth kesaj interviste qe mesiguri L.Vangjeli ka futur gishtat ta kreh…Megjithate per ta ndihmuar Alibeajn se eshte i ri,i duhet thene se Sovrani nuk gjykohet bile ai surprizoi dhe Ramen dhe Meten!Pra eshtë superior mbi gjithe politikën e cila e ka masakruar dhe mashtruar me projektin Alia qe duhet thene,tek Berisha patì sukses jo te keq!Pardesybardhi i Ramizit dhe sherbetor i paskrupullt i Beogradit dhe Athines,e nervozoi Sovranin qe politikes duket qarte i ka dhene shkelmin dhe mbetet vetem Rama si prove 300 diteshe te vertetoje se mbijeton…PD dhe Berisha ne cdo rrethane e situate jane te vdekur dhe kurre nuk mund te ngrihen me!Sepse ishin gjer dhe kriminale,mafjoze dhe te korruptuar gjer ne gene! Vrane gjer dhe shqiptare dhe kjo kurre nuk do tu harrohet nga Sovrani,cfardo te bejne…Pra sharja e Sovranit qe po kultivon kulture tjeter,që është e vertet,por jo ne sensin e ketij lolomeni;por ne sensin e ndryshimit te mentalitetit shqiptar,kultures se punes,zhvillimit pa korrupsion e vrasje,futjes se kultures se ndeshkimit per fajet e krimet,nuk perputhet me ato ckane bere qelbesirat e PD me shpellarin ne krye.Alibeaj kupton dicka rrenqethese qe po u vjen krimineleve dhe bandes se korrupsionit ne PD, ndaj shan Sovranin qe realisht i eshte vjedhur perhere vota nga Berishqizma!…Berishqizma futi kulturen e sharjes gjer ne familje,tek qeveritaret,dhe kjo nuk analizohet.Berishqizma ndau jugun nga Veriu kriminalisht dhe kjo nuk analizohet.Berishqizma dhuroi detin grekëve dhe kjo nuk analizohet.Berishaizma vrau protestues te pafajshem qe medjat botrore llahtarisen qytetaret e tyre me faktin se ishin të pafajshëm dhe jeten sta merr askush në demokraci,as ligji dhe Sarkozy e shprehu qarte,kurse ky filifistun i martuar me vajzen e dy ish komunisteve dhe shan komunistet pa treguar veten,nuk thote asgje!…E sa te tjera!
Zgjedhjet ne PD nje farse,jo vetem se nga 104 mije votuan 40 mije(sa Kucova)jo vetem se Olldashi demokratikisht kontestoi formalitetin,por se askush nga te dy nuk duhej te konkuronte dhe Statuti duhej zbatuar se moszbatimi te con tek moszbatimi i ligjeve ne shtet dhe Sovrani mban shenim!PD duhej te vdiste si parti e shemtuar e ngritur me kujdes nga Ramiz Alia!PD nese ka fjalomane te shumte si Alibeaj,nuk ka shans te rinovohet!Aq me teper kur meshirohet a gjigantohet skizofrenisht Berisha dhe berishqizma.Te besh te kunderten e mesazhit qe dha Sovrani,do të thote te jesh antisovran, krejtësisht i vdekur!…
O MOR PLERA E SHKATARRUAT PD SI DHE SHQIPERINE,,,PD E PORDHET,,,S JU DUAM AS NE MO E JO POPULLI
çun i urte Alibeu,eshte nga zboristet e fundit te PD.Po te jete per leksione,te tere dine te japin mend,a thua se ky nuk ishte pjese e kesaj qeverisjeje dallkauke.
askush nga PD dhe e djathta nuk pret fjale te tjera nga ju, vetem keto. blerja e votes dh shitja e saj nga nje numer njerezish tashme eshte e vertetuar.Per keta skrupuj dhe ndonje tjeter e ka flane Alibej qe e gjithe qeveria e majte ka me pak mend se gjysma e tij.
Ky zoteria e tregoi veten e tij ne rolin e kllounit qe i ngarkuan ne komisionin parlamentar te krijuar per te mbrojtur vrasesit e te pafajshmeve ne demostrate.Keto lloj fytyrash nuk e kane per gje n.q.s. ne do i shajme,tallim apo beshtyjme.Ata nuk kane cipe qe t’ju skuqet. Vertet populli i duroi deri ne 23 Qershor por jo se ishte i pamoralshem. Ne e dime se ne zgjedhjet e mepareshme ata i vodhen te gjitha votat dhe ne ne paguam per gabimin qe beme duke mos u treguar vigjilent. Edhe kete radhe ata vodhen vota por nuk e meduan se duhej te vidhnin mbi 80%. Ky qe gabimi i vetem i Sales. Dhe ky gabim e shkalloi komplet nga trute. Kllounet e Sales dalin te flasin tani duke perseritur ato qe degjojne kur Sala Flet me vete ose kur flet perçart ne gjume.
Sa kohe ka qe e “ka vene re” kete humbjen e skrupujve morale ky surratcjap? mos ndoshta keta 2-3 muaj? Apo 1 vit? Apo qe nga ’92-shi?
Z. Vangjeli,
kete islamikun paske marre ne interviste – ky ende kurdiset nga SB.
Merhumet si ky filluan te flasin pas pilafit o Lorenc. Jane pa asnje vlere.
Te gjykoash Qeverite para se te fillojne eshte njesoj si te thuash qe mqs ky tipi mban mjeker eshte taleban.
e kam thene qe mediat riciklojne hajdutet, ky zoteria qe flet per skrupuj morale ka nje vile me tre kate tek ish pedagogjiku ne tirane, ky palo hajdut flet per moral te hajduteve te tjere dhe Lorenc Vangjeli e boton si zbulim te madh. okuje o kuje ne c’fare duar kemi rene ne dhe ky vend qe shume shpejt do te shitet pet pese aspra!
ky eshte komplet nje klluf ,dhe habitem si intervistohen njerez medioker si ky. pd or ti koqe, nuk vjen ne pushtet ,me ju ne perberje sa te jete jeta. ju sdini te drejtoni dhe modeli qe zgjodhet ishte ;te shtypin dhe te vjedhim popullin. per ata qe thuhet te hiqen je dhe ti ne mes. harron kur ke qene minister i drejtesise se cfar gafash ke bere. mbylle gojen mos derdellit ,se pd kishte shume njerez intelektual ,por berisha pruri kopin dhe hangri gopin. shqiptaret do ju mbajne mend si qeveria me antishqiptare dhe me antiekonomike. vetem vendimet e fundit te sales tregojne se ju jeni hajdut ordiner.shqiperine po e leni te zhytur ne krize dhe mjerim,me nje borxh te madh qe eshte barre per brezat.
-Mendoj se militantizmi eshte nje farse qe ka erresuar shikimin e te zgjedhurve ne PD qe me kete gjykim, denimi ne opozite do te zgjase..
Jam dakord me disa parafolës. Mos ndyni gazetën me të tilla intervista. Dalngadalë po dalin më shumë në pah se çfarë elementë kishte futur Saliu në amalgamën-supë të gatuar prej tij, që sot quhet PD. Populli shqiptar u zgjua nga letargjia më 23 Qershor, por akoma duhet t’i mbaj sytë hapur.
Pershendetje!
Te nderuar,deshet apo s’deshet, vendi juaj vuan nga deficiti i moralit politik, kjo eshte e verteta me e madhe me te cilen disponon Republika e Shqiperise…
Sinqerisht nga Kosova!
Engelsi ka thene: “Nese dikush shprehet se “Kapitali” i Marksit eshte i veshtire per t’u kuptuar ai duhet te pranoje nga ana tjeter se eshte i pazoti per te menduar”.
Kjo me shkoi ne mendje kur po lexoja intervisten e te nderuarit ish minister. Mendime te paqarta,me shume ekxibicion leksikor,atehere mos valle jam i pazoti per te kuptuar kete koke te madhe duke menduar se ne fund do te na thosh dicka.Por jo…asgje,sic thone grekerit “U mbars mali dhe polli nje mi”. E nisi me nje sy kritik brenda vathes dhe u duk se do tejshkonte deri ne fund por harroi, i nderuar ish-minister dhe u fut ne vorbullen e opozites qe mori pushtetin. Me fjale moderative ai me shume jep leksione,se sa ben nje analize te shkaqeve dhe te vertetave se si populli dha verdiktin.Kete verdikt qe kane abuzuar sa here dhe qe tashme u ra kokes.
I nderuar ish minister,ka filluar te ece ne kembe,te udhetoje me aeroplan si pasagjer i thjeshte; kujtohet per te vertetat qe deri dje nuk i shikonte.
I pafuqishem te bej dicka qofte edhe brenda konceptit demokratik qe funksionon brenda statusit te partise ku aderon,flet dhe shikon nga poshte perandorin e tij qe eshte futur ne shpelle si Mao-Ce-Duni dikur me karriken ortopedike mbasi vuante nga atrofia-muskulare cervikale, dhe koken e mbante mbi supe me orar.
Sa mjeran duken kur klithmat e tyre nuk jane me pickama,por nen sordine duke patur serish friken e largqoftit.
Uroj qe populli mos i lexoj keto zvaranike qe shpesh marrin forma alucinative si ne filmat e animuar per femije…
Uroj shendet dhe kariere te suksesshme ne konceptet qe ka qe nuk jane gje tjeter vetem amalgame per te mbushur ndonje dhembe te krimbur..tek tuk.!
Po ç’a thu mo plako, Dean ka te drejte. Si mund ti pjerdhesh dhe ti marresh ne interviste keta krimba te peshtire qe akome dhe mbas kesaj humbje kane fytyre dhe te japin intervista.
Lorenci dhe GAZETARIA
kane dhjetra menyra te tjera dhe qindra probleme per te shtjelluar per te jetuar dhe jo me per te mbijetuar.
Shendet