Ish- të përndjekurit: Qeveria e re të dekorojë Lirak Bejkon

16 Gusht 2013, 17:40Politika TEMA

Ish- të përndjekurit politikë kërkojnë nga ana e qeverisë së re, dekorimin e Lirak Bejkos, i cili u vetëflijua muaj më parë, gjatë një greve urie që zhvilluan ish-të përndjekurit. Ndërkohë, ata kanë parashtruar edhe disa kërkesa të tjera ndaj qeverisë së re.

Të gjitha qeverisjet deri tani kanë luajtur me të burgosurit politikë. Kemi shumë besim dhe shpresojmë që qeveria aktuale që do të vijë dhe ka marrë votëbesimin, ku ka pasur dhe kontribut nga shtresa e të përndjekurve politikë, do të marrë në konsideratë problemet e të burgosurve politikë, të cilët i ka vënë në programin e saj. Pika e parë e kërkesës është dekorimi i Lirak Bejkos. Më motivacionin “u vetëflijua në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut”. Ata që u ngujuan në grevën e urisë, shtator- tetor 2012, të përfitojnë të parët shumën totale të vuajtjes së dominimit. Të zhdëmtohen së pari të burgosurit politik që janë gjallë. Strehimi, punësimi, arsimi dhe trajtimi mjekësor-ligjor i specializuar dhe falas. Të ndërtohen qendra rehabilitimi për ata të burgosur politik që kanë mbetur pa përkrahje dhe të vetmuar për shkak të persekutimit, të ligjërohet ligji i lustracionit, t’u jepet një pension i unifikuar me atë të pleqërisë, mbështetur në kohën e vuajtjes së dënimit, të shpërblehemi me 25 euro për ditë burgu. Do të kërkojmë statusit e të burgosurve politik. T’u jepen paratë atyre të burgosurve politikë që i kanë dorëzuar dokumentat me vonesë, në administratë të punësohen 2 % nga shtresa e të burgosurve politik”, tha ish- i përndjekuri politik, Skënder Tufa./b.l

9 komente në “Ish- të përndjekurit: Qeveria e re të dekorojë Lirak Bejkon”

    1. Ramy says:

      Njerez dembel qe shikojen se si ta vjelin shtetin e jo te kontribojen per te, thone u vetflijua ne greve dhe duhet te dekorohet nga shtetit, po Skender bordellisti do dekorohet dhe ai???

    2. Vlora says:

      eshte e domozdoshme qe te dekorohet kjo figure pasi u persekutua dy here nga komunizni.

      heren e pare nga enveri, dhe heren e dyte nga i biri, berisha.

  1. liri a vdekje says:

    LIRAKU DUHET TE JET DESHMOR PO DHE JU DUHET TE VAZHDONI LUFTEN PAQESORE ME MIELL DOMATE E PESHTYMA KUNDER NJERIUT QE JU NEPERKEMBI DHE QE JU DOLI DESHMITARE ,KLYSHIT SERB sb

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Eshte i padiskutueshem kontributi i ish te perndjekurve ne rrezimin e krim Berishes. Dekorimi i Lirak Bejkos do jete per nje izolim akoma me te madh per krim Berishen.
    Keto kerkesa jane minimale e njerzore. Fondet gjenden nga konfiskimet e pasurive te Fatmir Mediut, genc Rulit e Ridvan Bodes, Imam Bajalldise …
    Dhe BE ka fonde per keto raste dhe quhen ” Fonde Sociale “…
    Me keto te merret Av. Popullit e Etore Sekui i BE !!!

  3. boing777 says:

    do jet me e pakta qe mund ti japin ktyre herojve,,,kan kaluar tmerret e enverit dhe saliut

  4. mergimtari fv says:

    Vellezer te poshtruar e torturuar nga komunizmi ato kerksa te jene brenda mundesive ekonomike qe perballon shqteti dhe buxheti , juve nuk ju kthehet kurre ne jete privimi me burg , internim e rinise suaj te vjedhur padrejtesisht , vellezer kerkesat tuaja jane sa legjitime dhe njerezore por mendoni se sot per sot si ju te persekutuar jane dhe tre miljon shqiptare si brenda dhe jashte atdheut per buken e gojes si ne epoken e Migjenit , ndihmoni popullin moralisht per te arritur nivelin e dinjitetit se horra-politikanet e kane poshteruar deri ne palce . Vellezer ish te persekutuar me zemer jam me ju dhe pse nuk kam bere burg mbi shpatulla por me shpirt .

  5. eljo says:

    Familjes te se ndjerit Lirak Bejko i duhen leke dhe ne
    vend qe ti kerkojne qeverrise ti lidhi nje pension te mire
    i kerkojne ta bejne hero,—hero te bente enver hoxha dhe
    keta mentalitetin e enverit kane qe duan ti lajne duart me
    nje hero.

    I jepni lek familjes se per ate pune u sakrifikua

  6. demi says:

    …LIRAK BEJKO eshte nje hero…gjesti i tij eshte i njejte me ate te te riut cekosllovak qe u vetedogj ne sheshin VENCESLLAV, ne Prage me rastin e pushtimit te Cekosllovakise nga ushtria e Brezhnjevit dhe u konsideruar jo vetem hero kombetar por edhe nderkombetar…
    …LIRAK BEJKO beri te njejtin gjest kunder pushtimit te Shqiperise nga kanibalet e Berishes…ai nuk e beri gjestin vetem per te perndjekurit politike por per te gjithe popullin shqiptar kunder sundimit te Berishes…
    …LIRAK BEJKO me gjestin e tij sensibilizoi boten demokratike kunder autokratizmit dhe kjo nuk eshte pak…kontributi i tij per evoluimin e shoqerise shqiptare pa hezitim duhet te krahasohet me kontributin e cdo shkencetari per shoqerine ne fushen e tij…
    …LIRAK BEJKO duhet te nderohet si hero kombetar…dhe nje mendim personal persa i perket shperblimit: duhet te mbeshteten financiarisht familja per tu shkolluar ne menyre qe te jene ne gjendje te perballojne jeten ne te ardhmen me forcat e veta…dmth te behen te zotet e vehtes…
    …nuk do te ishte keq qe shoqata e te perndjekurve te organizoje nje manifestim kombetar ne nderim te LIRAK BEJKOS…me kete mirenjohje per heroin e demokracise qe dha jeten me nje akt sublim kunder diktaures berishiane te filloje rivendosja e shtetit ligjor per te nxjerre pergjegjesit e katrahures 23 vjecare te stisur nga berisha, nano dhe te gjithe sahanlepiresit e komunizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje