Intervista e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhënë për televizionin ABC News
Vetëm 26 ditë na ndajnë nga data 9 shtator kur fillon punë legjislatura e re e Shqipërisë. Ju do të jeni kryetari i ri i kësaj legjislature, cila do të jetë filozofia drejtuese e Kuvendit të Shqipërisë?
Besoj se do të jetë filozofia e gjithëpërfshirjes dhe e bashkëpunimit, një filozofi e demonstruar si nga LSI-ja ashtu edhe nga mazhoranca e re e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe besoj se vetëm përmes kësaj filozofie vendi do të ecë më shpejt drejt realizimit të reformave dhe standardeve që kërkon procesi i integrimit evropian. Mazhoranca ka përgjegjësi të padiskutueshme, por edhe opozita ka përgjegjësitë e saj të pazëvendësueshme.
Është kjo opozitë që më shumë ka fjalën se sa vota apo vende në parlament. Si do ta trajtoni këtë opozitë në këto numra?
Mendoj se vlera e fjalës në politikë shpeshherë është më e rëndësishme se vlera e numrave. Në këtë drejtim unë besoj se do të jetë shumë ë rëndësishme edhe standardi që do të tregojë opozita e re në kuvendin e ri, i cili duhet të jetë një standard i niveleve evropiane, që do të thotë se do të jetë një opozitë krejtësisht ndryshe nga ajo që ka stigmatizuar vetë opozitën e mëparshme. Pra, do të ishte një gabim i madh, madje mjaft i rëndë për PD-në në rast se për t’u faktorizuar në parlament për shkak të numrave jo shumë domethënës, pra në rast se ajo do të zgjidhte për të bërë opozitën destruktive, opozitën konfliktuale në mënyrë që të ndihej si më e rëndësishme. Përkundrazi, ne do të kishim një kthim mbrapa, do të ishte një defaktorizim. Për shembull unë e kujtoj me shumë nostalgji opozitën e viteve 1992-96 të Partisë Socialiste, e cila ndoshta për sa i takon numrave ka qenë ndoshta opozita me numrat më të pakët në Kuvendin e Shqipërisë vetëm me 36 deputetë, por ka qenë një opozitë jashtëzakonisht domethënëse dhe që soli shumë shpejt një përmbysjeve të raporteve elektorale. Shqipëria dhe shqiptarët treguan edhe përmes votës së 23 qershorit që kërkojnë stabilitet, kërkojnë normalitet dhe do të votojnë gjithnjë e më shumë ato alternativa, që punojnë për stabilitetin e vendit dhe punojnë për stabilitetin e tij. Çdo përpjekje pastaj për t’iu imponuar qytetarëve shqiptarë, për t’i trysnuar përmes politikave agresive, personalizuese, denigruese absolutisht që do të marrë përgjigje jo pozitive. Prandaj unë dëshiroj që ne të kemi një opozitë të re të kemi një opozitë me përmbajtje, kjo është shumë e rëndësishme sepse në fund të fundit qytetarët do të dëgjojnë të dyja palët mazhorancën-opozitën dhe përsëri do të bëjnë vlerësimit e tyre në 2015-n, në 2017-n. Në rast se mazhoranca do të bëjë gabimet e mazhorancës së mëparshme do të tregojë arrogancë, për të pushtuar opozitën, ndërkohë që është e domosdoshme të bashkëpunohet me të, sepse japim një mesazh bashkëpunimi për të gjithë shoqërinë dhe gjithë qytetarët, atëherë padyshim secila palë do të paguajë për atë politikë të gabuar dhe jo të mençur në 2015-n dhe 2017-n. Shqetësimi ynë nuk është ky, shqetësimi ynë është që të fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve ta konsiderojë një herë e mirë të mbyllur kapitullin e gjatë të tranzicionit dhe të ecim drejt normalitetit.
Si i gjykoni deklaratat që vijnë nga opozita e re se qeveria e re do të jetë me dy kryeministra?
Nuk dua të them se opozita do të jetë me dy kryetarë. Mendoj se ky është një diversion i parëndësishëm, sepse qeveria do të ketë një kryeministër pavarësisht se mazhoranca e re ka dy forca kryesore, natyrisht jo të vetmet pasi janë edhe forca të tjera politike siç është Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut, që përfaqësohet në Kuvendin e ri. Kemi Partinë Kristian Demokrate e cila gjithashtu përfaqësohet në këtë Kuvend. Por kemi edhe shumë forca të tjera politike, të cilat për fat të keq nuk u përfaqësuan, por kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash dhe kanë kontributin e tyre, si dhe do të kenë përfaqësimin e tyre në qeverisjen e vendit. por natyrisht që qeveria do të ketë një kryeministër, një program.
Pesë postet ministrore në këtë qeveri i kërkuat vetë këto pozicione apo u përcaktuan në bazë të bisedimeve me z. Rama që ju do të merrni këto ministri?
Në përgjithësi, ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë të hapur kur bëhet fjala për të bashkëpunuar apo bashkëqeverisur. Pra, asnjëherë nuk jemi udhëhequr as në raport me Partinë Demokratike para katër viteve apo përsëri me Partinë Socialiste momentalisht, nga mendimi se “ne duam këtë dhe po s’u mor kjo”, etj. Qëllimi në bashkëqeverisje është për t’u marrë vesh sepse është një detyrim që vjen nga vota. Qytetarët nuk votojnë që vota e tyre nesër të përdoret për të krijuar probleme, por ata investojnë që përmes kësaj vote të zgjidhen probleme dhe filozofia jonë si LSI dhe e imja si kryetar i saj, gjithmonë një raste të tilla është e orientuar pozitivisht. Ne jemi në mazhorancë, sepse kështu dolëm që para zgjedhjeve, si një mazhorancë e ardhshme apo si një opozitë e ardhshme në rast se nuk do të fitonim. Natyrisht që qëllimi i përbashkët është që kjo mazhorancë të ketë sukses. Vendi ka probleme të mëdha dhe nuk është më e rëndësishme se në cilat ministri drejtojnë përfaqësuesit e LSI-së apo të PS-së apo të partive të tjera apo shoqërive civile. E rëndësishme është që qeveria të ecë përpara, e rëndësishme është që vendi të stabilizohet, financat publike të stabilizohen, të normalizohen, të ecet drejt rritjes së vendeve të punës, të mbrohen vendet aktuale të punës dhe të bëhen të gjitha ato reforma që kërkohen në forcimin e sundimit të ligjit, në luftën kundër krimit, në luftën kundër korrupsionit dhe absolutisht të flitet gjithnjë e më shumë për ekonominë. Sa më pak të flitet për politikën nga qeveria, sepse kishim një qeveri e cila e kishte kthyer në prioritet numër një bërjen e lajmeve dhe jo marrjen e vendimeve të cilat çlironin energji, krijonin vende të reja pune, hapnin investimet. Unë besoj se kjo qeveri do të jetë një qeveri e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve. Do të jetë shumë më pragmatiste në kuptimin e zgjidhjes së tyre sesa qeveria aktuale. Për shembull, ishte çështja e legalizimeve, tetë vjet. Është një çështje që unë besoj se do të gjejë zgjidhje patjetër dhe që ka të bëjë me jetën e mijëra e mijëra familjeve por edhe me normalizimin e shumë problemeve sociale, financiare, ligjore. Kështu që, janë shumë çështje që do të marrin zgjidhje. Mund të marrim edhe rastin e turizmit. Ne e dimë që nuk kemi ende një resort të standardeve vërtet evropiane apo ndërkombëtare. Mendoj se brenda pak viteve do të krijohen mundësitë dhe do të gjenden të gjitha zgjidhjet për ta realizuar këtë.
A do të gjejnë zgjidhje këto çështje brenda mandatit të parë?
Unë besoj që do të ndihet shumë ndryshimi, do të ndihet që në vitin e parë. Mirëpo ndryshime bëhen çdo ditë dhe asnjëherë nuk duhet pritur që brenda një viti do të ndodhë ndonjë çudi e madhe por po të punohet përditë, mendoj që ndryshimet rriten çdo ditë, besimi rritet në sytë e qytetarëve dhe natyrisht edhe durimi i tij për ti dhënë mundësi edhe qeverisë që të tregojë dhe të plotësojë arritjet e saj.
Me z. Rama keni një bashkëpunim të hershëm institucional. Keni pasur bashkëpunime shumë të frytshme por politika iu ka vënë edhe ashpërsisht përballë njëri – tjetrit. Çfarë garanton një bashkëpunim katërvjeçar në këtë qeveri mes jush?
Politika është e tillë, të detyron të bashkëpunosh, të çon drejt ballafaqimeve. Kjo nuk është një histori e imja me z. Rama. Kjo është një histori mes shumë aktorëve këtu, por kudo tjetër, jo vetëm në Shqipëri. E rëndësishme është që të gjithë ne, dhe unë besoj se kam fituar dhe mësuar shumë nga gjithë këto histori të bashkëpunimeve dhe ballafaqimeve me të gjithë aktorët deri më tani, këtë eksperiencë që e kemi fituar ta investojmë pozitivisht për të realizuar disa sfida që ka vendi, të cilat natyrisht janë edhe sfida të kësaj mazhorance të re që është votuar për t’i zgjidhur këto probleme. Dhe asnjëherë nuk jam udhëhequr dhe nuk udhëhiqem nga protagonizmi individual në sjelljen time politike, përkundrazi. Dhe besoj se kjo duhet të jetë një sjellje për të gjithë politikanët. Pra një interes madhor, një interes i përgjithshëm prevalon mbi një interes më të ngushtë personal. Shqipëria, unë e them vazhdimisht, është një vend mesdhetar, ka diell për të gjithë.
Është ajo shprehja e famshme që tangon e kërcejnë dy vetë. Ju dhe thatë që keni mësuar, por a mendoni se ka mësuar dhe z. Rama? A mendoni se ky bashkëpunim do të jetë vërtetë i frytshëm tek e fundit edhe për shqiptarët që ju kanë votuar?
Nuk doja ta kaloja në këtë raport, por meqenëse ju iu rikthyet unë them se gjatë gjithë kësaj periudhe ky proces përafrimi, bashkëpunimi ka qenë i dyanshëm dhe është realizuar përpara zgjedhjeve, ku unë kam qenë shumë i bindur në suksesin e këtij koalicioni dhe e këtë e kam thënë vazhdimisht që ky koalicion do të fitojë me mbi 200 mijë vota dhe 80 mandate. Duke pasur në konsideratë jo vetëm peshën e forcave politike, por edhe prirjet elektorale edhe gjithë dinamikën e këtyre proceseve. Sepse edhe politika ka atë kiminë e saj, pra nuk ka vetëm matematikë, por ka edhe kimi dhe këto reaksione natyrisht që sjellin edhe rezultate të tilla siç erdhi ky rezultat jo shumë i parashikueshëm nga shumë aktorë, të cilët kishin mbetur viktimë e matematikës. Pra, mblidh e zbrit votat e viti 2009, një logjikë do të thosha skematike jashtë të menduarit të proceseve dhe dinamikës ë tyre. Në rastin konkret unë besoj se ky ka qenë një bashkëpunim që ka funksionuar, u paragjykua shumë. Fakti është që është një bashkëpunim që u votua dhe natyrisht nuk u votua për të rikthyer problemet e së kaluarës, por u votua me besimin se këto dy forca politike i kanë mundësitë, i kanë potencialet, që përmes një fryme bashkëpunimi, jo vetëm midis tyre por edhe të aktorëve të tjerë të arrijnë të instalojnë një filozofi të re në politikën shqiptare, atë të bashkëpunimit dhe unë besoj se e majta edhe në të kaluarën më të hershme, pavarësisht nga problemet që ka pasur, ka treguar një shkallë të lartë qytetarie dhe civilizimi. Tani është koha që pa i përsëritur ato gabime ta demonstrojmë me një standard edhe më të lartë këtë qytetari këtë civilizim dhe këtë ndjenjë përgjegjësie.
Në Shqipëri sa herë ka zgjedhje administrata mban frymën z. Meta. Çfarë do të ndodhë me administratën publike?
Kjo është për të ardhur keq. Unë mendoj se këtu kemi një politizim të tepruar të këtyre çështjeve, sepse kam dëgjuar vazhdimisht edhe kryetarin e zgjedhur të PD-së, z. Basha, i cili të gjithë fushatën e tij në garën për kreun e PD-së e mbështeti te mbrojtja që do t’u bëhej njerëzve që do të largoheshin nga puna pa u hequr akoma. Ndërkohë, që në Bashkinë e Tiranës të gjithë ata që ishin emëruar atje nga LSI-ja, vetëm drejtorët kanë dhënë dorëheqjen dhe ishte deri diku normale dhe etike, por edhe shumë elementë të tjerë që nuk ishin në nivele të tilla u paragjykuan dhe u hoqën nga puna dhe ne nuk u ankuam shumë për këtë çështje. Kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë të drejtë të ankohen, por mendoj se këtu ka një teprim të madh. Për arsye sepse ne kemi disa kolona të qëndrueshme në administratën tonë. Është e vërtetë se në diplomaci ka teprime me emërime politike në raportet e ambasadorëve të karrierës, por të mos harrojmë se në pikat më kyçe të diplomacisë ne kemi krijuar një traditë shumë të mirë prej gati 15 vitesh në Bruksel në Bashkimin Evropian, në NATO e në shumë kryeqytete të tjera, ne kemi diplomatë të cilët kanë shërbyer me të gjitha qeveritë. Me qeveri të majta apo me qeveri të djathta. Po kështu edhe në shumë elementë të tjerë, për shembull edhe në rastin e Ministrisë së Financave. Ne kemi shumë elementë që kanë qenë drejtorë në qeverisjet e mëparshme të së majtës, janë drejtorë aktualisht në pikat e rëndësishme të administratës dhe shumë institucione të tjera. Apo ekipet që janë marrë me integrimin. Pra, është ruajtur një nivel ekspertize. Po kështu kemi një legjislacion sa i takon administratës së shërbimit civil. Në këtë drejtim unë besoj se reforma në administratë nuk nënkupton sikurse ka një tendencë nga drejtues të Partisë Demokratike për një revansh për spastrime dhe emërime të karakterit politik. Por, nënkupton ndryshime në strukturë, ndryshime në prioritete, por mbi të gjithë nënkupton një ritëm të ri dhe një vazhdimësi të kapaciteteve më të mira që vendi ka në administratë dhe janë shumë të tilla. Në rast se nuk kanë dhënë maksimumin e duhur dhe në rast se edhe politika nuk ua ka kërkuar apo nuk ka ditur t’i motivojë për të dhënë maksimumin e duhur, aq më tepër sa u takon proceseve integruese të Shqipërisë absolutisht që ruajtja e kësaj ekspertize dhe motivimi i saj është një domosdoshmëri, sepse është një përvojë, një eksperiencë. Unë e përmenda se edhe Lenini kur mori pushtetin tha se këta që kanë qenë dhe kanë punuar me regjimin e vjetër, do t’i mbajmë sepse këta do të na bëjnë punën. Pra, edhe në nivel pragmatizmi. Aq më tepër që unë mendoj se kjo nuk është thjesht pragmatizëm, por këtu ka një ndërgjegjësim dhe Partia Demokratike në pamundësi për të analizuar shkaqet reale të kësaj situate në të cilën ajo ndodhet natyrisht që mendon se mund të mobilizohet duke u ankuar për gjëra që nuk kanë ndodhur dhe për fat të keq ajo mendon se të tjerët do të veprojnë siç ka vepruar edhe ajo në shumë raste, që unë mendoj se do të zhgënjehet. Pra, nuk ka një dëshirë dhe një frymë për të bërë spastrim sepse kjo nuk është normale kur ne flasim për rritjen e punësimit, flasim për investime, për të hapur fabrika që të punësojmë njerëzit, nuk flasim që të hiqen disa demokratë dhe të vijnë socialistë, të LSI-së apo socialdemokratë etj., sepse ky nuk është interesi i madh i publikut. Mund të jetë interesi i madh i individëve të caktuar, i grupeve të caktuara, por interesi i vendit është që të shtohen vendet e punës, ndërkohë që administrata të jetë sa më e mbrojtur nga ndryshimet politike.
Si e shikoni Partinë Demokratike pa kryetar Sali Berishën, apo ai është ende në opinionin tuaj?
Në opinionin tim vazhdon të jetë.
Vazhdon të jetë për peshën e tij apo se z. Basha nuk e ka ende staturën e kryetarit?
Vazhdon të jetë, sepse ka qenë për 23 vjet dhe aq më tepër protagonizmi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Duket edhe në këtë situatë verore, ku ka protagonizëm nga gjithë ne të tjerët, jo vetëm nga z. Basha dhe nga drejtues të tjerë të Partisë Demokratike. Kjo është diçka që ka të bëjë edhe me natyrën e tij. Por, për ne nuk është e rëndësishme se cili do të jetë pozicioni, e rëndësishme është që ai të jetë koherent me angazhimet dhe kontributet që ka dhënë deri më tani në mënyrë që për hir të një rezultati që për mua do të ishte më se i pritshëm, rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe të një humbjeje e cila duhet pranuar se është shumë e thjeshtë për të gjetur alibi.
Si e gjykoni faktin që ai e mori përgjegjësinë e humbjes?
E mori, por pastaj kërkoi hapjen e kutive. Pra, e kam fjalën që është e rëndësishme të ruajë një koherencë dhe koherenca ka të bëjë me angazhimin dhe kontributin e tij si një politikan i rëndësishëm në Partinë Demokratike duke qenë se do të jetë edhe në grupin e saj parlamentar, që kjo parti të orientohet pozitivisht për të ardhmen. Pra, përsa i takon integrimit evropian të vendit, të ketë një sjellje sa më konstruktive, sa më bashkëpunuese.
Si e shikoni Partinë Demokratike me z. Basha në krye të saj?
Nuk e përfytyroj dot ende, për arsye se, ende duket sikur vazhdon z. Berisha, qoftë edhe për inerci, t’i japi tonin drejtimit apo komunikimit të Partisë Demokratike edhe me opinionin publik. Sigurisht që ai ka sfida shumë të mëdha përpara dhe shumë të vështira. Unë nuk kam ndërhyrë gjatë fushatës së dy kandidatëve të Partisë Demokratike, pavarësisht se pati një dëshirë të madhe për të përfshirë LSI-në në problemet e tyre. Unë kam pasur raporte shumë të mira me të dy kandidatët dhe gjithë përfaqësuesit e Partisë Demokratike në qeverisjen e vendit, jo vetëm me z. Berisha, të cilat kanë qenë të bazuara tek korrektesa dhe tek bashkëpunimi. Por, absolutisht që detyra kryesore e z. Basha nuk është që të krijojë këto zyrat për të mbrojtur anëtarët apo militantët e Partisë Demokratike që nuk janë hequr nga puna, sepse nuk ka sesi të hiqen nga një qeveri e cila akoma nuk ka filluar punë. Por, duhet ti japë një vizion të ri kësaj force politike dhe të sjellë një opozitë të standardeve të reja në vendin tonë, sepse për të sjellë një opozitë të standardeve të vjetra, natyrisht që kjo nuk është një risi dhe po të ishte kështu, nuk kishte as pse të ndërrohej kryetari i Partisë Demokratike, sepse atë opozitë z. Berisha di ta bëjë më mirë se z. Basha.
Në biseda informale që dëgjojmë mes njerëzve, shpesh dëgjojmë një shprehje që ‘ne nuk kemi shtet’. A i garantoni votuesve që do të punoni si mazhorancë e ardhshme qeverisëse për të forcuar ndërtimin e një shteti ligjor në vend dhe transparent me qytetarët?
Kjo është shumë e rëndësishme sepse është një shqetësim i madh qytetar mosfunksionimi i ligjit siç duhet dhe funksionimi i ligjit nuk është se ka të bëjë thjesht me partitë që janë në pushtet apo që janë në opozitë, por ka të bëjë me gjithë funksionimin e institucioneve, të gjykatave, ka të bëjë me shumë aktorë të rëndësishëm dhe në këtë drejtim absolutisht që ligji duhet të jetë ai që duhet të prevalojë mbi çdo raport apo mbi interes tjetër politik apo personal qoftë ai. Dhe për këtë qeveria, mazhoranca, deputetët duhet të jenë të parët që duhet të japin shembullin në respektimin e ligjit dhe në pranimin e superioritetit të ligjit mbi çdo lloj pushteti tjetër. Besoj se mbetet ende shumë për të bërë, prandaj jo më kot edhe të gjithë raportet ndërkombëtare kërkojnë forcimin e ligjit dhe mendoj se ky do të jetë një prioritet i parë dhe kryesori qeverisë, sepse pa forcimin e zbatimit të ligjit nuk mund të arrihen as ato rezultate që ne besojmë se do të japim në fushën e ekonomisë, në fushën e zhvillimit, të investimeve. Dhe unë natyrisht besoj në radhë të parë në transparencën, e cila do të bëjë të mundur që vetë institucionet të forcojnë llogaridhënien ndaj qytetarëve dhe njëkohësisht të rritet pushteti i tyre ndaj politikës sepse në këtë mënyrë mendoj se rritet edhe pushteti i ligjit në këtë vend.
Bravo Like. Mos e pengo Ramen te beje ca pune te mira si me Tiranen me 2001. Bllokun me karar, a te keqen.
Cuditem pse ky Likja nuk e falenderon ne interviste Edin. Kurse Edi e falenderon Liken sa here jep intervist. Dy kembet ne nje kepuc ja ka futur .
A po ti o Like je nje Trock i vockel
me vektore te nakatosur ne kete Shqiperi.
Ti nuk qarkullone dot pa nje “mine me sahat”
ne xhep dhe qe e kurdis sipas komercializmit.
Ne fakt,jane te paket ata qe mund te besojne ty.
Dhe ti qendrone ne kembe i mbeshtetur ne ato
kolona te betonuara me korrapshen.
Je me te vertete si ato llje gjallesash te cilat
klasifikohen si eurogaline dhe euroterme…me nje
fjale i pershtatshem ne cfardo lloje ambjentesh me
cfardo lloje temperaturash.te tille si
amfibet e tipit Kameleon. Fundja nuk ta kam merakun.
Likja me Edin jane si copat e nje bajge,thene troç jane pjeset me te medha te bajges se coptuar ku ka plot grimca qe jeni ju simpatizantet e Likes dhe Edit.
Pirdh te shfyesh. Fytyren e qelbur te Sali Berishes keta te dy e bene cope me 23 QErshor.
Tani shpellare….dilni rrugve si kafshet e Morsit ?
Deri tani kemi pare vetem ngjitjen. Une i jap edhe 1.5 deri 2 vjet ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/shkelqimi-dhe-renia-e-shokut.html
eshte e pamundur te lexoj çfqar flet nje ndyresire si ky hajdut i paskrupullt dhe qe ndyshon parti dhe ngjyre sa here ja kerkon interesi i tij i qelbur personal.As me shume e as me pak se salihi
Plotesisht dakord. Ky eshte plehu me i madh qe vjen direkt pas Berishes.
Arjana. une lexova komentin tate eshte mese e vertet ky eshte krimineli n 1 plehra me e ndyre ne toke ju bene zbore edhe sali malokut edhe edvin zhgarravine eshte humbje kohe qe te merreshe me kete s
kur flet dhe ky hajduti ordiner tvjen me u dhi…….. humorit
Pupupupupu doli ky hajduti, per nje vit e gjysem do te kalojn ne krahet e Berishes, dhe do ja fusin Rames sa krahu(megjithese atij i pelqen)nuk ja harron Berishes nderen qe ja beri duke e shpetuar nga burgu, ketu do jemi dhe do shofim se qeveria-Piktori- nuk do te kete me shum jete se sa 18-te muaj.Prandaj vidhni sa te mundeni ne kete fillim se nuk keni kohe-VAMPIRI Ilir Meta po pret vetem momentin-.
Ore, ti qe di shume.
Pse i merzit kokepalaret?
Leri te gezojne sado pak, kane vite pa u qeshur buza.
bllokun ilir—-bllokun mos e harro
eshte qeverri e rrrrrrrrrilindjes kejo
me bllok ne dore dote qeverrisim
Thjesht nje kriminel dhe hajdut ku Edushi lepurushi na e forcoje me shum dhe na i beri peshqesh edhe 8 vite minimumi.
kthe arin e miljardad qe ke vjedh pastaj shohim shoku hajdut
Z.Meta ! Rice and mango ! Meshire ”kristiane,, ! Basha infantili hoqi edhe bravat e zyrave,ndersa tani kerkon
te krijoi ”zyra,, per mbrojtjen e militanteve te tij. Shqiptaret kane pare mysybete nga klika berishiane . I ka
vene ”drune,, kundershareve politike , ndersa kur vinte Sanco i Zagorise i mbante te Sales dhe u vinte ”drune,,
socialisteve dhe kjo ka bere qe nje kriminel ,nje i shitur t’ i beje gjemen per 23 vjet me radhe shqiptareve pa-
trioteve te ndershem duke i degdisur neper bote si muhaxhir. U rrembeu pronat e trasheguara brez pas brezi,
i deboi nga puna, i la pa pune , pa prone, pa pension. Me nje fjale, beri ate qe s’e ka bere asnje njeri me gjak
shqiptari.
Duke konkluduar zoti Meta shqiptaret qe t’ju besojne ju duhet te perdorni bisturine me njerez te afte dhe jo
duke i ferkuar bishtin nje bajraktari primitiv. Atij duhet t’i numurohen cfare i ka bere ketij populli, cfare krimesh
ka bere keto 23 vjet , sidomos fjalen e kam per Shqiperine e Mesme , te cilen e grabiti ne menyren me te fe-
lliqur !
Se fundi po nuk u hodh ne rrekene e ujrave te zeza ligji 7501 qe grabiti Shqiperine e Mesme nuk do te kete
qetesi vendi ! Jepjani tokat pronareve autentike qe ua kane blere stergjysherit me qese me flori,kurse Beri-
sha dhe i biri Thanasit ia grabiten dhe ua dhane miqve e soj e sorollopit te tyre !!!!
Kaq kisha !
Cdo medyshje populli shqiptar nuk do ua fali kurre, megjithate une kam besim te ekipi juaj qe pronat do ua
ktheje pronareve legjitime !!!!!
Na shkriu Aliu hahahahaha.
Si ore shpreson ti se pjella e atyre qe jane shkaktaret e gjithe kesaj corbe me pronat, dashkan te tjetersojne ate qe bene baballaret!!!!!!!!!!!
Do ngrihet edwini te vere ne vend padrejtesine 50-vjecare, kur ai nuk e ka denoncuar ate!!!!!
Pret nga socialisti (politika sociale, a di ti se c’fare eshte)te ngetheje pronen tek pronari?!
Kjo eshte sikur ti besoshe Likes te ruaj pjesen e mbetur (nese ka mbetur) te thesarit.
Amigo.
Mbaje ment.
Shqiperine e mori KOMUNIZMI i vu zjarr.
Shqipetar mos rri po zhduku, shqipetar.
Gjithesesi, pac nje fund jave te mbar.
Perfytyrojeni kete person si nje qen kur i hedhin nje kocke djathtas shkon djathtas kur ja hedhin majtas shkon majtas.
Ilir Meta eshte politikani i vetem tek ne, e ndoshta nder te vetmit ne pergjithesi,te cilit mud t’i besh cdo pyetje,dhe ai t’i pergjigjet pa teklif;me nje buzeqeshje…
Sa turp! Ky te pakten nuk duhet te dale e tu beje moral shqiptareve. Po fajin e ka Rama qe ia beri peshqesh vendit. Tema duhet te kujtoje qendrimin qe ka mbajtur ndaj ketij mega-hajduti me banden e tij e jo t’i jape hapsire mediatike.
kjo qeveri ka me i kthye injorancen e dhunen moçalore k’ti popull
a kur flet ti per injorance…..po ti je malok injorant dhe jo sepse je verior se kam gjithe respektin per ta por se je aq shpellar saqe s’le artikull pa komentuar thjesht e thjesht qe te besh percarje jug veri….
Ashtu sic ka trupi i njeriut qeliza te shendosha dhe qeliza kanceroze, edhe trupi i qeverise se re ka qelizat e shendosha nga PS-ja e Rdi Rames dhe ato kanceroze nga LSI-ja e Ilir Metes. Nese qelizat e shendosha jane me te forta, punet ne Shqiperi do te ecin mbare; ne te kundert, nese qelizat kanceroze do t’i shpartallojne ato te shendoshat Shqiperia do te kthehet ne Albanistan.
meta eshte AGIMI i ZI per SHQIPERIN e SHQIPTARET.
Mire thote Lilua,keshtu funksionon me mire Pushteti(shteti tribal)!Me dy bateri(pila)funksionon perfekt;njera qeveria me dy kryeministra;tjetra opozita me dy kryetare;ndersa Populli le te kacafytet e mbledhe ndonje rrockull skrapi(nese mbetet a lene gje Kuneterit e Pushtetit),a ndonje cope teneqeje,per ta goditur e festuar,ne ngrenien e Hashures!
NUK KEMI VETEM PD ME DY KRIETARE , POR EDHE QEVERINE ME DY KRYEMINISTER
nigjoni çuna:ed rames nuk ja mer copen e mishit nga tenxherja.ky alifmatraku like,qe ka mbrapa tije ca brigadiere kooperatvash nga skrapari,eshte nje nga te fortet(e sumes)e funit!!!!!!prandaj do rrojme e do shofim se si qoftja like do piqet me dhjamin e vet!!!!!!!!!!!!!!!
Cudija me e madhe e pas shembjes se diktares ne Shqiperi ishte rritja e partise se Metes nga 4 ne 16 deputete ne zgjedhjet e qershorit.E paspjegushme,vecse me ruxhvete,me premtime,me blerje votuesish e numruesish me para te vjedhura.Ndryshe nuk kishte si te ndodhte,qe ay kryetar partie i akuzuar(s’paku i fajsuar)per vjedhjen e floririt,i akuzuar si renegat i se majtes ne 2009 dhe besethyer ndaj se djathtes ne 2013-ten,i fotografuar me bllok ne dore per 700 mij euro,shkaktar i ngjarjes dhe vrasjeve te 21 janart,qe viktimat i quajti kokepalare dhe Ramen njeriun me te poshter dhe intrigant qe ka ky vend…..Si mundet,si ka mundesi te ndodhe qe pikrisht ky tip ti katerfishoi votuesit e tij?Ka njeri ta spjegoi ndryshe kete cudi,pervecse ne dy menyra:Ose nje pjese e mire e shqipetareve jan te prirur nga ligesite,ose eshte derdhur para pa hesape per te blere llumin e keti populli,e cila do teperbei masen shtyrese te se majtes drejte nje”rilindje”qe kuptohet lehte se si do te jete….
Ali,
Eshte e qarte per kedo njeri te drejte e me dy grame mend ne koke,se gjithcka nga ato qe thua zotrote,s’jane gje tjeter vecse shpifje te diktuara nga nje urrejtje e paspjegueshme qe ti paske ndaj ndryshimeve demokratke.Dhe per te mbeshtetur kete urrejtje,shpifke te pa qena e te ndodhura ndonje here,e paraqiske genjeshtren si te vertete dhe anasjelltas.Shqiperia nuk ka pasur dhe zor se do te kete politikan me te devotshem e patriot per ta cuar shqiperine dhe shqipetaret drejte demokracise,perparimit dhe Europes,pamvarsisht veshtirsive e pengesave te pa numerta…..Historia do ta vertetoi,pamvarsisht se ty e shum te tjereve do te te hidhur.Interesat e ngushta personale,apo shtysat politike e bejne njeriun te mendoi e te thote te pa verteta,madje edhe ti shpike,ti shtoi e ti zbukuroi ato…..
Po ti e shkaterrove malin e Tomorrit more djale duke dhen elejen aAmerikaneve dhe Gjermaneve apo Italianeve, mbi gjysma e malit te Tomorrit eshte shkaterruarm Ne Tomorr ka mermer shume te bukur dhe me I rralli ne bote, mermer mozaik, mermer te cdo lloj ngjyre por ka dhe uranium, gjithashtu dhe ne shpirag kane gjet uranium dhe nafte Amerikanet dhe e kane bllokuar te tere, helikopteret ushtarake fluturojne perdite mbi kokat tona ketu ne Berat se mbrojne zonat e nxjerrjes se mineraleve
Si thua ti,more zogu fluturues Albatros,ato mineralet e rralla qe paska mali i korabit ti leme aty per bukuri,apo te shfrytezohen e te sigurohen vlera financiare per zhvillimin e vendit.Ke degjuar per ndonje shtet qe veproi ashtu sic mendon ti?C’far nuk degjojne veshet kur cilido nga rruga kerkon te miren me politike,me ekonomi e tj….
Mekujtoi britmat dhe thirrjet e komunistev te viteve 1945 qe benin propagande duke deklaruar se neve do tja e kthejme shtetin popullit? e populli shum shpejt do te haj me “Luge Floriri” dhe me von edhe qumeshtin do tja e dergojme me tubacion ne shtepite e tyre? por ne te vertet cfar ndodhi me ate Lugen e Floririn ,qumeshtin me tubacion dhe mbi te gjitha ate dhenien e shtetit popullit shqiptar ne ato 50 vjetet e regjimit komunist? koha e vertetoi se ato e moren dhe e mbajten e ndane pushtetin vetem per veten e tyre duke i percare shqiptaret ne Gege e Toske,ne me ne dhe kunder nesh,me Kulake e Partizan te partise etj dhe shqiperine e ben mut fare,me fukara dhe me me shum tragjedira shekspiriane,me izolim dhe Burg te perjetshme etj, etj,Por le te kthehen pak tek ky Bimbo qe quhet Ilir Meta; Ky deri pardje ishte vet kryeminister i korruptuar dhe Edvini ishte gjithashtu Minister dhe pse ky Bimbo apo edhe Edvini nuk ja kthyen pushtetin shqiptarve ,kush i ndaloj keto monstra qe te mos ja jepnin shtetin shqiptarve? dhe a besohet ky mafioz sot se do ti kthej shtetin shqiptarve? shqiptaret mendoj se e kane shtetin por ajo qe shqiptaret nuk kane dhe i mungon eshte ndershmeria e ketyre Bimbove qe mashtrojne shqiptaret ne cdo zgjedhje dite apo deklarata qe keto bejne per te mashtruar shqiptaret.Shtetin evertet shqiptaret e kane pasur vetem dy here ne historine e tyre,Nje here me 1920-1924 dhe nje here me 2005-2013 >me mafioze te perlyer me korrupsion nuk ka si te ket shtet te shqiptarve por do te ket vetem shtet te mafiozeve,drogisteve,trafikanteve qe mezi po presin te fitojne lirine e Skafeve dhe me Gimet neper vidio qe ky Bimbo dje vbente pazare korrupsioni se si ti vjidhte shqiptaret kurse sot deklaron se si ti japi shqiptarve shtetin.Kush i han apo blen keto perralla me apo mbret qe ky Ali-Baba kerkon ti shese shqiptarve.ne keto 4 vjet shqiptaret do te perballohen me dy mafje tetmerrshme qe do ti nxjerrin ujet e Zi ketij vendi dhe koha ka per ta e vertetuar,Paragjykimet behen kur i ke faktet ne Tavoline dhe Faktet se kush eshte Meta apo rama jane fakte kokeforte dhe te mohueshme dhe karakteret e ketyre dy indiviteve nuk mund te ndryshoj ne kete moshe qe keto mafioze kane sot.Une besoj tek ndryshimet e njeriut por jo tek keto dy se keto kane pasur pushtete dhe kane dhe gjithmone kane spekulluar ne keto pushtete dhe ato pushtetei kane pasur gjithmone nedoren et tyre sherbyer tyre dhe popullit te gjore asnjehere keto mfioze nuk i kane dhene pushtet,shtet apo drejtesi.zoti e ruajte kombin shqiptar te pacivilizuar.
Foli dhe kokqeni
Te lumte,Mentar! ajo eshte e verteta…Komunistet e kan parim propoganden e geshtert,qe nga koha e Leninit.Vecanerisht keta mbeturinat komuniste tonat qe e kan edhe ne gjak kete ves….
berisha nje ner fatkeqsit mate mdhaja qe ka njofte historia e kti populli ne gjith qeverisjet qe ka pas por uroji me.gjith zemer qe kit rradh ka marr fund i er e per gjithmon e ki poull vihet taman ne shina demokratike siq e ka bota e zhvilluar se ki vend ki popull me pasuri natirale te dhurume nga zoti nuk meriton kyt demokrasi qe patem per kto 23 vjet te udhhequr nga ky ajdut e nga ky perqars i kti populli kaq te vogel fjal nga zemra e nje shqiptari nga veriu.ma veri jug jemi te gjith shqiptar.